• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Lamtumirë Bashkatdhetar- Agim Boba!

December 6, 2017 by dgreca

1 agim Noli1 stani Dragoti5 shqip1 agim Tony Dovolani2 agim parad1 agim akademi

Nga Keze Kozeta Zylo/ Lajmet për vdekjet e njerëzve janë gjithmonë të trishta, të dhimbshme, por kur dëgjon për të afërm, njerëz, miq e shok qe i ke njohur direkt medoemos pëson një shok për momentin dhe shpesh të duken të pabesueshme. por ja që ato janë të vërteta dhe në ndihmë të vjen mençuria e popullit se: “Vdekjet janë pjesë e jetës dhe ti s’mund të ndryshosh asgjë”.

Këto ditë lexova lajmin shokues për bashkatdhetarin tonë, mikun dhe shokun e Diasporës se z.Agim Boba kishte ndërruar jetë në moshën 53 vjeçare pas një sulmi akut në zemër.  Në këto raste tejet të papranueshme sidomos kur ikin në kulmin e jetes së tyre medoemos që trishtohesh pamasë dhe dhemb si shqiptar, si mik si shok.  Agimin e kemi njohur qysh në vitet e para të emigracionit së bashku me Qemalin ku na lidhi Kolegji në Brooklyn ne te cilin ai studjoi dhe më vonë në Globe Institute në Manhattan ku vazhdoi më tej studimet.  Agimi ishte nje djalë me ambicje dhe që s’rreshti kurrë se studjuari, ai ishte djalë me ëndrra të bukura për jetën dhe Atdheun e tij që s’iu nda kurrë shpirtërisht dhe fizikisht.  Agimi sillte me shumë kulturë dhe dinjitet koloritin lokal të Bulqizës ku ai u lind dhe u rrit dhe që fliste, tregonte pambarim për atë qytet sa që shpesh i thoshnim: “Hap një rubrikë për Bulqizën se me të vertetë sjellë gjëra mjaft interesante që publiku nuk i njeh”.  Si kurreshtare që ishja kishja se ç’të mësoja për njerëzit, qytetin dhe rrethinat e Bulqizës që ai i sillte me pasionin e një studjuesi të vërtetë, ndoshta dhunti dhe nga i ati i tij që kishte qenë mësues dhe Agimi ndihej mjaft krenar për trashegiminë shpirtërore të të atit.

Agim Boba jo veëm që kishte etje per kulturë, por ai kishte besë burri dhe ndoshta ky virtyt i rrallë në këto kohëra të çakërdisura e lidhi dhe më shumë me ne të dy.  Më lejoni të dashur lexues t’ju tregojë vetëm një episod nga punët, jeta, hallet e emigrimit këtu në diasporë dhe konkretisht në kolegj, ku Agimin e njohëm të dy pasi ishim të emëruar nga administrata e kolegjit në Brooklyn.  Kur në kolegj pati një problem për të hequr një shqiptar nga admistrata dhe dhe ta zëvendëonin me një tjetër të një kombësie ruse,  Agim Boba ishte i pari student që vuri bërrylat në tavolinë në mes të mbledhjes dhe i tha dekanit:  “Ketu nuk do te leviz shqiptari nga puna dhe ta zëvendësoni me tjetër, pasi shumë studentë janë shqiptarë dhe ata kanë nevojë për një këshilltar shqiptar dhe jo për rus, për më tepër që kanë dhënë kontribut shumë të madh ndër ne…  Fjala e tij u mbështet nga shumë studentë dhe me duartrokitje…  Protesta e tij e drejtë së bashku me studentët e tjerë shkoi ne vesh të “Perëndisë”se sigurisht jemi në Amerikë…

Ai gjithmonë thoshte se: “Kudo si dhe në diasporë dalin probleme të natyrave të ndryshme, por kur vjen fjala per probleme shqiptare ne duhet të jemi bashkë se vetëm së bashku mund te bëjmë zgjidhjen e merituar”

Agim Boba ishte një dashamirës i madh i shkollave shqipe dhe jo me fjalë, por me vepra.  Ai krijoi një familje të bukur me dy fëmijë si drita: Siborën dhe Ilirin.  Sibora po rritej në Amerikë, por meraku i tij si një patriot i madh së bashku me bashkëshorten e tij fisnike ishte që fëmijët mos të harronin Gjuhën Shqipe, sepse është identiteti ynë.  Sibora erdhi në Shkollën Shqipe në Brooklyn dhe jo vetëm që mësoi të fliste shqip, por ajo këndonte në skenë, recitonte, ndërkohë ishte një vajzë e talentuar dhe në shkollën amerikane, ku disa herë ishte vlerësuar me çertifikata mirënjohjeje.

Agim Boba ishte një studjues serioz, anëtar i Akademisë Shqiptaro Amerikane.  Ai mbajti disa kumtesa mjaft serioze në disa sezione shkencore që kulmon me kumtesën me temë: “Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe Dibra”, në 600 Vjetorin e Tij.  Një kumtesë tjetër po kaq e rëndësishme ishte në Boston në Kishën “Shën Gjergji” në 101 vjetorin e Meshës së parë shqipe së bashku me shkrimtarët Shqiptaro–Amerikanë qe u mirëpritëm nga imzot At Liolini.  Boba mbajti kumtesën: “Roli historik i Fan S. Nolit në mbrojtje të Kombit Shqiptar”.  Ketu do të veçoj një fragment nga kumtesa e tij si:

“Unë sot  do të vecoj tre nga lëvizjet kryesore me rëndësi historike që Noli bëri në shërbim të Shqipërisë:

E para: Themeloi Federatën Pan-Shqiptare “Vatra” me gazetën “Dielli”

E dyta:  Ndau Kishën Autoafale Shqiptare nga ajo greke.

E treta: Vërtetoi përpara të huajve origjinën shqiptare të Skënderbeut nëpërmjet librit  “Historia e Skënderbeut”.

Lavdi jetës dhe veprës së Fan Nolit,

U bëftë së shpejti Shqipëia Etnike!

Mjaft interesante ishte dhe kumtesa tjetër në simpoziume të ndryshme si: “Origjina pellazgjike e Shqiptarëve”

Për humbjen e tij të parakohshme dr.Skender Kodra kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve shqiptaro amerikane shkruan: “Lamtumië miku im dhe i Akademisë Shqiptaro Amerikane te Shkencës dhe Arteve ku Ju ishit anëar aktiv i cështjes Kombëtare!

Akademia u vorfru nga vdekja Juaj që na shkaktoi dhimbje.

Familjes dhe fëmijëve Ju shkaktove dhimbje.

28 Nandorin nuk e prite aty ku ligjërojshe si një Shqiponjë.

Agim Boba ndërroi jetë në qytetin plak të Durrësit ku dhe kishte pak vite që po jetonte dhe punonte atje.

Trupi i tij u përcoll me nderime në qytetin e Bulqizës atje ku u lind dhe u rrit djali sypatrembur, atdhetari zemërzjarr, studjuesi i historisë shqiptare, ligjëruesi për çështjen kombëtare në disa simpoziume dhe aktivisti i mirënjohur i Diasporës në demonstrata, aktivitete kombëtare dhe kudo.

Dritë të pastë shpirti miku ynë Agim Boba!

Lamtumirë!

5 dhjetor, 2017

Staten Island, New York

 

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Agim Boba, Keze Zylo, nderroi jete

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT