• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUSH ËSHTË ABDULLAH RAMI?

May 28, 2023 by s p

Agim Rexhaj, New York 27 Maj 2023/

Të nderuar pjesmarrës!

Vatra promovon vazhdimisht libra të autorëve të ndryshëm nga Shqipëria, nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut, nga shqiptarët tanë, vëllezër dhe motra të vendosur nëpër vende të ndryshme perëndimore.
Një promovim libri këtu tek ne, në fakt është një ngjarje e rëndësishme dhe përbën një gur të ri kilometrazhi në trashëgiminë e Federatës tone, e cila në fakt vetë zanafillën e saj e ka tek njerëzit e penës – Noli dhe Konica.
Dhe tradita vazhdon.
Janë shumë libra të promovuar në këtë sallë. Janë edhe shumë autorë. Secili ka pasë rëndësinë e vet dhe neve i kemi pritur me dëshirë, respekt dhe mirënjohje.
Megjithatë, më duhet të them se ky rasti i sotëm është shumë i veçantë.
Është i veçantë për disa arësye:
E para, libri “William Shakespeare është një vepër madhore, në mos më e rëndësishmja që ndonjë autor francez ka shkruar ndonjëherë për një autor anglez, siç është Shakespeare.

Autori i këtij libri është shkrimtari i madh Francez, Viktor Hugo.
Pra dy kollosët që e kanë dominuar letërsinë e Evropës Perëndimore gjëjnë një pikë takimi në kritikën e shprehur në këtë vepër madhore e cila nderon çdo bibliotekë, qoftë me libra në gjuhën franceze, qoftë në gjuhët e tjera ku libri është përkthyer në gjuhët kryesore të botës.

E dyta, autori i librit në original është njëri prej shkrimtarëve më të mëdhenj të Francës. Victor Hugo, autor i veprave si:
1. Të Mjerët (1862):
2. Notre-Dame e Parist” (1831
3. Lindorët (1829):
4. “Punëtorët e detit” (1866):
5. “Njeriu që qesh” (1869) etj.

Pra është vepër e një shkrimtari të jashtëzakonshëm që ka shkruar në një nga gjuhët më të rëndësishme të botës.

E treta, libri i kushtohet shkrimtarit anglez më të madh të të gjitha kohërave, William Shakespeare.

Është e tëpërt të flasim për madhështinë e këtij autori por fakti që dy kollosë, njëri anglez i shekullit të 15-16 si Shakespeare dhe tjetri një francez i shekullit të 19 – të, Hugo, kryqëzohen në një libër si ky që kemi sot në dorë, flet vete.

Pa hyrë në vlerat e librit të cilat zonja Ermira Xhomaqi – Godo na i shpjegoj kaq me elegancë, do të desha të ndalem tek përkthyesit e këtij libri:

KUSH ËSHTË ABDULLAH RAMI?

Abdulla Rami ka lindur më 20 maj 1908 në Delvinë. Vitet e para të shkollimit i nisi në Egjipt dhe i përfundoi në vitet ’20, në Delvinë.

Nga viti 1927 – 1931 – ai vazhdoi studimet në Liceun francez të Korçës, ku u diplomua në degën e filozofisë.

Nga viti 1931 – 1936 – ai punon si misionar i dijes në Fier, Përmet dhe Delvinë.

Nga viti 1936 – 1940 – studion në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Montpellier-së në Francë, dhe laurohet në Jurisprudencë.

Më lejoni të shënoj këtu se në atë shkollë studionte edhe diktatori i ardhshëm, Enver Hoxha, i cili pas luftës bëri atë që bënte me të gjithë patriotët dhe ata që i dinin bëmat e tij të mbrapshta. Edhe Abdullah Rami nuk i shpëtoj dot ndëshkimit të diktatorit.

Në korrik të vitit 1940 – emërohet gjykatës në Përmet e më pas në Konispol.

Në prill të vitit 1942 – emërohet gjyqtar i klasit të parë në administratën juridike të Gjilanit, Kosovë.

Ne shtator të vitit 1943 – mbështet dhe përkrah Konferencën e Mukjes duke mbrojtur idealin e bashkimit mbarëkombëtar për një Shqipëri të lirë dhe Etnike. Është ndër përfaqësuesit më të spikatur të organizatës “Balli Kombëtar” për qarkun e Gjirokastrës dhe kundërshton hapur përhapjen e ideve komuniste në Shqipëri.

Më 16 Dhjetor 1944, fill pasi komunistët e Enver Hoxhës e morën pushtetin, ai -arrestohet si kundërshtar i regjimit komunist dhe dënohet fillimisht me burgim të përjetshëm, më pas me tridhjetë vjet burg, nga të cilat vuan tetëmbëdhjetë vjet në Burgun e Burrelit.

Mbas burgut dëbohet familjarisht në Gosë të Kavajës. i mohohet e drejta e ushtrimit të profesionit të juristit dhe gjykatësit. Punon si punëtor krahu në punë të detyruar, deri në fund të jetës së tij.

Sfidant e stoik, edhe pse gjëndja shëndetsore i përkeqësohet nga vuajtjet e gjata të burgut, ai vazhdon të shkruajë e të përkthejë vepra të autorëve francezë e anglezë si: Victor Hugo, Henry Van Dyke, William Ernest Henley, Lord Byron, James Montgomery, Walter Skott, Emily Jane Brontë.

Ai studioi dhe analizoi vepra të ndryshme si “Drejtësia e Paqes” të Eugène Raviart-it, “Njeriu komunist” të Aragon-it e të tjerë. Nga përkthimet e tij kanë shpëtuar dy vepra të plota “William Shakespeare”, i shkrimtarit Victor Hugo dhe “Arti në pikëpamje sociologjike”,

Ai vdiq më 29 janar të vitit 1973.

Më 19 shkurt 1996, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Dr. Sali Berisha, e ka dekoruar me titullin :
“Martir i Demokracisë”: Motivacioni “Luftëtar i vendosur kundër komunizmit për një Shqipëri Demokratike, masakruar mizorisht nga regjimi komunist”.

Një vepër kaq emblematike e shkruar nga një peronsalitet i tillë është shumë e mirëpritur.
Një legjendë e tillë e intelektualëve shqiptarë nuk mund të sillte asgjë më pask se sa një kryevepër.

Por edhe më të përkryer veprën e ka bërë puna e kujdeshme e mbesës së ti. Ermira Godo të cilën e kemi sot.
Më lejoni të shpreh të gjithë admirimin për këtë vepër kaq të rëndësishme dhe më shumë se aq, për autorët dhe sidomos këtë intelektulal i cili edhe nëpër burgjet komuniste edhe në internim nuk iu nda punës së tij me vlera kaq të mëdha.

Po aq e admirushme është edhe kujdesi dhe sakrifica e njerëzve të afërm të Abdullah Ramit të cilët e ruajtën me aq kujdes veprën e tij për ta sjellë deri në ditët e sotme me kaq finesë, art, cilësi botimi dhe kujtime të dhimbshme por me vlerë të madhe.

Nderim të përjetshëm për këtë martir, mbesën e tij Ermirën dhe familjen dhe pasardhësit e Abdullah Ramit!

Agim Rexhaj, New York 27 Maj 2023

Filed Under: ESSE Tagged With: Agim REXHAJ -

SHQIPËRIA E SHQIPTARËVE, AS E KUSARËVE AS E TRADHËTARËVE

April 20, 2021 by dgreca

NGA AGIM REXHAJ*/

25 prilli është ditë dhe datë historike për Shqipërinë dhe të ardhmen e kombit tonë. Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme pasi ndajnë Shqipërinë nga një qeveri vasalësh e tradhëtarësh, një qeveri antishqiptare dhe antikombëtare. Edi Rama është një rrezik i madh për Shqipërinë, për Kosovën, për dy shtetet tona dhe për vetë kombin tonë. Edi Rama ka meritën e vetme se u ul në prehërin e Vuçiçit, Erdoganit e Mitsotakis. Edi Rama planifikoi ndarjen e Kosovës për interesa serbe. Edi Rama i vuri vulën e tradhtisë veprimtarisë së tij në krye të qeverisë. 

Ai   strehoi kriminelë në parlament, e ktheu Shqipërinë në shtet monist, i ndau shqiptarët duke i vënë traun Rrugës së Kombit,  pushtoi e shkatërroi institucionet shqiptare. Edi Rama përzuri nga Shqipëria 500 mijë shqiptarë. Ai i varfëroi e i skllavëroi njerëzit e thjeshtë e të ndershëm. Largimi i Edi Ramës është domosdoshmëri, është e vetmja mundësi për një të ardhme plot shpresë e begati për Shqipërinë e shqiptarët. Largimi i Edi Ramës është një imperative dhe një ditë shprese se edhe Shqipëria do të bëhet. Me 25 prill Shqipëria shkëputet një herë e mirë nga grabitqarët, oligarkët, zullumqarët, kusarët, zyzarët, tradhëtarët që ia kanë pirë gjakun Shqipërisë për 8 vjet dhe e kanë kthyer atdheun tonë në një vend të pajetueshëm. Edi Rama prodhoi: Krim dhe korrupsion, dhunë e kontrabandë, mafje e propagandë, makutëri dhe babëzi, trafiqe e horrlliqe, lavira dhe qafira, mashtrim dhe degradim. Kjo është panorama qeverisëse që i çmenduri i Surrelit u ofroi shqiptarëve për 8 vjet. Largimi i Ramës dhe sektit të tij kriminal rilindas, është shërbimi më i devotshëm që i bën secili prej nesh Atdheut tonë të shtrenjtë. Shqipëria ka prekur fundin si pasojë e qeverisjes së keqe. Në Shqipëri është vrarë shpresa se këtu mund të jetohet dhe se ky vend do të bëhet. Rama dhe sekti i tij rilindas i babëzisë kanë mbjellur kudo trishtim, varfëri e zhgënjim.

Largimi i Ramës është jetik. Shporrja e horrave të Ramës është akt patriotik.

U bëj thirrej tërë shqiptarëve të votojnë për Aleancën për Ndryshim për Shqipërinë, për Partinë Demokratike, si e vetmja forcë që garanton zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj në Bashkimin Evropian!

Fitorja e Aleancës për Ndryshim dhe e  Partisë Demokratike, është fitore për të gjithë shqiptarët kudo që janë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbinë Jugore dhe në Greqi si dhe në emigracion, kudo që të jenë.

Iu uroj votuesve shqiptarë:

Votimë të mbara e të qeta, 

Shqipërisë:Ndryshim për të mirën e tërë popullit shqiptar kudo që ndodhet! 

*President Nderi i Vatres

Filed Under: Emigracion, Politike Tagged With: 25 Prilli, Agim REXHAJ -, Thirrje shqiptareve -

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT