• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-AKP fiton kontestin gjyqësor 10 milionësh

June 19, 2018 by dgreca

-Agjencia Kosovare e Privatizimit fiton procesin gjyqësor ballë kompanisë ESBI nga Irlanda/1 AKP

PRISHTINË, 19 Qershor 2018-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Agjencia Kosovare e Privatizimit bëri të ditur sot se e ka fituar në të dy shkallët procesin gjyqësor që është zhvilluar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës me kompaninë ESBI nga Republika e Irlandës.
Kolegji i Ankesave i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës ka lëshuar Aktgjykimin, me të cilën ka refuzuar ankesën e paditësit ESBI Consultants Limited nga Republika e Irlandës, me çka ka vërtetuar Aktgjykimin e lëshuar nga Kolegji i Specializuar i po kësaj Gjykate që e ka refuzuar si të pabazuar padinë e ESBI-së.

ESBI Consultants Limited, kompani e regjistruar në Irlandë, ishte e angazhuar në menaxhimin e Korporatës Energjetike të Kosovës në vitet 2004-2006 përmes një kontrate të lidhur me ish-Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit, që tash është Agjenci Kosovare e Privatizimit.

Në 26 qershor 2008 ESBI kishte ushtruar padi ndaj ish-Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit për, siç thuhej në padi, mospërmbushje të detyrimeve ndaj saj për angazhimin në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Vlera e kontestit ka qenë 4,945,128.83 euro, ndërsa duke llogaritur pretendimet e ankuesit në interes (kamatë) nga viti 2006 e deri më tani, në vlerë totale i bie afër 10 milionë euro.Përgjatë një procesi të gjatë gjyqësor, Agjencia Kosovare e Privatizimit në të dy shkallët e Dhomës së Posaçme e ka fituar kontestin gjyqësor duke e kursyer kështu Buxhetin e Kosovës për rreth 10 milionë euro nga dënimet potenciale.Ky është edhe një rast i fituar i Agjencisë Kosovare të Privatizimit në betejat ligjore në mbrojtje të interesave të ndërmarrjeve të Kosovës.

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: 10 milion, AKP Kosove, Behlul Jashari

Çelsit 10 milion euro per Elseid Hysaj!

July 6, 2015 by Administrator

Nga Albano Kolonjari/
Skuadra anglese Çelsi eshte gati te jape 10 milion euro per kartonin e mbrojtesit shqiptar Elseid Hysaj. Lajmin e bent e ditur website sportiv “Chelsanews.com”. Sipas kesaj agjencie sportive, Hysaj eshte nje mbrojtes po aq i  talentuar sa mbrojtesi  serb Branislav Ivanovic. Ai (Hysaj)  eshte i forte dhe ka nje experience shume te madhe per moshen e tij 21 vjecare.  Gjithashtu anglezet thone se:”Hysaj mund te luaje ne te dyja krahet ne ate te majte dhe ne ate te djathte” dhe kjo eshte nje ane shume pozitive.  Per anglezet ana negative e Hysajt eshte fakti se nuk eshte nje mbrojtes ofensiv si Brana.  Por pavaresisht nga kjo ne mbrojtje ai eshte nje mbrojtes shume i  shkelqyer. Duket se Elseid Hysaj eshte ndjekur nga afer nga ndihmesit e teknikut te njohur Jose Mourinho gjate takimit miqesor Shqiperi-France 1-0. Sipas anglezeve Hysaj shikohet si zevendesues gjate ndeshjeve por edhe me vone i mbrojtesit serb Branislav Ivanovic. Kjo do te thote qe Hysaj tani per tani nuk do te jete pjese e formacionit te pare. Nga ana tjeter gjate kesaj merkatoje ne adrese te klubit te Empolit per te marre kartonin e Hysajt kane qene edhe klubet e Lacios, Napolit, Shalke, Leverkusen dhe Roma.

Filed Under: Sport Tagged With: 10 milion, Alban Kolonjari, Elseid Hysaj

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT