-Gjatë 10 viteve të pavarësisë, 2010-ta ishte me dy ngjarje shumë të rëndësishme drejt njohjes së plotë ndërkombëtare të shtetit më të ri evropian: lëgjitimimi i pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e
Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/
PPRISHTINË, 4 Janar 2018/ Kosova shtet i njohur deri tani nga 115 vende anëtare të OKB-së, nga dy në 2017-tën, në këtë vit – 2018-tën feston 10 vjetorin e pavarësisë së shpallur në 17 Shkurtin historik 2008.“Njohja nga Madagaskari është një ndër arritjet kryesore të Republikës së Kosovës për këtë periudhë 100 ditore”, ka vlerësuar Ministria e Jashtme në Raportin 100 ditor të punës së qeverisë që mori detyrën në 11 shtator, tre muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit 2017.
Madagaskari i solli Kosovës njohjen e 15-të në 26 nëntor, që ishte një nga dy njohjet në vitin 2017 pas asaj nga Bangladshi të njoftuar në 27 shkurt.
Njohjet e para Kosovës iu bënë në orët e para – ditën e parë pas shpalljes së pavarësisë, nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia, Shqipëria, Afganistani dhe Kostarika.
Nga shtetet fqinje vetëm Serbia ende nuk e ka njohur Kosovën, ndërkohë që në Bruksel zhvillohet procesi drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve, kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA.
Gjatë 10 viteve të pavarësisë, 2010-ta ishte me dy ngjarje shumë të rëndësishme drejt njohjes së plotë ndërkombëtare të shtetit më të ri evropian: lëgjitimimi i pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e
Kuvendi i Republikës së Kosoves në seancën e veçantë të datës 23 korrik 2010 ka miratuar solemnisht një deklaratë ku shprehte kënaqësinë dhe aprovimin për opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legalitetin ndërkombëtar të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe zotohej për respektimin e tij.
Gjykata Ndërkombëtare e
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kosova deri tani ka vendosur marrëdhënie diplomatike me 88 shtete, është anëtarësuar në më shumë se 60 organizata rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare, ka hapur gati 40 misione diplomatike dhe poste konsullore dhe ka të akredituar ambasadorë jorezidentë në rreth 60 shtete.