Komisioni organizator ka dërguar me këtë rast një Memorandum në drejtim të Kombeve të Bashkuara, Administratës amerikane, Senatiti dhe Kongresit Amerikan, organizatave ndërkombëtare për Liritë e të Drejtat e Njeriut etj./
Ashtu siç ishte paralajmëruar, të hënën, 28 Janar 2013, prej orës 11:00 deri në orën 14:00 para selisë së OKB-së në Nju Jork, u organizua një protestë për të drejtat e mohuara të bashkatdhetarëve në Luginën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”. Protesta kishte ditë që përgatitej. Pas dy takimeve në Shtëpinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, i dyti u organizua të dielën me 27 Janar, ku dhe u diskutuan masat më të fundit për realizimin e protestës si dhe memorandumin qe do t’u drejtohej zyrtareve amerikane. Kjo proteste erdhi si kundërshti me vendimin e autoriteteve serbe për të hequr përmendoren e UÇPMB-së në qendër të Preshvës dhe shkeljen e të drejtave njerëzore të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Pas takimit të parë të organizuar në Shtëpinë e Vatrës, gazeta e Vatrës, Dielli, pat publikuar një thirrje drejtuar shqiptarëve. Ne te shkruhej: “Bashkëdhetarë! Kjo protestë merr një rëndësi të veçantë, jo vetëm për situatën e tensionuar të krijuar në Luginën e Preshevës pas ndërhyrjes brutale të makinës ushtarake policore serbe, që na kujton kohën e Millosheviçit, por edhe për mbarë çështjen tonë kombëtare. Serbët po tentojnë të marrin inisiativën dhe nga xhelatë po hiqen si viktima! Nuk njohin shtetin e Kosovës për minoritetin serb në Kosovë, nga ana tjetër u mohojnë të drejtat shumicës shqiptare në Luginën e Preshevës. Bashkatdhetare; Lereni pak orë punën dhe merrni pjesë në këtë protestë mbarëkombëtare. Jemi të gjithë shqiptarë të Preshevës në këto çaste tensioni. Le të protestojmë me kulturë dhe rregull!”.
Edhe pse moti ishte i pafavorshëm, binte shi dhe borë bashkë, frynte erë, por protesta u organizua, madje me rregull dhe disiplinë. Krahas organizatorëve nga Lugina e Preshevës, organizatat dhe shoqatat e komunitetit, ndihmuan që kjo protestë të përcillte mesazhe të qarta. Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Fondacioni Plavë dhe Guci, Rrënjët Shqiptare, Shoqata Rugova, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikane, i dhanë tonin protestës. Të pranishëm në protestë ishin edhe diplomatët shqiptarë, Dritan Mishto Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në New York dhe Fatmir Zajmi, Konsull i Republikës së Kosovës në New York.
Mes protestuesëve kishte dhe studentë të shkollave amerikane. Protestuesit mbanin ndër duar parulla, që përcillnin mesazhet e protestës, si : “Serbia është duke nxitur një luftë tjetër Ballkanike” , “Nadl! Spastrimin Etnik!” , ” Daçiçi – Millosheviç – Daçiç = Fashist” , “Shqiptarët në Serbi, dëshirojnë të njëjtat të drejta si edhe ata të Serbisë në Kosovë ” , Serbia duhet t’i kthehet Paqes” etj…
Demonstrimin paqsor e ka hapur kryetari Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, z. Avni Mustafa, i cili përcolli mesazhin e qartë se”pa zgjidhur problemin e të drejtave të mohuara të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Serbia do ta ketë të mbyllur rrugën për në BE.”
Z. Avni Mustafa ishte drejtuesi i protestës. Ai ftoi në foltore radhazi folsëit, që përfaqësonin Shoqata dhe organizata të ndryshme politike dhe kulturore.
Një ndër organizatorët e protestës, Shaban Mehmeti, përcolli një mesazh të plotë të Partisë për veeprim Demokratik, me kryetar Riza Halimi, deputet në Parlamentin e Serbisë. Në mesazh thuhej:” Tensionet e fundit në Preshevë rreth lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së janë vetëm një segment i kompleksit të problemeve të rënda jetësore që janë pasojë e statusit të pazgjidhur politik të shqiptarëve në Luginën të Preshevës.Eshtë me rëndësi të theksohet se programi qeveritar i shkurtiti 2001 për zgjidhjen e krizës në rajonin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, që u përfshi në Marrëveshjen e Konçulit të 20 majit 2001, në pjesën më të madhe ngeli i parealizuar. Andaj edhe gjendja ekonomike jo që nuk u permisua, por më e rëndë se edhe gjatë regjimit të Millosheviqit. Kështuqë shkalla e papunësisë aktualisht është mbi 70 për qind kurse tëardhurat kombëtare për banorë janë rreth shtatë herë më të ulta se mesatarja përkatëse në nivel shtetërorë.
Në mesazhin që përcolli z. Mehmeti theksohej fakti se: në 12 vitet e kaluara shumë më pak u punua për integrimin e shqiptarëve në strukturat publike, ashtuqë në shumë institucione të nivelit lokal, rajonal dhe shtetërorë edhe më tutje nuk ka të punësuar shqiptarë, apo numëri i tyre është simbolik. Në periudhën 1999-2001 në kushte të luftës dhe gjendjes së jashtëzakonëshme u dëbuan mbi 10.000 Shqiptarë dhe shumica dërmuese e tyre ende nuk është kthyer në vatrat e tyre.
Mesazhi vijonte: Në Luginën e Preshevës ekzistojnë probleme serioze të qarkullimit të lirë, sepse në komunat e Preshevës dhe të Medvegjës, përveç rrugëve magjistrale që lidhin Preshevën me Gjilanin dhe Medvegjën me Prishtinën të gjitha rrugët e tjera lokale janë të mbyllura që nga Lufta e Kosovës.
Po ashtu problem mbetet moshapja e tri pikave të kalimit kufitar me maqedonië. Edhe pse vendimi është marrë që më 2005, asnjë pikë e tillë nuk është ndërtuar.
Aktualisht problem më I rëndë I shqiptarëve të të Luginës është shpërngulja dhe largimi i Shqipëtarëve nga vatrat e tyre, për shkak të dhunës shtetërore, që po ushtrohet në vazhdimësi që nga lufta në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës e gjer në këto ditë kur në vazhdimësi po i imponohet gjendje e jashtëzakonëshme me prezencë dhe dhunë të ushtruar të forcave speciale të policisë.
Ëështë shumë e qartë se qeveria e Serbisë në vend të plotësimit të obligimeve që dalin nga programi i saj për Luginën e Preshevës që u përkrah nga faktori ndërkombëtarë po imponon vetëm projekte dhe dhunë militare jo vetëm me largimin e dhunëshëm të lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, dhe provokimin e rëndë me anë të memorialit për policët special serb të vrarë gjatë kryengritjes së Shqiptarëve kundër represionit të regjimit të Millosheviqit, por edhe me ruajtjen e shumë minibazave të ushtrisë dhe xhandarmarisë serbe në Zonën e Sigurisë Tokësore, edhe pse në afërsi të Bujanovcit u ndërtua baza ushtarake, e cila kushtoi më shumë se të gjitha projektet e infrastrukturave komunale dhe të veprimtarive publike në Preshevë dhe Bujanovc.
Mesazhi përfundonte me konsttaimin: ” Në këtë stuatë të rëndë , të angazhimit të pamjaftueshëm të bashkësisë ndërkombëtare, Lugina e Preshevës gjendet para rrezikut që pastrimi etnik i kryer të zgjerohet edhe në Preshevë e Bujanovc.”
Më pas e ka marrë fjalën kryetari i Federates Panshqiptare te Amerikes, dr. Gjon Buçaj. Kryetari i Vatres solli pershendetjet e vatranevet dhe mesazhin e perkrahjes se tyre te plote per popullin shqiptar te Lugines se Presheves, duke denuar shembjen e lapidarit perkujtimor te deshmoreve te lirise, si nji akt terrori shteteror. “Te gjithe na qe jemi bashkue ketu”, shtoi ai, “deshmojme solidaritetin e te gjithe shqiptarevet te Amerikes, se bashku me te gjithe shqiptaret tjere kudo jane, ne trojet stergjyshore dhe ne diaspore.”. Ai veleresoi reagimin e popullates lokale shqiptare si “reagim civilizues e paqesor por i vendosur” dhe komentoi se shqiptaret jane paqedashes e jo agresive, “por mos i veni shqiptaret me shpatulla per mur duke u shkelur lirine e te drejtat e tyre njer’zore”. “Akti i policise serbe asht kjartas akt terrorizmi shteteror, nje hap i rrezikshem i qeverise serbe ne drejtim te shkatrrimit te paqes ne rajon. Besojme se edhe kombi serb ka nevoje per paqe, mbas gjithe ati gjaku dhe tana atyne masakrave qe u bane n’emen te tij ne Balkan, dhe ka nevoje te integrohet ne familjen e kombeve paqesore e te civilizueme” . “Shqiptaret e Presheves, Bujanovcit e Medvegjes duhet te gezojne, minimum, te gjitha ato te drejta qe Serbija kerkon per minoritetin serb ne Kosove!”, perfundoi ai. “Rrnofshin shqiptaret e Lugines se Presheves! Jemi te gjithe me ta!”.
Konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në New York, z. Dritan Mishto, pasi pershendeti organizatoret dhe protestuesit, perifrazoi kryeministrin Berisha. Ai tha se procesi i bashkimit të shqiptarëve u bën mirë edhe fqinjëve tanë, çlirimit të tyre nga albanofobia. Ai i konsideroi të të papranueshme qëndrimet e fundit të serbëve në Preshevë.
Kanë përshëndetur: East Gjonbalaj nga Fondi Plavë- Guci, Marko Kepi-president i “Rrënjët Shqiptare”, Endri Merxhushi nga shoqata Çamëria , kryetari i Legalistëve në Amerikë Hakik Mena, Musa Paçuku nga Shoqata Dibra, Martin Shkreli nga KKSHA, kryetari i degës së Vatrës në Hudson Valley ne New York, Elmi Berisha etj.
Komisioni organizator ka dërguar me këtë rast edhe një Memorandum në drejtim të Kombeve të Bashkuara dhe Administratës amerikane, Senatiti dhe Kongresit Amerikan, organizatave ndërkombëtare prestigjoze për Liritë e të Drejtat e Njeriu etj..
Në Memorandum ndërtë tjera thuhej se shqiptaro-amerikanët janë thellësisht të shqetësuar për keqësimin e gjendjes së të drejtave të njeriut dhe rritjen e tensioneve në Luginën e Preshevës. Ndër të tjera në Memorandum shkruhet:”Sjellja e qeverisë serbe, thuhet në Memorandum, nuk ka vend në Evropë, sidomos tani që Serbia pret datën për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke bërë thirrje që shqiptarëve të Preshevës t’u garantohen të drejta të njëjta me ato që gëzon pakica serbe në veri të Kosovës dhe që përmendorja të kthehet aty ku ishte vendosur.” (Korresp i Diellit)