-Të pesë deputetët e arrestuar: Donika Kada Bujupi, Albin Kurti, Fisnik Ismaili, Ismail Kurteshi, Haxhi Shala. Kërkohen dy të tjerë – Albulena Haxhiu e Faton Topalli /-Policia konfirmon arrestimin e 3 deputetëve sot/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 30 Nëntor 2015/ Arrin në pesë numri i deputetëve të Kuvendit të Kosovës të arrestuar, pasi policia konfirmon shoqërimin në stacionin policor të Ismail Kurteshit të VV dhe Haxhi Shalës së Nisma-s.
“Lidhur me gazin lotsjellës të hedhur me herët brenda në sallën e Kuvendit, Policia e Kosovës me urdhër të prokurorit kompetent iu ka kumtuar deputetëve Shala dhe Kurteshi urdhrin verbal të prokurorit se duhet të shoqërohen në stacion policor për intervistim”, bëhet e ditur në njoftimin e dërguar nga Policia.
Shtohet se dy deputetët “kanë bashkëpunuar dhe kooperuar me zyrtarët policorë dhe bazuar në urdhrin e prokurorit janë sjellë në stacion policor për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme ligjore”.
Më parë, nga opozita me gjithësej 31 deputetë në Kuvendin 120 anëtarësh të shtunën në mbrëmje është arrestuar në selinë e VV-së Albin Kurti, Donika Kada Bujupi e AAK është arrestuar më herët në shtëpinë e saj, ndërsa kërkohen dy të tjerë – Albulena Haxhiu e Faton Topalli të VV, që të katërt me fletë arreste pas zhvillimeve në Kuvend me gaz lotsjellës dhe përplasje tjera.
Seanca e Kuvendit të Kosovës, e ftuar për sot për në orën 11:00, por e pamundësuar nga gazi lotsjellës i opozitës, nisi pak para orës 14:30, në sallën plenare, pa opozitën, me 81 deputetë të pranishëm, dhe po vazhdon.
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, mori vendim “për përjashtimin individual ditor të deputetëve të opozitës që kanë rënë ndesh me Rregulloren e Kuvendit”.
Pas kësaj, përplasje në Kuvendin e Kosovës kishte edhe rreth orës 13:50, derisa kryetari i VV, Visar Ymeri, donte të shëprthejë kordonin policor për të shkuar në sallën e seancave bashkë me deputetë të tjerë opozitarë. U gjuajt edhe gaz lotsjellës te kordoni nga debutetët e opozitës që ishin ballë për ballë. Policët mbanin edhe gazmaska.
Për këtë zhvillim, njoftimi dërguar nga Policia bën të ditur se, “rreth orës 13:50 disa deputet të opozitës kanë tentuar të shkojnë në drejtim të shkallëve për në katet e larta, ku supozohej se do të vazhdoj të mbahej seanca në sallën e improvizuar, mirëpo bazuar në vendimin e kryesisë së Kuvendit të njëjtit janë ndaluar nga sigurimi i Kuvendit dhe nuk janë lejuar të kalojnë”.
“Deputet kanë vazhduar me tentimet e tyre për të depërtuar lartë, duke i shtyrë zyrtarët policorë, mirëpo nuk kanë arritur të kalojnë dhe pastaj kanë hedhur mjet të dyshuar gaz lotsjellës”, vijon njoftimi.
Policia e Kosovës thekson se, “edhe në këtë rast në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent ka vazhduar me realizimin e detyrave policore drejt hetimit të këtij rasti”.
Kuvendi i Republikës së Kosovës nisi sot para mesditës përsëri me tym gazi lotësjellës një seancë në sallën plenare mes kundërshtimeve nga opozita e me masa të shtuara sigurie brenda sallës, ndërtesës e jashtë saj, si dhe në hyrje me kontroll të detajuar për të gjithë, dersa deputeti Fisnik Ismaili i VV është kthyer prapa pas kontrollit, dhe më pas është arrestuar nga Policia, e cila bëri të ditur se i kanë gjetur dy bombola gazi. Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, deputetit Ismaili i është caktuar ndalimi 24 orësh.
Deputetët opozitarë Smajl Kurteshi i Vetëvendosjes dhe Haxhi Shala i Nismës për Kosovën hodhën gazin lotsjellës që pamundësoi nisjen e seancës së Kuvendit sot para mesditës.
Pas këtyre zhvillimeve, Policia e Kosovës deklaroi se, është duke hetuar drejt zbulimit se si është futur sot lotjellësi në Kuvendin e Kosovës dhe konfirmoi ndalimin dhe shoqërimin në stacion policor të deputetit Fisnik Ismaili.
Policia e Kosovës tha se, si institucion i zbatimit të ligjit, lidhur me seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe bazuar në vendimin e mëhershëm të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka bërë planifikimet e nevojshme policore, duke ndërmarrë masat e nevojshme ligjore për ofrimin e sigurisë dhe ushtrimin e kontrollit, bazuar në procedurat e parapara ligjore dhe rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Policia e Kosovës me zyrtarët e sajë policorë ka filluar me kontrollin e personaliteteve në hyrje të Kuvendit të Kosovës, ku gjatë kontrollit tek deputeti Fisnik Ismajli janë gjetur në posedim 2 bombola gazi, që dyshohen të jenë gaz lotsjellës.
Zyrtarët policorë bazuar në procedurat ligjore të njëjtin e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme policore, të cilat do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent, ndërsa mjetet e dyshuara janë konfiskuar në cilësi të provave materiale.
Me vendim të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, bazuar në Rregulloren e Kuvendit të Kosovës është kërkuar hyrja e personelit të sigurimit në seancën e Kuvendit të Kosovës, të cilët konform autorizimeve ligjore kanë hyrë duke formuar kordon sigurie brenda në seancë.
Ndërsa pas hyrjes së Kryesisë dhe deputetëve në sallën e Kuvendit të Kosovës, në momentin e përgatitjes së fillimit të seancës, përsëri nga deputetë të caktuar është hedhur mjet i dyshuar i cili po ashtu dyshohet se është gaz lotsjellës.
Referuar rrethanave dhe situatës së krijuar në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku është hedhur mjeti i dyshuar, Policia e Kosovës në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për hetimin dhe verifikimin e mjetit të dyshuar.
Bazuar në kompetencat dhe autorizimet ligjore që ka Policia e Kosovës, është duke ndërmarrë veprimet e saja hetimore drejt zbulimit se si është futur mjeti i dyshuar në sallën e Kuvendit të Kosovës, dhe kohën se kur ka mund të jetë futur ky mjet i dyshuar, përfundonte deklarata.
Me 35 pika në axhendë, për sot me fillim në orën 11:00 ishte ftuar një seancë e re e Kuvendit të Kosovës, i cili që nga fillimi i sesionit vjeshtor ka përfunduar vetëm dy seanca në “sallë alternative” pa opozitën, e cila e ka bllokuar edhe me hedhje gazi lotsjellës në sallën plenare në kundërshtimet edhe me protesta të katër marrëveshjeve të 25 gushtit me Serbinë, veçmas të asaj për asociacionin e komunave me shumicë serbe, si dhe të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.