

Patrioti Agim Mujaj me rastin e 110 vjetorit të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, dhuroi 500 usd. Kontributi i Agimit bashkë me dhurimin e Ramizit prej 100 usd janë një xhest fisnik dhe patriotik për vazhdimin në histori të Federatës Vatra e gazetës Dielli. Vëllezërit Mujaj prej dekadash kontribuojnë në Vatër dhe në komunitetin shqiptar. Patriotë model e veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare janë një krenari e komunitetin shqiptar në Amerikë. Pjesëmarrës në të gjitha tubimet e organizimet për çështjen kombëtare, të angazhuar shumë seriozisht në çdo kohë, vëllezërit Mujaj përmbushin një premtim dhe angazhim patriotik e vatran për të nxjerrë faqebardhë Vatrën në çdo kohë. Vatra e Dielli u shprehin mirënjohje e respekt për dedikimin, punën e mirë e fisnikërinë e treguar në çdo rast.