Nga Pëllumb Lamaj/*
Ishim kthyer nga galeria dhe të vënë në rresht para mencës sipas brigadave,prisnim të merrnim supën.Të burgosurit me urrdhër të policit nisën njeri pas tjetrit të ngjisnin shkallët për tek menca e ndërkohë u dëgjua britma e policit që ja bëri me shenjë të kthehej prapë në rresht një të burgosuri rreth të dyzetave, me një gavetë alumini në dorë, futur i gjithi nën një kapotë të vjetër e që peshonte jo më shumë se dyzet kile.
Është Danja – më tha me zë të ulët bashkëvuajtësi që qëndronte prapa meje – Suedezi siç e quajnë këtu me shaka.
E pashë në sy pa kuptuar aspak seç ç’fshihej pas asaj nofke.
Ka dhe të tjerë – vazhdoi bashkëvuajtësi. Kipe Kanadaja,Agron Amerika,Spahinjtë e Belgjikës, Astrit Francezi,Xhon Australiani e me rradhë …
Ndërkohë u dëgjua britma e policit të niseshim për në mencë.
Pasi të hamë supën do të tregoj historinë e Suedezit siç ma ka treguar,- më tha bashkëvuajtësi.
Ngjitëm shkallët,hymë në mencë,morëm supën dhe pasi mbaruam,zbritëm shkallët që të çonin drejtë banjove,lamë gavetat e lugët dhe zumë një qoshe të lirë e u ulëm.Bashkëvuajtësi drrodhi një cigare për veten e një për mua dhe pasi e ndezi ,e thithi fort,lëshoi një shtëllungë të gjatë tymi e psherëtiu ;
Mirë ne të zinjtë që s’na lënë ta shikojmë as në televizor atë botë,po ky mavria ç’pati që vajti në parajsë e u kthye këtu në ferr – e nisi të tund disa herë kokën.
Ndoshta është nga ata të tyre që i dërgon shteti – i thashë – se të rrezikosh jetën të marrësh atë vendim,të kalosh kufirin ku pak njerëz e kanë fat,të prekësh lirinë, të shikosh botën e lirë e të kthehësh,diçka nuk shkon….
Ja ç’më ka treguar një natë kur punonim në galeri – nisi t’me tregoi historine e suedizit, bashkëvuajtësi im:
- Më kishin caktuar si topograf në zonën e kufirit e një ditë mu mbush mendja t’ja mbathja.Mora dhe një mikun tim Petritin që e kemi këtu dhe atë më tha duke qeshur, e pasi kaluam kufirin më në fund arritëm në Suedi. Gjatë gjithë kohës atje ,asnjëherë nuk u ndjeva i qetë dhe një ditë prej ditësh iu drejtova ambasadës shqiptare në Stokholm.Ua thashë arësyen përse kisha vajtur. Doja të kthehesha një orë e më parë në atdhe.Në fillim sekretari ambasadës më tha që hajde njëherë tjetër.Shkova përsëri e ai ma shtyu takimin.Më në fund kur pa këmbënguljen time,më futi brenda dhe pasi më dëgjoi deri në fund, më tha të shkoja pas një jave të merrja letrat.Ashtu bëra ditën e caktuar shkova morra letrat dhe pasi bëra gati valixhen me disa plaçka ,me tren përshkova Europën e mbrita më në fund në Beograd.Porosita hotel,bleva dhe një biletë avioni e pas dy ditësh,një mëngjes të bukur pasi bleva dy tre pako cigare marlboro e ca çokollata e dy tre banane ti kisha për rrugë,me një taksi u nisa drejt aeroportit.
Rruges shofëri vuri muzikë shqip e unë instiktivisht i thashë;
Qenkeni shqiptar – po -më tha shoferi duke buzëqeshur.
Po ju zotëri nga vini ?
Nga Suedia – i thashë.
Me punë – pyeti shoferi ?
Jo – i thashë – jam arratisur para ca kohësh e tani po kthehem.
Shoferi në çast ndali makinën,më pa me keqardhje dhe me dhimbshuri m’u drejtua:
-Ku shkon, mor i zi, do të të fusin në burg e do të dërgojnë në Spaç gjithë jetën të nxjerrësh mineral më thonj. Unë e di ç’bëhet atje.Më ka treguar një i arratisur shqiptar para disa kohesh.
Mua s’më erdhi aspak mirë që ai më foli në këtë mënyrë dhe i thashë;
-Do të kthehem në atdheun tim.Tani jepi makinës.
Ai tundi për pak çaste kokën dhe i dha makinës me shpejtësi.
Arritëm në aeroport dhe i zgjata lekët.Ai tundi kokën në shenjë mospranimi dhe pastaj thyeu heshtjen;
Mos mor i zi,mos,ku po shkon,do më kujtosh,edhe këto bananet , çokollatat, cigaret e valixhen kanë për ti marrë.
Unë dola nga makina e u futa ne aeroport.Pas pak kohe u dëgjua zëri që lajmëronte linjën e Tiranës e në rresht me disa persona të kollarisur hipëm avionin e më në fund mbritëm në Rinas.Ishte pas dite dhe kish filluar të binte një shi i holl. Zbritëm shkallët e avionit një nga një .Hodha vështrimin majtas e djathtas dhe vura re që përball meje u nisën dy persona që qëndronin pranë një gazi 69.
Ramadan. M ? – më pyeti njeri prej tyre .
Po – i thashë.
Këtej – ma bëri me shenjë për nga gazi 69.
Vura re që të tjerët u nisën drejt godinës së aeroportit.
Diçka nuk shkon- thashë më vete.
Me valixhen në njerën dorë dhe trastën në dorën tjetër u nisa drejtë gazit 69 ku qëndronte një grua që herë më shikonte vëngër mua e herë valixhen.
Njeri prej tyre mori valixhen dhe trastën dhe i vuri prapa makinës e unë në mes tyre e gruaja para, u nisëm drejt Tiranës.Tirana më zgjoi kujtimet e moshës së universitetit e i zhytur në këto kujtime,mbritëm para një godine të madhe .Zbritëm,u futëm në një korridor të gjatë dhe njeri prej shoqëruesve pasi trokiti në një derë ,e hapi dhe ma bëri me shenjë të futem. U futem brenda e nderkohe para meje qëndronte një burr i gjatë me uniformë ushtarake e pasi më pa vëngër për pak çaste,hapi sirtarin e tavolinës,nxorri një palë hekura në formë fluture dhe mu drejtua ;
Në emer te popullit je i arrestuar per trradheti te lart ndaj atdheut dhe bertiti ;
Ktheji duart prapa !
Në çast ndjeva ftohtësirën e hekurave që më shtërngonin duart dhe i shoqëruar nga dy policë që u futën në dhomë,u nisëm drejt një korridori të errët dhe u gjendëm përpara një portë të madhe hekuri brenda secilës ,prisnin dy policë të tjerë.Përshkuam korridorin e errët për pak metra dhe njeri polic hapi një derë me një lloz hekuri dhe tjetri më shtyu brenda nga supet duke mbyllur derën me zhurrmë.
Një dhomë e vogël e errët ,me mure të pistë e më njolla gjaku e pështymë,dy batanije të vjetra të grisura e me erë myku,një pagure alumini që kundërmonte erë shurrë, do të ishte mikpritja e kthimit në atdhe. Në ato çaste dramatike u ndjeva krejtësisht i humbur .Pas pak e mblodha veten dhe nisa të lëviz lart e poshtë qelisë e më në fund s’durova dot dhe i rash fort derës.Polici hapi sportelin e vogël dhe bërtiti ;
Ç’dreqin ke që i bie derës apo do që të të vë hekurat e të të lidh këmbë e kokë.
Në çast u drrodha nga frika dhe i thashë ;
Të lutem kam dy pako me cigare mi sill po munde.
Ai më pa me habi,tundi kokën e pastaj më tha ;
Hajde pykë ,hajde,po a e di se ku je ? dhe përplasi me forcë sportelin.
Atë natë e kalova pothuajse pa gjumë ashtu ulur mbi bataniet e grisura që kundërmonin erë myku. Të nesërmen policët më shoqëruan me duar të lidhura në një zyrë që më vonë do ta mësoja se ishte dhoma e hetuesisë.Brenda priste një djalosh i kostumosur që mu prezantua si hetuesi im.
Po unë s’kam bërë gjë i thashë – bëra gabim që u arratisa e me vetëdije u ktheva përsëri.
Ç’farë ? – ulëriti si bish hetuesi – gabim ?
Ti ke kryer krimin më të lart,tradhëti ndaj atdheut – dhe iu drejtua policëve.
Merreni,qetheni e hiqjani këto rroba borgjezi !
Të lutem – i thashë pas pak.Më jepni të paktën pakot me cigare.
Ai jua bëri me shenjë policëve dhe ata më kapën prej krahu,më futën në një dhomë të vogël,më hoqën rrobat personale dhe më dhanë një kostum kaf doku të pistë ta vishja e pastaj direkt e në qeli.
Cigaret e mia – i bërtita policit .
Ai tundi kokën ,qeshi me të madhe e mbylli derën e qelisë.
Nisa të endem lart e poshtë qelisë e pas pak u hap sporteli e polici më zgjati një cigare partizani dhe një shuk letre me flakë që mbante në dorën tjetër.
Hajde shpejtë se mbete dhe pa të – më bërtiti .
Ndeza cigaren dhe nisa të vija vërdallë qelisë e në çast nisën të me binin si daulle mbi kokë fjalët e sinqerta e vllazërore të shqiptarit të Kosovës kur më thoshte rrugës për në aeroport;
I shikon këto cigare,banane, çokollata,edhe këto kanë për të ti marrë o qyqar ……
Më në fund kisha mbritur në atdhe !,,,
DITARI I BURGUT Spaç 1979