• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

11 Shtatori si Kujtese-KOSOVA BASHKË ME AMERIKËN

September 11, 2018 by dgreca

-Kosova, Memorial të përhershëm per  viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në SHBA/

1 ok koka-Homazhe në përkujtim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës/1 ok qeveria Heshtje

-Kryeministri Haradinaj: Vendosja e Memorialit, ndjenjë e përkrahjes së parezervë për familjet e viktimave të 11 shtatorit 2001 në SHBA. Kosova dhe Amerika janë bashkë edhe në këtë ditë dhe do të jenë gjithnjë /

-Ambasadori Amerikan Delawie: Sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork, Uashington dhe në Pensilvani, terrorizuan gjithë botën dhe populli i Kosovës gjithë kohën ka qenë me ne/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 11 Shtator 2018/ Në shenjë nderimi për jetët e humbura të tragjedisë së 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qeveria e Kosovës sot mori vendim për vendosjen e Memorialit të përhershëm në oborrin e qeverisë, për të cilin kryeministri Ramush Haradinaj tha se është e ndjenja e përkrahjes, e lutjeve për familjet e viktimave të 11 shtatorit, por edhe e përkrahjes së parezervë të popullit dhe institucioneve të Kosovës për Amerikën në luftën kundër terrorizmit.

Në mbledhjen e qeverisë së  Kosovës të nisur me nderime me një minutë heshtje, kryeministri Haradinaj tha se, pikërisht në ditën e sotme në vitin 2001 kanë ndodhur sulmet terroriste në New York, Pensilvani dhe Uashington, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe në këtë rast janë vrarë shumë njerëz të pafajshëm.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë prirë botës në shpëtimin e jetëve tona në kohëra të vështira të luftës së Kosovës dhe i kanë mbrojtur popujt e botës dhe këtë e ndjejmë më së shumti dhe më së miri ne, dhe është e kuptueshme ndjenja e përkrahjes, e lutjeve tona për familjet e viktimave të 11 Shtatorit, por edhe e përkrahjes së parezervë të popullit të Kosovës, të institucioneve, për Amerikën në luftën kundër terrorizmit”, tha kryeministri Haradinaj.

Më tej, kryeministri Haradinaj tha se sot janë bërë homazhe e nderim në përkujtim të viktimave nga kabineti qeveritar, kryetari i Kuvendit dhe zyrtarë të tjerë institucionalë të Kosovës, duke shprehur falënderim edhe për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie dhe kolegët tjerë të Ambasadës Amerikane. Kryeministri Haradinaj tha se Zyra e Kryeministrit në kuadër të përgatitjeve për sot, ka vendosur për ndërtimin e një memoriali të përhershëm kushtuar viktimave të 11 shtatorit, siç tha ai, një memorial i vogël por që do të shprehte respekt dhe në traditën e nderimit do të ishte i përvitshëm nderimi, sipas protokollit shtetëror, i këtyre viktimave të pafajshme, të sulmeve terroriste. “Nga ajo që u pa sot, nga mënyra e nderimit u vërtetua se një memorial simbolik, por i respektueshëm do t’i bënte nder Kosovës, institucioneve të Kosovës, qeverisë së vendit dhe të gjithë liridashësve, dhe do ta shprehte qartë përcaktimin tonë për koalicionin tonë kundër terrorizmit”, tha kryeministri Haradinaj. Po ashtu, sot në kuadër të këtyre aktiviteteve bëhen homazhe dhe ndezën qirinj në përkujtim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001, organizuar nga Zyra e Kryeministrit.Në mëngjesin e ditës së sotme në Prishtinë u bënë homazhe në përkujtim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  “Kosova dhe Amerika janë bashkë edhe në këtë ditë dhe do të jenë gjithnjë. Lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave të sulmeve të 11 shtatorit. Falënderoj ambasadorin Delawie për nderin që na bëri sot që të jetë bashkë me ne”,  tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi bëri homazhe.  Në ceremoninë e homazheve, të organizuar nga kryeministri, ishin të pranishëm edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ish-presidentja Atifete Jahjaga, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, ambasadorë tjerë të akredituar në Kosovë, ministra të kabinetit qeveritar dhe punonjës së Zyrës së Kryeministrit, të cilët nderuan viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuar të Amerikës.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se 11 shtatori ka qenë sulm mbi vlerat civilizuese, ka qenë provë për gjithë botën demokratike, për t’iu përgjigjur një fryme, e cila ka qenë çnjerëzore.
“Sot, kaq vjet pas asaj dite të rëndë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bota e civilizuar ka triumfuar. Çdo ditë e më tepër po mbizotëron arsyeja dhe në të njëjtën kohë vlerat demokratike, vlerat tona civilizuese perëndimore nuk ka askush që mund t’i cenojë”, tha kryetari Veseli, duke shtuar se Kosova do të jetë së bashku me Amerikën, sepse Amerika është shpëtimtare e Kosovës dhe do të jemi bashkërisht përjetë.
Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, tha se Shtetet e Bashkuara përkujtojnë sulmet e 11 shtatorit dhe me këtë rast falënderojmë Qeverinë dhe popullin e Kosovës për partneritetin dhe mbështetjen në këtë situatë. “Sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork, Uashington dhe në Pensilvani, terrorizuan gjithë botën dhe populli i Kosovës gjithë kohën ka qenë me ne”, tha ambasadori Delaëie.
Sot në mbrëmje, ora 20:00, para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj merr pjesë në homazhe dhe ndezjen e qirinjve në përkujtim të viktimave të sulmit terrorist në  SHBA, të 11 shtatorit 2001.

Filed Under: Featured Tagged With: 11 shtatori, Behlul Jashari, Kosova-SHBA

AMERIKEN NUK DO TA MBANTE TOKA PO TE MOS PERGJIGJEJ DENJESISHT KUR U SULMUAN QIEJT E SAJ

September 10, 2014 by dgreca

Nga Ramiz LUSHAJ/
1.Në historinë botërore tashmë ka hyrë një datë e vecantë: 11 shtatori i vitit 2001, që sivjet i përkujtojmë 13-vjetorin, çka na bën të kemi dhimbje e nderim për tragjedinë e viktimave njerëzore të kësaj dite; formon një apel ndërkombëtar për luftën e pambaruar kundër terrorizmit në kohën e hapësirat e shfaqjes së tij; përbën një epope qëndrese të shumanshme amerikane e solidarizim shumplanësh të komunitetit ndërplanetar .
Kjo datë në paralelet dhe meridianet e globit tokësor nuk është start i një Lufte të Tretë Botërore të një lloji tjetër dhe nuk përbën as Luftën e 11-të të SHBA, por është një Luftë e Pambaruar për Paqe Botërore.
Kjo datë nuk e ka ndrruar Botën e sotme, por tregoi faktin se sa shumë ka ndrruar Bota në këtë Mijëvjecarin e Tretë.
Kjo datë dëshmoi edhe dicka tjetër: Kush është Amerika për Amerikën dhe kush është Amerika për Botën.
2.11 Shtatori tragjik i vitit 2001 është një histori e përseritur e Peal Harbor të 7 dhjetorit 1941 në ishujt Hauai të SHBA, me të vetmin ndryshim se para 13 vitesh Amerika u sulmua nga brenda hapësirës gjeopolitike të saj, ndërsa para 73 vitesh u sulmua nga jashtë territorit të saj.Po ka edhe dicka tjetër: Në rast se më 1941 kamikazët kishin për adresë një shtet të vetëm ndërluftues, tashmë ishte një armik i pa atdhe, i pa ngjyrë, i pa fe, i pa besë – terrorizmi ndërkombëtar i sofistifikuar pas emra organizatash e individësh, që në gjak kanë bomba e trurin e droguar për gjakderdhje.
Në të dy rastet Amerikën e sulmuan për t’ia humbur krenarinë e sovranitetin e saj dhe në të dy rastet Amerika fitoi në vetëvete e doli përtej vetëvetes për të ruajtur e lartësuar dinjitetin, paqen e lumturinë e Botës.
Sot Amerika është strategjike për Vetëveten dhe për Botën në të dy anët e saj: në Lindjen Atlantike për Europën dhe në Perëndimin Paqësor për Azinë, cka i ngjan një peshoreje graviteti ekonomik e ushtarak për këto dy kontinente, që aktualisht në lidhjet e saj anon nga ana europiane me Bashkimin Europian, Federatën Ruse e shtete te tjera mesdhetare e nordike, por në të nesërmen e afërt e të shpejtë mund të anojnë edhe nga ana aziatike me Kinën e Indinë të shumëpopulluara e të tjera shtete të kësaj hapësire…
Sot Bashkimi Europian, për nga ana e konsolidimit si Union, është 200 vjet pas Amerikës, ndërsa nga ana ushtarake, Amerika është 50 vjet përpara Europës..
Sot Amerika, për nga tregtia shumëplanëshe, mbulon 51 për qind të asaj botërore.
Pra, Amerika është Amerikë.
Ndaj 11 shtatori 2001 nuk e donte të tillë.
3.11 shtatori nuk është ngjarje tragjike e një date, por janë disa ngjarje të këtilla në Amerikë, të drejtuara kundër Amerikës, që cuan te kjo ngjarje tragjike: është vendosja e bombës në Uorld Trade Center në vitin 1993: është goditja terroriste me bombë në një pallat me zyra në qytetin Oklahama më 19 prill l995; është tjetër goditje në një pallat banimi në Khobar Touers; është akti terrorist në ambasadat amerikane në Kenia e Tanzani; ështeë goditja me bombë në USS Cole në vitin 2000.
4.11 shtatori Amerikën nuk e gjeti në gjumë, por Bota kishte rënë disi në qetësi, biles edhe pas goditjes në Kullat Binjake e në Pentagon shumëkush priste rënien e Amerikës dhe kundërgoditje ndaj terrorizmit të rishfaqur në mënyrën më cnjerëzore e me gjakderdhje të mijëra viktimave të pafajshme
Cuditërisht Jelcini në Pallatin e Bardhë në Moskë i fërkoi duart e trumbetoi se tashmë kemi vetëm “Shtetet e Shpërbëra të Amerikës” e nuk apelonte menjëherë për luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar.
Sadam Hyseini ia shkelte brutalisht rezolutat e përseritura OKB-së dhe ia përzente inspektorët, ndërsa Pallati i Qelqtë në Nju York nxirrte rezoluta të reja e priste që djalli të bëhej ‘”engjëll”.
Gjykata e Hagës e linte të lirë kriminelin Milloshevic e oborrtarët e tij duarpërgjakur në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë e së fundit në Kosovë e lëshonte deklarata e fletë-arreste të risigluara duke vënë në shpërblim për kapjen e tij miliona dollarë.
Talebanët në Afganistan i gjuanin me top portretet e Budës të skalitura në male duke i shkatërruar ato e budistët rrinin duke i vajtuar në mënyrë mediatike.
E shembuj të tillë mund të sjellim prapë, por duam të nënvizojmë se kjo qetësi e botës së vitit 2001 ishte kaq e cuditshme, burokratike e individualiste saqë lejoi e coi në faktin e ditën që në një pjesë të Globit, në Amerikë, në Tempullin e Demokracisë, në selinë e Organizatës Botërore të Tregtisë, terrorizmi të godiste kaq ashpërsisht e pabesisht.
5.Amerika e ka përgjegjësinë e vet që u goditë në Nju York e vecanërisht në Pentagon, por, për këtë, askush nuk mund ta paragjykojë, ta gjykojë apo pasgjykojë Amerikën, se përse u goditë e aq më tepër që Bota të largojë përgjegjësitë e veta në këtë histori, në këtë tragjedi, në këtë datë, në këtë ditë.
Oktapodi i terrorizmit ndërkombëtar duke sulmuar Amerikën kërkonte të gjunjëzonte Botën.
Po të rrëzohej Amerika në një ditë, në atë 11 shtator 2001, Bota do ta kishte të vështirë, në mos të pamundur, që të ringrihej deri në kapërcyell të shekullit tjetër, sepse botës do ‘i mungonte shembulli amerikan, sipërmarrjet ndërkombëtare amerikane, konkurimi ndërplanetar amerikan nga nëntoka e deri tek yjet e galaktikës sonë.
Amerika ka dëshmuar në këta shekujt e fundit se nuk rrëzohet nga lufta e me luftë, por vecse duke e konkuruar me vlera nivele larta, të cilat i ka në stadrritjeje, biles edhe me 11 shtator 2001 i tregoi botës vlera të saj të reja si në përballimin njerëzor e organizativ të kësaj tragjedie dhe në kundërpergjigjen ndaj terrorizmit ndërkombëtar.
6.Amerika gjithënjë e ka paralajmëruar Botën për rrezikun imediat e katastrofal të terrorizmit ndërkombëtar, ndërsa Bota nuk e ndjente sa e sic duhej këtë rrezik real e me kosto tepër të lartë njerëzore, ekonomike e ushtarake.
U deshtë, ndoshta 11 shtatori 2001, kur terrorizmi ndërkombëtar sulmoi nga Qiejt e Amerikës, që njerëzit e shtetet e planetit të ecnin me këmbë në tokë e mend në kokë në luftën ndaj terrorizmit, qoftë në Afganistan e në Irak apo kudo gjendet ose shfaqet në hartën e Globit.
Amerika, edhe nga 11 shtatori 2001 e këtej, e ka kryer detyrën e lartë përballë kombit të vet e historisë, për kohën e sotme e të nesërme, duke luftuar me të gjitha format e mjetet, në krye të Koalicionit Botëror kundër Terrorizmit Ndërkombëtar.
Amerikën nuk do ta mbante Toka po të mos përgjigjej denjësisht kur iu sulmuan Qiejt e saj.

Filed Under: Editorial Tagged With: 11 shtatori, amerika, Ramiz Lushaj

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT