Koment nga Valentin LUMAJ/
Gramozi komunist, Gramozi i puneve te brendshme, Gramozi i vrasjeve te ‘90-s në kufi, Gramozi i qitjeve me snajper nga pikat kyçe te ‘91-t, Gramozi i bandave te armatosura te ‘97-s e mbylli me sukses karrieren, faqebardhe dhe i munguar. U deshen 30 vite pas 20 te parave per te larguar nje komunist. Hallall po ta largonin, por iku vete, i tejngopur dhe fitimtar. Ky parazit, ndytesire, produkt e nje shoqerie te kalbur e pa ndjenja qe nuk e lidh asgje me shoqerite demokratike. E ngriten ne piedestal kriminelin Gramoz, e bene edhe Kryetar te Kuvendit Popullor se Parlament nuk ishte kurre. Shkoi shoku Gramoz, i nderuar dhe i respektuar nga mbetjet e PPSH-se, PS, PD, LSI. Po te mos ishin te tilla, sot Gramozi do t’i gezohej nje Exiti tjeter, sot Gramozi duhej te dilte nga burgu. 50 vite karriere, nga nje diktature në nje lloj baterdie tjeter, sot Gramozi shkon krenar, ballelart dhe i lire, pa asnje “gjemb në kembe”, ndersa shoqeria shqiptare akoma perpelitet me pranga ne duar. Edhe nje permendore Gramozit aman, qe ta shikoni dhe te perkuleni çdo dite para tij, qe ta mbani gjalle kufomen politike, ndersa eshtrat e kufomave te Gramozit, te heronjëve te demokracise te cilen nuk e pane kurre as te gjallet, nuk gjejne qetesi në arkat e drunjta te funddheut te varrezave apo në pyje nën gjethet e 30 vjeshtave, akoma te pagjetura.
Shko Gramoz, vafsh në djall! Me mire vone se kurre!