Gazeta shqiptari.eu ka siguruar informacionin ekskluziv se ku ndodhet Azem Syla.Burime të afrata me të arratisurin nga drejtësia, deputetin Azem Syla, përgënjeshtrojnë pohimet e djeshme në media, se ai mund të ketë arritur në Zvicër apo edhe në ndonjë shtet tjetër, dezinformatë që e mbështeste edhe avokati i tij, sipas detyrës (?), Tomë Gashi.
Por, Azemi ndodhet në Kosovë që nga dje të paktën, dhe nuk po e mendon arrestimin. “Azemi është këndej pari, në Kosovë, dhe as që ka ndërmend ti nënshtrohet arrestit, si komandant i UÇK-së që ishte”, thotë ky burim.
Ai tashmë gënjeu nëpërmjet mediave që i kontrollon se do të kthehet së shpejti në Kosovë, se madje sot do të vijë për tu dorëzuar, ndërsa që të paktën që nga dje ai ndodhet në Kosovë.
Por, ne treguam edhe dje se ai nuk e ka ndërmend të dorëzohet pa shterimin e resurseve të tij, nga Shqipëria në Serbi!
Azem Syla ka zgjedhur të rezistojë në mënyrën e tij, sikurse dikur sillej me kundërshtarët e Rugovës dhe LDK-së, duke mos i njohur institucionet e Republikës, nuk po i njeh as këto të tashmet, për të cilat donte të mburrej si hero dhe ndërtues i saj, dhe madje të cilës ia kushtoi edhe nj doktoratë të rrejshme.
Azem Syla, nuk po e shfrytëzon ndonjë favor moral si ish-komandant shtabi të UÇK-së, të cilin e konteston si pozitë krahu tjetër i LPK-së nga Gjermani, dhe gjithnjë Ibrahim Kelmendi, si kreu i tij.
Pëkundrazi Syla po përdor mjetet e tij të dhunës, të cilat ia kishin mësuar mirë, Xhavit Haliti, Kadri Veseli e Hashim Thaçi, dhe tash ai po e ushtron presionin kryesor ndaj presidentit të vendit Hashim Thaçit nëpërmjet njerëzve të tij, që ta bëjë shtetin të heqë dorë nga arrestimi, dhe kjo të mbyllet si shumë skandale tjera policore, dhe ky si një kryespektakël me 350 policë, prame prokuror, gjykatës hetues, njësi speciale të dështuara, që marshojnë drejt një njeriu të dyshuar për krime të shumëfishta, dhe gënjehen për vendndodhjen.
Azem Syla duke e ditur se po të arrestohet për të shkuar drejt Hagës, ku do të ndëshkohet nga specialja, e ka vënë në lojë të gjithë arsenalin e tij!
Ai po e shantazhon presidentin Thaçi me publikimin e dosjeve të tij të padëgjuara nga opinioni, pasi sipas llogarive të Syles, ai vetë është më pak i implikuar në krime, se sa klika e Thaçit, Xhavitit dhe Kadrisë, madje ai e sheh rolin e tij, si të një punëmarrësi nga ata, thonë burimet e afërta me Sylën.
Azem Syla ka kërcënuar se nga Haga, kur të fillojë Gjykata speciale me proceset gjyqësore, do ta gjunjëzojë Thaçin, dhe se “fundi i tij do të jetë 100 herë më i zi se i imi (Sylës)!”
Azem Syla tashmë po kërcënon se ai do të kthehet në një superbllac, pasi beson se Nazim Bllaca, ishte një krijesë e Thaçit, apo i mbështetur nga ai për ta rrënuar Sylën me klanin e tij, dhe të tjerët në PDK që flirtonin me të.
Nëse Syla nuk arrestohet është e sigurt se liberalizimi i vizave kaq shumë i trumbetuar nuk do të ndodhë shpejt (veç nëse ndodh sa Syla të jetë në arrati), dhe ky do të jetë një dështim i Qeverisë Mustafa, dhe se kryeministri po tregohet se është në tërësi jashtë loje.
Isa Mustafa në të vërtetë as që donte të ishte i përfshirë në operacionin e arrestimit, vetëm nga frika, por meritat synonte ti merrte, veçmas nëpërmjet disa burizanëve, që do të trumbetonin, se ja Isa ua futi kundërshtarëve më të mëdhenj të Rugovës dhe rugovistëve, çfarë doni, tjetër, ndërsa ky se ‘nxjerr macen pi përsheshit’.
Mos arrestimi i Azem Sylës tregon lëkundshmërinë e Hashim Thaçit, dhe frikën që ia ka futur Syla, në lidhje me specialen, dhe duket se edhe Thaçi do të gënjejë sërish në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe vënien e rendit dhe ligjit. SHQIPTARI.EU