Opinion Nga Lek Gjoka/Jacksonville-Florida/
-Emigrantet shqiptare që kanë prona në shtetet ku jetojnë pse duhet të regjistrojnë këto prona për qeverinë e Tiranës që nesër të taksohen dy here për këto prona?!.
Zhurma e madhe mediatike e mediave pro kryeministrit Rama për Samitin e parë të Diasporës shqiptare në Tiranë u fashit shumë shpejt dukë pritur ardhjen e pranverës. Edhe gazetat shqiptare të Amerikës të printuara apo online thjeshtë e kaluan si lajm vizitën e kryeministrit shqiptar në Amerike dhe reklamën farse të tij për bashkimin e diasporës shqiptare.
Perse kërkoj që shqiptaret e diasporës së Amerikës duhet ta bojkotojnë ketë Samit.
Mund të sjell për lexuesin dhjetëra e dhjetëra arsye se pse ky kryeministër nuk është i aftë për një Samit të tille.
Shqiptaret e Amerikës janë edhe nënshtetas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë apo vendeve të tjera dhe si të tilla sjelljet e kryeministrit Shqiptar dhe të qeverise socialiste bien ndesh jo vetëm me kushtetutën e këtyre shteteve por edhe me kushtetutën e Republikës së Shqipërisë Rasti i fundit dhe me flagrant është një nen qe e dërgoi qeveria për miratim në Parlamentin Shqiptar për diasporën shqiptare. Ne të thuhet që të gjithë emigrantet duhet të regjistrohen brenda një kohë të shkurtër dhe të gjitha atë që kanë pasuri të patundshme që është pronësia e një shtëpie duhet ta deklarojnë sesben ndryshe me urdhër të qeverise të gjitha konsullatat shqiptare nuk do t’iu kryejnë asnjë shërbim këtyre qytetareve në shtetet ku jetojnë.
Arsya është mese e thjeshte që nesër qeveria socialiste t’iu kërkojë këtyre qytetareve shqiptare me prona që të pagojne një takse shtese për këto prona përveç taksës që pagojnë si qytetare të këtyre shteteve.
Ky ligj diskriminues për 1/3 e shqiptareve që jetojnë në mërgim vulos përfundimisht pa aftësinë e politikes shqiptare ku emigrantet që sjellin miliona dollarë e euro çdo vit në Shqipëri janë thjesht shqiptar të dorës së dytë megjithëse kushtetuta e Republikës së Shqipëri i mbron njëlloj si çdo shqiptar që jeton brenda trojeve të shtetit shqiptar. Ky nen hedh përfundimisht në ere urren e lidhjes se mërgimtareve me shtetin Ame Republikën e Shqipërisë.
Konsullatat shqiptare në botë nuk paguhen as nga Partia Socialiste apo Partia Demokratike por nga taksat e popullit shqiptar që ti shërbeje këtij populli dhe si të tilla asnjë force politike nuk ka të drejte as morale e as me Kushtetute t’iu refuzoje shërbimin për qytetaret e tij. Ka mbi njëzet e pese vite që Diaspora shqiptare jo vetëm që është e përçare për faj të politikane shqiptare por është ndjere jetime në rastet kur qytetaret kanë nevoje të mbrohen nga qeveria e Tiranës sikur jam burgosjet edhe pa faj të shqiptareve në shtetin Grek apo me gjere.
Atëherë pse qeveria socialiste do që Parlamenti të kalojë një ligj të tillë pak kohë para Samitit të pranverës të diasporës shqiptare?
Sikur e thashë me sipër se qeveria socialiste ju kërkon të deklarojnë pasurinë emigranteve qe kanë prona (megjithëse mijëra prona të emigrantëve në Shqipëri dhe janë vjedhur duke falsifikuar pronësinë dhe asnjë qeveri nuk i mbron) jo atyre që jetojnë me qere që nesër të vjedhë këto qytetare por përveç anës financiarë është edhe vota e tyre. Nëpër mjet manipulimeve politikanet shqiptare do të mundohen me të gjitha mënyrat duke keq përdorur edhe shoqatat shqiptare të Amerikës që vota e emigranteve të grabitet.
Atëherë pse duhet të votojmë në emigrantet?
Arsya është e thjeshte jo se do qeveria e Tiranës por Shqipëria nuk mund të behet dot pjese e Bashkimit Evropian po që se në emigrantet nuk votojmë sikur të gjithë emigrantet e tjerë të shteteve të BE-se.
Pse shqiptaret e Amerikës duhet ta bojkotojnë Samitin e Diasporës shqiptare në Tiranë?
Përveç fakteve të mësipërme se pse diaspora shqiptare e Amerikës duhet ta bojkotoje Samitin e Diasporës shqiptare të Tiranës është sepse kjo qeveri njëlloj sikur bëri Konferenca e Paqes në Paris që copëtoi truallin e kombit shqiptar edhe ky Samit do të ndaje shqiptaret e Amerikës në shqiptaret e Kosovës, Maqedonisë të Malit te Zi si dhe Çamërisë.
Fatmirësisht megjithëse diaspora shqiptare e Amerikës nuk ka arritur akoma që të gjitha shoqatat të arrijnë bashkimin në një Konfederate sikur bëri Noli e Konica në shekullin që lame pas duke formuar Konfederatën Pan Shqiptare Vatra por dasitë mbi përkatësitë fetare, politike, ekonomike dhe krahinore nuk ekzistoni në terma të përgjithshme.
Sigurisht asnjë shoqate shqiptare e Amerikës në një Samit të tille kur pjesa me e madhe e mërgimtareve të lindur në trojet e tyre etnike lihen jashtë nuk ka të drejte morale dhe ligjore që të na përfaqësojë në shqiptareve të Diasporës se Amerikës.
Pra Samiti i Diasporës Shqiptare të Tiranës do të jete një farse e dështuar si shume nisma të tilla që paguhen me taksat e popullit shqiptar ku asnjë qeveri shqiptare nuk ka interes për mërgimtaret sepse duke jetuar dhe punuar në vendet me demokratike të botes janë një opozite e fuqishme për këto politikane të korruptuar që po vazhdojnë sot e kësaj dite t’ia shtrëngojnë litarin në fyt popullit ndaj dhe rinia shqiptare të vetmen shprese jete shikon largimin nga Atdheu.
Pa një bashkëpunim të fuqishëm dhe reciprok midis politikes shqiptare dhe diasporës kombi shqiptar jo vetëm që do të jete i përçare dhe i ndare por nuk do të dale kurrë nga humnera e varfërisë ekstreme që e hodhi kjo klase e korruptuar politike në të gjithë trojet etnike shqiptare.
Jacksonville Florida
Shkurt 2016
Viktori says
Ky asht nji artikull qe meriton konsiderim dhe perkrahje. Qendrimi kundra pretendimeve te pa te drejta te regjimit socjalist neo komunist i Edi Rames asht pjese e domosdoshme e luftes morale politike ne mbrojte te demokracise, aq ma teper kur ekziston arsyja objektive qe e justifikon ate. Shqiptaro-Amerikanet nuk kan kondita te pershtateshme per me investue ne Shqipni. Mungesa e ligjeve qe mbrojne investimet nderkombetare, dobesia e sistemit bankar e sistemit politike, korrupsioni, kriza kushtetutore qe e shef presidentin krejtesisht i sabotuem prej Kryeministrit, Rreforma Territoriale, qe ia ka hjeke te drejten komunave te vogla me zgjedh kryesine e tyre, skandali i spastrimi te pareve qe ka krijue gjungla cementi ne qytetet te pa planifikueme, diskriminimi jugo-verior qe vazhdon me lan mrapa veriun ne zhvillimin e infrastruktures, mos kethymia e tokave pronarve trashigimtare dhe mos hapja e arkivave pengoin diasporen Shqiptaro- Amerikane me e konsiderue Shqipnine si nji vend i pershtateshem per me investue pare te fitueme me ndjersen e ballit. Kercenim i ri qe qeverija e Rames i ban diaspores tue imponue rregjistrimin e diaspores si kondite per sherbime konsulare asht i bashkëlindur me qellime diktatoriale. Por nuk mjafton me bojkotue inicjativen e kryeministrit! Duhet me kerku qe te krijohen konditat e pershtateshem per me lejue kontributin racional dhe i llogaritun ne Shqipni, pertej nivelit personal, familjar. Shqipnija ka nevoj per investime qe krijojn punesim ne kjoft se nuk don me mbet i vetmi shtet evropian qe nuk asht ne gjendie me u integrue ne Evrope. Rreziqet sot jan te medhaja dhe jo vetem etnike. Terrorizmi e kriminaliteti jan perhape ne shkalle globale dhe Shqipnija praktikisht e izolueme dhe e pa zhvillueme rrezikon lirine e saj ne menyrena te reja por jo ma pak te damtueshme.
Taksat toksore per pronart qe jetoin jashta shtetit? Vetem ne menyre qe i pershtatet ligjieve evropiane. Por nuk flitet per rikethimin e tokave te konfiskueme prej trashigimtare me rreformen agrare enveriste dhe me rishperdamien pjesore me ligjin Ali-Berishian No. 7501. Konfiskimi i tokave pse nuk punohen asht i pa drejt e sidomos deri sa Shqipnia nuk krijon gjendien te favoreshem per investime nderkombetare. Fryma e bashkpunimit asht zavendsue edhe nji here me frymen e imponimit. Ujku e ndrron lleshin po jo vesin, thot nji fjale e vjeter e kohenave antike.
Viktori says
Imagine you go to a store and you are told that you cannot shop there unless you are a pre-registred customer. You would find that absurd. When you go to a store to make a purchase you are charged the price of the item you choose and no more. The store provides a mechandise retail service to anyone of any race, gender, political affiliation etc. without requiring a waiver of anonimity or any other precondition. Now, requesting a consular service is not much different. Say you request a birth certificate. There is a service charge that must be paid in order to obtain it, provided of course you were born in an albanian municipality. All you have to do is provide the necessary data and pay the service fee. Nothing else is necessary for that “transaction” to be completed. Unfortunately an Albanian birth certificate is only valid for 30 days. Chances are that it would not be valid when you finally get it. Edi Rama seems to lack the most basic common sense. The Romans say: Ce fai o ce sei? In english that traslates: Are you for real? In Albanian: A e ke per nji mend?
shefqet says
Yes!
samiti i diaspores shqiptare mund te behet i plote dhe rezultativ vetem ne New York!
New yorku eshte zemnra e diaspores shqiptare!
le ta organizoje djelmeria shqiptaro-amerikane.
Shefqet Kercelli
Lek Gjoka says
Besoj që edhe shoqatat shqiptare të Amerikes si dhe masmedia shqiptare në Amerike duhet të mbrojnë publikisht diasporen shqiptare të Amerikes kundër çdo përsukutimi nga qeverite e Tiranës dhe Prishtines.