Ditën e shtunë më 28 tetor 2017, nën kujdesin e ambasadës shqiptare në kryeqytetin e Kanadasë, Otava, u përkujtua 30 vjetori i vendosjes së mardhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Kanadassë me një koncert të « Trio Fammus » i ndjekur nga një kokteil/
Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada/
Ndoshta lajmi për vendosjen e marrdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Kanadasë para 30 vjetëve nuk ka patur atë rëndësi sa edhe vendosja e marrdhënieve diplomatike me Gjermaninë Perëndimore apo Britaninë e Madhe por, sot 30 vjetë më vonë ajo merr një rëndësi të veçantë. Në epokën e vendosjes së marrdhënieve, lajmi, e shumta ka gëzuar ata që do të donin një Shqipëri më të hapur me botën, ndoshta pa guxuar të mendojnë një Shqipëri të lirë dhe demokratike. Sot, ai veprim i thjeshtë ka sjellë në peisazhin diplomatik, ekonomik dhe social të Shqipërisë një nga vendet më ndikues në jetën e shqiptarëve. Modeste në diplomacinë ndërkombëtare, me një imazh paqësor por me një ekonomi solide, Kanadaja është vendi i dytë për nga volumi i investimeve në Shqipëri pasi për disa vite ka mbajtur vendin e parë. Kanadaja, është bërë atdheu i dytë i disa dhjetra mijëra shqiptarësh që janë vendosur, punojnë dhe jetojnë në këtë vend.
30 vite histori suksesi
Në këto 30 vjetë nga vendosja e marrdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Kanadasë shumë ngjarje kanë ndodhur, ngjarje që kanë ndikuar edhe në marrdhëniet mes dy vendeve. Së pari, vetëm tre vjetë pas vendosjes së mardhënieve diplomatike Shqipëria hyri në epokën e ndryshimeve madhore që çuan në ndryshimet demokratike dhe fillimin e një tranzicioni të gjatë shoqëruar me probleme ekonomike e sociale që bënë që mijëra shqiptarë të linin vendin e tyre për t’u larguar në vendet fqinje dhe shumë prej tyre edhe përtej oqeanit Atlantik në Amerikë dhe, edhe në një vend të ri ku shqiptarët nuk kishin shkelur më parë (përveç një komuniteti të vjetër të pas Luftës së Dytë Botërore), në Kanada.Së dyti, lufta në Kosovë, e rreshtoi Kanadanë me vendet e NATO-s që ndërhynë në Kosovë për të shpëtuar shqiptarët e atjeshëm nga shfarosja. Kanadaja ishte nga vendet e pakta që vendosi të merrte 5000 refugjatë për të ndihmuar sado pak në krizën e refugjatëve të shpërnguluar nga vendi i tyre nga dhuna e makinës ushtarake serbe.
Kanadaja, ndonëse një vend i largët, ka marrdhënie ekonomike me Shqipërinë dhe duke qenë se ajo ka ekspertizë në sektorë strategjikë si nafta, gazi dhe minierat, ajo ka mundur të siguroj një vend të nderuar në rangun e vendeve investuese në Shqipëri. Jam i bindue se me politika tërheqëse dhe sidomos me krijimin e kushteve politike e sociale, investimet kanadeze në Shqipëri mund të shtohen për të ndikuar pozitivishtë në ekonominë e brishtë shqiptare.
Në 30 vjetë nga vendosja e marrdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Kanadasë një komunitet i tërë shqiptarësh është vendosur në Kanada. Ata janë integruar në një vend ku « multikulturalizmi » përbënë krenarinë e këtij vendi dhe mund të themi se ata i gjenë në të gjitha sferat e jetës ekonimke, politike e sociale të këtij vendi. Shqiptarët janë të vendosur në metropole si Toronto (Ontario), Montrteal (Kebek), Kalgari (Alberta), Vankuver (Kolumbia Britanike) por edhe në qytete të vogla dhe janë të integruar më së miri në të gjitha aspektet.
30 vjetë marrdhënie diplomatike dhe më shumë se kaq
Nën kujdesin e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Kanada, shkëlqesisë së Tij zotit Ermal Muça mund të them me plot gojën se jo u përkujtua por u festua 30 vjetori i këtyre marrdhëneve mes dy vendeve tona. Të shtunën më 28 tetor 2017, u mblodhën në Ottawa në National Gallery of Canada, miq të Shqipërisë, pjestarë të trupit diplomatik në Ottawa, përfaqësues të Parlamentit të Kanadasë dhe atij të Ontarios, përfaqësues të ministrisë së tregëtisë së jashtëme të Kanadasë si dhe shqiptarë nga Toronto, Montreali, Hamiltoni dhe qytete të tjera. Unë kam marr pjesë në shumë festa organizuar nga ambasada jonë në Ottawa por përkujtimi i 30-vjetorit të marrdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Kanadasë përbënte një kulm për sa i përketë pjesmarrjes së bashkatdhetarëve tanë. Koncerti i « Trio Fammus » ishte një zgjedhje e shkëlqyer që u pëlqye nga të gjithë pjesmarrësit. Për shqiptaro-kanadezët koncerti i familjes Papajorgji, Jani (violinë), Sofia(piano) dhe Livia (violinë), ishte një përkëdhelje e nostalgjisë së atdheut të largët dhe krenari e pasurisë kulturore e muzikore dhe për të huajt një udhëtim në muzikën shqiptare e klasike botërore transmetuar me virtuozitet e mjeshtëri nga artistët shqiptarë.
Një kokteil pas koncertit shërbeu si pikë takimi mes të gjithë pjesmarrësve. shqiptaro-kanadezë të ardhur në shenjë respekti për shtetin shqiptarë dhe atdheun e tyre, drejtues shoqatash që grumbullojnë shqiptarët këtu në Kanada si dhe intelektual shqiptarë, ishin të gjithë të gëzuar që gjendeshin së bashku. I pranishëm ishte edhe gazetari i talentuar i komunitet tonë, gazetari i televizionit PASQYRA në Toronto zoti Ilir Lena.
Do të doja të falenderoja organizatoriët e këtij aktivitetit, ambasadorin e Shqipërisë në Kanada, zotin Emal Muça si dhe stafin e tij për organizimin e aktivitetit.
Mardhënie të shkëlqyera por …
Nëse marrdhënet mes Kanadasë dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera e Kanadaja është duke e mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin e Europian dhe në strukturat e tjera Euro-Atlantike kjo nuk do të thotë se nuk ka vend për përmirësime. Nëse Kanadaja ka mundur të zëri një vend të dytë për volumin e invesitmeve në Shqipëri, investimet Kanadeze mund të jenë shumë e shumë më të mëdha nëse do të nxiteshin kompani të tjera të përmasave të vogla dhe të mesme. Duhen gjetur rrugët për një gjë të tillë. Pse mos të shtohen lidhjet dhe marrdhëniet në fushën e edukimit, shëndetsisë dhe fusha të tjera. Nëse shqiptarët mundën të ngrenë një statujë të Nënë Terezës në Montreal ndërsa në Toronto të shpallin muajin nëntor muaji i trashëgimisë shqiptare dekretuar nga parlamenti i Ontarios (për mos të përmendur arritje të tjera), ata janë në gjendje të japin edhe më shumë ndihmë në forcimin e marrdhënieve dypalëshe. Ngjarjet e fundit në Shqipëri, përfoljet për lidhjet e krimit me politikën (thashethemet kanë ekzisuar gjithmonë….) ishin një temë që nuk mungoi në bisedat mes shqiptarëve por edhe në formë pyetjeje nëse investimet kanadeze do të stepen nga këto ngjarje. Sigurisht, klima politike dhe sociale është një nga kushtet bazë të suksesit të investimeve të huaja. Por, nëse flasim për një rritje të komunitetit shqiptar në Kanada, arritjes së një pjekurie të këtij komuniteti, ai mund të ndikoj edhe më shumë në fatet e vendit të origjinës së tyre. Më duket se duhet t’i qëndrojmë larg atij slloganit famkeq të epokës komuniste « të mosndërhyrjes në punët e brendëshme ». Nëse Kanadaja n’a ka dhënë mundësinë të jemi qytetarë të saj duke ruajtur qytetarinë tonë shqiptare, kjo e fundit nuk duhet të jetë thjeshtë një stoli. Në Kanada, pjesmarrja në jetën politike të vendit është një detyrë, pse jo edhe në atë shqiptare? Shqiptaro-kandezët si pjesë e diasporës shqiptare kanë shumë për t’i dhënë Shqipërisë. Ata nuk duhet të presin t’u kërkohet ndihmë. Shqipëria është e të gjithëve. Ne duhet të jemi pjesë e historisë dhe e traditës së shkëlqyer të disaporës sonë që është gjendur gjithmonë pranë atdheut, pikërisht në momente vendimtare.
Pamje nga aktiviteti