Prof. Agron Gjekmarkaj/
“Sabri Hamiti është krijues i Zanit-Zërit-Ze-së shqiptare.Kjo ndihet në vepren e tij. Ai është krijues i bukurisë së shqipes” pat pohuar Ibrahim Rugova Prijesi i qendrimeve të forta me zë të butë në të 30 -tin pervjetor të vepres letrare të Hamitit.
Në një stinë e cila shpesh perkufizohet si e depresionit kulturor e ftohjes me librin tekstet e Sabri Hamiti mundin tendencen.
Jo vetem kaq por ato të kthejnë optimizmin mbi fatet e letersisë shqipe bashkëkohore.
Një i tillë, një kesodore, një enciklopedi e pulsimeve kulturore shqiptare është “Stilografia”!
Aty në tre pjeset e tij “Letrat e fundit”, “Kalendari” dhe “Breviari” janë të gjithë e gjithçka që penda e shkrimtarëve tanë ka shenjuar mbi leter në me shumë se një shekull.
Tema dhe autore, libra dhe breza, lexim e interpretim në relacion me “klasiken letrare shqipe dhe me sistemin e tërësishem të kesaj letersie” vinë të gjithë bashkë e veç e veç.
Aty është Anton Pashku e At Zef Pllumi, Ismail Kadare e Ibrahim Rugova, Ornela Vorpsi e Luljeta Lleshanaku, Fishta e Mjeda,Qosja, Podrimja, Buxhovi, Ismailji , Eqerem Basha, Teki Dervishi, Zef Zorba, Rreshpja, Vilson Blloshmi, kritiket e shkolles se re Dhurata Shehri, Persida Asllani, Kujtim Shala, Nysret Krasniqi e shumë e shumë të tjere.
Askush nuk është rastesisht aty në një veper e cila mund të konsiderohet e dominimit total në fushen e njohjeve. Një punë mitikoloze për të paraqitur ashtu të “shtryllur” , ” kuptimin elementar të stilit individual, lapsi e letra, duke provuar bukurshkrimin në procesin e leximit të veprave letrare-artistike”!
“Breviar” , shkurtice i bie në shqip e quan Akademik Sabri Hamiti pjesen e tretë të librit të tij e ashtu mund të në duket se në dy-tre faqe sjell një autor të komentuar brënda zgavres së kohës së vet e në permasat e kohes sonë.
E ka quajtuar ashtu por në fakt aty eshtë një jetë studimi e pune, leximi kreativ e plot dashuri në mungaden e tij aty në zemer të “qarkut kulturor” të Prishtines.
Ky liber është në ketë bienio vaksinash një vaksinë kunder nihilizmit ! Hamiti na thotë se tek letersia shqipe mund te gjejme identikitin kulturor të shqiptarit modern si personazh, si individ, dhe si shoqeri !
Edhe kur ne i ikim asaj ajo na ndjek pas, na gjykon, na perfshin, na perkufizon, gjykimit të seciles nuk kemi per ti shpetuar kurrë ! E kotë tentativa per ti ikur e mirë keshilla per të mesuar sesi ka gjykuar të tjeret para nesh. “Shkrimtaret dhe ushtaret janë pergjithmonë më afër tokes dhe nuk i lejojnë t’iu rrëshqasë dheu nën këmbë” një kumt i vjeter na e kujton ! Në një kuptim Hamiti jo vetem kaq po e ka mbledhur dheun e shprishur tek ” Stilografia” e tij. Nëse, Rrahman Dedaj beson se ” Atdheu im prej shiu/ muzika jote nuk kuptohet/ pa fyelli e ashtit tim/ –ne lexuesit e perunjur të Sabri Hamitit shkrimtarit e mendimtarit që prej motesh cilesohet si ” Home poeticus e homo meditans” besojme se vepra e tij ka zënë vend si asht i Albanologjisë shqiptare! Kush tek kultura e ka një aspiratë duhet medeomos ta lexojë ” Stilografinë”!