• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një lajm dhe …një fotografi, si Kartolinë për Politikanët e shtetarët Shqiptarë

December 29, 2015 by dgreca

Shoqëria për të Drejtat e njeriut me seksionin e saj në vendin tonë ka mundësuar ndihma për familjet në nevojë për disa bashki të vendit. Kryetari i siksionit z. Mark Palaj ka mundësuar shpërndarjen e pakove tek familjet më në nevojë, për të zbutuar sado pak problemet jetike që rëndojnë tek disa shtresa të shoqërisë.
Pas fshatit Shtyllas në qytetin e Fierit, ku janë ndihmuar disa familje, në Mamurras të cilat përjetojnë mjaft kushte të rënda. Madje Mark Palaj sapo është ballafaquar me gjendjen e rënduar të pesë vëllezërve Gashi ai menjëherë ka bërë apl strukuturave qeveritare të njihen me problemet e thella, o Zot na ruaj mos të ripërsëritet fakti i ndonjë viktime si dy fëmijëve në Tiranë dhe Durrës.
Pesë vëllezërit Gashi jetojnë në dy baraka të shkatërruara, të ftohtët depërton në ambjentet e barakave, aty ku dhe fëmijët t’i gëzohen dhuratave nga babagjyshi i Vitit të Ri, por më së shumti i gëzohem kafshatës që i mungon, apo dhe mungesës së rrobave të trupit.
Me ardhjen e ndihmave nga Shoqëria Internacionale e krijuar në vendin tonë në muajn korrik, duket për familjen Gashi në Mamurras është dhurata më e çmuar në prag të festave në këtë fundvit.
Marka Palaj Kryetar i Shoqërisë Internacionale ka premtuar donacione dhe pas fastave në disa zona të tjera në vendin tonë, misioni i tyre do të vijojë si kusht i domosdoshëm nga konvetat e të Drejatve të Njeriut të miratuara nga Këshilli i NATO-s.(Ahmet Zani)
***
Ky ishte lajmi, ndersa fotografine shiheni dhe gjykojeni vete. Ja sfondi, ja shtepia, ku jeton kjo familje. Varferi e skajshme qe flet shume per meritat e klases politike tranzitive shqiptare.Shikoni se ku jeton kjo familje dhe kujtoni Qeverine, Parlamentin, kriminelet me mandat, kaubojsit, killerat…hajnat. Shiheni se ne ambjent mizerabel rriten keta femije….Por jo vetem ata… A nuk do te ishte nje Kartoline simbolike kjo per deputetet(jo vetem per ata qe jane inkriminuar), per Kryeministrin, Kryeparlamentarin, parlamentaret, ministrat….I keni pare keto dite shfaqjet e shpifura me pakot e vitit te ri, ku rreken te shfaqin bujari e meshire…te pshtire?!

Filed Under: Komente Tagged With: Ahmet Zani, ndahen ndihma

KRYQI I KUQ, ATMOSFERE FESTIVE PERKUNDER VARFERISE

December 17, 2015 by dgreca

Nga Ahmet Zani/
Kurbin- Ndonëse atmosfera e festave të fundivit në fshatin Adriatik të Kurbinit duke mjaft e varfër nga gjendja ekonomike e banorëve, për disa fëmijë të familjeve në nevojë ka munduar Dega e Kryqit të Kuq Kurbin. 20 fëmijë të fshatit janë ftuar në  drekën e organizuar grupi i koordinatoreve të degës së Kryqit të Kryqit të Kuq, duke krijuar atmosferë emocionuese në pragfestash. Fshati Adriatik në Kurbin mbart mjaft probleme ekonomike nga papunësia si dhe kushtet ekonomike nga një pjesë e banorëve të ardhur nga zonat verilindore të vendit.
 Disa familje të fshatoit jetojnë nën kushtet minimale, janë familje të ardhura nga zonat verilindore të vendit, për jetë më të mirë, ndërsa janë të zhgënjyer.
 Fëmijët kanë shijuar momente gazmore nga dreka apo dhe nga disa dhurata me rastin e festave të fundvitit.
 Koordinatoret Vjollca Zhgjuni, Izota Avdyli si dhe donatorja Donika Xhetani  kanë zgjedhur pikërisht fshatin Adriatik për të kontribuar tek familjet në nevojë.
Portreti i vajzës së pranishme nga humbja e babajit disa kohë më parë do emociononte drejtuesit e shoqatës ndërsa zonja Xhetani premtoj ndihmë të posaçme të kësaj familje.
 Aktiviteti dhe ndihma nga kjo organizatë do t’i paraprijë dhe në disa fshatra të tjerë në Kurbin.

Filed Under: Kronike Tagged With: Ahmet Zani, fshati Adriatik, Kryqi i Kuq, tablo festive

14 vjecari nga Mamurrasi qe stervitet nga traineri brazilian

December 16, 2015 by dgreca

Nga Ahmet ZANI/
Alan Bibaj është djaloshi 14 vjeçar nga qyteza e Mamurrasit, është futbollisti me të ardhme, i cili në dy vite ka arritur të zotërojë dy medalje. Sulmuesi stërvitet nga një trajner brazilian Hugo He, ndërsa meritat i dedikohen nga njeriu i shquar i futbollit Ded Ndreca. Alan Bibaj i është mirënjohës presidentit të klubit të futbollit në Mamurras Ded Ndreca në ndihmesën e pakursyer duke arritur të përgatisë një talent mjaft të mirëfilltë në të ardhmen.
Qyteti i Mamurrasit argëtimin gjatë fundjavave e ka gjtur tek sporti masiv i futbollit, ndërsa tani mundësia po shtohet tek brezat në ndjekjen e aktiviteteve sportive duke ju shtuar dhe kampionati i futbollit të moshave duke spikatur ky talent 14 vjeçar, si Alani, i cili shquhet dhe si nxënë shembullor në proçesin e mësimor.
 Teksa bisedon me futbollistin e së ardhemes së Mamurrasit ai tregon dhe për pasionin e tij që në vogli për sportin e futbollit ndaj ky përkushtim ka dhënë frytet duke arritur të fitojë dy herë radhazi kupat rajonale, përpos dhe medaljeve.
-Unë shumë shpejt do të bëhem pjesë e skuadrës e Ded Ndrecës – ka thënë djaloshi duke ia aderuar pikërisht Ded Ndrecës arritjen e tij si futbollist.
Përgjithësisht ekipi i moshave ka rritje cilësore, por na krahun tim si sulmues ndodhet dhe Esuel Mani mjaft aktiv si futbollist.
Pritet që elitës së futbollistëve në Mamurras t’i shtohet dhe Alan Bibaj sulmuesi i së ardhmes së qytetit dhe klubit të futbollit që menaxhohet nga Ded Ndreca.

Filed Under: Sport Tagged With: Ahmet Zani, Alan Bibaj, futbollsiti, i s eardhmes

BERATI , VIZITORE NGA KOSOVA

December 11, 2015 by dgreca

Nga Ahmet ZANI/
Meraku për të njohur qytetet e vendit tonë Zejdi Halimi ka ardhur posaçërisht nga emigracioni në vendlindjen e tij Kumanovë, dhe menjëherë pas takimit me të afërmit e tij do të udhëtonte drejt Beratit. Zejdi Halimi tashmë i njohur si  rrugëtari me grupin e tij nga Gjilani në Vlorë me rastin e 100 vjetorit të Pavarsisë, dhe i vemti qytet pa vizituar ishte Berati. Zejdiu 55 vjeçari nga Kumanova por vendlindja e tij e hershme Kuksi ndaj dhe në profilin e tij e shkruan Zejdi Kuksi. Vetëm një ditë ka qëndruar tek familjarët në Kumanovë dhe do të nisej drejt Shqipërisë duke u shoqëruar dhe nga një tjetër mik nga Caraleva e Kosovës. Ramadan Behluli ishte shoqëruesi i 11 burave kosovarë i cili është kujdesur gjatë udhëtimit prej 517 km nga Gjilani në Vlorë dhe tashmë bashkëshoqëruesi i Zejdiut për vizitën në qytetin muze të Beratit. Gjatë udhëtimit dy miqtë kosovarë do takonin mjaft miq në disa qytete deri në mbërritje të Beratit.
Fati i mirë do të ishte me vizitorët nga Kosova të cilët shkelnin për herë tyë parë qytetin muze në një tjetër atmosferë. Në ditën e trashëgimisë Kulturore një ditë festive në tërë Beratin aty ku dhe sheshi kryesor i qytetit gumëzhinte nga atmosfera festive e shoqëruar me aktivitetet kulturore.
 Jemi me fat- ka thënë Zejdiu pasi festës i bashkohemi dhe ne miqtë e rinj nga Kosova, ndërsa do përshkonim Goricës teksa syri ynë do të shihte disa nga objektet e vjetra mbase dhe 2400 vjeçare ashtu si dhe ruan vlerat Berati. Nga andej sërish urë tjetër dhe sheshi kryesor Pedonalja ishte e tejmbushur nga banorët në ditën festive. Disa kolegë baratas do na shoqëronin në tërë shëtitoren ku vijonte atmosfera e festës në pëkujtim të ditë së Trashëgimisë Kulturore, një qytet si dhe rrethinat kishin mbushur qytetin e Beratit duke i dhënë pamje tërësisht magjepse.
Përpos kësaj dite festive qyteti ishte i zbukuruar dhe nga atmosfera e festave të fundivitit, ndërsa djem dhe vajza të veshur me kostume tradicionale kanë tërhequr vemendjen e miqve nga KJosova dhe ata nuk nguruan të bënin disa foto.
 Zejdiu do sillte në bisedën tonë atë ndjenjë shpitërore sikur ai kishte fituar pasuri të çmuar nga vizita e radhës në Berat. Nuk është aspak njerëzore të mos njohësh vendin tënd ka shtuar Zejdiu, ndërsa aparati i tij nuk pushonte duke bërë foto.
 Në orët e pasdites ishte dhe vizita tek Kalaja, mbi qytetin aty ku dhe pamja ishte madhështore. Përreth dy orë vijuan vizitat tek Kalaja ndërsa si ciceron i ynë kolegu Shkëlqim Murati tek rrëfente pëe vlerat historike nga muzeu i Onufrit.
 Miqtë nga Kosova largohen nga qyteti i një e mbi një dritareve Berati 2400 vjeçar duke marrë me vete mbresa mjaft të çmuara nga ky qytet me njerëz mikpritës. Sakaq Zejdi Halimi dhe Ramadan Behluli me vizitën e parë në Beart kanë plotësuar ditarin e tyre në njohjen e historisë dhe kulturës, si dhe traditës baratase këtij qyteti ku ishte dhe pengu i miqve nga Kosova.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Ahmet Zani, Berati, vizitore nga Kosova

” Tigri” i Tropojes çudit tiranasit

December 5, 2015 by dgreca

Nga Ahmet ZANI/
Griselda Marashi vajza tropojane vetëm 13 vjeçe ka tërhequr vemendjen e shumë apasonantëve të cirkut të Tiranës. Prej tre vitesh ” Tigri” siç e kanë pagëzuar dhe shoqet e saja të shkollës me talnetin e pashembullt në shfaqet e cirkut me akrobacirat e guximshme të vajzës.
Griselda studjon në klasën e tetë të shkollës Lagush Poradeci nxënëse e shkëlqyer në mësime dhe nga tre vite i përkushtohet akrobacisë në cirkun e Tiranës duke u renditur krah talentëve me përvojë.
Prindërit  e saj tregojnë për talentin e rrallë të vajzës së tyre e cila nuk ka kohë të lirë duke ju përkushtuar mësimeve dhe stërvitjes si akrobate. Ne si prindër tregon mamaja e saj Leta jemin të kënaqur nga pasioni i saj si dhe iniciativa në guximin pë veprime shumë profesioniste. Sakaq ne si prindër jemi shumë mirënjohës mësueses Klea Rexhapi e cila kujdeset mjaft për Griseldën gjatë oravëve të mësimit dhe programit stërvitor. Që në vogli vjaza kishte mjaft pasion akrobacinë dhe tashmë realizon ushtrime të vështira.
Kjo nxënëse e shkollës nëntë vjeçare përpos talentit të akrobates është pasionante dhe e modelingut pranë samervestit në Tiranë.
Një artiste e lindur e ciula kërkon të krahasohet me artistë profesonistë mjaft emocionuese dhe ambicioze. 13 vjeçarja kjo vajzë e urtë mjaft punëtore e shkathët, e dashur për shoqërinë dhe familjen, me intuitën dhe p[asionin e saj pritet të bëhet e njohur në arenën e cirkut si dhe një modele e shkëlqyer.

Filed Under: Kronike Tagged With: " Tigri" i Tropojes, Ahmet Zani, cudit tiranasit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • …
  • 14
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT