• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nis viti i ri akademik, përkujtohet protesta studentore 1997 në Kosovë

October 1, 2015 by dgreca

-Në 1 tetor para 18 viteve në Prishtinë: Në protestë 30,000  studentë shqiptarë, në rrugë mbi 100,000 qytetarë/

Nga Behlul JASHARI/Prishtinë, 1 Tetor 2015/  Në Kosovë ka nisur sot viti i ri akademik dhe me këtë rast ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, vizitoi Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Si tradicionalisht, viti i ri akademik nis edhe me vlerësimin e përkujtimin e protestës së fuqishme të studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Prishtinës, të para 18 viteve, 1 tetorit 1997, në mbrojtje të arsimit shqip në Kosovë, për lirimin e Universitetit e shkollave të okupuara nga regjimi i dhunës serbe. Bashkë me studentët, në ballë të protestës, që nisi në Lagjen Velania të shtëpive të shqiptarëve të shndërruara në universitet, ishte edhe rektori historik, Ejup Statovci.

Pikërisht para 18 vitesh, drejtpërdrejtë nga protesta, kam raportuar për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) se, “në Prishtinë ka shumë studentë të plagosur pas ndërhyrjes së policisë serbe”,  se “janë rrahur edhe shumë vajza – studente të Fakultetit të
Mjekësisë sepse donin të ndihmonin studentët e lënduar”, dhe theksoja përkrahjen e gjithë popullit për protestën. “Në tërë qytetin e Prishtinës, ku kane dalë mbi 100,000 qytetarë, përkundër shtetrrethimit policor, mbretëron një atmosferë tepër e rëndë dhe e jashtëzakonshme”, dëshmoja korrespondent i ATSH-së nga Prishtina (i atëhershëm dhe i tashëm), përmes telefoninit në 1 tetor 1997.

Raportimin e bëja edhe nga ambientet e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës në lagjen Velania, ku ishte vendosur në një shtëpi private pas dëbimit të dhunshëm e të përgjakshëm të shqiptarëve të Kosovës nga objektet shkollore e universitare.

 “Forcat policore kanë bllokuar edhe ndërtesën e rektoratit. Në rektorat janë strehuar shumë studentë të lënduar, ndërsa brenda hyn edhe tymi i gazit lotsjellës”, raportoja nga vendngjarja ku isha me lidhjen e telefonike nga Prishtina me Tiranën. Raportoja edhe për ndërhyrjen e egër të forcave serbe kundër mëse 30,000  studentëve shqiptarë protestues, theksoja se “për në Velani janë drejtuar dhe tanket”.

“Më 1 tetor 1997 u mposht frika”, theksohet sot në një nga titujt në ballinat e shtypit në Kosovë.

Ish-drejtuesit e Lëvizjes Studentore të ’97-s, Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj, Albin Kurti dhe Driton Lajçi, 18 vjet pas këtyre protestave, i kujtojnë çastet e vështira të pikënisjes së kthesës së madhe historike që po vinte për Kosovën, kthesë e cila mori emrin dhe vulën e UÇK-së.

“Atë kohë kishim një ideal për një universitet në gjuhën shqipe dhe për lirinë e vendit. Protestat e ’97-s i patën ndërruar rrjedhat e zhvillimeve politike në Kosovë dhe kanë bërë jehonë të madhe ndërkombëtare. Prandaj, pa Lëvizjen Studentore dhe pa Universitetin e Prishtinës nuk do të mund të paramendohej lufta çlirimtare e cila rezultoi me lirinë e Kosovës”, është shprehur Dugolli për gazetën “Epoka e Re”.

“Në Kosovën e robëruar e të shtypur, terren ku realizohej padrejtësia më e madhe në Evropë, më 1 tetor 1997 njeriut të Kosovës iu rikthye dinjiteti. Më 1 tetor populli ndjehej krenar dhe nuk turpërohej, pasi kishte thyer një heshtje të gjatë e absurde. Padyshim, Lëvizja Studentore e atëhershme e ka shpejtuar procesin drejt lirisë, i cili edhe sot e kësaj dite ende nuk ka përfunduar”, është shprehur Kurti.

“Natyrisht, ta kthesh një faqe tjetër të historisë, ka qenë një veprimtari shumë e rrezikshme për të hapur dyer të tjera të mëdha. Dhe më pas liridashësit dhe UÇK-ja përfundimisht i bënë hapat e mëdhenj dhe të fundit drejt lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës”, ka theksuar Lajçi.

“Më 1 tetor është mposhtur frika e Kosovës, ka rënë miti i frikës dhe secili shqiptar është ndier mirë, më solidar me tjetrin, një vlerë tradicionale që u rikthye. Përvjetorët e 1 tetorit ushqejnë një impuls krenarie, natyrisht, por na bëjnë t’i kujtojmë shumë shokë tanët dëshmorë. Ata do të donin që ky vend të ishte edhe më mirë nga sa është, sidomos në veri”, ka thënë Mavraj.

Filed Under: Histori Tagged With: 1997 në Kosovë, Akademik, Behlul Jashari, Nis viti i ri, përkujtohet protesta studentore

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT