• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

A kan hile edhe shqiptarët në rastin Haradinaj?!

January 8, 2017 by dgreca

Vështrim/ Nga Skënder  MULLIQI/

1-ok-haradinaj-arrest   Arrestimi i kryetarit te AAK-së dhe ish kryemnistrit të Kosovës, Ramush Haradinajt  në Francë ka provokuar diskutime, reagime  dhe debate të shumta si  ato ndërkombëtare ashtu edhe vendase. Patem edhe protesta të shqiptarëve në Francë , në Kosovë dhe kemi të paralajmërime   të  protestave  të radhës në Bruksel etj. Reagimet e shqiptarëve kudo që jetojnë dhe veprojnë kan qenë të menjëhershme .Autoritetet në Francë e ndaluan, të mërkurën, ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në aeroportin e Bazelit bazuar në një urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe, me të cilin Haradinaj akuzohet për krime gjatë luftës në Kosovë. Arrestimi i Haradinajt i bër pikërisht tash ka qëllim dhe prapavijë  të caktuar politike. U arrestua kur po fillon  punën Gjykata Speciale. U arrestua pikërisht kur bisedimet shqiptaro –serbe për normalizimin  e marrdhenjeve duket së janë futur në qorrsokak .

Më këtë rast dua   të potencoi krizën globale dhe  kërcnimet e vazhdueshme serbo –ruse karshi Ballkanit Perëndimor, e veqmas karshi  tendencës për pushtim të territoreve shqiptare . Ofenziva politike por edhe ushtarake e diktatorit  Putini ka për qëllim kthimin e hegjemonisë që e kishte dikur Bashkimi Sovjetik. Udhehëqësi i Kremlinit  mori krah më pushtimet e ish republikave ruse , dhe  më intervenimin  ushtarak në Siri në krah të regjimit të, Bashar El  Asaadit. Putin duket së është duke gjetur përkrahje edhe nga qarqët e caktuara  politike të shteteve të rajonit , qka neve na intereson më së shumti. Disa liderë politikë dhe shtetëror  kan filluar të kthehen më fytyrë kah Lindja dhe pikërisht po kërkojnë mbeshtetje politike për të mbetur në pushtet në shtetet e tyre , nga regjimi i Vladimir Putinit. Edhe dy lidrët politike shqiptarë ,Hashim Thaçi president i Kosovës më vota të kontrabanduara të PDK-së dhe LDK-së, dhe kryeministri i Shqipërisë , Edi Rama po tregohen shume cinik  . Që të dytë këta janë duke bërë koncesione politike të rrezikshme Vuqiqit dhe terthorazi  edhe Putinit . Rama që disa herë vizitoi Beogradin unë do të thosha hiq me nevojë të madhe . Asgjë pozitive nuk mund të këtë nga qëndrimet zyrtare në Beograd dhe takimet e tija me Vuqiqin , kur dihet mirë së sa janë të predisponuar serbët për obstrukcione politike ,  kur bëhët fjalë për mbajtjën e fjalës , apo qendrimit apo marrveshjeve të arritura . Serbët  historiokisht janë treguar të pa besë dhe janë treguar  shkelesit  më të mëdhnje që mund të eksistojnë  . Koncesionet politike të Thaçit sa ishte kryeminister  i Kosovës, për dy mandate dhe tash si president, janë duke na kushtuar shumë .Në këtë kontekst duhet shikuar edhe arrestimin e Ramush Haradinajt . “Krahu i Luftës “që bukur një kohë të gjatë janë duke zhvilluar luftë të hapur mediatike. Janë  duke i bërë njeri- tjetrit akuza dhe kunder akuza ndër më të rëndat gjatë kohës së lufës dhe pas përfundimit të saj. Janë duke i qitur të gjitha të palarat njeri- tjetrit  për mbijetim politik ,  por më shumë  për ti ikur disi Gjykatës Speciale  . Hashim Thaçi të vetmin liderë të cilin e shehë  si rival të fortë në këtë skenë aktuale  politike është Ramushi. Haradinaj   ishte ai që nxori nga rendi i ditës,  ratifikimin në Kuvendin e Kosovës variantin qeveritarë të Demarkacionit më Malin e Zi. Ramushi  jo vëtem që bëri që të kompremetohet varianti qeveritarë  para opinionit të gjerë public , por refuzimi i shumicës së deputetëve që mos të votohet si i tillë, bëri që të qiten në shesh edhe shumë të palara të tjera të këtij  koalicioni qeverisesës . Edhe “Zajednica” gjithnjë e më shumë shpërfaqi dobësit e kreut të pushtetit, si konsecioni më i  madh , siq është  ndarje  në baza etnike . Më Asociacionin dhe Demarkacionin ,Ramushi arriti të ngritet në politikëbërjën e Kosovës, pa e mohuar këtu në asnjë mënyrë rolin e  madh të Opozitës në krye më VV –në .  Edhe marrveshjeve të tjera të dëmshme gjoja teknike më Serbinë gjithnjë e më shumë po iu del boja. Po e tregon koha  së ishin  marrëveshje  të ngutshme  pa asnjë kusht. Këto marrveshje deri me sot i  sollën  përfitime  vëtem Serbisë . Të gjitha këto të cilët i përmenda më lartë më duket mua ,  ishin argumente të cilat ndikuan që Ramushi të arrestohet nga organet relevante  franqeze.  Franca duket së nuk ka hequr shumë dorë më aleancat e vjetra më Serbinë e pa reformuar . Nese jemi shtet sovran i pranuar edhe nga Franca , çfarë logjike ka që udheheqësit tanë politik dhe ish- ushtarakët e lartë të arrestohen më urdhëra të Serbisë ?!.

Filed Under: Komente Tagged With: A kan hile edhe shqiptarët, në rastin Haradinaj?!, Skender Mulliqi

Artikujt e fundit

  • Kosova paraqet mundësi të shkëlqyeshme për investime
  • PARTIA NUK ËSHTË ATDHEU, O KOKËSHQOPE
  • 50 VJET VEPRA POETIKE KADARE
  • IT’S NOVEMBER 28TH
  • Një arritje për shqiptarët në Michigan
  • MË 4 SHKURT 2023 DO THEMELOHET DEGA E VATRËS NË CHICAGO
  • Bibla e parë
  • Portretizimi i Isa Boletinit sipas gazetës “Fremdenblatt”(1916)
  • Charles McGonigal…
  • Sopranoja Shqiptare Ermonela Jaho “Artisja e Vitit 2023” Sonte në Operën Metropolitan
  • ASLLAN BUSHATI: “DIKTATI I ADM-ve NË LUFTËN E FTOHTË E PAS SAJ”
  • Eksperimenti, Asociacioni/Bashkësia …!
  • Department of State Signals Pressuring Kosovo to Discuss the EU Proposal, Vucic “Drama Queen” Says President Osmani
  • ZGJEDHJET PRESIDENCIALE TEST PËR ATO PARLAMENTARE
  • Presidentja Osmani dekoroi me Medaljen Presidenciale Ushtarake komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Benjamin J.Correl

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT