-Singapori njeh Kosovën si shtet i pavarur dhe janë vendosur marrëdhëniet diplomatike/
PRISHTINË, 1 Dhjetor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Singapori është shteti më i ri, i 113-ti anatër i OKB-së që e njeh Pavarësinë e Kosovës, të shpallur para më shumë se 8 viteve, në 17 Shkurt 2008.MPJ në njoftimin e sapodërguar thekson: Kosova është njohur sot nga Singapori dhe janë vendosur marrëdhëniet diplomatike. Në notën verbale, thuhet se “në përgjigje të letrës së Ministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj të datës 24 qershor 2014 për Ministrin e Punëve të Jashtme të Singaporit, Vivian Balakrishnan, Republika e Singaporit njeh Kosovën dhe vendos marrëdhënie diplomatike”.“Një tjetër lajm i mirë për Kosovën. Singapori është shteti më i ri që e njeh pavarësinë e vendit tonë. Kam takuar e lobuar pa ndërprerë duke vizituar fillimisht këtë shtet në vitin 2013, zhvilluar shumë biseda e takuar sërish ministrin e Jashtëm, Vivian Balakrishnan në New York. Tani numërojmë 113 njohje”, ka thënë Hoxhaj.Singapori është shteti i 4 nga ASEAN që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Singapori është i vendosur në Azinë Juglindore dhe ka popullsi prej 5.7 milionë banorësh. Singapori është një nga vendet më të zhvilluara në botë dhe nga GDP për kokë banori është vendi i 3-të në botë.Në të njëjtën kohë, Singapori ka pranuar pasaportat e Kosovës dhe qytetarët e Kosovës mund të marrin vizë në misionet diplomatike dhe konsullore të Singaporit apo të aplikojnë online për e-vizë për të hyrë në Singapor që nga sot.Ministri Hoxhaj do të vizitojë Singaporin në janar 2017 për të thelluar marrëdhëniet politike, ekonomike dhe tregtare.
Ky eshit nje lajm shume I mire.pose/ eshte shtet antare I o.k.b.
Eshte shtete shume I zhvilluare me potential te larte emkonomik Munde knvestojn ne ekonomin e Kosoves..
Por duet siguri ligjore ne marrdhenjet economke .
Po askush tjeter Nga miljoneret ne Kosovo ose ne diaspor nuke po ndihmon ne lobim per njohjen e Republikes se Kosoves.
Po Ku Jane gjith sta qe shkuane ne swmitin ne tirane.
Kosovar ka nevoje per njohje per intestine.
Suksese popullit shqiptare te Kosoves.
Pershendesim shetetin e popullin e Singaporit.
Fatbardh Doci
Scientific Collaborator
New York
December 05 ,2016
Ky eshte nje lajm i gezuar, Keto shkrime presim
nga Dielli i Vatres. Ky lajm deshmon se ende nuk jane
zgjidhur çeshtjet nacionale te shqiptareve, Pas mbarimit
te ketij shtegtmi te gjate e te pergjakur do te flitet per
patriotizem e komb shqiptar per zhvillim e perparim ne
te gjitha fushat e jetes