• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

30 SHTATOR, ORA 11. 00 A.M, PËRKUJTOHET MITHAT FRASHËRI

September 25, 2018 by dgreca

KOMUNITETI SHQIPTAR DO TË PËRKUJTOJNË MITHAT FRASHËRIN TË DIELËN, 30 SHTATOR ORA 11.00 PM/1-mitat-300x300

-Ditën e Djelë, 30 Shtatorë 2018, Ora 11.00, do të vendosen lule pranë varrit të Mithat Frashërit që ndodhet në  Ferncliff Cemetery, ne Westchester County, New York. Ftohen bashkatdhetarët të bëhen pjesë e këtij takimi përkujtimor –

Mithat Frashëri mbetet një ndër ikonat e Shqiptarizmit dhe një model i papërsëritshëm i intelektualit që jetën ia kushtoi Kombit të vet. Është kjo arsyeja pse shqiptarët e Amerikës e nderojnë shërbestarin e Kombit në çdo përvjetor të lindjes apo të ditëvdekjes.

Këtë të DjelëKomuniteti Shqiptar në NY-NJ do ta përkujtoi Mithat Frashërin në Përvjetorin e 69-të të vdekjes.

Mithat Frashëri lindi në Janinë me 25 Mars 1880 dhe mbylli sytë në Nju Jork me 2 tetor 1949.

Federata Vatra do t’i bashkohet këtij takimi përkujtimor, pasi e ndjenë detyrim që ta respektojë Mithat Frashërinë  jo vetëm pse ai ishte etalon i atdhetarit, intelektualit, publicistit, diplomatit, historianit, por edhe për faktin se Mithat Frashëri ishte një ndër kandidatët për të drejtuar Vatrën, së dyti ai ishte një ndër ambasadorët e emëruar dhe paguar nga Vatra(Kur Vatra kryente detyrat e shtetit të munguar shqiptar), së treti ai ishte i dërguari i Qeverisë së Sulejman Delvinës pranë Vatrës për të organizuar Huanë Kombëtare me 1921, Huaja që i dha shtetit shqiptar rreth 198 mijë Dollarë dhe e shpëtoi nga kriza financiare.

Organizatorët ftojnë bashkatdhetarët që të Djelënme 30 Shtator 2018, në orën 11.00 të bëhen pjesë të takimit përkujtimor pranë varrit të Mithat Frashërit, që ndodhet në  Ferncliff Cemetery, ne Westchester County, New York.

Adresa: 280 Secor Rd, Hartsdale, NY 10530

Filed Under: Featured Tagged With: 30 shtator, dalip greca, do te perkujtohet Mithat Frasheri

Kryeministri Isa Mustafa në krye të delegacionit të Kosovës me 30 Shtator në Nju Jork

September 17, 2015 by dgreca

-Në sesionin e thirrur nga Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, për Luftën Kundër Terrorizmit/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË/ Kryeministri i Kosovës,  Isa Mustafa, në 30 shtator në Nju Jork, do të udhëheq një delegacion, në përbërje të të cilit do të jenë edhe zëvendëskryeministri e ministri i Jashtëm,  Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, në sesionin e thirrur nga Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, për Luftën Kundër Terrorizmit. “Natyrisht se do t’i shohim ato përvoja dhe se këto përvoja t’i ndajmë në vendin tonë”, tha kryeministri Mustafa, në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës.

KOSOVA,  STRATEGJI PËR PARANDALIMIN EKSTREMIZMIT E RADIKALIZMIT QË SHPIE NË TARRORIZËM

Qeveria e Kosovës miratoi me 16 Shtator unanimisht Projekt-strategjinë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm 2015-2020 dhe Planin e veprimit për zbatimin e kësaj strategjie.

Ky vendim i sotëm i qeverisë së drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, pason mbledhjen e  Këshillit të Sigurisë së Kosovës, të 7 shtatorit, ku u shqyrtua Draft-strategjia nacionale për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm.

Kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e qeverisë së Republikës së Kosovës për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të parandaluar dhe luftuar të gjitha format e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.

Duke theksuar se ekstremizmi i dhunshëm përbën sfidë për të gjitha vendet e botës demokratike, kryeministri Mustafa ka shprehur vendosmërinë e Kosovës për të qenë pjesë aktive e angazhimeve të botës demokratike, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në luftën kundër këtyre dukurive.

PËRKUSHTIM I PLOTË KUNDËR KORRUPSIONIT

Në hapje të mbledhjes së 49-të të qeverisë së Kosovës, kryeminsitri Mustafa theksoi angazhimet kundër korrupsionit. “Kërkoj edhe një herë nga të gjithë ju që të punojmë me përkushtim të plotë në mënyrë që të eliminojmë çdo burim dhe çdo formë të korrupsionit në ministritë, agjencitë dhe drejtoritë që i menaxhoni”, u shpreh Mustafa në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, e cila kishte në axhendë 16 pika.

Kryeministri Mustafa, ka adresuar disa çështje aktuale, konkretisht trajtimin e çështjes së luftës kundër korrupsionit, e cila është diskutuar nga shoqëria civile, nga përfaqësuesit diplomatikë. Ai theksoi se qeveria e Kosovës e ka gjithmonë parasysh këtë çështje.

Kryeministri Mustafa vlerësoi faktin se gjatë këtyre tetë muajve nuk ka pasur ndonjë rast të shënuar të korrupsionit në organet e qeverisë, por tha se percepsioni për korrupsionin publik del se është i lartë dhe ky percepsion e dëmton edhe ndërtimin e shtetit ligjor dhe proceset e zhvillimit ekonomik dhe rrugën e integrimeve evropiane.

Kryeministri theksoi se nuk është e udhës që kjo çështje të vlerësohet vetëm mbi bazën e perceptimeve por kërkoi që të punohet konkretisht dhe që korrupsioni të adresohet në mënyrë konkrete. “Si kryeministër, por edhe si qeveri, kërkojmë nga të gjithë, edhe nga shoqëria civile nga bizneset, nga qytetarët, nga çdokush, që të paraqes çdo rast të korrupsionit, dhe që ta adresojë në mënyrë të drejtpërdrejt korrupsionin, qoftë në individë të caktuar, qoftë në organe të caktuara”, tha kryeministri Mustafa, duke bërë të ditur se disa prej ministrave por edhe ai vet nuk i kanë nënshkruar disa kontrata, për të cilat nuk kanë qenë të sigurt se a janë zhvilluar procedurat në mënyrë ligjore.

Duke shpalosur hapat që do të ndërmerren në këtë drejtim, kryeministri Mustafa po ashtu tha se javën e ardhshme do të punohet në ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Prokurimin Publik. “Do të kalojmë në prokurimin elektronik, nga fillimi i vitit të ardhshëm, që është edhe kërkesë e Bashkimit Evropian, dhe do të bëjmë të gjitha ndryshimet e Ligjit mbi Prokurimin Publik, të cilat e rrisin efikasitetin dhe efiçiencën e shfrytëzimit të parasë publike”, tha kryeministri Mustafa, duke theksuar rëndësinë e menaxhimit të kontratave dhe çështjen e çmimeve referente, në mënyrë që këto të rregullohen në pikëpamje ligjore dhe operative e që të mos lejohet në asnjë mënyrë dëmtimi i parasë publike.

Duke kërkuar angazhimin maksimal të të gjitha institucioneve  në mbrojtjen e parasë publike, Mustafa  theksoi nevojën për rezultate konkrete në këtë drejtim dhe që më tutje temat dominuese në Kosovë të jenë tema të zhvillimit dhe të punësimit.

Kryeministri Mustafa ka sqaruar detajisht edhe përfoljet lidhur me një kontratë për servisimin e një makine të qeverisë, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për asnjë shkelje, si dhe duke ritheksuar përkushtimin maksimal të qeverisë për mbrojtjen e parasë publike dhe luftimin e korrupsionit.

IBM, NË PIKAT KUFITARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS ME REPUBLIKËN E SERBISË

 Në mbledhjen e  16 Shtatorit  të qeverisë së Kosovës është miratuar edhe udhëzimi administrativ për procedurat e faljes së borxheve publike.

Në këtë  mbledhjen është miratuar vendimi përfundimtar për shpronësimet të cilat preken nga ndërtimi i ndërtesave të përhershme të menaxhimit të integruar të kufirit IBM, në pikat kufitare të Republikës së Kosovës me Republikën e Serbisë.

 Kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin preliminar për shpronësimet të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, drejt Shkupit-Maqedonisë.

 Qeveria është pajtuar që të mbështes financiarisht aktivitetet kulturore për shënimin e Ditës së Boshnjakëve të Kosovës.

Ministri kosovar i Financave, Avdullah Hoti,  ka informuar kabinetin qeveritar me raportin mbi performancën e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore në periudhën janar-gusht 2015. U tha se po vihet re se ka trende pozitive në rritjen e të hyrave në krahasim me gjashtë mujorin e vitit të kaluar.

Filed Under: Kronike Tagged With: 30 shtator, delegacioni ne OKB, Isa Mustafa

Histori: Çfarë ka ndodhur më 30 tetor?

October 30, 2013 by dgreca

1961 – “për shkak të shkeljeve të porosive të Leninit, trupi i Stalinit vendoset në një varr të thjeshtë”/

Nga Astrit LULUSHI*/

1885 – Lindi Ezra Weston Loomis Pound – poet amerikan, kritik i lëvizjes moderniste; kërkonte kthim në vlerat klasike në saktësi, qartësi, ekonomi të gjuhës. Punimet më të njohura të tij përfshijnë “Ripostes” dhe “Cantos” të pa përfunduara. Ezra Pound ishte amerikan i mërguar; në Londër e Paris në fillim të shekullit të 20-të, ku punoi si redaktor i disa revistave letrare amerikane dhe ndihmoi për të zbuluar e popullarizuart shkrimtarë si TS Eliot, James Joyce, Robert Frost, Ernest Hemingway; “Ezra mbron miqtë kur sulmohen; rri zgjuar gjithë natën me ta kur pretendojnë se janë duke vdekur; heq nga kokat e tyre idenë për të vrarë veten; merr përsipër shpenzimet spitalore; nxit botuesit për të marrë librat e tyre”, ka shkruar Hemingway për Ezrën. I revoltuar nga vrasjet e shumta në Luftën e Parë Boterore, midis dy luftrave Ezra Pound, hebre, përqafon fashizmin e Benito Musolinit dhe shpreh mbështetje për Adolf Hitlerin; ai bëhet folës radioje me pagesë nga qeveria fashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore për qindra transmetime kundër Shteteve të Bashkuara. Më 1945, Ezra arrestohet për tradhti nga forcat amerikane në Itali; u mbajt në paraburgim në një fushim ushtarak amerikan në Pisa, ku 25 ditë i kaloi jashtë në natyrë në një kafaz të ngushtë, me shufra hekuri. Kjo i shkaktoi një krizë nervore; mjeku e shpall të paaftë mendërisht për të dalë në gjyq dhe dërgohet në spitalin psikiatrik St Elizabeths në Uashington, DC, ku mbahet për 13 vjet si pacient dhe i burgosur. Në paraburgim në Pisa, Ezra shkroi pjesën e Cantos, e njohur si “Pisan Cantos”, për të cilat, më 1949, Biblioteka e Kongresit e nderoi me Çmimin Bollingen, duke shkaktuar polemika të shumta. Ezra doli nga spitali në vitin 1958 dhe u kthye në Itali, ku jetoi deri sa vdiq më 1972. Pikëpamjet politike bënë që puna e Ezras të mbetej në hije. Ernest Hemingway,  megjithatë shkroi se “vepra më e mirë e tij – Cantos – do të qëndrojë për aq kohë sa ekziston letërsia”.
Nga Ezra Pound
– “Imoralitet”
(shqipërim)

“Këndo për dashuri e plogështi,
Çdo gjë tjetër është pa vlerë
Në shumë vende kam qenë
Mes njerëzve s’pashë gjë tjetër.
Do t’ pranoja më mirë ëmbëlsi
Lulesh zije të vyshkura.
Sesa të bëj punë të mëdha
që njerëzit të më dallonin.”

1938 – Orson Welles transmeton në radio pjesën e dramatizuar Lufta e Botëve, nga libri H. G. Wellsit, duke shkaktuar një valë paniku mes audiencës, e cila mendoi se pjesa që luhej ishte emision lajmesh ku spikeri thoshte se planeti po sulmohet nga jashtëtokësorët.

1953 – Lufta e Ftohtë: Presidenti amerikan Dwight D. Eisenhower miraton zyrtarisht dokumentin tepër sekret të Këshillit të Sigurisë Kombëtare , ku urdhërohet që arsenali amerikan i armëve bërthamore duhet të ruhet dhe të zgjerohet për t’iu kundërvënë kërcënimit komunist .

1961 – Sovjeti suprem i Bashkimit Sovjetik vendosi se për shkak të “shkeljeve të porosive të Leninit”, trupi i Joseph Stalinit të hiqet nga vendi i  nderit brenda mauzoleut të Leninit dhe të vendoset në një varr të thjeshtë pranë murit të Kremlinit.

1993 -Vdiq në Londër Peter Kemp – ushtar, shkrimtar dhe gazetar. Kemp u arsimua në Cambridge. Si konservator e monarkist i alarmuar nga përhapja e komunizmit dhe në vitet 1930 ndërpret studimet e shkon në Spanjë, ku u bashkua me forcat nacionaliste spanjolle. Gjate luftës se dytë botërore, Kemp merr pjesë në operacionet speciale britanike ne Shqiperi e Kosovë. Më 1956, ai u ndodh në Hungari dhe raportoi si gazetar mbi revolucionin hungarez dhe shtypjen që i bënë tanket sovjetike; Kemp ndihmoi shumë studentë hungarezë për të ikur në Austri, duke i shpëtuar ata nga vdekja e sigurt. Peter Kemp ishte i pranishëm në Kongon Belge gjatë trazirave që çuan në pavarësinë e Zairese; ai mbuloi revolucionet në Amerikën Qendrore dhe Jugore si korrespondent i jashtëm për revista a gazeta britanike. Libri i tij i parë ‘Mine was Trouble’ përshkruan përvojat në Luftën Civile të Spanjës. Libri tjetër, ‘No Colours or Crest’ tregon përvojat gjatë kohës së luftës së dytë botërore kryesisht në Shqipëri, Më 1990, 3 vjet para se të vdiste, Peter Kemp Kemp përfundoi edhe autobiografinë me titull  ‘The Thorns of Memory’.

Mendim i ditës
“Letërsia është lajm që mbetet lajm”.
Ezra Pound

(Kortezi:VOA)

Filed Under: Histori Tagged With: 30 shtator, Astrit Lulushi, cfaree ka ndodhe, Histori

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT