MANHATTAN NYC – Nga shembja e pjesëshme e një faqe muri në stacionin qendror të trenave në Manhattan – New York, katër persona janë lënduar , tha një zëdhënës FDNY.
Njerëzit ishin brenda dhe po lëviznin duke dalë dhe hyrë në satcionin e trenit në Madison Ave. porta pranë East 43 Street në Grand Central Terminal, rreth orës 10:09, të paradites së sotme tha zëdhënësi FDNY.
Duke shtuar se të lënduarit u dërguan menjëherë në spitalin Bellevue me lëndime që nuk janë konsideruar rrezik për jetën, thanë zyrtarët e FDNY.
Simbas tyre edhe Departamenti për Mbrojtjen e Ndërtesave ishte njoftuar për rrezikun e shembjes, në faqen e saj të internetit.
Policia thotë se janë duke hetuar ngjarjen mbasi sipas tyre ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi kolapsin e pjesshëm të murit në stacionin qendror të trenave Grand Central Terminal në New York./Beqir Sina/
Dibra e Madhe: Një i vdekur dhe 4 të plagosur , mbyllet kufiri me Shqipërinë
DIBER E MADHE : Simbas rrjetiti social facebook njoftohet se momentalisht, policia kufitare maqedonase ka mbyllur të gjitha hyrje-daljet nga qyteti si dhe vendkalimin kufitar me Shqipërinë në Bllatë. Mbasi thuhet se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Dibrës nga ana maqedonase, kur një shqiptar shtetas i Shqipërisë, në një përpjekje për grabitje është hapur zjarr duke mbetur i vrarë një person dhe plagosur 4 të tjerë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë në qendër të qytetit, të Dibrës së Madhe njoftojnë disa postime në facebook ku si thonë ata janë duke iu referuar burimeve nga vendngjarja.
Të njëjtat njoftime thonë se një person i maskuar, ka tentuar të grabisë dyqanin e vëllezërve Erebara nga Dibra sot rreth orës 13:15. Hajduti u pikas nga kalimtarët dhe njëkohësisht hasi në rezistencë nga pronarët e dyqanit. Në distancë të afërt gjendeshin edhe dy persona të tjerë që dyshohet se ishin suport i hajdutit të maskuar.
Gjatë këtyre çasteve, kalimtarët i janë sulur grabitësit për ta neutralizuar. Në rrethana të paqarta ka pasur shkrehje arme zjarri që çoi në vrasjen e të dyshuarit të maskuar, që rezultoi se ishte shtetas i Shqipërisë. Policia maqedonase ende nuk ka konfirmuar emrin e viktimës. Në këtë ngjarje kanë mbetur të plagosur edhe 4 persona të tjerë. Njëri nga plagosurit është pronari i dyqanit, Mexhit Erebara i cili është dërguar për mjekim të mëtejshëm në Shkup. I plagosuri i dytë është taksisti Agron Cami, i cili rastësisht u gjet në vendin e ngjarjes. Dy të plagosurit e tjerë janë shtetas shqiptarë të Shqipërisë, të cilët janë dërguar për mjekim në spital dhe po mbahen nën ruajtje policore pasi dyshohen si bashkautorë të grabitjes tragjike. Aktualisht, policia ka mbyllur të gjitha hyrje-daljet nga qyteti si dhe vendkalimin kufitar me Shqipërinë në Bllatë, shkruajnë në rrjetin social facebook./B.S.INA/