Prof. Asoc. Dr. THANAS L. GJIKA/
Ne shkencat albanologjike per sqarimin e emrit SHQIPTAR ka mbizoteruar shpjegimi qe kane dhene prof. Eqerm Cabej, Osman Myderizi, Shaban Demiraj dhe tani se fundi Kristo Frasheri. Sipas tyre emri SHQIPTAR u krijua nga fundi i shekullit te XVII-te dhe dokumentohet per te paren here ne fillim te shek XVIII ne vepren Kuvendi i Arberit me 1703, ku shkruhet: “JEMI MBLEDHUR ARBER DHE SHQIPETARE”. Me fjalen ARBER quheshin, si dhe me pare, banoret e krishtere te Arberise, kurse me fjalen SHQIPETARE quhen per te paren here, me sa dihet deri me sot, arberoret e konvertuar ne myslimane. Nga fundi i shek XVIII ose nga fillimi i shek XIX, kur arberoret qe kishin ruajtur besimin e krishtere perbenin pakicen e popullsise se Arberise, dhe jetonin jo ne nje territor kompakt, por te shperndare disa fshatra, disa fise, ose disa lagje (mehalle) ketu e disa atje ne mes te arberoreve myslimane, te cilet e quanin veten SHQIPETARE, pranuan ta quanin veten edhe ata SHQIPETARE. Keshtu gjate shek. XVIII-XIX u perhap fjala SHQIPETAR / SHQIPTAR per te emeruar gjithe banoret e Arberise, myslimane dhe te krishtere bashke. Kurse vendi ku ata banonin u quajt SHQIPERI. Keshtu humben fjalet Arber, ARBERISHT dhe ARBERI, te cilat u zevendesuan me fjalet SHQIPTAR, SHQIP, SHQIPERI.
Persa i perket fjaleformimit te fjales SHQIPETAR / SHQIPTAR studjuesit e lartpermendur shpjegojne se ajo u krijua per te nenkuptuar banoret qe flisnin shqip, qe flisnin gjuhen e vendit, gjuhen e kuptueshme per te gjithe vendalinjte. Kete fjale e krijuan SHQIPTARET myslimane per te treguar se ata vertet e nderrruan fene dhe nuk mund te quheshin me ARBER per shkak te besimit te ri, por ishin po ata banore te vendit qe flisnin po ate gjuhe, gjuhen e perbashket qe e kuptonin te gjithe vendasit. Pra fjala SHQIPETAR / SHQIPTAR u krijua per te nenkuptuar te gjithe perdoruesit e gjuhes SHQIPE. Gjate shek XVIII-XIX prej rrenjes SHQIP (GJUHA SHQIPE) u krijua emri SHQIPTAR, per te nenkupotuar banorin qe fliste gjuhen SHQIPE; dhe fjala SHQIPERI per te nenkuptuar emrin e vendit ku flitej gjuha SHQIPE.
Mirepo, z. Aristotel Mici, pa njohur keto shpjegime, pa pyetur asnje historian a historian te gjuhes shqipe, shkroi e botoi me vrap ne kuadrin e 100-vjetorit te pavaresise nje permbledhje me disa esse, ku vendin qendror e ze esseja MBI EMRIN SHQIPTAR. Ne kete esse ai shpjegon sipas mendimit te vet origjinen e fjales SHQIPETAR / SHQIPTAR sikur ajo eshte krijuar per te emeruar banoret e vendit tone me qe ata mbanin shqiponjen si simbol ne gjokset e tyre dhe ne flamur. Pra sipas tij SHQIPTAR do te thote, jo perdorues i gjuhes SHQIPE, por mbajtes i shqiponjes. Mirepo dihet se kjo fjale u krijua ne fund te shek. XVII-te kur flamuri dhe shqiponja si simbole te te pareve tane ishte shdukur prej pushtuesve osmane.
Ne rast se z. Mici do te kishte kerkuar nje opinion prej studjuesve te Tiranes per ta botuar si parathenie te vepres, ose si vleresim ne kapakun e prame te vepres se tij, do te kishte marre pergjigjen e duhur dhe nuk do ta kishte botuar vepren me kete shpjegim vulgar te sajuar prej hamendjes se tij.
mihal jano says
E lexova shkrimin e zotit Prof.Thanas Gjika. Nuk eshte shume bindes me te dhenat qe sjell ne ato pak rreshta ku nuk kuptohet kush eshte mendimi i studjuesve tane te mirefilllte ,argumentat qe ata sjellin. Vetem nje gje del qarte se kush u quajt fillimisht shqiptar, kuptohet kjo eshte tashme e vertet qe u quajten arberoret e konvertuar ne myslimane, por nuk shpjegohet thelbi i saj por kalohet ne disa hipoteza qe me teper e shplajne dhe e humbasin te vertetetn e kesaj fjale. Ne akoma nuk kemi gjetur kuptimin e fjaleve me te vjetra si Ilir, Alban, Arber qe kuptohet se jane fjale te gjuhes se popujve te tjere por edhe fjala shqiptar eshte nje perkthim i nje fjale tjeter te huaj ne ato kohra. Keshtu fajtore jemi vet ne qe ne situata e momente kthesash te medha historike nuk kemi gjetur mundesine e ecjes vet perpara por kemi shkuar pas te tjereve per interesa te ngushta jetesore personale dhe aspak kombetare sic mund te hiqet ndonje ideolog i nacionalzmes sone shqiptare. Prej kohesh kam pergatitur nje material studimor larg hipoteza e deshirave nacionaliste dhe mendoj se disa perfundime jane te bazuara e te argumentuara. Nuk jam me disa mendime qe shpreh Kristo Frasheri ne kuptimin e etimologjis se emrit shqiptar sepse nuk eshte mbeshtetur ne dekumentat reale por ne mjaft prej tyre te perkthyera gabim per arye njohje te perkthyesve amatore. Po keshtu nuk jam dakort as me mendimin e Aristotel Micit qe me teper eshte nisur nga mjaft hipoteza dhe simbole qe mbajne edhe popuj te tjere pran nesh por edhe me larg. Studjuesit Pirro Prifti dhe Fahri Xhara na japin nje kend tjeter duke na sjelll mjaf te dhena te reja kurajoze per kohen kur konservatoret anadolllake jane grumbulluar e bertasin ne kor dhe aludojne per cdo gje anadollake ne keto troje. Por ky punin jep nje tjeter zgjidhje problemit qe trajtojme dhe ka nje ngerc qe nuk i lejon te shohin me tej zgjidhjen e problemit. Mendoj se Eqrem Cabej e dinte nje te vertete por nuk donte tte konfirmonte se binde ndesh me frymen dhe idete kombetare qe ishin ngritur ne periudhen qe jetoj e shkroi por qe dhe sot pak mund ta kuptojne dhe me frike nuk shkojne me tej. Se shpejti studimin do ta bej poblik
Enver Tonuzi says
…Nuk mund te kundershtojme mendimet e nje Asistent Profesor Doktori te shkencave. nuk mund te kundershtojme dhe ata cfare kane studiuar dhe paraqitur Akademike te Shkencave. Por mendoj se z. Thanas L. Gjika kerkon te rrezoje poshte ate cfare ka mesuar dhe kane publikuar koleget e Tije me te medhenje. (nuk ka gje te keqe ne kete mes). Me kalimin e kohes , zbulohen dhe formulohen percaktime te reja. Kongresi Albanologjik mund te definitizoje percaktime te tilla teorike. Une desheroja te dija ne se profesoret shqiptar , kane kundershtuar izraelitet , greket apo dhe norvegjezet se fjala e re biblike (Genesis 6:4) e “shekullit” : “NEPHILLIM” (ne English) . Fjala ” NE FILLIM” i pereket vetem shqipes (mendoj). Ne se hebrejte etj. e shpjegojne kete fjale me disa fjale qe nenkupton njeriun e pare…(percaktime te ndryshme), dhe mund ta dine dijetaret ne ato vende . Ne shqip : ne fillim ,eshte ne fillim ! E dijne femijet qe pa shkuar ne shkolle…
Te pakten, me kaq sa lexojme nga studimii i professor Gjikes (kuptohet me shume-shume shkurtime) mednoj se u ipet pak ngjyre fetare . Ose ne se ky fakt eshte I vertete atehere kemi te bejme me nje virtyt te jashtezakoneshem te lidereve te popullit shqiptar para shume shekujsh – kleriket te krishtere dhe myslimane paskan gjetur gjuhen e perbashket per te “eleminuar” dy emra legjendare historic per te krijuar nje te ri ! Cudi ! Eshte nje debat me se thelbesor per popullin tone. Respecte !