Shfaqet filimi dokumentar për Shoqatën Humanitare “Nanë Tereze” në Prishtinë, ndërkohë, prezantohen dy libra: “Miqtë e mi në Amshim!” me autor Dr. Dom Lush Gjergji, si dhe libri -“Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999 ” , “Intervenimi i NATO- s, në Kosovë”, dhe, filmi dokumentar “Rrugëtimi i një libri nëpër botë” , me autor Prof. Dr. Nusret Pllana/
Nga Beqir SINA – Bronx – NYC/
Fotot:Dritan Haxhia/*
SOUTHERN BRONX – NY : 28 Prilli, është ditëlindja e VATRËS, e cila, dje mbushi plot 104 vjet. Një shekull e katër vjet, është jetë -gjatësia, e saj, famëmadhes së shqiptarizimit në Amerikë, e cila “gulçonë”, me gjithë atë shprtin e saj kombëtar, më se 1 shekull, në mesin e shqiptarëve të Amerikës, duke ruajtur dhe mbajtur gjallë, Shqiptarinë. Kjo, organizatë, u shëndërrua shpejt në zemerën e shpritin patriotik të klubeve patriotike shqiptare, e cila megjithëse e re, 104 vjet më parë, dhe, fare e vogël në numër,(sa një fis, atëhere kur u themelua VATRA më 28 Prill 1912) në Shtetet e Bashkuara, por, që po rritej çdo ditë e shumë shpejt, duke treguar qysh në ditët e para të saj, një shkallë lart organizimi dhe përkushtimi, të paparë, ndonjëherë për Kombin e saj, në mbrojtje të vendit të tyre, nga fqinjët grabitqar që kërkonin ta coptonin. Siç është rasti ku përmes dokumentave arkivorë nga institucione akademike dhe shtetërore amerikane, ofrojnë si shembull – reagimin e Vatranëve në Amerikë, me Uillsonin në Konferencën e Londrës, ndaj rrezikut të gjymtimit të Shqipërisë në vitin 1920. Vatra një shekull e katër vjet, ka bërë një punë të madhe, dhe të rëndësishme, ndër vite për kauzën Shqiptare, dhe, ka kontribuar, për Shqipërinë, Kombin Shqiptarë, kudo e në të gjitha trojet Shqiptare, edhe në ditët e sotme. Dje, më 28 Prill 2016, me rastin e 104 vjetorit, në Shtëpinë e Vatrës, në Nju Jork, kjo organizatë, me një aktivitet të thjesht, ka shënuar këtë ngjarje kombëtare, të cilën e ka përshëndetur duke folur pak edhe mbi historikun dhe ndikimin e Vatrës, kryetari aktual Dr. Gjon Buçaj. Fillimisht , Kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj,- pasi i përshëndeti të pranishmit në sallë dhe ju dëshiroi mirëseardhje, atyre, duke hapur këtë veprimtari, tha se “ ne kemi nderin dhe pervilegjin të kemi në këtë ditë të lindjes së Vatrës, në mesin tonë, dy mysafirë të veçantë nga Kosova: Vikarin gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Lush Gjergjin, studiuesin, shkrimtarin, dhe biografin e njohur të Nana Terezes, dhe një ndër themeluesit të Shoqatës Humanitare “Nanë Tereza” në Prishtinë, si dhe mikun e Vatrës, Profesor Nusret Pllana,ish luftëtari i lirisë, gazetar, publicist, autor i gjashtë librave : “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999 ” , “Intervenimi i NATO- s në Kosovë” dhe producent e skenarist i filmit dokumentar “Rrugëtimi i një libri nëpër botë”. Kurse, Don Lush Gjergji, ndërsa, ka përgëzuar 104 Vjetorin e Vatrës, foli pak edhe mbi historikun dhe ndikimin e Vatrës, mbi Shqipërinë, dhe shqiptarët në Kosovë, e trojet shqiptare, kontributin e saj historik të saj, sidomos në diasporë, i cili tha ai dëshmon rolin dhe trashëgiminë e Federatës Panshqiptare të Amerikës, Vatra, gjatë 104 vjetëve, që nga themelimi i saj, nga ju vatranët që mbajtët gjallë këtë visar të paçmuar të pasurisë sonë kombëtare.. Më pas Dr. Lush Gjergji, në kuadrin e aktiviteteve të Vitit të Nana Terezes, i shpallur ky nga Kosova dhe Shqipëria, me rastin e 4 Shtatorit – ditës së Shejtërimit, të Nanë Terrezes, ka prezantuar dokumentarin e tij, mbi veprimtarinë, e Shoqatës Nëna Terezë, i cili tha, ai, ishte i vetmi entitet, prej ditës së parë që i përgjigjej nevojave të komunitetit, edhe nën sundimin e Serbisë, mbi Kosovën. Deri më 1990, Shoqëria Civile në Kosovë, spjegojë Don Lush Gjergji, njëri nga themeluesit kryesorë, të kësaj Shoqate humanitare, nuk ka ekzistuar ishte Shoqata Nëna Terezë, e cila ka kthyer një faqe të re në historinë e Kosovës, duke angazhuar qytetarët në rrjete vullnetare në implementimin e aktiviteteve. “Për, këtë shtoi ai nga viti 1990 deri në vitin 1998 ShHNT, ka vepruar si një institucion paralel me regjimin Serb, në Kosovë, si një “Ministri e Mirëqenies Sociale”, të asaj kohe, duke ofruar asistencë humanitare, si një Ministri e Shëndetit, duke krijuar një zinxhir prej 96 klinikave mobile dhe Materniteteve dhe si një Ministri e Edukimit, duke mbështetur sistemin arsimor-edukativ dhe ofrimin e kushteve themelore”. Dom Lush Gjergji, ftoi pas prezantimit të librit të tij të 12-të, “Miqt e mi në Amshim”, gazetarin Dritan Haxhia, që me anë të një video-projeksioni të shfaqte, dokumentarin me metrazh të shkurtër, ku protagonistët, nëpërmjet intervistave, treguan se :”ShHNT, ka për qëllim të ndihmojë duke ndërtuar në një shoqëri të hapur Civile, ku vlerat e të gjithë popullit do të respektohen dhe të kultivohen pa dallim kombësie, feje apo race, ku njerëzit do të jetojnë krah për krah me respekt të ndërsjellë dhe tolerancë”. Pas këtij dokumentari, një vend i veçantë iu dha nga autori Profesor Nusret Pllana, por edhe prej të pranishmëve, librit të gjashtë- I cili është dëshmi e gjallë, dhe vlerë, që do t’i duhej edhe Hagës. Një libër lapidar për ata të cilët u flijuan, derdhën gjakun e tyre, për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, kështu të paktën, deri tani, është cilësuar me pak fjalë Libri “Terrori Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844 – 1999” i Profesor Nusret Pallnës, i cili shpallos përmes fotografisë “Golgotën” dhe gjithë dhunën dhe terrorin e paparë të Serbisë, ndaj shqiptarëve të Kosovës; paqedashës, lridashës, dhe të pafajshëm. Një libër plot dhëmbje, por që ka edhe nocionin e krenarisë sonë kombëtare, i botuar në 12 gjuhë të botës, dhe promovuar në tre kontinetet, dhe i piblikuar në 50 vende të botës, përfshirë Washingtonin( SHBA) dhe Melburnin e Australisë. “Më lejoni fillimisht, t’ju përshëndes të gjithëve dhe në veçanti , kryetarin e Vatrës, Dr. Gjon Buçaj, dhe anëtarët e kryesisës, vatranët, në Florida, Michigan, dhe Toronto,” tha në fillim të fjalës së tij me këtë rast, profesor Nusret Pllana, i cili, është autor i librit, që fakton terrorin serb ndaj popullit shqiptar të Kosovës, si dhe filmit dokumentar “Rrugëtimi i një libri nëpër botë”, i cili u shpreh ai “ka në plan të realizohet në të ardhmen me një “buxhet të madh” si një dokumentar – artistik, për të konkuruar edhe për ndonjë çmim Oskar, në të ardhen”. Vatranët, thanë se së pari i jemi mirënjohës, dy miqve të nderuar të Vatrës, Don Lush Gjergjit dhe profesor Nusret Pllana, që ishin sot së bashku me ne, në shënimin e 28 Prillt, ditëlindja e VATRËS, e cila, u bë 104 vjet, këtu në Shtëpinë e Vatrës, në këtë ngjarje kulturore, për të cilat ka aq shumë nevojë jo vetëm Vatra, por i gjithë komuniteti shqiptarë në Shtetet e Bashkuara, të shoqëruar nga Bedri Kurtishi, ish luftëtar i UÇK-së, nga Toronto- Kanada. Pjesëmarrësit, me këtë rast vlerësuan dhe dhanë një mirënjohe profesor Pllanës, autori i këtyre, gjashtë, librave, për punën e tij të palodhshme për të faktuar në mënyrë shkencore një periudhë terrori dhe represioni të pa imagjinueshem ndaj popullit shqiptar, nga Serbia. “Profesor Pllana, thanë ata, me angazhimin e tij të palodhshëm, po e depërton të vërtetën për Kosovën edhe në skutat e botës, ku ndoshta nuk është dëgjuar as emri Kosovë, vetëm në Europë , libri ka hyrë në të gjitha kancelaritë perendimore. Si i tillë ai po vazhdon t’i shërbej Kosovës, në një mënyrë për të cilën kan nevojë të gjithë Shqiptarët. “Profesor Pllana, është dëshmuar para luftës, ndërsa zëri i tij i shpresës në kohën e luftës na kumbon edhe sot në vesh. Tani ai po e vazhdon luftën e tij për të vërtetën e atdheut tonë. Lufta për të vërtetën ndoshta është lufta më e vështirë, megjithatë profesor Pllana, po dëshmon se edhe kjo mund të fitohet”. Pastaj, fjalën e morën duke iu përgjigjur edhe interesimit të madh të pjesëmarrëseve, për veprat e tyre, autori dhe recensenti, Dr. Lush Gjergji dhe Profesor Nusret Pllana. Në fund të gjithë pjesëmarrësit, shtrënguan duart, dhe bënë një fotografi e cila është tradicionale në Selinë e Federatës PanShqiptare të Amerikës, VATRA, si dhe shprehen mirënjohje të thellë, për Vikarin gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Lush Gjergjin, studiuesin, shkrimtarin, dhe biografin e njohur të Nana Terezes, dhe një ndër themeluesit të Shoqatës Humanitare “Nanë Tereza” në Prishtinë, si dhe mikun e Vatrës, Profesor Nusret Pllana, autor i gjashtë librave : “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999 ” , “Intervenimi i NATO- s në Kosovë” dhe skenarist i filmit dokumentar “Rrugëtimi i një libri nëpër botë”, ish luftëtari i lirisë, gazetar, publicist. Don Lush Gjergji dhe Profesor Nusret Pllana, para largimit nga New Yorku, për të vazhduar me prezantimin e këtyre veprave, në Detroit, Çikago, Toronto(Kanada), dhe Jacksonville(Florida), dhanë posaqërisht dy intervista, në dy televizione, për TV 21 nga Kosova dhe Televizionin Albanian Culture nga New Yorku. *Per me shume fotografi na ndiqni ne Facebook – See more at: https://gazetadielli.com/ne-nju-jork-u-shfaq-dokumentari-per-nene-terezen-ne-104-vjetorin-vatres/#sthash.hbxmjFEW.dpuf