Nga Ahmet ZANI/Lënia ne harrese të plotë e baneses ku ka jetuar kolosit i letrave shqipe “At Gjergj Fishta” e cila është kthyer në një gërmadhë, ka bërë që ish Pergjegjësi i Kultures Kombëtare në Lezhë Paulin Zefi tu dërgojë një leter të hapur krerëve më të lartë të shtetit Shqiptar. Nëpëmjet kësaj letre Historiani Paulin Zefi ju kërkon ndërhyrje të menjëhershme organzive shtetërore që tju hapin rruge projektit të restaurimit të shtëpisë së Fishtes, pasi sipas tijë është e papranueshme harresa që i është bërë këtij njeriu të madh të kombit shiqiptar. Leter e hapur drejtuar shkelqesise së tijë, Presidenti i Republikes së Shqiperise Bujar Nishani, Kryeministrit të Shqipërise Edi Rama, Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe Ministres së Kultures Mirela Kumbaro. “Jam i detyruar që të kërkoj ndihmen tuaj në lidhje me një çështje delikate e cila mbart një rëndësi shumë të veçantë me përmasa mbarëkombetare që konkretisht ka të bëjë me valorizimin e figures emblematike të të madhit”At Gjergj Fishta” ndaj të cilit çdo shqiptar e ka si obligim moral për të kontribuar edhe duke tejkaluar mundesitë e tijë. Po ju drejtohem për ndihmë ne emrin e të gjithë adhuruesve të profetit të Kombit tonë dhe gjithashtu,në emrin e çdo shqiptari të vërtetë për të cilin Shqipëria dhe Shqiptaret perfaqesojnë gjithçka. Varri i të përjetshmit “AtGjergj Fishta” brenda Kishes Françeskane renkon krejtësisht i zbrazur nga eshtrat e tijë të cilat ose janë hedhur në lumin Buna ose prehen dhunshem diku tek selvia nr.4. pas Kishes Mortore tek varrezat e Rrmajit. Shtëpia ku jetuar Fishta ka kaluar ne mbrojtje paraprake me dt.07.05.1991 dhe është shpallur si monument-kulture i kategorise së II-te. Braktisja afatgjate e kësaj shtëpie,mungesa e plotë e ndërhyrjeve restauruese për mirëmbajtjen e sajë të vazhdueshme dhe shumë faktorë të tjerë, kanë shkaktuar amortizimin e sajë të tejskajshem, prandaj ka disa vite që rrezikon shembjen e sajë të plotë ku gjendja fizike e këtij objekti është jashtezakonisht alarmante.Amortizimi i kësaj shtëpie ka ardhur si rezultat i braktisjes dhe i pamundesive financiare nga ana e pronareve të sajë por sidomos nga neglizhenca totale e institucioneve shteterore kompetente që nga viti 1991 e deri më sot. Gjithsesi shpresoj dhe besoj që këto detaje të turpshme të mbeten prapa në kohë dhe nëpërmjet ndërhyrjes tuaj konkrete, duhet që të materializohet me çdo kusht një ndërhyrje sa më emergjente për konsolidimin dhe restaurimin e plotë të këtij objekti i cili perfaqeson dëshminë e vetme materiale nga jeta e të pazevendesueshmit”At.Gjergj Fishta”.Nëqoftëse Ministria e Kultures do të justifikohet për mungesë fondesh,dua tju bëj me dije se tashmë i gjithë opinioni publik shqiptar është i mireinformuar mbi faktin se donatori nga Kosova Sabri Maxhuni Novosella ka rreth dy vite që po pret miratimin e lejes nga ana e IMK e MK por deri më sot e vetmja pergjigje që ka marrë është kundershtimi i projektit të cilin une e kam paraqitur në rrugë zyrtare por edhe personalisht. Përballë këtij fakti dominon heshtja e të gjitha institucioneve përkatëse dhe neglizhenca totale e cila nuk justifikohet dot, me asnje lloj alibie të mundeshme.Ministria e Kultures dhe Instituti i Monumenteve të Kultures nuk duhet që të shqetësohen për këtë praktike ligjore nëse duan që të justifikohen në lidhje me pamundesine financiare pasi nëqoftëse bëhet e mundur sa më shpejt që të finalizohet një marreveshje për shpronesimin e pronareve duke e vleresuar këtë prone në bazë të çmimeve të tregut,atëhere edhe për shumen në fjalëqë do të vendoset nga IMK pas negociatave me pronaret duke e kaluar 100% si pronë shteterore,une ju garantoj që mundem të siguroj edhe shumen financiare respektive, falë donacioneve të sigurta që do të na grumbulloheshin falë kontributeve nga Diaspora Shqiptare në Britanine e Madhe,SH.B.A,Itali,vendet e Benelux-it(Belgjike-Hollande-
572 vjetori i Beslidhjes në Lezhë, thirrje për bashkim e bashkëpunim
Nga Ahmet ZANI/
Lezha ka përkujtuar 572-vjetorin e Besëlidhjes së princave shqiptar nën udhëheqjen e Skënderbeut. Autoritete vendore, pëfaqsues të besimeve fetare dhe zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi iu bashkuan aktivitete të organizuara me këtë rast nga Bashkia e Lezhës. Ngritja e flamurit nga kryebashkiku Fran Frrokaj në memorialin kushtuar 2 marsit të vitit 1444 ka hapur edhe siparin e aktiviteteve. Ndërsa kanë patur mundësinë e fjales së tyre, politikanet e pranishem në Lezhë apelojne për unifikim të qendrimeve në shërbim të kombit Shqiptar. “Jemi pas 572 vitesh dhe ne duhet ti thërrasim të gjithë politikes Shqiptare dhe njëri tjterit kudo që jemi. Duhet të bashkëpunojmë dhe të bashkëqëversim Lezhën dhe Shqipërinë, pasi ky është vendi. Duhet të jemi larg politikes dhe të punojmë të gjithë për të miren e vendit tonë, pasi shqipëria është e të gjithëve” u shpreh Fran Frrokaj Kryetar i Bashkisë Lezhë Në të njejten linjë me kryebashkiakun e Lezhës ka qenë edhe zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi i cili ka përsëritur thirrjen për bashkim në të mirë të vendit tonë. “Kjo ditë është një ngjarje politike mjaft e rëndësihme që ka një mesazh edhe në ditet e sotme. Mesazhi është i qartë që për çështje me rëndësi kombëtare shqiptarët duhet të bashkohen pa dallim feje, krahine dhe ideje. Shembulli Skëndërbejan duhet të na ndjeke dhe të na udhëheqe edhe sot sidomos në lidërshipin politik por edhe në të tjerë faktor që kanë impakt në shoqërinë tonë” tha Petro Koçi Zvendësminister i Mbrojtjes. Aktivitet në nderim të kësaj ditë të shënuar për mbarë kombin shqiptar kanë vijuar me veprimtari artistike nga nxënësit e shkolles “Besëlidhja” dhe qendra kulturore e fëmijëve në këtë qytet. I pranishëm edhe deputeti “kauboji”.
Inagurohet qendra per studimin e gjallesave detare ne Lagunen e Patokut
Nga Ahmet ZANI/
Qendra për Studimin dhe Ndihmën e Parë për Breshkat Detare në Patok vjen si një financim i projektit NETCET: “Rrjeti për Ruajtjen e Cetaceve dhe Breshkave Detare në Adriatik”. Projekt ky i cili e ka nisur aktivitetin e tij në vitin 2012 dhe përfundon në fund të Shkurtit të vitit 2016. Qëllimi kryesor i këtij projekti ishte zhvillimi i strategjive të përbashkëta për ruajtjen e cetaceve dhe breshkave detare në detin Adriatik. Ky projekt është një bashkëfinancim i Instrumentit të Bashkimit Evropian për Asistencën e Para-Antarësimit dhe 13 partnerëve nga rajoni. Aktivitetet lidhur me breshkat detare në Shqipëri janë mbuluar nga Shoqata Herpetofauna Shqiptare.
Rezultatet e arritura nga ky projekt janë të shumta si:
-Shkëmbimi, standartizimi i njohurive shkencore dhe bashkëpunimi efektiv ndërmjet institucioneve të përfshira në ruajtjen e cetaceve dhe breshkave detare në Adriatik.
-Rritja e kapaciteteve institucionale për ruajtjen e këtyre gjallesave në shtete partnere.
-Shtimi i njohurive mbi popullatat dhe rreziqet që u kanosen cetaceve dhe breshkave detare.
– Rritjen e kapaciteteve teknike për rikuperimin e breshkave detare në Adriatik dhe trajtimi efektiv i breshkave të dëmtuara në qendrat e rikuperimit ekzistente/ të ndërtuara rishtazi.
-Rritjen e mundësisë së shpërndarjes së informacionit përmes qendrave për rikuperim të breshkave detare.
– Rritjen e ndërgjegjësimit të popullsisë bregdetare për praninë dhe nevojën e ruajtjes së këtyre gjallesave.
-Rritjen e njohurive dhe adaptimin nga peshkatarët të formave korrekte të mbajtjes dhe lëshimit të breshkave detare.
-Përmirësimi i praktikave të ruajtjes dhe menaxhimit të popullatave të cetaceve dhe breshkave detare dhe habitatave të tyre në Adriatik përmes bashkëpunimit rajonal.-Krijimi i një krenarie dhe ndjenje pronësie për pasurinë natyrore të Adriatikut.
Përvec veprimtarive të shumta shkencore, edukative dhe ndërgjegjësuese që ka zhvilluar ky projekt, ndërtimi i qendrës për studimin dhe ndihmën e parë për breshkat detare në mjediset e lagunës së Patokut ka shënjuar kulmin e zhvillimeve të tij në vendin tonë për shkak se kjo qendër:
Është e para e këtij lloji në vendin tonë.
-Do të mund të ofrojë një ndihmë të specializuar për breshat e dëmtuara.
-Do të shërbejë si një pikë lidhëse për rrjetin e monitorimit të kapjes aksidentale apo gjetjen e breshkave të ngordhura.
-Do të mund të shpërndajë informacion dhe organizojë aktivitete me grupmosha të ndryshme
-Do të ofrojë mundësinë e zhvillimit të aktiviteteve kërkimore në një mjedis të rëndësishëm për nga biodiversiteti dhe pozicioni siç është laguna e Patokut dhe gjiri i Drinit.
Vëzhgim i Diellit- Izolohen fshatrat në Mirditë
Nga Ahmet ZANI*/
Fshatrat e Mirdites rrezikojnë të izolohen plotësisht, për shkak të amortizmit të rrugëve që i lidh ato me qendren e Rrëshenit. Mungesa e investimëve në këto segmente rrugore ka sjellë degradimin e plotë të tyre, duke bërë që në këto rruge banorët të lëvizin vetem me mjete të rënda. Kjo situatë ka sjellë paralizimin e jetes së banorëve që jetojnë në këto zona, ndërsa më e vështirë situata parqitet për të sëmuret të cilët për të marrë shërbimin mjekësor ju duhet të ecin me orë të tëra. Banoret e fshatrave të Mirdites thonë se nuk është vënë dore prej dekadash në këto akse rrugore, ndërsa sëfundëmi ka munguar edhe mirëmbajtja e tyre. Sipas Banorëve në shumë raste kanë ndërhyrë ato vetë në riparimin zhbllokimin e rruges, pasi ka munguar vemendja e pushtetit vendor. “Rruga që të çon drejt fshatit tonë ka degraduar thuajse plotësisht. Lëvizja mund të kryhete vetem me mjete të rënda, pasi nuk ka asnjë mënyre tjeter. Këtu nuk është investuar prej dekadash por, prej disa mujash mungon edhe mirëmbajtja. Rruga bllokohet disa here, pasi ka reshqitje të dherave dhe askush nuk nëdrhyn. Kemi qenë vetë në banoret që kemi ndërhyrë me forcat tona, pasi bashkia na ka harruar plotëisht. Këtu ka dhe përsona të sëmurë dhe që ju duhet që të ikin për të marrë ndihmë mjekësore, por që të përshkojmë 15 km rruge ne na duhet që të lëvizim dy orë me mjete të rënda. Kjo nuk është apsak normale që pushtetarët të vinë këtu vetem për të marrë votat dhe më pas të mos kujtohen për ne” u shpreh Bardhok Lleshi Banor i Kaçinarit Gjendjen në fshatrat e Mirdites e ka inpsektuar edhe Deputetja e Zones Albina Deda. Sipas sajë pushteti vendor dhe qëndror e ka braktisur këtë zonë, duke i lënë këta banorë në mëshirë të fatit. “Kemi ispektuar pjesen më të madhe të rrugëve që lidhin fshatrat e Mirdites me qytetin e Rrëshenit. Situata është mjaft alarmante dhe këto zona janë në prag të izolimit të plotë. Në këto kushte qytetarët e kanë të pamundur që të marrin shërbime dhe situata më e vështirë është për të sëmuret dhe nxënësit e shkollave. Ata duhet të ecin me orë të tëra, për të shkuar në qytetin e Rrëshenit. Shumë rrugë janë të pakalueshme, pasi mungon terësisht mirëmbajtja. Kryetari i Bashkisë e ka braktisur këta qytetar edhe pse ju premtoj në fushatë, se prioritet kryesr do të jetë rikonstruksioni i rrugëve. I bëj thirrje pushtetit vendor dhe atij qëndror që të ktheje sytë nga Mirdita, pasi situatë në këtë zonë është mjaft alarmante” u shpreh Albina Deda Deputete e PD-së Mirditë E njëjta situate paraqitet në të gjitha rruget që lidhen Njesitë Administrative me qytetin e Rrëshenit, ku gropat e mëdha me ujë dhe reshqitje dherash në disa vende janë panorama që të serviret.
* Bashkëpunëtor i Diellit, Shqipëri
Vëzhgim-Dëmtohet rruga e kombit
Nga Ahmet ZANI/
Pas çdo shiu dhe shkarkimesh nga hidrocentrali i Shkopetit, rruga e kombit në afërsi të Skurajve në Milot gërryhet nga prurjet e shumta në Lumin Mat. Vetem në harkun kohor të 1 muajit në të pakten 4 raste është dashur ndërhyrje emergjente për të penguar vërshimin e rrjedhes së lumit në bazamentin e rrugës. Problematike e fundit i përket 1 ditë më parë dhe i referohet shkarkimeve deri në 800 metër kub për sekonde nga hidrocentrali i Shkopetit. Rritja e nivelit të lumit vuri sërish në alarm autoritete. Në të pakten 5 pika të ndryshme u desh ndërhyrja e firmes mirembajtese të rrugës për të penguar vërshimin e ujit dhe duke shmangur gërryerjet e mëtejshme të sajë. Përgjegjesi i punimeve në firmën mirembajtese të rruges Eduart Bardhoci thotë se ndërhyrja ka qenë e shpejtë, por kjo pikë mbetet një problem. Sipas Bardhocit në gati 1 km të rruges së kombit në Skuraj gërryerjet janë të vazhdueshme dhe se situata mbahet nën monitorimin e tyre. “Në rreth 1 km rrugë këtu në afërsi të fshatit Skuraj është krijuar një problematike shumë e madhe. Sa here kemi shkarkime nga hecet e për pasojë rritje të nivelit të lumit këtu ka gërryerje. Kemi nisur një ndërhyrje tjeter prej dy ditesh për shmangur rrezikun, pasi rrjedha e lumit i është afruar trasesë së rrugës. Në ndihmë na kanë ardhur edhe forcat e ushtrisë dhe deri tani kemi hedhur me qindra metërkub gur dhe inerte” u shpreh Eduart Bardhoci Firma Kontraktuese Probleme në rrugen e kombit ka patur edhe në afërsi të Fanit.Përshkak të reshjeve të shiut ka patur rrëshqitje të dheut,ndërsa vazhdon të ketë probleme me rrëshqitjen e gurëve.
- « Previous Page
- 1
- …
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- …
- 14
- Next Page »