Nuk po e publikojmë statujën e përdhosur për të mos u shërbyer me naivitet prodhuesëve bastardë, sic ka vepruar një pjesë e medias shqiptare apo në rrjetet sociale/
Statuja e Skënderbeut e përdhosur ku shfaqet me bisht është krjuar nga një skulptor i cili akoma nuk është arrestuar, ndërkohë Policia ka identifikuar pronarin e tokes ku u gjet statuja. Ruhi Valiasi është shtetasi në pronën e të cilit u gjet statuja e deformuar e Heroit Kombëtar, Skënderbe. Por ai ka mohuar te kete lidhje me kete gje. Valisi ku u gjet statuja e Skënderbeut sqaron se skulptura u hodh nga një kamion që vinte nga Dogana e Tiranës. “Sapo pashë bustin e deformuar njoftova policinë, ndalova madje njerëzit që ta fotografonin bustin e deformuar. Policia bllokoi bustin, unë dhashë deponim”.
Ndërkaq hetimet e policisë janë shtrirë për gjetjen e skulptorit që ka krijuar statujën e Skënderbeut me bisht.
Fotoja e kësaj statuje e publikuar nga arkitekti Artan Shkreli ka ngjallur shumë zemërim, ndërsa fillimisht u mendua se ishte vjedhur dhe ishte shkatërruar më pas. Satuja e dyshimtë u gjet në anë të rrugës automobilistike në zonën e njohur si ‘Qafë-Kashar’ në Tiranë. Statuja, rreth 3 metra e lartë, është konstatuar mbrëmjen e djeshme, ndërsa policia ka mbërritur në Qafë-Kashar dhe ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes. Statuja i përket figurës së Skënderbeut dhe mendohet të jetë shkulur nga diku e më pas është hedhur në rrugë. Policia nuk ka lejuar mediat të afrohen në vendin e ngjarjes, ndërsa e ka zhvendosur statujën nga rruga. Ekspertë të policisë pritet të zbardhin detaje të tjera rreth ngjarjes, të cilat do të bëhen publike më pas edhe për mediat
Maksim Shaholli says
Tè mendosh,e jo tè bèsh diçka tè tillè kundèr njè heroi Botèror nga krahu i burrave,se nga krahu i grave kemi GONXHEN ”NèNè ANJEZA BOJAXHIUN”duhet tè quhet mèkati mè i madh i globit.Eshtè i vetmi person né Botè,mendoj qè ka mè shumè buste né Botè se askush tjetèr,qè vetèm ta shikosh tè mallèngjen,kurse armikun thjesht e tmerron. Falem-nderit Falem-GJERGJIT Tè Pavdekshèm