• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

35 VJETORI I NJË JAVE TË PIKËLLUAR E TË VËSHTIRË

February 5, 2019 by dgreca

1 baba GjekesShkruan:Gjek Gjonlekaj/New York/Ishte e dielë në mbrëmje më 4 shkurt të vitit 1984, ora 8 e mbrëmes kur ra telefoni në banesën time. Nga zëri i pikëlluar i vëllaut kuptova se kishte ndodhur diçka e papritur në familjen tonë në New York.  Ai tha se baba ynë Nika kishte vdekur papritmas nga një sulm në zemër. Në atë kohë kisha jetuar në qytezën Annandale të shtetit Virginia në periferi të Washingtonit. Natyrisht se e perjetova rënde ketë lajm tragjik dhe të papritur. Menjëherë thirra në aeroportin e qytetit nëse kishte ndonjë lidhje ajrore atë natë me New Yorkun. Po thanë ata, ishte një lidhje ajrore në ora 10 të mbrëmjes, bile  ky kishte qënë  fluturimi i fundit. Mendova të udhëtojmë vetëm unë e gruaja, por djali i vogël Gjoni tha se donte ta shihte edhe njëherë gjyshin. Fëmijët kishin shumë emocione për vdekjen e gjyshit. Kështu udhëtuam të gjithë së bashku dhe arritëm në Brooklyn pak pas mesnate. Në banesën ku kishim jetuar me prindërit e mi gjetëm shumë miqë e dashamirë. Kishin arritur menjëherë edhe Kadri Abdyl Gjonbalaj me të gjithë anëtarët e rritur të familjes së tij. Familja jonë dhe familja Gjonbalaj ishin të pandarë. Ç’prej vitit 1981 unë dhe vëllau Luca  kishim marë pjesë aktive në demonstrata anti-jugosllave për lirinë e Kosovës. Atë natë pyeti dikush nëse do të bëhej vorrimi  në New York apo në vendlindje. Nuk kisha asnjë përgjigje në atë moment. Ç’prej prillit të vitit 1981 e deri atë ditë kisha menduar shumë për  këtë çështje që për mua kishte qënë tepër e ndjeshme dhe problematike në shumë aspekte. Dy javë përpara demonstratës së madhe në Washington kundër Jugosllavisë, unë kisha biseduar  gjërsisht me babain dhe nënën për vajtjen tonë në atë demonstratë dhe për pasojat dhe ndërlikimet që do të lindin nga pjesëmarrja ime atje. Gjithë kohën biseduam për çështjen e varrimit të tyre në vendlindje edhe pse ishte temë e papërshtatshme. Të dy prindërit thanë  mos u shqetëso për çështjen tonë. Bile iu luta vëllaut që të mos merrte pjesë. Kishim rënë dakord për këtë çështje. Datën e caktuar në mbrëmje u nisa për të marrë autobusin në vendin e caktuar në Manhattan ku prisnin shumë shqipptarë. Nuk e di si por pas pak arriti edhe vellau. E pyeta pse kishte ndërruar mendimin? Nëna më kishte tregur më vonë se ishte ankuar tërë kohën pse nuk po merrte pjesë në atë demonstratë. Por nëna i kishte thënë shko dhe mos u shqetëso për çështjen tonë.

Mua personalisht më shqetësonte një amanet i madh që më kishte lënë babai në dhjetor të vitit 1969. Pavarësisht se kisha qënë student në Fakultetin e Drejtësisë në Prishtinë, kisha vendosë të largohesha. Largimi im ishte çështje personale. Nuk kishte lidhje me regjimin dhe as me politikën e vendit. Unë në atë kohë nuk kisha asnjë rëndësi politike ose shoqërore. Isha një student i thjeshte, bile jo fortë i mirë në studime. Pavarësisht se nuk më pëlqente mërgimi u largova, por jo për mrekullitë ekonomike të Amerikës dhe as për jetën luksoze, por për vështirësi personale ekonomike. Largimin tim nga Kosova dhe Malësia e kujtoj si ditën më të dhimbshme të jetës.Disa javë para largimit e njoftova babain për këtë vendim. Nuk bëri asnjë koment, por aty për aty e mbuloi një heshtje e pikëlluar. Ai tha: “Po kjo nana jote ka me u çmend pa ty këtu”. Kjo fjali më shtyri t’i bëjë pyetje: ” po sikur të shkojmë të gjithë së bashku dy motrat dhe vëllau i martuar me një djal”. Përgjigjja e tij ishte më jep pak kohë të mendojë dhe brënda javës do të përgjjigjem.  Pas një jave më tha:”Po, do të shkojmë të gjithë me ty”. Por para se të nisemi dua me të lënë një amanet. “Kur të vdesë me më kthye në vendlindje në vorret e prindërve në Kodër të Kryqit siç i quajnë varrezat tona. I premtova duke i dhënë besën e Zotit që kam për ta kthyer trupin e tij të pa jetë në Triesh të Malësisë. Ti e kupton më tha se tash në moshën 60-vjeçare është vonë për mua të marrë rrugët e gyrbetit. Po e bëjë këtë sakrficicë për të mirën e familljes.
Pas një qëndrimi 9 muajsh në periferi të Romës në Itali,në shtator të vitit 1970 imigruam në Shtetet e Bashkuara. Pas jetesës shumë të mirë në periferi të Romës e kishim të vështirë përshtatjen në Amerikë. Shtetet e Bashkuara nuk kishin qënë ashtu siç e kishim imagjinuar. U desh një kohë e gjatë për t’u sistemuar. Punët e rënda fizike dhe mosnjohja e gjuhës së vendit e bënin jetën të vëshirë dhe monotone. Pas pak më shumë se një dekade u pranova në Zërin e Amerikës dhe atje fillova një jetë të re dhe shumë të mirë , mbase më të lumturën në Amerikë.

Të nesërmen a arritjes sime në New York për vdekjen e babait, malësorët ishin kurioz për vendimin tonë se ku do të vorrohet?. Familjarët dhe  dashamirët bënin telefonata gjithë ditën për këtë çështje. Dy tre dashamirë tonë kishin biseduar me zyrtarët jugosllavë për mundesinë e varrimit në vendlindje. Ata kishin thënë se nuk ka asnjë problem në qoftë se vellazërit Gjonlekaj vijnë në konsulllatë dhe bisedojnë me ne për disa kushte dhe mundesitë e vajtjes së tyre në Jugosllavi. Pas pjesëmarrjes sonë serioze ne demonstrata anti-jugosllave ne e kishim të vështirë hyrjen në zyrën e tyre. Ata kishin dërguar mesazhe që nuk do te jetë problem nëse ata vijnë në zyrën tonë dhe kërkojne falje dhe premtojne se nuk do të marrin më pjesë në demonstratat kundër Jugosllavisë. Dashamirët tonë ua bënë të ditur që në asnjë mënyrë ata i nuk pranojmë kërkesat e tyre. Ishte viti 1984 viti i përpjekejeve për liri. Nga ana tjetër vajtja jonë në Jugosllavi  në atë kohë do të quhej tradhëti nga shqiptarët atdhetar të Amerikës. Një ditë më vonë ata dërguan mesazhin që nuk do të lejojnë varrimin e tij në vendlindje. Kjo më shqetësoi shumë sepse nëna, motra dhe dy kushri kishin vendosur të udhetojnë në Malësi për varrimin e tij . Varrimi i tij në Amerikë më brengoste shumë sepse i kisha premmtuar kthimin në vendlindje. Pavarësisht premtimeve jugosllave,kisha frikë nga arrestimi dhe torturat e tyre.  Babai gjatë kohës sa kishte jetuar në Amerikë, nuk e kishte thënë kurrë një fjalë te keqe për atë regjim. Për 14 vjet në Amerikë nuk kishte marrë pjesë në asnjë aktivitet ku mund të flitej keq për Jugosllavinë.Ishte shumë i kujdeshëm për të mos i prishë vetes kthimin. Kishte përvojë nga Lufta e Dytë Botërore.

Gjatë pushtimit italian të Shqipërisë kishte hyrë vullnetar në forcat fashiste italiane për bashkimin e tokave shqipptare. Një numër i dukshëm malësorësh ishin bërë pjesë e forcave italiane për bashkimin e tokave të robëruara nga sërbo-malazezët.Kishte shërbyër në  vise të ndryshme të Shqipërisë,  bile tregonte për pjesëmarrjen  e tij në paradën ushtarake në Tiranë për vrasjen e Nok Gjeloshit. Atë paradë tregonte ai e kishte drejtuar një general italian dhe se e gjithë komanda kishte qënë italisht. Ai tregonte se kishte qënë shumë i shqetësuar sepse ai vet I dyti ishte në krye të batalionit.  Më vonë vullnetarët e Malësisë ishin kthyer në Mal të Zi në tokat e pushtuara nga Italia. Ai tregonte për sjelljet jo serioze të disa malësorëve. Tregonte për dhunë e plaçkitje. Disa herë kishte reaguar ashpër kundër tyre. Ata e kishin keqpërdorur fuqinë dhe armën e pushtuesit. Në fillim kishte qënë optimist për bashkimin e tokave shqiptare. E gjithë kjo kishte përfunduar keq sepse pas rënjes së Itaisë e kishin arrestuar dhe future në burgun e Shkodrës, Atje kishte qëndruar disa muaj dhe kishte pësuar keq. Kjo përvojë i kishte futur frikën për të mos u përzier më në asnjë aktivitet. Këtu në Amerikë sidomos pas vieteve 80′, kisha folur shumë për mundësinë e bashkimit kombëtar, Por pas rënjes së Italisë dhe rivendosjes së kufijeve të mëparshem shqiptaro-jugosllav ai e kishte humbur shpresën për bashkimin kombëtar. Entuziazmi ynë për këtë çështje i dukej i kotë. Por kurrë nuk zemërohej për pikëpamjet tona. Po këtë bindje kishte edhe miku i tij më i dashur në Amerikë Kadri Abdyl Gjonbalaj. Bile Kadria dhe babai i tij Abdyl Hysa kishin qënë në radhët e ushtrisë së Prenk Calit për bashkimin kombëtar. Edhe Abdyl Hysa kishte bërë disa vjet burg jugosllav për këtë çështje.

Ç’prej ditës së tij të vdekjes, kishin kaluar disa ditë dhe konsulllata jugosllave ende nuk kishte dhënë përgjigjen e vërtetë. Pasi e kishin parë se ne nuk do të shkojmë në Jugosllavi ata kishin dhënë lejen e duhur për varrimin në vendlindje. Në këto ndërlikime kishte kontribuar edhe një diplomat shqiptar i asaj konsullate. Ai ishte besnik i dalluar i Jugosllavisë në atë kohë. Zyrtarët jugosllavë ishin sjellë keq ndaj trupit të babait  të pajetë. E kishin zhveshur totalisht, nga frika se në trupin e tij të vdekur mund të kishim futur propagandë anti-jugosllave. Pasi e kishin mbyllur arkivolin dhe i kishin dhënë vulat e duhura,  drejtori i funeralit “Joseph Botti” më bëri telefon në shtëpi dhe me tregoi për sjelljet e tyre barbare. Kjo tha ai nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë. Ishte shumë i shqetësuar. U qetësua pasi i tregova arsyen pse kishin vepruar në atë mënyrë. Për shkak të motit të vështirë ata kishin arritur pas tri ditësh në vendlindje. Pavarësisht se ishte dimër pjesëmarrja në mortin e tij në Triesh kishte qënë e dukshme. Kishin marrë pjesë shumica e politikanëvë dhe të shkolluarëve  të Malësisë. Në letren e vdekjes, autoritetet malazeze kishin kërkuar që të mos përmendej emëri ynë si pasardhës të tij. Nuk kishin krijuar asnjë incident. Aty këtu ndonjë dashamirë besnik i Jugosllavisë kishte bërë komente jo të mira për mos pjesëmarrjen tonë, ashtu siç kishin bërë edhe këtu në Amerikë.  Dy gjëmtarë dhe një vajtore kishin qënë agresiv për aktivitetet tona për mospjesmarrjen tonë, duke na quajtur ballista e zogista, gjë që ishte e vërtetë sepse në atë kohë kishim lidhje të ngushta me këto dhe shumë organizata të tjera kombëtare. Pas një jave u ktheva nga New Yorku në Washington për të vazhduar punën. Ato ditë kishte vdekur udhëheqësi i lart sovjetik Juri Andropov. Një ditë pasi u ktheva producenti i Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës  më tha se unë dhe Fehime Pipa do të shkjomë sot në studio për të lexuar lajmet dhe për të drejtuar programin e ditës. Duke lexuar lajmet dhe reportazhet nga Moska për vdejen e Andropovit kisha shumë emocione sepse në atë orë vorrohej edhe babai im në Triesh.  Pasi mbaroi emisioni Fehime Pipa më pyeti. Pse kishe kaq emocione? I tregova të vërtetën.  Më bëri vrejtje se nuk duhesh të ishe sot në studio. Ishte ky një vendim personal. Nuk desha të dorëzohesha para jugosllavëve as në raste të tilla tragjike. Pa asnjë dyshim kjo ka qënë një javë e dhimbshshme dhe e vështirë që nuk e harrojmë kurrë. Pavarësisht se në atë kohë isha nëpunës i Qeverisë Federale të Shteteve të Bashkuara nuk e përdora në këtë rast, sepse Jugosllavia në atë kohë kshte lidhje të shkëlqyeshme me Amerikën dhe isha i dyshimtë se mund të pësoj keq. Më në fund dëshira e babait tim u realizua dhe ai prehet i qetë në varret e vendlindjes së tijë tash 35 vjet. Edhe nëna kishte lënë amanet varrimin atje. Edhe asaj ia plotësuam deshirën në Qershor të viti 2008 pa asnjë vështirësi. Poeti dhe shkrimtari ynë i madh Martin Camaj  kishte respekt të jashtzakonshëm  për të gjithë ata shqiptarë që  kërkonin të prehen  në amshim në dheun e të parëve. Këto amanete krijojnë dilema te mëdha për brezin tonë në diasporë. S’ka dyshim se ata ishin të dashur, por pasardhësit tanë  janë mbase më të dashur. Këto ishin disa episode nga ato ditë të dhimbshme nëpër të cilat kanë kaluar shumë shqiptarë në atdhe dhe në mërgim.
Ky shënim për babain tonë Nikë Pjetër Lukën -Gjonlekaj bëhet me rastin e 110-vjerorit të lindjes dhe 35-vjetorit të vdekjes.

Filed Under: Histori Tagged With: 35 vjet, Geek Gjonleka, Vdekja e babait

35 VJET NGA NJË DITË E “PARACAKTUEME”…

December 18, 2013 by dgreca

Shkruan:  Fritz RADOVANI/

Nder ngjarjet ma të shenueme të Epokës 2000 vjeçare të Kishës Katolike Botnore, asht data 16 Tetor 1978, atë ditë, kur Karol Wojtila i Polonisë komuniste zgjidhet Papë. Diten që u shpall zgjedhja e Tij si Papë per gjithë Boten u krijue një mendim nder të gjithë besimtarët katolik: “U lindi një shpresë”…ndoshta, nga dëshira e ndrydhun!

Mbas vitit 1963 që na dukej aq larg kur e mendojshim… Portreti i polakut Wojtila, sikur shpjegonte dishka të mëshefun mbrenda një fisnikije të paster. Të gjithë pa pikë dyshimi besonin në një forcë shpirtnore që buronte nga Atdhetarizmi polak i njohun dhe i perforcuem në dy betejat e pergjakshme të Luftës së Dytë Botnore, e ndoshta, krejt i pa provuem në Europë, perballë dy diktatorëve të asaj luftë: Hitler e Stalin. Madhështia e një Burri si Ai, ishte e lidhun me forcen shpirtnore dhe kuptohej vetem në përzemërsinë që shperthente kur bahej fjalë per persekucionin dhe shtypjen e të drejtave të njeriut.

Papa Gjon Pali II dukej si një vullkan kur fliste per Lirinë e Popujve të robnuem dhe, nuk mund të permbahej dhimbja shpirtnore e Tij kur fliste per Lirinë e Fesë. Ishte perballë Selisë së Tij në Vatikan, shemtimi ma i madh i Shekullit XX, Shqipnia ateiste e dhunueme nga komunistët sllavo – otoman ku, masakrohej çdo Njeri që beson në Zotin!

E, a mund ta pranonte këte Gjenocid në Atdheun e Gjergj Kastriotit një Polak?!

E, a mujte me heshtë një Papë, kur Zemra e Nanë Terezës pikonte gjak?!

E, a mujte një Papë, me pa Popullin e Ibrahim Rrugovës, në fund të shek. XX, tue e dëbue nga Trojet e veta një barbar komunist sllav?!

Një portret i një Pape që tregonte mendimin e thellë e të përqendruem tek sa e sa viktima të komunizmit dhe terrorizmit skllavnues, i cili, vetem me sy na jepte forcë!

Në vitin 1980 Papa Gjon Pali II, vizitoi në Jug të Italisë Otranton, e atje tha:

“Unë nuk rrij pa sjellë sytë nga Kisha Katolike heroike në Shqipni, e permbysun nga persekutimi i eger dhe i gjatë, por e pasunueme me dashuninë e Martirëve të Saj…” Atëherë nuk na besohej se një Papë Polak dinte aq shumë per vuejtjet tona…

Kur Papa vizitoi qytetin e Barit në vitin 1984, Ai persëriti edhe njëherë: “Mendja më shkon nga ky qytet, tek vllaznit e motrat e Shqipnisë, të cilët nuk mund të shfaqin haptas besimin e tyne fetar, një e drejtë themelore e kenjeve njerzore. Po ju këshilloj në lutjet tua të perbashkëta, se due ti siguroj këta vllazen që janë kaq të lodhun, se ata kanë një vend të veçantë në zemren time dhe ia Besoj per mbrojtje Zojës sonë!”

Në muejn Prill 1986, Papa vizitoi komunitetit katolik Shqiptar në Romë, dhe i tha fratit Shqiptar At Daniel Gjeçaj OFM., këto fjalë të paharrueshme: “Çdo ditë, sidomos gjatë sakrificës eukaristike, unë perpiqem të jetoj martirizimin tuej, të besimtarëve tuej, të vllazenve dhe motrave tona në Shqipni. Unë lutem çdo ditë per t’ ardhmen tuej, per  të gjithë besimtarët e besimeve të ndryshme dhe per Kishen në Shqipni, e cila në dukje, asht zhdukë…Unë e baj këte tue qendrue para Botës, sepse Bota duhet ta kuptojnë këte vuejtje, duhet ta kuptojnë këte padrejtësi!”

Dhe, pikrisht me 25 Prill 1993, plot 20 vjet perpara Papa Gjon Pali II puthi edhe Token Shqiptare, Até Tokë të lame me Gjak Martirësh, per të cilen Ai lutej çdo ditë!

Ai vinte nga një Aushvic… në një Tiranë tiranësh, ku vrasjet e besimtarëve të Tij ishin anë e kand një cope tokë, jo ma e madhe se 28.000 km. katror…e ku, nen çdo pllambë Tokë…ishte një Klerik Katolik Shqiptar i masakruem…Pa Kryq tek koka!

Shqipnia mbas vitit 1968, nuk kishte asnjë Kishë Katolike të padhunueme…

Ai vinte në Shkodër, mu në qendren e Gjenocidit komunist kunder Klerit Katolik Shqiptar, pikrisht aty ku, edhe vetë Europa nuk dinte (ose bante sikur nuk dinte) per  çka kishte ngja! Ai vertetë vinte nga një Poloni e robnueme, po në dorë kishte “çelsat” e një Kështjelle ma të dhunuemen në Ballkan me emnin “Rozafat”, ku pikrisht,… brijë sajë, mbi rrenojat e barbarëve të vitit 1967, Ai vuni me duert’ e Tij një Gurë…

Gurë që nuk do të tundet ma kurrë!..

Ishte porosi e Palit që në vitin 68 mbas Krishtit…

Atij Pali, paraardhës i Gjon Pali II..! Ky ishte polak… po ishte edhe yni!

Po, Po, i Shqiptarëve të Gjergjit… Bash Atij Prijsit Shqipeve që mbrojti Europen!

E para shtatores së Tij prej bronxi na la këte porosi:

“Të dashtun Vllazën e Motra! Sa herë në të kaluemen ju asht dashtë me ruejtë identitetin tuej. Me një angazhim të tillë, sikur edhe vetë ky shesh na e kujton, u shque figura e naltë e të Krishtenit Gjergj Kastriotit Skenderbeut, i respektuem nga Papët e Romës dhe përjetësisht i gjallë në kujtimin e Popullit Shqiptar…

Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vllazën e Motra s’ ishte pa kurrë në historinë e njerzimit… Europa duhet ta dijë…

Shqiptarë, Mos kini frikë!..”

***

35 vjet u banë që u zgjodh Papa Gjon Pali II…Me daten 16 Tetor 2013 !

Askush nuk mund të parashikonte se 20 vjet maparë, Ky Njeri i Madh që me thirrjen e Tij “Mos kini frikë!”… do të shemte komunizmin barbar të Shek. XX, dhe në vitin 1993…do të zbatonte dëshiren e vjeter të Papëve të Romës, me vizitue Shqipninë.

Tashti nuk ishte vetem Shqipnia e Gjergj Kastriotit po, edhe e Nanë Terezës…

Né që e kemi pa me sy në Katedralen e Shkodres, kemi pasë fatin e madh dhe ndoshta, të papërsëritshëm…me pa me sytë tonë Një Yll që kaloi në 130 vende të Botës, tue u dhanë dritë, dashni, paqë, mirkuptim, buzqeshjen e harrueme, e ma shumë se të gjitha, shpresë, guxim e trimni per vepra të mëdha në sherbim të Njerzimit…

“Mos kini frikë!”…

Me daten 3 Qershor 1991…edhe unë nëpermjet Imz. Mikel Koliqit… I bana një mesazh!… Me daten 8 Qershor, ora 19.00 mora përgjegjen bashkë me Bekimin e Tij…

Nuk kishte si me kenë rastësi ardhja e Gjon Palit II në Vatikan!

Janë plot 35 vjet…që u realizue edhe “Një Ditë e paracaktueme!..”

Melbourne, Dhjetor 2013.

Filed Under: Featured Tagged With: 35 vjet, zgjedhja e Wojtiles Pape

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT