Me grupin Rozafati të Qendërs Nënë Tereze pranë Kishen Katolike Zoja e Shkoderës, i ftuar në Shqipëri gjatë festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë.
NGA AIDA BALAJ/
“Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní, /
Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera, /
E me dije e me Lirí /
Për jetë t’ jetës të rrnoftë tý ndera.”/ (Fishta)/
Ma shumë se kurrë kto fjalë i kam ndie thellë në zemrën time gjatë ditëve të 100 vjetorit të Pavarsisë në Shqipni. Po ia za fill ktij tregimi prej Gushtit të kësaj veret 2012. Isha në Tiranë si çdo verë me baskshortin tim Gjergj Balaj. U ndalem për një vizitë shoqërore te zyra e Kryebashkiakut të Tiranës Luzim Basha. Gjate bisedimeve foli për përgatitjet që po bahen ne Tiranë për 100 vjetorin e Pavaresise. Në bisedë e sipër i thashë atij se edhe ne jena tui pergaditë në New York për këtë rast. “A e dini se kush eshte Rozafati në New York” – e pyeta? “Po – u përgjegj ai – është nji grup folklorik”. Gjergji i tregoi se djemtë tane janë anëtarë të këtij grupi. Ai tha: “Do të ishte shumë mirë në qoftë se disa valltarë nga grupi juaj të mund të vijnë në Nëntor per manifestimet ketu,” Gjergji tha: “A asht kjo ftesë?” “Po!”, – tha Z. Basha. “Kjo do të jetë shumë mire. Unë do të përgatise një ftesë zyrtare dhe tua dërgoj”. Pas disa javësh Gjergjit i erdhi ftesa zyrtare per Rozafatin nga Bashkija e Tiranës.
Pasi folem me Famullitarin tone, Don Pjetrin, Fran dhe Gina Cotaj drejtorët e Rozafatit, Angjelina Nikën, koreografen e Rozafatit u treguam edhe fëmive e prindërve. Të gjithë ishin të interesuar. Të gjithë e pritën me gëzim këtë ftesë. Ishte nje rsat që vetem nji here mund te ndodhë në jetë. Çfarë privelegji dhe respekti ishte për ne si komunitet. Menjëherë nën drejtimin e Fran Cotajt hapëm fushatën per te mbledhë fondet prej anëtarve të famullisë të cilët e treguan bujarinë e tyre si gjithmonë. Ishte kontributi e te gjithëve që e bëri këtë vizitë të mundshme ashtu sikurse në një familje të mirë të gjithë ndihmojnë njëri – tjetrin.
Erdhi dita e nisjes! Çfarë gëzimi ishte per ne! Nje grup i vogel u nis disa ditë me perpara së të tjerët, Eriugen Gjoka, Klaudio Rroku, Zj.Liljana Elezovic, Gabriella Elezovic dhe unë djalin tim Martinin. Gjergji që kishtë mbërritur disa ditë më parë për të organizuar gjithcka na priti në aeroport. Me 23 Nëntor u nis grupi i dyte: Z. Fran Cotaj, Zj. Gina Cotaj, Zj. Angjelina Nika , Z. Gjelosh Vukaj, Jackie Kocovic, Veronica & Maria Juncaj, Veronika & Nikoleta Cotaj, Vlora Gjokaj, Luli Vukaj, Daniel Tinaj, Jason Nika, Majko Ujka, Tony Lulaj dhe Agron Balaj. Të gjithë bashkë drejt Hotel Mondialit ku qëndruam të gjitha ditët tona në Shqipëri. Këtij grupi të mrekullueshëm iu bashkua në ditët në vijim edhe veteran i grupit Roazafati, Fran Shala i cili me kamerën dhe simpatinë e tij ishte gjithkund i pranishëm.
E Diel 25 Nëntor . filluan festimet tona ashtu si duhet për të krishterë të mirë me meshë në Famullinë e Kamzëz. Aty na pritën me krahë hapur nën tingujt e këngës dhe të zërit të Gëzim Nikës që kishte mbushur krejt oborrin e Kishës: “Shqipëri o nëna ime”. Morëm pjesë të gjithë në meshë. Ishte fantastike, shumica ishin të rinj. Pas meshe filluan festimet në oborrin e Kishës. Kercyem dy valle me Rozafatin e pastaj me te gjithe famulline e Kamzës. Festimet vazhduan tek Restoranti “Shpresa_Al” në Kamëz. Zoti i lokalit biznesmeni pukjan Lush Osmani, i cili është një anëtar i famullisë në Kamëz, na ofroi drekën. E falenderojmë per bujarinë e tij. Aty ishte i pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë së Kamëz Xhelal Mziu i cili e befasoi krejt grupin duke i shpërndarë një certifikatë mirënjohjeje secilit.
E Hënë 26 Nëntor. Angjelina me dy valltarë të grupit, Veronica Juncaj dhe Eriugen Gjoka bënë një intervistë në programin televiziv të mëngjesit në TV Planet. Po atë ditë në mbrëmje kemi ekzekutuar nji valle në Tiranë te Rruga Murat Toptani e ashtëquajtura “pedonale”. Ky ishte një Koncert Rock. Ne ishim i vetmi grup folklorik atje. Kur fëmijët tanë dolen në skenë dhe kercyen Vallen e Tiranes, spektatoret brohoritshin me te madhe. Aty erdhën edhe të rinjtë e Famullisë së Kamzës. Pas performancës të gjithë bashkë ecëm në sheshin kryesor me qëllim që të merrnim disa fotografi afër monumentit të Gjergj Kastriotit. Policia nuk na lejoi. Por papritur Kryetari i Bashkise Lulzim Basha erdhi tek sheshi qe te na takoje. U përshëndet me ne të gjithë dhe me kënaqësi bëri disa foto me ne para monumentit Gjergj Kastriotit.
E martë 27 nëntor ne mengjes. Ne të njëjtën rrugë Murat Toptani ishte një koncert popullor. Luzim Basha ishte i pranishëm. Kemi kërcyer vallen e Tiranes. Pasdite Angjelina bashkë me dy valltarë të grupit Agron Balaj dhe Nikoleta Cotaj dolen në një intervistë në Top Channel.(te plote mund ta lexoni ne Diellin e printuar te janarit)