-Kur u krijuan institucionet e Republikës së Kosovës në vitet ’90-të, Kolonel Ahmet Krasniqi e vuri tërë potencialin e vet profesional dhe intelektual në shërbim të çështjes së Kosovës/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 21 Shtator 2015/ Në Prishtinë u mbajt sot akademi përkujtimore me rastin e 17 vjetorit të vrasjes së Kolonel Ahmet Krasniqit, derisa ishte ministri i parë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.
Kryeministri Isa Mustafa përkujtoi se, kur u krijuan institucionet e Republikës së Kosovës në vitet ’90-të, Kolonel Ahmet Krasniqi e vuri tërë potencialin e vet profesional dhe intelektual në shërbim të çështjes së Kosovës. Ai u angazhua me tërë qenien për unifikimin e faktorit politik dhe ushtarak të Kosovës, me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të mira në terren, në frontin e luftës për lirinë e atdheut.
Njëkohësisht, duke qenë oficer karriere, ai i njohu dhe i respektoi institucionet legale të Republikës së Kosovës, nga të cilat edhe u emërua në detyrën e ministrit të Mbrojtjes dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Këto përgjegjësi të larta Kolonel Ahmet Krasniqi i mori edhe me miratimin e Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugovës.
“Kolonel Ahmet Krasniqi u vu në krye të organizimit ushtarak, duke mbledhur rreth vetes të gjithë oficerët dhe atdhetarët e përkushtuar për çlirimin e Kosovës, dhe për ndërtimin e një shteti të pavarur dhe demokratik. Porse, në kulmin e këtyre organizimeve të fuqishme, kur struktura e Forcave të Armatosura të Republikës po merrte një formë, një dorë antishqiptare ia shoi jetën tinëzisht në Tiranë, në kryeqytetin e Shqipërisë, më 21 shtator të vitit 1998, duke i shkaktuar një dëm kolosal luftës tonë për liri dhe pavarësi”, tha Mustafa.
Ai përkujtoi edhe se, me rastin e 10 vjetorit të vrasjes, ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, për meritat dhe guximin e jashtëzakonshëm e dekoroi Kolonel Ahmet Krasniqin, Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, me urdhrin më të lartë Hero i Kosovës.
Ndërsa, më 16 shkurt të vitit 2015, me rastin e 7 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, duke nderuar personalitetet e shquara me kontributin në luftën për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, dekori ndër të tjera edhe Aziz Zhilivoden, dhe pinjollin e familjes së tij, Heroin e Kosovës , Kolonel Ahmet Krasniqin me Dekoratën Gjergj Kastrioti.
Si sot 12 vjet më parë, në manifestimin përkujtimor me rastin e pesë vjetorit të vrasjes së Kolonel Ahmet Krasniqit, Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, në fjalën e tij theksonte:
“Kolonel Ahmet Krasniqi me aftësitë e tij të rralla, bëri një organizim të mirë të Ministrisë dhe të Forcave të Armatosura, të cilat dhanë një kontribut të madh në çlirimin definitiv të Kosovës, që u bë me mbrojtjen madhështore dhe me angazhimin madhështor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të NATO-s dhe të vendeve të Bashkimit Evropian.
Kolonel Ahmet Krasniqi punoi me devotshmëri dhe përkushtim në formimin dhe forcimin e Forcave Mbrojtëse të Kosovës, në kuadër të institucioneve legale të vendit tonë. Me kulturën e tij ushtarake, Kolonel Krasniqi punoi në krijimin e një ushtrie me aftësi të fuqishme mbrojtëse dhe të disiplinuar, çfarë i duhet një vendi, prandaj i shprehim nderimin tonë për këtë.
Kolonel Krasniqi ishte njeri i matur, burrë trim dhe ushtarak i rryer. Në jetë ishte burrë i urtë, dhe mbushte jetën e tij me interesimin, pasionin për letërsinë dhe artin. Sot me krenari themi se kolonel Krasniqi është një ndër heronjtë e Kosovës, andaj për meritat e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, së shpejti do të jetë i dekoruar nga Presidenti i Kosovës”, thoshte Presidenti Rugova, në atë kohë.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në akademinë përkujtimore sot theksoi se, “vrasjen e kolonel Ahmet Kransiqit e planifikuan dhe e realizuan armiqtë e Republikës së Kosovës dhe të popullit shqiptar”.
Kreu i qeverisë kosovare shprehu besimin se shteti shqiptar do të zbardhë se kush e vru Ahmet Krasniqin, në Tiranë në 21 shtator të vitit 1998, ndërsa paralajmëroi rivarrosjen në Prishtinë.
Mustafa përkujtoi se, si anëtar i qeverisë së Kosovës në ekzil, ministër i Financave, ka pasur rastin që të punojë ngushtë me kolonel Ahmet Krasniqin, ministër i Mbrojtjes.
“Ai i tubonte rreth vetes të gjithë, rrezatonte dëshirë dhe vullnet që lufta të bëhet e përbashkët, sepse nuk shihte tjetër fitimtar nga lufta, përpos Kosovës dhe popullit të saj”, theksoi kryeministri Mustafa.
Për fat të keq,vijoi ai, më mbetet në kujtesë, kur për herë të fundit Ahmetin e takova të vrarë, në rrugën e Medresesë, para shtëpisë ku banonte në Tiranë, aty ku kriminelët kishin kryer atentatin mbi të.
“Dhe unë akoma nuk mund ta humb besimin se shteti shqiptar do të zbardhë se kush e vrau Ahmet Krasniqin, kush e vrau idealin e tij për të luftuar për Kosovën e tij. Ndërsa, neve na mbetet të përmbushim zotimin tonë që eshtrat e Ahmet Krasniqit t’i varrosim në Prishtinë, në kryeqytetin e Republikës së Kosovës për të cilën ai u angazhua dhe u flijua”, u shpreh kryeministri Mustafa.
Mes pjesëmarrësve në akademi ishin edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, e përfaqësues të tjerë institucionalë e politikë.
Pas akademisë përkujtimore u bë nisja për homazhe nga Prishtina në Tiranë, ku prehet Ahmet Krasniqi në varrezat e Sharrës.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.