Rreth monografisë së Adriatik Matelit ”Sistemi tatimor në Shqipëri”, Tiranë 2016/
Nga Enver Lepenica/
I njohur në fushën e ekonomisë dhe i specializuar për sistemin tatimor Adriatik Mateli ka konkretizuar përvojën e tij në studimin shumë vlerësh “Sistemi tatimor në Shqipëri”, vepër e cila tashmë është në dorë të lexuesit.
Libri është i ndarë në 11 kapituj: Politika tatimore dhe taksat, Zhvillimi i sistemit tatimor në Shqipëri, Sistemi tatimor në periudhat: 1839-1912, 1912 – 2012, 1925-1939, 1945-1990, 1990-2012, 2002 – 2012, Administrtata tatimore dhe administrimi i tatimeve, Reforma tatimore, Ligji i ri i proçedurave tatimore, Sigurimet shoqërore dhe kujdesi shoqëror.
Në fund autori ka bërë konkluzionet e studimit , ka dhënë rekomandime dhe një fjalor terminologjik.
Studimi i plotë “Sistemi tatimor në Shqipëti”, është mbështetur në një literaturë të shumtë dhe shteruese.
Kjo është shkurt përmbajtja e kësaj vepra të ekonomistit dhe specialistit të tatimeve Adriatik Mateli, i cili jo vetëm është thelluar në studimin e kësaj teme të vështirë, por ka ditur të vërë e të konkretizojë në libër përvojën e tij shumë vjeçare në fushën e administrimit të tatimeve.
Vepra është hartuar me konsulencën e Prof. Dr. Agim Binaj, Prof. Dr. GalentinaCanco,
recezentë: Prof. In. Alqi Naqellari, Konsulent Fiskal Fatmir Kazazi, çka do të thotë se kemi të
bëjmë me një vepër e studim të mirëfilltë shkencor në fushën e ekonomisë.
Prof. In. Alqi Naqellari në recencën e tij vë re me të drejtë se: “Monografia… është nga punimet e pakta të kësaj fushe… Vetëm një njohës i mirë i këtij sistemi si Adriatik Mateli mund të marrë përsipër të shkruaj një monografi sepse në këtë sektor ekziston një pyll i dëndur ligjesh mes të cilëve një ekonomist i zakonshëm humbet rrugën…. Autori ka trajtuar me thellësi dhe qartësi marrëdhënit historike në lidhje ekonomike dhe monetare ndërmjet qeverisë dhe individve, personave fizik dhe juridik për mbledhjen e të hyrave publike… Monografia e Adritik Matelit përbën një gur të çmuar në literaturën ekonomike të fushës së tatimeve. Ajo ju vjen në ndihmë studentëve, pedagogëve, punonjësve të tatimeve, trajnusve, historianëve dhe gjith lexuesve të thjeshtë që janë të interesuartë njohin sistemin tatimor, pjesë e historisë së Shqipërisë”.
* * *
Libri ka formatin B5 me 680 faqe dhe kushton 2000 lekë, dhe gjendet në të gjitha libraritë e vendit tonë.
E urojmë autorin të vazhdojë të na japë vepra të tjera me vlerë që pasqyrojnë autoriten e një intelektuali që e do vendin e tij dhe shqetësohet për problemet e shoqërisë tonë.