Washington, 24 gusht (E plotësuar) – Pentagoni po dislokon trupa ushtarake në afërsi të Sirisë, ka pohuar sekretari amerikan i Mbrojtjes, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara janë duke marrë në konsideratë mundësitë për ndërhyrje ajrore kundër regjimit të Bashar Al-Asadit.
Hagel nuk dha detaje te tjera, por raportet ne media pohojnë se prania e marinës amerikane të luftës në lindje të Mesdheut është shtuar ndjeshëm.
Sulmi i pretenduar me armë kimike ndaj civilëve, në mesin e të cilëve edhe shumë fëmijë, ka shkaktuar zemërim të madh në Shtëpinë e Bardhë, por edhe në kryeqytetet e fuqive të mëdha botërore. Për hetimin e përdorimit të helmit kimik në Bagdad tashmë ka arritur edhe ekipi i OKB-së, or ai ende nuk po lejohet të vizitojë vendin e ngjarjes. Madje, edhe Rusia, një aleate e Asadit iu bashkua apeleve te drejtuara Damaskut që të bashkëpunojë me ekspertët e OKB-së dhe t’i lejojë të hetojnë dyshimet mbi përdorimin e armëve kimike në rrethinat e kryeqytetit. Moska shtoi gjithashtu se nga kundërshtarë të regjimit pretendohet të garantojnë kalim të sigurt për misionin e OKB-së.
NDOSHTA – SIRIA SI RASTI I KOSOVES PER NDERHYRJE HUMANITARE
Pas dyshimeve se në Siri forcat qeveritare mund të kenë përdorur armë kimike kundër popullsisë civile, administrata amerikane është duke peshuar opsionet e reagimit, ndërsa këshilltarët e sigurisë kombëtare të presidentit Obama po studiojnë modelin e sulmeve ajrore të NATO-së, ashtu si në Kosovë, pa një mandat paraprak të Kombeve të Bashkuara. Kështu shkruan sot e përditshmja The New York Times, për të shtuar se Rusia me gjasë do të vinte veto ndaj çdo veprimi ushtarak në Këshillin e Sigurimit, ndërsa presidenti amerikan po përballet me dilemën nëse mund të anashkalojë Kombet Bashkuara.“Nëse SHBA-ja sulmon një vend tjetër pa një mandat të OKB-së dhe pa prova të qarta, pyetjet që shtrohen janë se a e mbështet një gjë të tillë ligji ndërkombëtar dhe a kemi një koalicion që kjo të realizohet”, tha Obama të premten për rrjetin televiziv CNN, në komentin e tij të parë publik pas sulmit vdekjeprurës të mërkurën, transmeton RTK.
Kosova është një precedent i qartë për Obamën, shkruan gazeta njujorkeze, sepse ashtu si në Siri, atje u vranë civilë, ndërsa Rusia kishte lidhje të gjata me qeveritarët (Serbinë) që akuzoheshin për abuzimet.
“Në vitin 1999, presidenti Bill Clinton përdori miratimin e NATO-së dhe logjikën e mbrojtjes së një popullsie të pambrojtur për të arsyetuar sulmet ajrore 78 ditëshe,” shkruan The New York Times.
Zyrtarë të administratës i kanë thënë gazetës se precedenti i Kosovës (i ndërhyrjes së ngjashme ushtarake) ishte një nga shumë çështjet që po diskutohej në takimet e vazhdueshme të Shtëpisë së Bardhë, kur është fjala për krizën në Siri.
Clinton e dinte se nuk kishte asnjë shpresë të sigurohej një rezolutë nga Këshilli i Sigurimit që autorizonte përdorimin e forcës (në Kosovë). Rusia ishte një mbështetës i moçëm i Millosheviqit dhe ishte e vendosur të vinte veton e saj në Këshillin e Sigurimit për të bllokuar ndërhyrjen, shkruan gazeta njujorkeze.
“NATO ndërmori sulmet ajrore para se Millosheviqi të pranonte kërkesat e NATO-s”, shkruan ndër të tjera gazeta amerikane duke evokuar luftën e Kosovës si një shembull i mundshëm i reagimit të bashkësisë ndërkombëtare.
Besimi says
CIA ndihmoi Sadam Hysenin të sulmojë me armë kimike Iranin në 1988-n
Publikuar më 26.08.2013 | 18:18
Shtetet e Bashkuara të Amerikanë ndihmuan Sadam Hysenin të sulmonte Iranin me armë kimike në vitin 1980 gjatë luftës Iran-Irak.
Zyrtar të SHBA-së i dhanë Sadamit detaje ushtarake lidhur me vendndodhjen e forcave iraniane në vitin 1988, në mënyrë që ai të dislokonte armët kimike, raporton revista “Foreign Policy”.
Iraku përdori gaz mustardë dhe sarin në katër sulme që ndihmuan në përfundimin e konfliktit tetë vjeçar. Gjatë luftës më shumë se 20 mijë trupa iranianë u vranë nga gazi mustardë dhe agjendat nervorë ndërsa Iraku humbi 100 mijë forca.