*Kuajt prej plasteline të garës elektorale, dhuna mediatike e grotesku i industrisë së prodhimit të politikbërësve./
* Në njërin kamp të fushës kemi Sali Berishën, kryeministër aktual i Shqipërisë, kardiolog për nga profesioni, i super –shkolluar me një kapacitet intelektual të lakmueshëm, me një kujtese patologjike që e ushtron çdo ditë. Me 20 e ca vite eksperiencë në politikbërjen shqiptare, Berisha është njëri prej arkitektëve të sistemit demokratik shqiptar. Njohës opracional i 4 gjuhëve të huaja ai është një dashuronjës fin e elegant i kulturës, letërisë, muzikës, kinematografisë por edhe turizmit e guzhinës…
* Rama për nga formimi akademik mban një diplomë egzekutive si mësues vizatimi. Pas një dështimi në qasjen e tij të parë profesionale, pikturën, Rama inicjohet në politikë nga lideri i opozitës së atëherëshme, Fatos Nano dhe merr postin e Ministrit të Kulturés…. Ata që s’e duan e quajnë psikopati me prirje fashiste si rrjedhojë e natyrë së tij të rrëmbyer ./
Shkruan : Elona Zhana/
Sipas njërit prej principeve të demokracisë ne që nuk ushtrojmë detyrimin tonë qytetar të votimit, jemi « de facto » të përjashtuar nga e drejta e të prononcuarit qoftë për procesin e zgjedhjeve qoftë për rezultatet.
Ndaj për të legjitimuar atë çfarë do të them në vijim, ose së paku këtë artikull do t’i bëja thirrje principit të mos-konfliktit të interesit i cili pretendoj të anulloje « de juro » rregullatorin demokratik të sipërpërmendur.
Beteja e radhës në Shqipëri, janë zgjedhjet parlamentare. Ndërsa ndjek pasqyrimin e fushatës elektorale në shumicën e mediave shqiptarë të cilat e sërvirin atë për pak mé shume se 3.1 million votues është e vështirë të jesh indiferent edhe nëse mjedisi jot i mënjeherëshëm është i painfluencueshëm. Përshtypja e parë që të krijohet është ajo e dyluftimit dhe garës për një kryeministër.
E parë në këtë prizëm, në njërin kamp të fushës kemi Sali Berishën, kryeministër aktual i Shqipërisë, kardiolog për nga profesioni, i super –shkolluar me një kapacitet intelektual të lakmueshëm, me një kujtese patologjike që e ushtron çdo ditë. Me 20 e ca vite eksperiencë në politikbërjen shqiptare, Berisha është njëri prej arkitektëve të sistemit demokratik shqiptar. Njohës opracional i 4 gjuhëve të huaja ai është një dashuronjës fin e elegant i kulturës, letërisë, muzikës, kinematografisë por edhe turizmit e guzhinës.
Në dosjen e tij të zezë gjinden ngjarjet e ’97, tragjedia e Gërdecit, ngjarjet e 21 janarit 2011 si dhe akuza për trafikim të rezultateve të zgjedhjeve lokale të vitit 2011. Berishës po ashtu i taksohen edhe promovimi i një modeli arkaik e komunist të lidershipit si dhe kutivimi i kultit të individit. Ai akuzohet të ketë tendencën të vrasë politikisht çdo zë të ri branda PD që mund të ngjallë frikën e konkurencës e sipas të njëjtës logjikë afron reth tij klane shërbëtorësh e servilësh të paaftë që përveç militantizmit nuk kanë ndonjë meritë tjetër.
Në anën tjetër të fushës, kemi Edi Ramën. Rama për nga formimi akademik mban një diplomë egzekutive si mësues vizatimi. Pas një dështimi në qasjen e tij të parë profesionale, pikturën, Rama inicjohet në politikë nga lideri i opozitës së atëherëshme, Fatos Nano dhe merr postin e Ministrit të Kulturés. I rënë në sy shumë shpejt nder të tjera për ekstravagancén e tij ai bëhet njëri prej fytyrave publike popullore dhe fiton karrigen e kryebashkiakut të Tiranës në vitin 2000 . Me një dozë kulture franceze, të huazuar nga qëndrimi i tij në Paris ai shfaqet ndryshe në betejën e radhës. Dashuria e tij e fundit i ka dhënë më shumë besim në vetvete . Po ashtu duket se ka perënduar edhe epoka e çorapeve dyllojesh si dhe shijeve të këqija në të veshur. Ai shfaqet kësaj here më karizmatik se asnjëherë, më i vetpërmbajtur dhe me kostume serioze. Edhe strategjia e tij e komunikimit duket më e studjuar. Batutat e huazuara nga filmat shqiptarë që i jepnin imazhin e një kulture fort të limituar janë zgjeruar me një lirshëri që gjithesesi vjen nga kontaktet dhe nga përvoja politike. Ata që s’e duan e quajnë psikopati me prirje fashiste si rrjedhojë e natyrë së tij të rrëmbyer .
Kuajt e garës elektorele/
Si për nder të një gostie të madhe, zakoni e do që të nxiren nga dollapi të gjitha gjërat e shtëpisë. Dhe realisht për këtë fushatë janë njerrë jo vetëm ato egzistuese që nga themelet , por janë shpikur e trilluar aq shumë saqë edhe vet shpikësit e kanë të vështirë të ndajnë shapin nga sheqeri.
Kur në fakt situata është shumë më e thjeshtë.
Së pari dhe ajo që është më e rëndësishmja, kënvështrimet e elektoratit, atij jo-militant, ndalen tek fakti i thjeshtë që pozita gjykohet në bazë të asaj çfarë ka berë ose ç’farë nuk ka arritur të bëjë gjatë dy mandateve konsektuvive. Ndërsa opozita vlerësohet në bazë të asaj ç’farë paraqet si premtime.
Kjo teorikisht kushtëzon edhe përdorimin e kuajëve të garës së radhës. Kështu kemi një shfaqje ku PD-ja përpiqet të teatralizojë me perurime rrugësh e show të stilit amerikan.
Dhe në anën tjetër elektoratit i serviret një programi i PS-së realisht sharmant por tërësisht i çoroditshëm, i skicuar copa –copa, edhe nga projekt drafti i fushatës së François Hollandë, edhe nga teori të labouristeve anglezë, edhe nga teori të demokracisë participative të cilat meqë jemi janë mjaft të kritikuara nga Bacque et Sintomer për shembull.
Por opinioni e di që programet partiake janë thjesht mjete mediatike pa arritur të bëhën kurrë instrumente të realizimit të idealeve të partive që i prodhojnë. Madje për më tepër liderat partiakë nuk skuqen tek u japin programeve respektive emrat e tyre… Dhe kuajt e garës mbeten kuaj plasteline qesharakë.
Dhuna mediatike /
Mediat, roli i të cilave duhet pranuar që është jo tërësisht i qartë në shoqërinë shqiptare, ka ndërmarrë një aksion të pashoq të pasqyrimit të kësaj gare elektorale. Arritja më e madhe e tyre është që asgjë nuk e shokon më publikun shqiptar. Kështu për shëmbull që kryeparlamantarja e shan publikisht me libër shpie shefin e opozitës nuk bën më ndonjë efekt. Po ashtu që njefarë Mero Baze ish këshilltar i Berishës i konvertuar në anti Berishë sigurisht për ndonjë prishje të intersit personal mbjell urrejtje gjeneze me familjen Berisha duke luajtur me nocjone shumë delikate si inçest asnjë efekt nuk bën. As që një vajzë përgjithtësisht e zgjuar si Ilva Tare bëhët qesharake në formatin e saj duke pyetur keta të ashtuquajturit “përfaqesues të faktorit ndërkombëtar”, se si e përse veprojmë ne shqiptarët në mënyra të dhëna; nuk merret për keq. Apo që moderatorët e ndryshëm pasi kanë kaluar në studiot e tyre çdo personazh të mundshëm ftojnë një farë Baton Haxhia si analist gjë që me gjithë respektin e mundshëm për personin e mësipërm, vë shumë gjëra në pikëpyetje duke parë njohuritë tejet të limituara të këtij të fundit për politikën shqiptare.
Grotesku i industrisë së prodhimit të politikbërësve shqiptar shpaloset pa asnje skrupull në teprimet mediatike të « shtetit spektakël » Imazhet personale të politikanëve, të bazuara në teknikat e komunikimit, nga mjete duket se janë kthyer në qëllime.
*“Les aigles volent bas”-, titull i huazuar nga njé artikull i diplomatit Idriz Basha publikuar né gazetén “Le Monde” 30 vite me paré.