• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOSOVË-KUVENDI 60 ME 60, TE HENEN SEANCA

August 13, 2017 by dgreca

2 Prishtina Rugova-Për të Hënën, 14 gusht, është ftuar vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës që s’mund të mbahet derisa vetëm gjysma e 120 deputetëve pritet të jetë në sallën plenare…
 
-Shtetet e Quint-it në një deklaratë dërguar nga Ambasada e SHBA në Prishtinë: Jemi të brengosur me situatën politike në Kosovë…Një parim primar dhe i rëndësishëm është se deputetët e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës duhet të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe të lejojnë fillimin e punës/
 
–QUINT MEMBER STATES STATEMENT ON ONGOING POLITICAL SITUATION IN KOSOVO/
 
-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/
 
PRISHTINË, 13 Gusht 2017/ Është ftuar për nesër vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, por nuk mund të mbahet derisa vetëm gjysma e 120 deputetëve pritet të jetë në sallë dhe pa pjesërmarrjen e koalicionit PDK-AAK-Nisma, i cili si fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit është subjekti i vetëm me të drejtën e propozimit të kryeparlamentarit sipas një vendimi të para tre viteve të Gjykatës Kushtetuese.
Mospjesëmarrjen e ka paralajmëruar edhe i vetmi deputet nga koalicioni fitues pjesëmarrës deri tash, e që e bënte kuorumin me një më shumë gjysma në vazhdimin e seancës të enjten e kësaj jave, por nuk mund të procesohej me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve pa propozimin e koalicionit PDK-AAK-Nisma.
Pjesëmarrja e mospjesëmarrja nesër në sallën plenare e deputetëve të ftuar nga kryesuesi për vazhdimin e seancës konstituive pritet të jetë 60 me 60, me numrat që ishin pro dhe kundër propozimit të koalicionit fitues për shtyrjen për dy orë të axhendës së zgjedhjes së kryetarit e nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës në ditën e nisjes së seancës, pas betimit të deputetëve. Pro ishte edhe një votë e vetme nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nisi në 3 gusht paradite me vonesë dhe vijoi me tre pushime dhe një ndërprerje në mesditë, pastaj e ftuar për në orën 15:00 për vazhdimin që u bë i pamundur nga mosardhja e deputetëve të koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-Nisma. As në 4 gusht nuk vijoi seanca meqë vijoi mungesa e deputetëve të koalicionit fitues, ndërkohë që vetëm gjysma e tyre kishin ardhur në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.
Pas këtyre zhvillimeve,  ftuar e drejtuar nga deputeti më i vjetër kryesues i seancës, Adem Mikullovci, në 4 gusht u mbajt takimi i parë konsultativ i përfaqësuesve të subjekteve politike parlamentare lidhur me vazhdimin e seancës konstituive, ku u vendos që të mbahet edhe takimi i dytë në 9 gusht, në të cilin nuk pati konsensus lidhur me propozimin që vazhdimit të seancës t’i paraprijë një takim tjetër konsultativ në 16 gusht, e më pas dështoi vazhdimi i seancës konstituive së ftuar ndërkohë për në 10 gusht në mungesë të koalicionit PDK-AAK-Nisma.
Kryesusi Mikullovci, i cili është nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërkohë ka shprehur qëndrimin se nuk do ftojë më takime konsultative të partive parlamentare dhe ka ftuar vazhdimin e seancës konstituive për të hënën e 14 gushtit.
LVV nuk ka marrë pjesë në takime konsultative duke theksuar se ato janë të panevojshme dhe se thirrja e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit është në kompetencë të kryesuesit.
Pa zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve nuk përmbyllet konstitumi i Kuvendit dhe nuk mund të kalohent në votimin e kryeministrit e qeverisë së re të Kosovës.
Në ndarjen e 100 vendeve për shqiptarët në Kuvendin 120 anëtarësh, rezultatet e zgjedhjeve, ku PDK-AAK-Nisma ka 39 mandate, Lëvizjes Vetëvendosje 32  dhe LDK-AKR-Alternativa 29, nuk i kanë dhënë numra të mjaftueshëm koalicionit fitues për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, as nuk i mundësojnë asnjë subjekti të vetëm ta krijojë qeverinë e re.
Në votimet në konstituimin e Kuvendit dhe për zgjedhjen e qeverisë, si dhe në vendimmarrje tjera parlamentare, pjesë e rëndësishme e procesit janë edhe 20 deputetët e komuniteve pakicë. Komuniteti serb ka 10 vendet e garantuara, 9 të Listës Serbe dhe 1 të Partisë së Pavarur Liberale, ndërsa edhe 10 deputetë janë të komuniteteve tjera pakicë.
Koalicionet paszgjedhore, që nuk janë bërë ende as më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve, janë të domosdoshme si e vetmja alternativë për të mos shkuar sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme paralamentare, që do ishin të dytat brenda vitit 2107, kur në Kosovë janë edhe zgjedhjet e rregullta lokele në 22 tetor.
Një muaj para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në 10 maj,  Kuvendi i Kosovës u vetëshpërnda me kalimin me shumicë votash, të opozitës e edhe të partisë më të madhe të maxhorancës – PDK, të  mocionit të mosbesimit për qeverinë e udhëhequr nga LDK, të zgjedhur në 9 dhjetor 2014 në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë me vonesë gjashtë muajshe pas zgjedhjeve të 8 qershorit.
Vonesë tashmë ka edhe pas zgjedhjeve të 11 qershorit të 2017-tës…
 
SHTETET E QUINT-IT: JEMI TË BRENGOSUR ME SITUATËN POLITIKE NË KOSOVË
 
–  
-Deklaratë e shteteve të QUINT-it mbi saituatën politike në Kosovë/
 
 
 PRISHTINË, 13 Gusht 2017/Shtetet e Quint-it në një deklaratë dërguar sot nga Ambasada Amerikane në Prishtinë shprehen se  jemi të brengosur me situatën politike në Kosovë.
Kosova është duke u ballafaquar me shumë sfida, ato të tanishme dhe ato afatgjata duke përfshirë këtu programin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, situatën energjetike por edhe nevojën për zhvillim ekonomik, fuqizimin e sundimit të ligjit, perspektivën Europiane të Kosovës dhe marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë”, thekson deklarata.
Qytetarët e Kosovës, vijohet më tej, merritojnë një Kuvend dhe Qeveri për t’u ballafaquar me këto sfida.
 
“Është përgjegjësi e liderëve kosovarë t’i krijojnë këto instituciuone por edhe të ndërmarrin reformat e nevojshme që të parandalojnë bllokada të tilla në të ardhmen. Shpresojmë që liderët kosovarë, si në politikë ashtu edhe në shoqërinë civile, do të prijnë në zgjedhjen e kësaj çështjeje duke ofruar propozime konkrete”, thuhet në deklaratë.
Shtetet e Quint-it në deklaratën e përbashkët përfundojnë se, një parim primar dhe i rëndësishëm është se deputetët e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës duhet të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe të lejojnë fillimin e punës së tij.
13 August 2017
QUINT MEMBER STATES STATEMENT ON ONGOING POLITICAL SITUATION IN KOSOVO
We are concerned by the ongoing political situation in Kosovo. Kosovo faces many challenges, both immediate and long term, including both the IMF program, energy situation, but also the need for economic development, strengthening of the rule of law, Kosovo’s European perspective and Kosovo’s relationship with Serbia. Kosovo’s citizens deserve an Assembly and Government that can meet these challenges.
It is the responsibility of Kosovo’s leaders to form these institutions, but also to make the necessary reforms to prevent similar deadlock in the future. We hope that Kosovo’s leaders, both in politics and civil society, will take the lead in resolving this issue, including by providing concrete proposals. An important first principle is that deputies elected to the Kosovo Assembly should attend Assembly sessions and allow its work to begin.

Filed Under: Analiza Tagged With: 60 me 60, Behlul Jashari, Kuvendi i kosoves

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT