Donin të pastroni pusin e ujit, por u ndeshen me gaz helmus dhe humbën jetën xhaxhai e dy nipërit /
NGA BERATI PER DIELLIN-SULO GOZHINA/
BERAT – Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka ndodhur në mëngjesin e djeshme në fshatin Dushnik, 4 km në veri të qytetit të Beratit. Tre banorët e fisit Hoxha janë futur në pusin që kanë në oborrin para shtëpisë me qellimin që në fillim të nxjerin pompën nga thellësia mbi 8 ml. e më pas të pastron apo dhe të thellojn sado pak pusin që të siguronte ujë, te cilin banorët e këtij fshati e përdorin për ujë komunal apo dhe për të vaditur kopshtet e tokat për rreth tij. Ka qënë Kamber Hoxha 75 vjeç, ai që ka thirrur në ndihmë, nipin e tij Gentjan Goldashin 40 vjeç si dhe Neimin Hoxha djalin e vëllait për t’i ndihmuar. Por sapo kanë zbritur të tre përsonat janë përballur me një gaz helmues. Në këto rrethana më pas kanë qënë familjarët ata që kanë lajmruar policine e më pas kanë thirrur në ndihmë zjarr- fiksien si dhe ambulancat e spitalit rajonal të Beratit. Në vendin e ngjarjes ka mbritu policia, zjarrfiksit eqytetit si dhe ambulanca. Në vendin e ngjarjes ka mbrritur edhe prokurori i gatëshmë dhe grupi i ekspertve, mjeke etj.
Ngjarja : Burime pranë familjarve e të afermëve të viktimave thane për gazetën Dielli se të tre personat kanë hyrë në pus rreth orës 08.00, të mëngjesit të djeshëm dhe qellimi i tyre ka qënë të nxjerrin pompën nga pusi mbi 8 ml. i thell dhe më pas ta pastrojne e ndoshta ta thellojn që pusit t’i rikthehet uji të cilin banorët në këtij fshati e përdorin për ujë komunal apo dhe për të vaditur kopshtet e tokat që kanë rreth shtëpive. Por sapo kanë mbritur në fundin e pusit të tre, Xhaxhai e dy nipërit janë përballur me gazin metan të çliruar prej vitesh, pasi pusi qëndronte i mbyllur me kapak hermetik me qellim që të ishte i sigurët pasi në oborr luanin edhe fëmijë. Duket se mbyllja hermetike ka qënë fatale për të tre personal në fjalë, pasi sapo këta të fundit kanë mbritur në thellsin, fundin e posit, atje janë përballur me gazin metat të çliruar prej vitesh. Askush nuk e di se çfar ka ndoshur në fund të posit, por familjarët e tjerë që qendornin në grykën e pusit kanë parë se Xhaxhai e dy nipat nuk po reagojnë, janë shqetësuar dhe kanë kërkuar ndihmën e komshinjëve dhe të afrmëve të tyre. Kanë qënë këta të fundit që kanë lajmruar policinë e më pas kjo e fundit ka lajmruar me radhë, repartin e Zjarrfiksve të qytetit e më pas edhe ambulancën, veprim që e kanë bërë edhe familajrët. Burime pranë familjes kanë pohuar për gazetën se disa nga familjarët e tyre kanë dashur të futen në punë për ndihmë, por i kanë ndaluar të tjer përsona. Në këtë tragjedi që ka shokuar jo vetëm banorët e fshatit Dushnik por edhe më gjerë , tre familjet e këtij fisi kanë hapur dyerët e mortit, ndërsa pjestare të tjere të fisit kanë shkuar në Spital për të marë pas përfundimit të hetimeve trupat e pa jetë të familjarve të tyre.
Policia: Sapo ka mbritur në vendin e ngjarjes ka bërë rrethimin e zonës dhe me mbritjen e zjarrfiksve ka filluar operacionin e shpëtimit. Me bombulat e gazit punonjsit e Zjarrfiksve janë future në thellsin e pusit për të nxjerre prej andej të tre përsonat. E ndërsa doli i pari personë që sipas banorve ishte Neimi 44 vjeç babaj i dy djemëve, njërin prej të cilëve në Universitet e tjetrin 9 vjeçarë, u dukë se lëvizte gjymtyrën dhe ishte në një kllapi të thell, e ndërsa gezoj shumicën e banorve që ishin mbledhur në vendit e ngjarjes edhe për të dhënë ndihmën e tyre, duket se mbetën në hidhëruar kur mësuan se betejën me vdekjen e kishte humbur rrugës për në spital, apo në mbritjen atje. Duket se zjarrfiksit për dy personat e tjer e kanë pasur më të vështir nxjerjen nga thellsia e pusit pasi nga vetë insikti për të shpëtuar nga vdekja tashëm e sigurët Xhaxha e nip janë rrutulluar dhe ngatërruan në pompen apo dhe zorrën e e pompës si dhe ndoshta me vegla të tjera. Kështu që personin e dytë Gentjanin 40 vjeç, e kanë nxjerr prej fundit të pusit për afërsisht 45 minuta më pas kanë nxjerre edhe Kamberin 75 vjeç, të dy të vdekur, por që dy ambulancat njëra pas tjetrës i kanë dërguar në urgjencën e Spitalit të Beratit.
Prokuroria : Ndonse është në hapat e parë të hetimit, në vendin e ngjarjes kanë mbritur grupi i ekspertve si dhe prokurori i gatëshmë të cilit kanë filluar hetimet për zbardhjen e komplet ngjarjes. Po të njëtjat burime thanë për median e shkruar dhe atë vizive se grupi hetimor ka marë nën hetim deri në zbardhjen e komplet ngjarjes edhe familajrët si dhe të afrëm të tre viktimave që janë ndodhur për momentin pranë posit ku dhe ndodhi tragjedija, ndonse tashëm ngjarja është e zbardhur nga ana figurative, por detaje të tjera të pa zbardhura që çuan në humbjen e jetës të tre personave përbëjën për prokurorin dhe grupin e ekspertve ende probleme. Ndaj grupi i ekspertve vazhdon të hetoj për ngjarjen edhe në ditët në vijim.
Hasan Hametaj Drejtori i Policisë Vendor Berat drejtuesi, Komisar, në një prononcim për median e shkruar dhe atë vizive tha për gazetën se: Si dhe jeni present në vendin e ngjarjes, tashëm janë tre persona të pa jetë, kjo edhe nga padituria që kanë hyre në një pus që ka shumë pa u hapur kapaku si dhe e shihni me kapak hekuri, pra i mbyllur thuajse hermetikisht. Ne si polici bëmë të gjitha përpjekjet por rasti i shte fatal për të tre përsonat. Por në si polici do të ndjekim të gjithë procedurat ligjore, edhe nesër në cermonit e varrimit do të jemi present që të ndjekim rregullat e këshillat mjeksor për të mbrojtur banorët nga covid-19. Po keshtu punonjsit tane janë të gatëshm për të ndihmuar edhe grupin e ekspertve për hetime të më tjeshme, kjo në bashkpunim edhe me prokurorin e rrethit për këtë ngjarje fatale ku humbën jetën tre persona.