Veprimtari , në Muzeun Historik Kombëtar/
Nga: Prof.Murat Gecaj/
Jemi mësuar që, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, në kryeqytetin Tiranë, të marrim pjesë në veprimtari përuruese për libra ose ekspozita pikture. Po, kësaj here, ishte diçka tjetër, e veçantë. Vërtet të ftuarit do të mblidheshin në një veprimtari për krijimtarinë poetike të koleges e mikes, Ilirjana Sulkuqi, me banim në Amerikë, por organizimi ishte i një natyre jo të zakonshme.
Kur salla kryesore ishte mbushur plot me të ftuar, poetë, shkrimtarë, publicistë e studiues, punonjës të arsimit e kulturës, nga media e shkruar dhe ajo elektronike, përpara dolën një grup kolegësh. Ata ishin organizatorët dhe realizuesit e një dokumentari të bukur, me titullin e zgjedhur “Lirikë shpirti”, kushtuar jetës dhe krijimtarisë së gjerë e të bukur poetike të Ilirjana Sulkuqit.
Nuk zgjati shumë salla ra heshtje. I pari e çeli veprimtarinë regjisori i dokumentarit, Kolec Traboini. Pas atij, sigurisht shkurt, folën publicisti Albert Zholi, skenaristja Angjelina Xhara dhe kameramani Ilia Terpini-“Mjeshtër i Madh”. Ndërsa vetë Iliirjana i falënderoi nga zemra realizuesit e këtij dokumentari dhe pjesëmarrësit në këtë veprimtari.
Të pranishmit e ndoqën me kurreshtje dokumtarin, i cili nisi të shfaqej në ekran. Ai përmbante filmime nga jeta e Ilirjana Sulkuqit dhe recitime të disa poezive më të zgjdhura të saj, nga aktorja e njohur Margarita Xhepa.Tematika e tyre ishte e larmishme dhe i kushtoheshin mallit për vendlindjen, nënës, Kosovës, mërgimit etj.Pasi të pranishmit e duartrokitën nxehtësisht këtë dokumentar, për ata u dhanë në ekran pjesë filmike, kushtuar jetës e krijimtarisë së poetes së persekutuar dhe tanimë të ndjerë, Zhaneta Ogranaja, si dhe ato me temë: “Migjeni, si Krisht”, realizuar nga K.Traboini.
Por, në mbyllje, interesin e veçantë të të pranishmëve e tërhoqi dokumentari kushtuar historikut të krijimit dhe veprimtarisë atdhetare të Shoqërisë “Vatra”, me organin e saj “Dielli”, në Boston të Amerikës dhe sidomos për ndihmesën e dhënë nga Fan Noli, Faik Konica etj.
2.
Ndoshta, nuk është e nevojshme të ndalemi këtu gjerësisht në jetën dhe krijimtarinë letrare të Ilirjana Sulkuqit. E them këtë gjë, pasi atë e gjejmë të pasqyruar në disa qendra Interneti e në shtyp, për atë flet skedari i Bibliotekës Kombëtare etj. Megjithatë, dëshiroj të rikujtoj se kjo bijë e njohur e Elbasanit, pas mbarimiut të studimeve për gjuhë-letërsi, punoi ca kohë gazetare në Tiranë dhe që nga viti 2004, është vendosur familjarisht në Nju Jork.
Krijimtarinë e ka filluar që në bankat e shkollës. Frtyt I kësaj pune janë mbi 10 libra poetikë të botuar, duke nisur që nga viti 1974. Ndër ta, dëshiroj të përmendi këtu dy vëllime me shumë autorë, të përgatitur nga Ilirjana, kushtuar nënave, me titullin “Karvan dashurie”. Për disa nga libra e saj, është nderuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare dhe disa libra të saj janë përkthyer në gjuhë të huaja. Bën pjesë në disa shoqata të ndryshme të shkrimtarëve e publicistëve dhe drejton revistën letrare-artistike “Pelgrini”, me shkrime kryesisht të emigrantëve shqiptarë.
…Rikthimin përmes një dokumentari të veçantë, e Ilirjana Sulkuqit, kësaj poetje të dashurisë e dhimbjes njerëzore, në mjediset e krijuesve kryeqytetas, ajo e meriton plotësisht. Njëkohësisht, ishte dhe diçka emocionuese, si për atë vetë dhe pjesëmarrësit e shumtë në veprimtarinë, që përmendëm më lart.
Me këtë rast, i urojmë asaj: shëndet të plotë, arritje të reja në krijimtarinë letrare, begati, gëzime dhe lumturi në familje!
Tiranë, 11 tetor 2013
Në vend t’komentit-vargje poemthi:
ILI….., NJERI, NËNKOLONELE-GJENERALE-POETE
– grimcë minibiografie në rreshta, ushtarakes-poete…- I…….S……
Diç, si P r o l o g
M o t o nr.1: “Jemi ndodhur shumë herë të vetme/Mes malesh, supet kallo nga pushkët/Por asnjëherë frikën nuk ua ndjemë netëve/Çdo frikë u rri larg ushtarakëve”;… “Ah, sikur të isha gruaja e poetit…”
“Dhe thotë një këngë…/Për dashurinë jap shpirtin/Për urrejtjen-dashuroj” …
Iliriana Sulkuqi
Moto nr.2: ”E brishtë, e ndjerë, modeste, Njeri, Poete, e madhërishme. Iliriana Sulkuqi është një prej poeteshave më të mira të letërsisë shqiptare”. Me respekt, Kristaq Turtulli, Gazeta “Dielli”, 14.07.2013.
1.
Në ”Takimet rrap-dap”, në kryeselinë e shqiponjave, jetë e amshuar,
N’Scupin tonë dardan-ilir, më pas t’Vilajetit nga t’katër, t’gjymëtuar;
Me vargje dhe n’pushim caherë me motra e vëllezër ballëpërballë,
Të një gjaku, të një fare, të një gjuhe, zemre e shpirti, saora kallë.
2.
Aq e gjallë, si zhivë, aq e afërt, aq e zhdërvjelltë, me nisma paraprake,
Kisha tjera derte, për ta dorëzuar mandatin e kreut të letrave dështake;
Se qelbej nga rrënja e në kulm, me gjenezë e prapavijë fosilesh, si spec,
S’ta vara veshin fare, sado fjalët m’i merrshe gojet dhe m’lejshe memec!
3.
E vlerësoja afrimin, zemërhapjen, flakë dilte nga goja me vargjet çilimi,
Herë mendoja se je gjeni, herë enigmë, lazdrane, çupëz hasreti, axhami;
S’ta varsha fare, pa të cënuar se ishe femër, se përndryshe, me shpatë,
Do ta ndalsha gojën “çakall”, se vështirë që dikush më prin me sopatë!
4.
Njëlloj dhe n’Uskanën e lashtë, pas vargjeve n’sallën e madhe, jehojmë,
M’ftove-imponove tri herë: “Deputet-Poet, dil n’mejdan t’vallëzojmë!”;
Kur salla brohoriti e nguli këmbë, kurreshtje e respekt ndaj nesh prore,
Mbaja zi, por mu desht t’bëj hapa t’mëdhenj e t’lidhemi dorëpërdore.
5.
Duke e lërë vetminë, nga karrikja e tavolina pranë binës sërish, në sallë,
Me hapa malësori, se dihej cilën valle do t’imponoja, për të hequr mallë;
Një mahi: “Pse Perëndia s’të krijoi më ndryshe, shkoi se shkoi koka ime!
Duke marshuar për fushë t’mejdanit:”Ta vlejë barra qeranë”, pse intime!
6.
N’vend t’ “Rumba”-së sime e t’partnerit, nga jeta jonë e njomë, n’rini,
Na shpiente deri n’dancin e njohur, nga rrënja, në t’Europës, Poloni;
Përqafova “Shotën” e Shqiponjave, sidhe rëndomë, me t’shoqen n’dasma,
Me ritëm e takt, t’i hoqa të gjitha deri n’jelek e gadi për lëkure, ca basma.
7.
Meritës-teze e aktore, shaminë e kësulën mbi kokë se i “ngjante” më shumë,
Të “deklasova” edhe Ty, si të shoqen e sa të tjera dhe në dasma, berë shkrum;
Kur salla u ngrit për herë të katër në këmbë lartë me dy gishta nga “viktoria” ime,
Mu duk se t’rrëzova për toke, sepse dola me “dhunë”, se mbaja zi, zemrën time.!
8.
Edhe një përshëndetje e ngrohtë në ndarje, se ti kishe kulturë me traditë,
E përballove gjakftohtë dominim tim prej mashkulli Uskane, sikur në pritë;
Të dy t’thelluar n’mendime si ndodhi edhe kjo me aq shpejtësi t’madhe tani,
“Shota” jonë kishte fluturuar në TV deri në t’largtën tejoqeanike, n’Japoni!
9.
Dhe më s’të pash, s’dëgjova vite parreshtur, a ishe gjallë apo kishe sharruar,
Para ca sish, lajme për një t’madhe tragjedi, shpirti Yt i mekur tejet lënduar;
Inkurrajime me letra e vargje nga të lashtat etnike nga zemra e trojet tona,
Pak dilema, i zënë, s’mu dha mundësia të lidhem ngushtë, si tani, tevona.
10.
E sot, kur hulumtoja për forca të pamposhtura t’kombit, të zisë e t’lirisë,
Mbi 20 figura, simotra shqiponjash veç n’çerdhen madhore t’demokracisë;
Sërish me vargje të ngrohta, pak biografi modeste, si kush tjetër, a rrallë,
Më tronditi dhe ngazëlleu thellë, si kurrë më parë, u gëzova se ishe gjallë.
11.
Të tjerat i kam ditur e paramenduar dhe s’ishin për mua ndonjë befasi,
Mahnitja ishte te karriera e ushtarakes, pedagoges, zemërbutë, plot risi;
Deri te nënkolonelja, ku edhe fillon ndarja nga grada më e lartë, gjenerali,
Dhe sikur u bjerre dhe nuk dija më pse ndodhi kjo, se ku ishte derti e halli!
12.
Sado e përgëdhelur, sado duarshtërnguarje edhe me puthadorët e mjerë,
Edhe me Di……..,Kopilin-Halilin e servilët e tij, tanimë n’fosile dhe të zhberë;
Sado e ngrohtë edhe me t’Përbindëshit, Vargnues Bardhokun, thinjur flokët,
Meditoj: e ke lozur rolin e madh për mrekulli, që peshon, si kantari me okët!
13.
Hapat tjerë i gjurmoj, mendoj se ka arsye të thella largimi Yt nga Toka,
Edhe më shumë për mendjen poetike, njëlloj, se “ku m’ka rënë koka”;
Pritet radha e gjurmëve Tua si shkëmbi, si mali, shumë lartë, si Qielli,
T’na ngrohë sërisht me rrezet e arta, i Madhi, Jetëmbajtësi ynë, Dielli!
14.
Pres ta lozim sërisht në salla bukuroshe, “Shotën”, se digjem flakë,
Pres t’i ngjisim vargjet tona me rima e t’lira, ngashumë dhe ngapakë;
Pres takimin e radhës, në qendra, nën hije, a n’zemra, sikurse dikur,
Pres që nga goja, shpirti e zemra t’ndriçojmë sërish, të digjemi si nur.
15.
Pres dialogun me vargje, improvizime në duo-drama, pjellë nga penda,
Pres t’i trondisim skenat e shqiponjave së pari në qendra, nga brenda;
Më pas edhe nga Preveza e Tivari, tej Nisuss-it, te Molla e Kuqe e jonë,
Që ajo mos kalbet, por t’riparohet shpejteshpejt, sa s’është berë vonë!
16.
Pres ta shkelim edhe Janinën, Manastirin, Karadakun, Malësinë e Madhe,
Pas qendrave të dendura për të lëshuar rreze drite, sikur Ti, moj sorkadhe;
Duke kërkuar falje se s’t’kam njohur sa duhet ato ditë e vite, se ishe krenare,
Pres t’i kallim binat, zemrat dhe shpirtërat e shqiponjave gjithëkombëtare.
17
Pres, pikëpjekjen n’kuartet, me krijesa, nipa e mbesa, flakë të kuqe, guluar,
Pres, përqafime të nxehta shpirti, si kurrë më parë, se jemi tejet t’përvëluar;
Pres, saora në skenë, ku e kemi vendin e çerdhes, vargje dhe shenja me dorë,
Pres dhe pres endje, si bletët, kur thithin nektarin, në tërë rruzullin tokësor.
18.
Pres, krahas Teje, me Ty, ngaTi… edhe ca o dhjetra, qindra a mijëra famoze,
Ansamblin Universal Gjithëkombëtar Shqiptar “1.000 Supertalentë”-dinjitoze;
Të dy me vargje, Ti, me duart e shkathta n’piano, i vëllai në violinë, t’jehojmë!
Pres, tronditje skenash shqipesh e të rruzullit tokësor, shpirtra t’pushtojmë!
19.
Pres, ta lidhim një Fjalë të Madhe, t’fuqishme, me mend e tru t’dlirtë në kokë,
Pres, nisma të reja, ide e brum krijues se aq e etshme është kjo e jona, Tokë;
Pres, e jam gati për hove edhe më madhështore, lidhur me Ty etj., superkrenar,
Pres, jetiken e gjatë, Besëlidhjen e Çlirimit dhe Ribashkimit Kombëtar Shqiptar!
20.
Pres…
Dhe vetëm, pres…
Por edhe veproj…
Ore, heeeee…j!…
G Ë Z U A R !
Më 22. dhjetor, 2013. SALI RAMADANI-KËRÇOVA
…Shkup-Prishtinë-Prizren…
Nga vepra antologjike autoriale “Frymëzime Shqiptare” të rreth 20 përmbledhjeve
……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..
Diç, si e p i l o g
PS: Përgatitur nga: Kabineti-K.Informativ-K.i Ekspertëve i ex (de facto) Deputetit të Popullit Shqiptar (…1994-1998…), KP-President Republike (1999, 2004), de facto Prefekt i Kërçovës së Ribashkur (2013-2017…); Ambasador i Federatës Botërore të Paqjes (2003)…; Krijues iniversal: Poet Kombëtar-fitues i ca shpërblimeve letrare, universitare (ndër)kombëtare, p. shkencor, kritik teatri, gazetar-publicist, folklorist…; bashkëpunëtor i rreth 50 mediave të shkruara dhe elektronike: Shkup-Tetovë-Prishtinë-Preshevë, Tiranë, SHBA…
Bashkëkryetarë:
I.Saliu-H.Shabani-R.Abazi-I.Piashukku
Tel.00-386 (o)-49-346.153-Prishtinë; 00-389 (o)-75-662.884-Shkup ; E-mail:sali@uskana.com
PS-2: Nëse Ju konvenon bashkëpunimi në gazetari, letërsi etj., mund të na lajmëroheni, duke e berë edhe një pikëpjekje për themelimin, ose inkurrajimin e një korrespondenture serioze në Shkup, Tetovë, Kërçovë, Prishtinë, Prizren, Preshevë, Ulqin, Tiranë, Shkodër, Gjirokatër, Elbasan, Durrës…, të cilat do të t’i konstituonim dhe konsolidonim ne të nënshkruarit, a po të gjejë kohë edhe autori i merituar, duke përfshirë edhe marrëveshjen për botimin e rreth 100 veprave të zhanreve të ndryshme: letrare, shkencore, gazetareske-publicistike, teatrale etj…
Për konkretizime, nga rreth 100-1.000 tituj, në rreh 50 media, mund të shënoni në google:
I.Saliu-H.Shabani-R.Abazi-I.Piashukku
për Deputetin-Poetin…, sidomos shënoni, klikoni, hapni, lexoni dhe shpërndani në krejt botën, duke përfshirë edhe përkthimin në gjuhët e huaja:
SALI RAMADANI-KËRÇOVA, më pas ibid:…
…+Barak Obama;… Eliot Engel; …Xhoseph DioGuardi; Azem Hajdari; Mark Gjonaj; Ken Biberaj; Dr. Zijadin Sela; Mbreti Zog dhe Nikola Pashiçi; Princi Leka I Zogu; Kuvendi i Maqedonisë; Mulla Jaho Jashari (tani: Emini), Nazim Dalipi, Azem, Naxif, Shaqir Ramadani, Atifete Jahjaga, Mateja Matevski, Branko Manojlovski, N. Gruios- Hashim.Th., 15 vjetori i Flamurit në Shkup, Si të Çlirohet, Ribashkohet, Fitohet, Mbrohet dhe Zhvillohet Kërçova Heroike, Rilindi shpresa e Kosovës, por edhe e Kërçovës Heroike! (mbi 21.000 lexues deri këto ditë?!), “Njatjeta Dibra ime”, Konferenca shkencore, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, dje, sot dhe nesër (Presheva.com, Kosovalindore.com, Preshevajone.com), Car Dushani në Shkup: Me traktor-a, kamion dhe buldozer me peshë e konstrukcione të rënda (indeksonline, lajmpress…), Amerikania e verbër që flet e shkruan shqip: Amerikano-shqiptarja gjeniale me katër sy! (Carrie Hooper: Kryetare e Shqipërisë së Ribashkuar etj.), 101-vjetori i çlirimit të Shkupit, Si u vra në Selanik Hasan Prishtina, Hasan Prishtina dhe Deputeti i Popullit Shqiptar (62-100 komparacione homologu), Tri merita dhe tri mirënjohje për Teki Dervishin (“Bota sot”), In memoriam Ing.Agr.-Tr.Sulejman Ramadani (gazeta “Dielli”, “Illyria”, Nju Jork), Zemra Shqiptare, Adem Demaçi, Shpend Ahmeti, Kiro Gligorov(iç), Stojan Andov(o-viç), Tito Pekovski(-o-viç) etj.etj…pa fund… , sikurse edhe shumë gazeta në Shkup, Prishtinë, Tiranë dhe Diasporë…, duke iu prirë ose pasuar emri i autorit.
TUNG!