• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ALBANIAN AMERICANS FOR TRUMP: NUK KEMI LIDHJE ME KOALICIONET ORIENTALE

October 29, 2020 by dgreca



ALBANIAN AMERICANS FOR TRUMP
A LEGALLY REGISTERED GROUP OF DONALD J. TRUMP FOR PRESIDENT INC.
US PRESIDENTIAL ELECTIONS 2020
Michigan më 28 Tetor 2020
 
            SQARIM
 
Ne anëtarët e këtij grupimi në ombrellën e Albanian Americans for Trump, sqarojmë opinionin publik shqiptar në Amerikë dhe më gjerë në lidhje me përfshirjen e komunitetit shqiptar në listë me vendet e arabe apo të tjera Orientale, sa më poshtë vijon:
 
Solidarizohemi me ju në këtë shqetësim të përbashkët. Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë dhe janë një popull i civilizuar Evropian, ndër më të vjetrit në rajon.
 
Personi në i listuar në reklamë, z. Gjevalin Gegaj, nuk është dhe nuk ka qenë kurrë anëtar i grupimit tonë. Ky person ka vepruar në mënyrë personale, të padrejtë dhe të pandershme duke u nënshkruar në grupimin e Koalicionit të Lindjes së Mesme si përfaqësues i komunitetit shqiptar. Grupimi yne i dënon këto veprime.
 
Ky incident nuk është spontan apo i rastësishëm, pasi z. Gegaj edhe më parë ka kryer akte të till ate dyzuara mbas shpinës së komunitetit tonë, here me Trump dhe herë kundër tij. Këto akte kanë dëmtuar fushatën për fitoren e Trump, kanë përçarë komunitetin shqiptar këtu dhe kanë dëmtuar imazhin tonë si komunitet i nderuar, solid dhe model per paqe të përhershme midis shqiptarëvë të të gjitha besimeve.
 
Ne i respektojmë aktivitetet e të gjitha koalicioneve, qofshin këto arabe apo të tjera në këtë fushatë me një qëllim të përbashkët, fitoren e Presidentit Trump, për sa kohë nuk abuzohet me dinjitetin dhe integritetin tonë si shqiptar.
 
Albanians Americans for Trump në bashkëpunim me institucione të tjera shoqërore dhe të kultit, po e ndjekim zyrtarisht këtë çështje, dhe shumë shpejt do të kemi një përgjigje të përbashkët.
 

Filed Under: Politike Tagged With: ALBANIAN AMERICANS FOR TRUMP, sqarim, Valentin Lumaj

Shkrimi per Skenderbegasit e Nju Jork-ut dhe sqarimi i Editorit

March 30, 2018 by dgreca

NJE PERGJIGJE QE VLEN EDHE PER DEGEN E WASHINGTONIT/

1 dielli MarsDega e Washingtonit ne faqene  saj te Facebook-ut, ka shfaqur mospajtimin e saj me nje publikim te Diellit online reth nje aktiviteti, qe u organizua ne Nju Jork me ish Skenderbegasit qe jetojne en SHBA, dhe qe e pasqyroi per Diellin Kozeta Zylo.Nje leter-ankese, tip qarkoreje, ka hartuar dhe Thanas Gjika sekretar i deges se Usterit, i cili permes nje perzgjedhje Liste- emailesh(edhe me persona jashte Vatre) jep alarmin per kete shkrim.

Duke qene se i eshte dhene nje pergjigje z. Gjika dhe personave qe ai ua server opinionin e tij, po e publikojme ate edhe per degen e  Uashingtonit.

**

Nuk mendoj se Gazeta Dielli ka bere krim komunist se botoi online nje kronike per nje ngjarje qe u organizua ne komunitetin shqiptar ketu ne SHBA. E e para se ishte jo ilegale veprimtaria. Nuk e di nese eshte e paligjshme organizata e ish ushtarakve qe vepron ne SHBA.

Se dyti se veprimtaria u organizua ne SHBA.

Se treti se jo te gjithe ata qe kane kaluar nga Shkolla e mesme Skenderbej ishin kriminele.

Se katerti se ne nje veprimtari te tille kushtuar 73 vjetorit te shkolles Skenderbej ne Shqiperi mori pjese dhe Presidenti i Republikes z.Ilir Meta.

Se pesti sepse nga shkolla Skenderbej ka kaluar edhe ish presidenti i meparshem demokrat z. Bujar Nishani, me firmen e te cilit mbane  dekorate VATRA, Dielli, ish kryetari i Vatres, dhe disa nga personalitetet qe u eshte adresuar shqetesim per kete  shkrim te Diellit.

Se gjashti, sic duket ne fotografite e botuara, atje ka marren pjese edhe artisti Gezim Nika, keshilltar per kulturen i Vatres.

Se shtati, edhe ish nenkryetari yne ka kaluar nga Shkolla Skenderbej…

Se teti: Ende nuk jane denuar qe kane ushtruar dhune te drejteperdrejte dhe kane shkele edhe Ligjet e kohes: Operativet, qe pergatisnin arretsimin, as Prokuroret, as Hetuesit dhe as SPIUNET! Atehere, duhet te fillojme me skenderbegasit?

Faleminderit per mirekuptimin.

Editori i Diellit

Dalip Greca

Filed Under: Opinion Tagged With: dalip greca, shkrimi per Skenderbegasit, sqarim

Sqarim i Zyrës së Presidentes

September 12, 2015 by dgreca

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, sqaron opinionin publik se shkrimi në portalin Telegrafi.com me titullin “Presidentja vet e 11-ta në Amerikë” është plotësisht i pavërtetë dhe i bazuar në insinuata.

Presidentja Jahjaga nuk do të jetë me një delegacion super të madh në javën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së por me një numër, si zakonisht të arsyeshëm dhe të vogël të ekipit të saj edhe politik edhe mbështetës. Në ekip do jenë vetëm 2 këshilltar politik, që është minimumi marrë parasysh javën dinamike gjatë Asamblesë së përgjithshme të OKB-se. Thirrja në burime anonime dhe të pakonfirmuara, që flasin për telegrafi.com, shtrembërojnë faktet, keqinformojnë opinionin publik dhe inskenojnë situata të paqena përmes ofrimit  të informacioneve të rrejshme që nuk kanë asnjë bazë të vërtetësisë.

Presidentja Jahjaga gjatë gjithë mandatit të saj ka treguar kujdesin dhe respektin më të madh në shpenzimin e parasë publike dhe edhe njëherë theksojmë se për vite me radhë Zyra e Presidentes ka bërë kursime çdo vit nga mbi 20 për qind te buxhetit të saj që është rreth 1 milion e 700 mijë euro. Zyra e Presidentes e konsideron se shkrimet e këtilla bazuar në burime të paverifikuara, janë qëllimkëqija, të rrejshme dhe plotësisht denigruese.

Filed Under: Kronike Tagged With: i Zyrës së Presidentes, sqarim

SQARIM PER EMRIN SHQIPTAR

September 18, 2013 by dgreca

Prof. Asoc. Dr. THANAS L. GJIKA/

Ne shkencat albanologjike per sqarimin e emrit SHQIPTAR ka mbizoteruar shpjegimi qe kane dhene prof. Eqerm Cabej, Osman Myderizi, Shaban Demiraj dhe tani se fundi Kristo Frasheri. Sipas tyre emri SHQIPTAR u krijua nga fundi i shekullit te XVII-te dhe dokumentohet per te paren here ne fillim te shek XVIII ne vepren Kuvendi i Arberit me 1703, ku shkruhet: “JEMI MBLEDHUR ARBER DHE SHQIPETARE”. Me fjalen ARBER quheshin, si dhe me pare, banoret e krishtere te Arberise, kurse me fjalen SHQIPETARE quhen per te paren here, me sa dihet deri me sot, arberoret e konvertuar ne myslimane. Nga fundi i shek XVIII ose nga fillimi i shek XIX, kur arberoret qe kishin ruajtur besimin e krishtere perbenin pakicen e popullsise se Arberise, dhe jetonin jo ne nje territor kompakt, por te shperndare disa fshatra, disa fise, ose disa lagje (mehalle) ketu e disa atje ne mes te arberoreve myslimane, te cilet e quanin veten SHQIPETARE, pranuan ta quanin veten edhe ata SHQIPETARE. Keshtu gjate shek. XVIII-XIX u perhap fjala SHQIPETAR / SHQIPTAR per te emeruar gjithe banoret e Arberise, myslimane dhe te krishtere bashke. Kurse vendi ku ata banonin u quajt SHQIPERI. Keshtu humben fjalet Arber, ARBERISHT dhe ARBERI, te cilat u zevendesuan me fjalet SHQIPTAR, SHQIP, SHQIPERI.

Persa i perket fjaleformimit te fjales SHQIPETAR / SHQIPTAR studjuesit e lartpermendur shpjegojne se ajo u krijua per te nenkuptuar banoret qe flisnin shqip, qe flisnin gjuhen e vendit, gjuhen e kuptueshme per te gjithe vendalinjte. Kete fjale e krijuan SHQIPTARET myslimane per te treguar se ata vertet e nderrruan fene dhe nuk mund te quheshin me ARBER per shkak te besimit te ri, por ishin po ata banore te vendit qe flisnin po ate gjuhe, gjuhen e perbashket qe e kuptonin te gjithe vendasit. Pra fjala SHQIPETAR / SHQIPTAR u krijua per te nenkuptuar te gjithe perdoruesit e gjuhes SHQIPE. Gjate shek XVIII-XIX prej rrenjes SHQIP (GJUHA SHQIPE) u krijua emri SHQIPTAR, per te nenkupotuar banorin qe fliste gjuhen SHQIPE; dhe fjala SHQIPERI per te nenkuptuar emrin e vendit ku flitej gjuha SHQIPE.

Mirepo, z. Aristotel Mici, pa njohur keto shpjegime, pa pyetur asnje historian a historian te gjuhes shqipe, shkroi e botoi me vrap ne kuadrin e 100-vjetorit te pavaresise nje permbledhje me disa esse, ku vendin qendror e ze esseja MBI EMRIN SHQIPTAR. Ne kete esse ai shpjegon sipas mendimit te vet origjinen e fjales SHQIPETAR / SHQIPTAR sikur ajo eshte krijuar per te emeruar banoret e vendit tone me qe ata mbanin shqiponjen si simbol ne gjokset e tyre dhe ne flamur. Pra sipas tij SHQIPTAR do te thote, jo perdorues i gjuhes SHQIPE, por mbajtes i shqiponjes. Mirepo dihet se kjo fjale u krijua ne fund te shek. XVII-te kur flamuri dhe shqiponja si simbole te te pareve tane ishte shdukur prej pushtuesve osmane.

Ne rast se z. Mici do te kishte kerkuar nje opinion prej studjuesve te Tiranes per ta botuar si parathenie te vepres, ose si vleresim ne kapakun e prame te vepres se tij, do te kishte marre pergjigjen e duhur dhe nuk do ta kishte botuar vepren me kete shpjegim vulgar te sajuar prej hamendjes se tij.

Filed Under: Kulture Tagged With: Aristotel Mici, emri shqipyar, sqarim, Thanas Gjika

Artikujt e fundit

  • Frank Shkreli merr titullin ‘Qytetar Nderi’ i Malësisë së Madhe
  • Zgjedhjet piramidë dhe Shkodra
  • KUSH ËSHTË ABDULLAH RAMI?
  • Koncerti Panshqiptar Shpalos Bukurinë e Muzikës së të Gjitha Trevave
  • “Përtej harrimit” dhe përkthimi i “Shekspirit” të Hygoit, një përpjekje në rimëkëmbjen historike të kujtesës sonë të përbashkët
  • Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm
  • “50 VJETORI I REVOLTËS SË SPAÇIT”, HOMAZH DHE NDERIM TE VATRA
  • JU MIRËPRESIM NESËR TE VATRA
  • Shoqatat Shqiptare organizojnë “Piknikun shqiptar” në Staten Island, New York më 28 Maj
  • PAQEJA DHE MBROJTJA, NDESHJA DYFISHE N’EVROPË
  • ME VISARIN…
  • Presidentja Osmani priti në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, njëherësh kryesues aktual i OSBE-së
  • Misioni fisnik i AFC ndërthuret me simbolikën historike të New England Conservatory, Boston në 27 maj
  • Kryeministri Kurti mirëpriti Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi
  • SI DEGRADOI POZITA E SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI GJATË KOHËS SË PUSHTETIT TË MILLO GJUKANOVIQ-it ?

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT