*Rama me pushime të “majme” në Miami të Floridës/
*Miami dhe Fort Laudedale është një nga 4 destinacionet më të rëndësishme turistike në SHBA
Nga Beqir SINA – New York/
MIAMI FLORIDA:Kryeministri Edi Rama – ka nisur pushimet në këtë fillim viti dhe ka mbrritur në Shtetet Bashkuara të Amerikës.
Rama mësohet se do të pushojë disa ditë në Miami dhe Fort Lauderdale së bashku me familjen e tij.
Kryeministri Edi Rama – këto ditë të para të vitit të ri 2016 – simbas rrjetve sociale do të kaloi pushimet në dy vendet më të shtrejnta dhe luksoze në botë, të njohura për bizneset e turizmit botëror, dhe për pushimet, e njerëzve më të pasur dhe më të famshëm, në Miami dhe Fort Lauderdale të Floridës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Edi Rama – thonë burime nga Florida në rrjetin social facebook, do të pushojë për një javë dhe do të ketë akomodimin në dy resorte të njohura në Fort Lauderdale dhe Miami, së bashku me familjen e tij bashkëshorten.
Në Miami dhe Fort Lauderdale të Floridës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithmon është folur se kan vilat edhe pasurin e tyre, prej nga koha e komunizmit – disa anëtarë të familjes së Enver Hoxhës – mbesa dhe nipi i tij.
Gjithashtu – flitet se edhe disa anëtarë të qeverisë Rama – ministra dhe deputet të PS, kan në Florida, njerëzit e tyre me biznese dhe vila si dhe kan blerë disa prona në zona të shtrejnta.
“Nuk dihet nese ata do të jenë pritësit e tyre, por dihet që ai do të pritet nga disa biznesmen shqiptarë nga Nju Jorku – të cilët kan lidhje të mira me Edi Ramën, dhe kan udhëtuar këto ditë për në Miami dhe Fort Lauderdale të Floridës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për tu takuar me Kryeministrin Rama, i cili do të jetë i shoqëruar nga bashkëshortja Linda, edhe në shoqërinë e disa njerëzve të tjerë” – shkruajnë shqiptarët në rrjetin social facebook nga Florida.
Në rrjetin social facebook i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i deputetit Kastriot islami, që e ka lëshuar kritika të rënda ndaj Kryeminitrit Rama, lidhur me vizitën e tij në Florida, këtë fillim viti
Zoti Islami thotë se: “Ndërkohë që veriu po bllokohet, dritat po nderpriten shpesh, gjendja ekonomike po përkeqsohet, vrasjet dhe aksidentet janë më të lartat në Europë, e tjerë, Rama vë në levizje propagandën bajate duke rreshtuar “fotot e vegjelisë” dhe lajmin e “pushimeve me familjen” ne SHBA dhe disa ditë në një nga plazhet e shtrenjtë të botës.
Dhe, shtonë Islami, se :”Nuk ka asnjë dyshim se me stilin e hileqarit dhe tinezisht është pikerisht ai që ideon këtë lloj propagande bajate dhe provokative, duke mos kuptuar se po i irriton në ekstrem qytetarët e varfër, të papunë, të pashpresë…”.
Miami dhe Fort Lauderdale, është një nga 4 destinacionet më të rëndësishme turistike në SHBA.
Aktualisht klima është e ngrohtë, dhe tani është koha më e mirë e plazhit ndryshe nga Shqipëria, që gjatë ditës së sotme gjysma e vendit është mbuluar nga dëbora dhe pjesa tjetër është nën pushtetin e shiut, shkruan shtypi shqiptarë.