
Dr. Dritan Demiraj,
Michigan, SHBA
/
Diten e sotme pasdite zhvilluam një takim të veçantë me komunitetin e mrekullueshem shqiptaro-amerikan në Michigan!
Sot gjate takimit me kandidatin e Partise Republikane për U.S. Senat Mr. Mike Rogers dhe kandidatin e Partisë Republikane për House of Representative Mr. Mike Bouchard ju shpreha mbështetjen e komunitetit tonë për zgjedhjet e 3 Nëntorit.
Nderkohe gjate fjales time analizova situaten e tmerrshme politike ne Shqiperi ku populli prej 133 ditesh eshte ne shesh dhe kerkon largimin e panegocueshem te KM me të korruptuar ne historine e Shqiperise.
Takimi u zhvillua ne nje atmosfere miqesore ku te dy kandidatet u shprehen shume qarte per mbeshtetjen e çeshtjeve qe shqetesojne komunitetin tone.
Ndërkohë ky takim ishte një tjeter mundësi e mirë për të shkëmbyer mendime dhe për të vlerësuar rolin dhe kontributin e komunitetit shqiptaro amerikan në jetën shoqërore dhe politike të Shteteve të Bashkuara.
Shqiptarët e Amerikës janë një urë e rëndësishme miqësie mes dy kombeve tona. Për mua është gjithmonë kënaqësi të jem pjesë e takimeve që forcojnë lidhjet dhe përfaqësimin e komunitetit tonë dhe te jem një zë i forte per çështjet qe shkaterrojne te ardhmen e vendit.
Ndjej një krenari te madhe që kam luftuar per Kombin Shqiptar dhe gjithashtu edhe per kontributin e madh ne luften globale kunder terrorizmit me ushtrine me te forte te globit por edhe si shtetas amerikan
.