-Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” dënon aktin terrorist/
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio, tha se tetë njerëz janë vrarë kur një kamion ka goditur kalimtarët në një zonë çiklistësh në lagjen Menhatën.Policia tha më herët se disa njerëz janë plagosur në incidentin e së martës, të cilin de Blasio e quajti “akt të frikshëm terrorist”.“E dimë se ky veprim ka pasur qëllim të thyejë shpirtin tonë. Por, e dimë po ashtu se njujorkezët janë të fortë dhe ne nuk do të thyhemi kurrë nga një akt i dhunës”, tha de Blasio.
Eshte e situate se numri i te vdekureve eshte tete , ndersa njëmbëdhjetë njerëz kanë plagë serioze, por jo kërcënuese për jetën, thanë shërbimet emergjente.Autoritetet thanë se 6 veta humben jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë vdiqën më pas nga pasojat e plagëve.
Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, e përshkroi incidentin si sulm të një “ujku të vetmuar” dhe tha se nuk ka prova që sugjerojnë se ai mund të jetë pjesë e “një komploti më të gjerë ose skeme më të gjerë”.
Departamenti i Policisë në Nju Jork tha se kamioni ka goditur çiklistët dhe kalimtarët, përpara se të godiste një automjet tjetër, dhe se më pas shoferi ka dalë jashtë me “kopje armësh”.
Tashmë nuk ka dyshim se akti është klasifikuar si terrorist dhe i qëllimshëm. Në makinë janë gjetë shenja të shtetit të ISS-it. I dyshuari është qëlluar nga policia dhe është dërguar në paraburgim.
Presidenti Trump deklaron për ngjarjen tragjike të NYC
Presidenti Donald Trump, urdhëroi Departamentin e Sigurisë Kombëtare të ashpërsojë masat e verifikimit dhe ndalimit pas sulmit vdekjeprurës të një ditë më parë në New York.“Ajo e Manhattan-it duket si një tjetër goditje e një individi të sëmurë e me çrregullime të thella”, shkroi presidenti amerikan në Twitter.
Nuk duhet të lejojmë që ISIS të kthehet apo të hyjë në vendin tonë pasi e kemi mposhtur ne lindjen e mesme dhe gjetkë. Mjaft më, thuhet në një tjetër mesazh të tij ne rrjetin Twitter.
Donald J. Trump
✔ @realDonaldTrump
***
NYC, looks like another attack by a very sick and deranged person. Law enforcement is following this closely. NOT IN THE U.S.A.!
We must not allow ISIS to return, or enter, our country after defeating them in the Middle East and elsewhere. Enough!
My thoughts, condolences and prayers to the victims and families of the New York City terrorist attack. God and your country are with you!
I have just ordered Homeland Security to step up our already Extreme Vetting Program. Being politically correct is fine, but not for this!
6:26 PM – 31 Oct 2017
***
Kryeministri Haradinaj dënon sulmin në New York
Prishtinë, 1 nëntor 2017-Gazeta DIELLI/
Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj e ka dënuar sulmin e egër mbi jetët njerëzore në New York City, duke e konsideruar njëherësh sulm kundër dinjitetit njerëzor dhe lirisë – sinonim i të cilës janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Populli dhe Qeveria e Kosovës bashkëndjejnë me familjet e viktimave të pafajshme dhe luten për to, duke i qëndruar në krah ShBA-së dhe popullit amerikan në përballje me të keqen.
Fuqia e ligjit duhet të rëndojë mbi krimin kudo dhe kurdo që ai shfaqet, prandaj, kosovarët i mban besimi se ShBA-ja dhe bota demokratike do të mundin të keqen dhe do ta mbrojnë lirinë.
Republika e Kosovës dhe populli i saj janë pjesë e arkitekturës globale të sigurisë dhe do të qëndrojnë fuqishëm në këtë rreshtim.
VATRA DENON AKTIN TERRORIST
Kryetari i Federates VATRA, z. Dritan Mishto, në një pronocim për Gazetën”DIELLI” ka dënuar aktin terrorist, që synon destabilizimin e Amerikës, udhëheqësen e koalicionit kundër terrorizmit dhe shtetit te ISS. Për kryetarin e Vatrës cdo sulm i tillë do të dështojë. Federata VATRA dhe të gjithë vatranët luten për shpirtrat e viktimave të pafajshme dhe bashkohen me dhimbjen e familjeve të viktimave.