• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

18 SHKURT, TRONDITJA PA KTHIM E THEMELEVE TË KUMBARËVEOLIGARKË!

February 10, 2017 by dgreca

Nga Dr. Albina DEDA /Deputete e PD/

Sot asnjë shqiptar që përjeton zezajken qeveri të Edi Ramës nuk joshet nga monografitë e kumbarëve mafiozë arrogantë e të dhunshëm, kriminelë të unshëm të Amerikës e Siçilisë së viteve ’30! Është Edi Rama, ky baron i pashpirt, i pa fe dhe i paprincipe, me një tufë çerrash langoj që të kujtojnë horrat krimit, i cili po eklipson çdo lloj parie krimi në glob.

Më shumë se shqiptarët, pa dallim kahjesh politike, askush nuk e din e nuk e përjeton.

E din shpirti i plakës 100 vjeçe në Malësitë e Mirditës, e cila ndërroi jetën jo vetëm në vetmi, por pa dritë e ngrohje, se i pashpirti “rilindas” i preu energjinë!

E ndjen tregtari që mejton e vajton rreth dyqanit me qepena të ulur!

E ndjen biznesmeni i huaj që si “dhuratë”për miljonat e investuara mori shpërblim masakrimin nga kriminelë të lidhur me pushtet.

E ndjen biznesmeni shqiptarë i detyruar të shpronësohet nga Shullazët e Sajmo Qorrit!

E kush se ndjen këtë batërdi që nuk ngjan me asgjë etatiste as në diktaturën moniste.

E ndjen ti shqiptar që ruan një karburant, një shtëpi, një bankë që dhunohesh vritesh e masakrohesh nën hundët e policisë “që duam”, nga kriminelë ordinerë, në mos nga policia maskë.

Dikur pararendësit e tyre i quajtëm maska.Por çeta e Ramës nuk mban as maskë.

Ajo bashkinë, zyrën, policinë e shtetit, e kthen në gardë droge.

Ajo kriminelin ordiner si Roshi e bën lider.Ajo deputetin e saj e çon si korrier te Balilët e makinën e ministrit e kthen në taksi për Habilët.

Prandaj durimi është sosë e tehu i thikës ka prekur në kockë.

Prandaj çadrat e Perëndimit lagen nga lotët e emigrantëve shqiptarë, që çdo ditë vijojnë të ikin nga Atdheu-ferr me intensitet të paparë.

Prandaj do ketë 18-Shkurt, jo si rutinë politike opozitare, por si limiti i fundit i shpëtimit të demokracisë shqiptare.

18-shkurti nuk do ketë ngjyrat parciale të parties, por do jetë respiracioni idrejtuar për të shpëtuar nga kulçedra e oligarkisë.

26 vite më parë pikërisht në ditë shkurti Rinia e Shqipërisë ju shkurtoi jetën busteve e statujave. Sot lipset që në muzeun e errët të kujtesës së dhimbëshme shqiptare të instalojmë dhe kadavrat e oligarkisë.

18 shkurti nuk është as rradhë e as rutinë, por manifestimi i dhimbjes njerëzore shqiptare nga një klikë pinjollësh e dalë fare!

Filed Under: Komente Tagged With: 18 Shkurt, Albina Deda, E THEMELEVE TË, KUMBARËVE OLIGARKË!, TRONDITJA PA KTHIM

Basha: Në 18 Shkurt, manifestim kundër qeverisë

February 3, 2017 by dgreca

Basha: Në 18 Shkurt, manifestim kundër qeverisë, të tregojmë vendosmërinë për të ruajtur votën/

1 basha-5

Kreu i PD nga mbledhja e kryesisë së partisë:“Edi Rama me ministrin e tij të drogës Saimir Tahirin, dhe me një kupolë drejtuesish të korruptuar në Policinë e Shtetit, kanë krijuar qark më qark, në të gjithë vendin një rrjet kriminal të përbërë me kriminelë të regjur kanë marrë për detyrë të blejnë vota. Opozita zotëron emër për emër organizimin e këtij rrjeti, ndërkombëtarët janë në dijeni gjithashtu”

Rama-Tahiri rrjet kriminal në të gjithë vendin për të vjedhur zgjedhjet

Protestat e opozitës për lirinë e votës pritet të nisin më 18 Shkurt. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi kryesinë dhe kryetarët e degëve për të ngritur alarmin e grabitjes së zgjedhjeve nga qeveria, përmes një rrjeti të strukturuar kriminal. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka denoncuar se Qeveria është duke u bërë gati që të përdorë kriminelët për të shkatërruar zgjedhjet e 18 qershorit përmes vjedhjes së votës, ndaj ai thekso se PD do të jetë ne ballë të kësaj proteste për të mbrojtur votën qytetare. “I ftoj të gjithë bashkëqytetarët në një manifestim kundër qeverisë më 18 shkurt, në Tiranë. Të protestojmë bashkë kundër padrejtësive dhe varfërisë, kundër shëndetësisë që lëngon dhe arsimit të shkatërruar, kundër arrogancës dhe shtypjes qeveritare, kundër drogës, krimit dhe kriminelëve në politikë. Të mbrojmë lirinë për të zgjedhur dhe të tregojmë vendosmërinë për të ruajtur votën. Vetëm me kurajo dhe vendosmëri mund ta kthejmë pushtetin tek njerëzit”, shkruan Basha. Duke folur nga mbledhja e grupit parlamentar të PD, Basha theksoi se Edi Rama dhe Saimir Tahiri do të përpiqen mos të lejojnë zgjedhje të lira dhe ndershme për të mbajtur me çdo kusht pushtetin kriminal. Kreu i demokratëve theksoi se opozita ka dijeni për të gjithë elementët kriminelë që do të përdoren nga qeveria. Për këta emra, tha Basha, janë vënë në dijeni edhe ndërkombëtarët. Basha theksoi se Partia Demokratike së bashku me qytetarët nuk do të lejojnë skemën kriminale të qeverisë për të vjedhur votat në zgjedhjet parlamentare.“Investimet e huaja janë bllokuar, ekonomia është në gjendje të mjeruar. Shqiptarët vazhdojnë të largohen pasivisht nga vendi, dalja nga kjo gjendje është e qartë. Dalja e Shqipërisë nga kjo gjendje është e qartë, kalon përmes zgjedhjeve të lira, përmes largimit të kriminelëve nga politika, përmes luftës ndaj korrupsionit qeveritar dhe reformës në drejtësi. Rilindja e 1 prillit ka vetëm një qëllim, të ruajë gjendjen aktuale. Ta mbajë Shqipërinë kështu siç është, me këtë politikë sepse kjo gjendje ju siguron atyre pasurimin. Pakica në pushtet ka siguruar miliarda përmes drogës, koncesioneve dhe koncesionit qeveritar. Dëgjoni dëshmitë e ish-ministrit Manjani. Që të ruajnë dhe shtojnë pasurinë duhet që droga të vazhdojë të shtohet, që Balili me shokë të punojnë të lirë dhe të paprekshëm. E vetmja gjë që garanton që të vazhdojë pasurimi i tyre është mbajtja e këtij pushteti politik me çdo kusht. Dhe e vetmja mënyrë është vjedhja e zgjedhjeve. Sepse zgjedhjet e lira janë fundi i kriminelëve”, tha Basha. Më tej, ai shtoi se Rama po përgatit kriminelët që të grabisin votën e lirë. “Edi Rama me ministrin e tij të drogës Saimir Tahirin, dhe me një kupolë drejtuesish të korruptuar në Policinë e Shtetit, kanë krijuar qark më qark, në të gjithë vendin një rrjet kriminal të përbërë me kriminelë të regjur, nga eksponentë të njohur të krimit të organizuar, nga ish-të dënuar për krime të rënda, nga narkotrafikantë të skeduar ndërkombëtarisht, që kanë marrë për detyrë të blejnë vota, të dhunojnë zgjedhësit për llogari të Edi Ramës. Opozita zotëron emër për emër organizimin e këtij rrjeti, ndërkombëtarët janë në dijeni gjithashtu. Qytetarët në çdo qytet, në çdo fshat, njohin me emër dhe mbiemër bandën e zonës. Duke dashur të fshihet pas gjethes së fikut, Edi Rama ka shpërndarë këto skuadrone sa rreth vetes së tij  në partinë e tij dhe disa tek aleatët. Fshehja nga kjo qeveri e Eskobarit të Ballkanit, i kërkuar ndërkombëtarisht prej më shumë se një viti, ka për qëllim që bashkë me fshehjen e ortakërive që Eskobari ka me ministrat e kësaj qeverie, t’u japë një mesazh narko-trafikantëve e banditëve të angazhuar për pushimin e zgjedhjeve se Edi Rama dhe Saimir Tahiri do t’i mbrojë deri në fund. Droga prodhon para për të blerë vota, prodhon edhe kushtëzimin e votës. Me qindra e mijëra njerëz të thjeshtë, në vështirësi për bukën e gojës, që qeveria nuk u dha asnjë mundësi për të jetuar me dinjitet, ndaj i thërret si skllevër për të punuar në të zezë dhe u kërkon me kërbaç për të dhënë votën përndryshe nuk paguhen. Miliardat e koncesioneve dhe tenderave korruptivë të dhëna për klientët e një rrethi të ngushtë, nuk janë vetëm për luksin e tyre, por edhe për t’i hedhur në zgjedhje për të kapur zgjedhjet”. Kreu i PD i bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen pasi është momenti që Shqipëria të ndahet sipas tij, një herë e përgjithmonë nga krimi politik. “Detyra jonë si demokratë, është për të zgjuar, mbështetur reagimin e qytetarëve për të qenë zëri dhe mbështetja e tyre në çdo formë reagimi demokratik për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë interesa jetike të vendit. Sa më parë t’ia presim rrugën së keqes aq më pak kosto do të kemi. Është momenti që Shqipëria të ndahet një herë e përgjithmonë nga krimi politik. Sot, dua të ftoj të gjithë partitë politike, intelektualët, qytetarët shqiptarë pa dallime politike që të bashkohemi për të çliruar me çdo kusht shansin më të madh që ofron demokracia që u jep qytetarëve, votën e lirë. Kjo është beteja dhe Partia Demokratike do të jetë në ballë të saj”, tha Basha.

Filed Under: Analiza Tagged With: 18 Shkurt, Nasha, proteste

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT