Diplomati dhe shkrimtari Visar Zhiti është emri i propozuar nga qeveria për ambasador në Vatikan. Mësohet se propozimi është paraqitur në zyrën e Presidentit Bujar Nishani, ndërkohë që pritet pranimi apo jo i kandidaturës së tij.
Kandidimi i tij për këtë post, vjen pas refuzimit të emrit të Ardian Ndrecës, propozim edhe ky i qeverisë, i cili u hodh poshtë nga Presidenti Nishani në muajin mars.
Zhiti është shprehur i gatshëm për çdo mision që do t’i jepet. Ndërkohë që pranimi i emrit të tij nga Presidenti apo jo, lidhet me faktin se Nishani ka kërkuar që kandidimet më herët se të propozohen, të konsultohen.
Visar Zhiti është një figurë e moderuar e të djathtës, shkrimtar dhe ish-i persekutuar.
Shkrimtari dhe diplomati Visar Zhiti është gjithashtu ish-ministër i Kulturës në qeverinë Berisha, në periudhën prill-shtator të vitit 2013.
Në vitin 1997, Zhiti ka qenë atashe kulturor në ambasadën shqiptare në Romë, deri në vitin 1999.
(Ne Foto: Visar Zhiti gjate nje takimi ne Vater)
Anton Cefa says
Nje propozim i mrekullueshem! Eshte nje visar I atdhesise dhe i demokracise, qe na nderon .
Ne kete detyre, ka punuar edhe shoku e miku i tij i ngushte Pjeter Pepa.
Mark Gjonaj says
Natyrisht qe Nishani, duhet te zbatoje kompetencen e tij,por ne kete rast mendoj se e kalon kufirin e “te kujdesurit”per detyren, sepse kure nje figure e tille eshte provuar nga te gjitha anet, pra dhe ka qene i ngarkuar me pune ne ambasaden tone ne Rome, nuk ka pse i tregon “arat”babait! Nishani ka qene mohuesi i nje kanditature qe per mua eshte mjaft i gjetur si Dr. Ardian Ndreca, por jam i sigurt qe vetem se ai ka shkruar publicistike dhe natyrisht se, si gazetare prek interesa dhe kur thua gjithnje te verteten e ka pak si te “veshtire” vlersimin e mire, aq me teper kur shkrimet e tij preknin interesa te partise se Presidentit.Eshte ma e udhes dhe e sinqerte, qe z.Nishani nuk duhet te degjoje nga “veshi” partiak nga ka ardhur,por te perspektiva e ketij intelektuali! Por, duke e lexuar Dr. Ardianin, erudicionin e tij, shikuar me vemendje mendimet komentueseve, si dhe tere begraundin, moshen e re, graden shkencore dhe shume me shume qe eshte marre me punet e Selise se Shejte,ai duhet te jete Ambasador i Republikes se Shqiperise prane saje! Edhe nje fakt, qe eshte e vertete se kleri katolik sot dhe ne te kaluaren, ka qene gjithnje me shumice nga grupimi i Shkodres, pra i veriut, qe e bene ma kuptimplote propozimin e tij te ndaluar nga Presidenti dhe pse t’mos themi se nga Vatikani me pune i ngarkuar, ka ardhur prane diaspores me ftese ne nje simpozium shkencore ne nje nga kishat katolike te Detroitit! Kryeministri Rama, duhet te pershendetet, per paasnjansi politike si tani per figuren e Visar Zhitit dhe te Ardian Ndreces, te cilen presidenti e anullon ate! Ky, eshte nje mesim i mire dhe per opoziten qe e kishte mbushur personelin e ambasadave me partiake e militantiste te PD-se dhe deri dhe te implikuar me trafikun e droges!
Ferhat Ymeri says
Pajtohem me vleresimin e z. Anton Cefa per propozimin e Visar Zhitit ambasador ne Vatikan: “Nje propozimm i mrekullueshem!”
Do te shtoja dhe fatlum! Ai eshte nje thesar i poezise, letersise e kultures shqiptare. Modern e klasik, njekohesisht,
ne kuptimin me te mire te fjales.
Eshte fatlumni te perfaqesoje Shqiperine ne Vatikan nje intelektual i ndritur e stoik, i cili e beri plagen te lulezoje.
Te shkoje Visari te “Meshari”(1555) i Buzukut dhe te vazhdoje bashkebisedimin historik, modern e bashkekohor eshte fatlumni!
Marjan Cubi says
Nje lajme I mire dhe shume shpresdhenes per nje perfaqesi te vertet ne Vatikan..