• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ndihma per shkollat ne Kurbin

March 31, 2016 by dgreca

Nga Ahmet ZANI/
Për nxënësit e disa klasave në  shkollës 9 – vjeçare në Laç do të mendojë, Shoqëria Internacionale për të Drejtat e Njeriut, duke ju dhuruar dhjetra tavolina dhe karrige. Prej vitesh në disa klasa të kësaj shkolle mbetej  problematike infrastruktura shkollore, ndërsa nxënësit zhvillonin orët e mësimit me karrige dhe tavolina tepër të amortizuara. Z. Mark Palaj kryetari i kësaj Shoqërie ishte njohur me vështirësitë, mësues dhe nxënës të cilët përballeshin nga kjo problematikë ndaj premtoj investimin nga Shoqëria Internacinale për të Drejtat e Njeriut, duke plotësuar me kato oriendi shkollore disa klasa. Ndonëse shkollat kanë mbyllur dyert gjatë kësaj jave, teksa disa nxënës si dhe mësues janë informuar se automjetet e kësaj Shoqërie, janë shfaqur pranë shkollës, menjëherë do të ndihmonin në sistemimin e klasave me objekte të reja, ndërsa do të përcillnin urimin mësuesit Gjin Kola, Angjelina Nikolli dhe Arta Rica, për bashkqytetarin e tyre kurbinasin Mark Palaj për ndihmën mjaft të çmuar.
Ndërsa Mark Palaj do të falenderonte Katrin Bornmuller e cila pasi është informuar për gjendjen në proçesim e infrastrukturës tek disa shkolla do të akordonte këtë investim. Sakaq Mark Palaj është shprehur se Shoqëria Internacionale ka disa projekte të tjera për t’u ardhur në ndihmë familjeve dhe individë të veçantë, për të minimizuar sadopak problematikat në jetën e tyre të përditshme.
Gjithashtu Shoqëria është duke hartuar dhe projekte të tjera gjithshtu në interes të komunitetit.

Filed Under: Komente Tagged With: Ahmet Zani, Ndihma, ne Kurbin, per shkollat

Tritol në Gallatë – Po me HEC-in c’patën?

March 24, 2016 by dgreca

Shpërthimi i një sasie lëndë eksplozivi ka dëmtuar HEC-in  në fshatin Gallatë e cila shërben në përçuarjen e energjisë elektrike nga HEC-i i Vinjollit në malesinë e Kurbinit. Ngjarja ka ndodhur në orën 20.40 të mbrëmjes së të mërkurës ku lënda shpërthyese është vendosur në murin e ndërtesës dhe për pasojë janë dëmtuar paijset e këtij HEC-i duke ndërprerë dhe energjinë elektrike e cila furnizon nënstacionin e Laçit. Agron Lala punonjësi i këtij HEC-i ka njoftuar policinë e Kurbinit e cila ka shkuar në vendngjarje ku kanë konstatuar rastin dhe nga ky shpërthim kriminal dhe menjëherë ka nisur hetimet duke shoqëruar tre persona nga fshati Vinjoll si të dyshuar të ngjarjes, ndërsa në ditën e sotme njësia antiterror nga Tirana dhe grupi hetimor i Kurbinit kanë vijuar procedurat për të hetuar ngjarjen ndërsa është gjetur një fitil dinamiti si provë materiale ndërsa nga shpërthimi është dëmtuar perimetri i godinës me përmasat 1.30 m dhe 1.20 dhe dëmi i paisjeve të HEC-it është i pallogaritshëm, ndërsa policia arreston një të dyshuar nga fshati fqinj me shkakun e pronësisë. Agron Lala punonjësi i HEC-it ka folur për  ngjarjen duke  e komentuar si akt terrorist ndaj një njeriu i cili ka ndihmuar jo vetëm banorët e zonës por dhe investimin e madh të tij duke ngritur HEC-in për furnizimin e popullatës të zonë së malësisë dhe gjetkë, jo vetëm kaq por Filip Lala njeriu investitor si në infrastrukturë rrugore madje dhe tek familjet e varfëra të zonës, duhet përgëzuar për kontributin e tij në invetsimet në këtë zonë (Ahmet Zani)

Filed Under: Kronike Tagged With: Ahmet Zani, Gallatë, Tritol- Po me HEC-in c'patën?

PANAIR NË DITËN E VERËS NË LAÇ

March 14, 2016 by dgreca

Nga Ahmet ZANI/

Atmosfera festive në ditën e verës në qytetin e Laçit është shoqëruar me panairin e prodhimeve bujqësore, blegtorale si dhe nga artizanati. Mjalti, nënproduktet e qumshtit dhe vreshtarisë, gatimet tradicionale të zonave, qendistaria ishin disa nga prodhimet e shfaqura në panair. Qytetarët e shumtë laçianë kanë shijuar prodhimet dhe produktet sidomos nga zonat e malësisë, dhe konkretisht nënproduktet e qumshtit si djathin e dhisë dhe lopës, mjaltin mjaft cilësor, si dhe disa nga gatimet e servirura posaçërisht me rastin e ditës së Verës.

Zef Pjetri me profesion mësues në fshatin Skuraj ka demonstruar prodhimet si dhe gatimet tradicionale nga bashkëshortja e tij dhe kjo me profesion mësuese. Cifti i bashkëshortëve kanë ekspozuar dhe disa prodhime të tjera tadicionale të zonës si rakia e thanës, kumbullës, produkte të natyrës si çaji i malit, luleblini etj.

Ndërsa Gjet Velaj një rritës i njohur i bletarisë ka demostruar mjaltin produkt mjaft i preferuar dhe cilësor, si dhe prodhime nga pemtaria, arra, mollët prodhime të stinës pranverore.

Disa individë të tjerë do të pomovonin në panair artikuj qendistarie të prodhuara në mënyrë primitive si në tezgjah, si dhe kostume kombëtare tradicionale nga zona e malësisë së Kurbinit.

Këtij panairi nuk i kanë munguar dhe prodhimet e vegalve muzikore si çiftelia instrument i preferuar nga zona kurbinase.

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Ahmet Zani, NË DITËN E VERËS, NË LAÇ, panair

Gjela Mhilli, 116 vjeçarja mirditorja nga Tarazhi

March 10, 2016 by dgreca

Nga Ahmet ZANI/Kjo e moshur,  sic e shihni në Kartë Identitetit të saj mbanë mbi supe më shumë se një shekull jetë. Duket si e pabesuesueshme por Gjela Mhilli e cila jeton në fshatin Tarazh të Mirditës, ka festaur 116-vjetorin e lindjes së sajë. Ajo rezulton të jetë njeriu më i vjeter në Shqiperi por edhe në planet, ndërsa nga paraqitja ajo nuk të jep përshtypjen e viteve që mban mbi supe. Nënë Gjela e cila ka rreth 100 niper dhe mbesa ka kujtesë të fortë, shikon dhe dëgjon mirë, ushqehet pa ndihëm e të tjerëve dhe lëviz në oborrin e shtëpisë madje përpiqet të ushqejë dhe bagëtitë. Torta me mbishkrimin ” Urime në 116 vjetorin e lindjes ” ka qenë supriza më e bukur që miqtë dhe të afërm i kanë bërë kësaj të moshuare në këtë përvjetor. Ata kanë festuar me të, duke e uruar për ditëlindjen. Prej disa ditesh ajo qëndron në krevat, përshkak të një viroze gripalë, ndërsa shprehet se për herë të parë në trupin e sajë do të provonte barnat që i ka sygjeruar mjeku, nga gjendja gripale që ajo kalonte, por dhe nga problemet e shikimit. Historia e kësaj nëne të rrallë është e pafundme nga sa tregon, ndërsa shprehet mjaft e gezuar në këtë 116-vjteor të lindjes “Sistemi i Enver Hoxhës ishte më i mirë sa i përket qetësisë. Berisha ka një gabim të madh, nën pushtetin e tij janë armatosur popullata gjë e cila e ka shqetësuar më së shumti atë. Sistemi i shtetit mbretëror në kohën e Zogut ishte shume i varfër dhe kam vuajtur për buken e gojes. Jam ushqyer duke ngrënë disa llojë gjethes si hithrat, apo dhë rrënjë që gjindeshin në këta zona. Unë sot jamë shumë e gëzuar që sot mes të afërmve të mi, po festoj ditelindjen” thotë Nënë Gjela Tashmë kjo nënë e rrallë do të përfitojë pension prej 5 mijë lekësh si fenomeni i moshës së lartë, pasi asnjëherë nuk ka përfituar pension pleqërie ngaqë nuk ka patur mardhënje pune.Ajo ka mbajtur familjen e saj duke rritur fëmijet, por dhe niperit dhe mbesat e sajë. Gjoka është fëmija i dytë i Gjelës pasi më i madhi nuk jeton dhe ai duhej të ishte sot plot 96 vjeç, ndërsa Gjoka është 75 vjeç i cili tregon për nënën e tijë duke rrëfyer se është një rast shumë i rrallë. “Ka kaluar një jotë plot me mundime dhe vuajtje. Babai im ka vdekur në një moshë shumë të re dhe nëna na ka rritur jetima. Dua të them se ajo gëzon shëndet të mirë dhe nuk ka probleme, ndërsa kur e shikoj duke lëvizur kam një gëzim shumë të madh. Hera e parë që po ajo po konsumon ilaçe është kjo periudhe përshkak të një viroze gripale. Ajo është ushqyer në hithra dhe gjethe dhe ato kanë një veti shumë të mire në shëndetin e njeriut” u shpreh Gjok Mhilli i biri i Gjeles Moshen e kësaj të moshuare e dëshmon edhe karta e identitetit të sajë me të cilen është pajisur në vitin 2015. Madje në zgjedhjet vendore të vitit të kaluar nënë Gjela ka votur.

Filed Under: Komente Tagged With: 116 vjecarja, Ahmet Zani, Gjela Mhilli, nga Tarazhi

“VALLËZIMI I FRYMËS” PROMOVOHET NË DITËN E GRAVE

March 8, 2016 by dgreca

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të grave, PEN Qendra e Shqipërisë, qendër e PEN International në Tiranë, promovoi librin me poezi “VALLËZIMI I FRYMËS, të poetes Violeta Allmuça, botuar nga shtëpia botuese Fishta. Ky libër është i botuar edhe në gjuhën angleze, në Sh. B. A. Fjalën e hapjes e mbajti Entela Kasi, presidente e PEN në Shqipëri. Për poezitë e poetes Allmuça, folën Natasha Lako, studiuesi Behar Gjoka, Miradije Maliqi, Fatime Kuslli dhe botuesi Frano Kulli. Në një atmosferë me tingujt e muzikës të studentes së Akademisë së Arteve, Ina Aliaj, gazetarja Kozeta Kurti, njëkohësisht autore e disa librave, por edhe autoret femra pjesëmarrëse në këtë takim poetik, lexuan poezi nga libri i poetes Allmuça. Sopranoja e TOB, Sofia Kola, në përmbyllje të këtij aktiviteti, ishte edhe surpriza e kësaj ore poetike dedikuar Violeta Allmuçës. Poetja Allmuça e botuar në disa antologji brenda dhe jashtë vendit, e po ashtu autore e disa librave në prozë dhe poezi, ndau emocionet dhe nënshkroi librin për të pranishmit.(Ahmet ZANI)

Filed Under: Kronike Tagged With: "VALLËZIMI I FRYMËS" PROMOVOHET, Ahmet Zani, NË DITËN E GRAVE, Violeta Allmuca

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 14
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT