–SHSHA në Çikago dënon dhunën kundër shqiptarit ortodoks prof.dr.Branko Sinadinovski/
Nga Skënder Karaçica/Çikago/
Shteti i Maqedonisë si multinacionalë nuk po merre udhën e duhur të tipareve të vlerave demokratike dhe të lirive njerëzore,thuhet në fillim të reagimit të SHSHA-së në Çikago,që përmes reagimit dënon dhunën fizike kundër shqiptarit ortodoks prof.dr.Branko Sinadinovski.
Shqiptarët artodoksë në trevën e Rekës tashmë janë bërë realitet se ata kanë dalur para opinionit të gjerë në Maqedoni dhe para faktorëve relevantë ndërkombëtar të BE-së dhe SHBA-së se përkatësinë e tyre kombëtare e kanë shqiptare e jo maqedonase,thuhet në reagimin nga Çikago.
Atëherë kë e pengon aktiviteti i prof.dr.Branko Sinadinovski,intelktual i dalluar i dijes dhe botës universitare shkencore dhe themelues i Bashkësisë Fetare Ortodokse Shqiptare në Maqedoni,i cili në frymën e tipareve të vlerave të demokracisë dhe të drejtës kombëtare përmes shpalimeve historike e ka thënë fjalën e lirë se në Maqedoni jetojnë 70 mijë ortodoksë shqiptarë që koha e regjimeve komuniste dhe ,,fetare ortodokse,,(serbe,greke
bullgare dhe maqedonase)ua ndaloj të drejtën e përkatësisë kombëtare se ishin dhe janë shqiptar etnikë në Maqedoni,thonë shqiptaro-amerikanët në Çikago.
E gjithë kjo udhë e dritës për shqiuptarët ortodoksë në hapësirën etnike në Maqedoni,
qarqet antishqiptare me skenarët e njohur për popullin e ,,ndaluar e të asimiluar,,ortodoksë shqiptarë tashti po e pengon shumë dhe përmes dhunës fizike ndaj prof.dr.Branko Sinadinovski,
mundohen të shuajnë me dhunë përcaktimin e tyre të drejtë se ata janë shqiptarë të besimit ortodoksë
dhe do të frymojnë si shqiptarë në hapësirën e vet etnike në Maqedoni,thuhet në këtë reagim të SHSHA-së.
Për fund nga Çikago kërkohet nga organet e rendit dhe të pushtetit aktual që të zbardhet rasti i dhunës fizike me motive më brutale kundër prof.dr.Branko Sonadinovskit dhe mos të pengohet e drejta kombëtare e demokratike për përcaktimin e tyre shqiptrar të besimit ortodoksë në këto hapësira dhe të shtetit multinacional në Maqedoni,ku populli shqiptar paraqet popullin e dytë shumicë që,për fatin jo të mirë ata ende e kanë statusin e pakicës kombëtare dhe jo shtetformues,thuhet në fund të reagimit të SHSHA-së nga Çikago.