Albanian American Success Stories-së shpejti me një eveniment të rëndësishëm më 25 Tetor, 2015 në Battery Gardens, NYC*/
New York, NY, October 6, 2015. – Pas përfundimit të suksesshëm të fazës së parë të projektit Albanian American Success Stories (Histori Suksesi Shqiptaro Amerikanë), projekti që synon evidentimin dhe promovimin e historive të suksesit dhe krijimin e një rrjeti bashkëpunues të profesionistëve dhe sipërmarrësve shqiptarë,në një Mbrëmje e tipit Gala, do të hapë siparin për nominime të reja në raundin e dytë, me një event në Battery Gardens në New York më 25 Tetor 2015, nga e cila do të përfitojë dhe Fondi Shqiptar për Fëmijë me autizëm.
Kjo mbrëmje do të moderohet nga aktorja dhe producentja e Hollywoodit Masiela Lusha, me pjesëmarrjen dhe performancë nga Diva e operës ndërkombëtare Ermonela Jaho dhe një panel profesionistësh me zë në fusha të ndryshme si Dr. Dennis Dimitri, President i Shoqatës së Mjekëve të Massachusetts, Bankieri Richard Lukaj, Gazetarja e Fox5 Lidia Curanaj, Profesori Peter Christopher, Stilistja Katerina Bocci dhe Sipërmarrësi në fushën e teknologjisë Donald Leka. Ata do të ndajnë detaje dhe këshilla nga historia dhe rruga e suksesit për të qenë aty ku janë sot. Kjo platformë e nxitjes së bashkëpunimit midis profesionistëve, të rinjve dhe studentëve dhe krijimi i mediumeve dhe eventeve të tilla ku ata mund të lidhen dhe bashkëpunojnë por edhe të frymëzohen është shumë i rëndësishëm.
Mbrëmja është ideuar me ecje në tapetin e kuq, intervista nga mediat, mundesi për të komunikuar me panelin e zgjedhur, argëtim, pjesëmarrje në ankand dhe mundësi për përfshirje direkte në hapjen e procesit të nominimit për raundin e dytë. Procedurat për media do të jenë të njëjta si në eventin e kaluar, xhirime, fotografi dhe intervista do të lejohen vetëm gjatë një orëshit në tapetin e kuq.
Ndërsa vitin e kaluar përfitoi Fondi Kosovar për Arsim, nga kjo mbrëmje do të përfitojë Fondi i Fëmijëve Shqiptarë me Autizem i Dr. Shpresa Xhaklit. Nëpërmjet një ankandi që do të zhvillohet gjatë mbrëmjes nën udhëheqjen e Miss Massachusets 2015 do të promovohen stiliste shqiptare nëpërmjet stilimeve të tyre apo personazhe nga projekti me produktet e tyre të dhuruara.
Projekti udhëhiqet nga i njëjti Bord, një grup entuziast profesionistësh të fushave të ndryshme, si Mjeshtrti i Fotografisë Fadil Berisha, Sipërmarrësi Giorgio Kolaj, Financieri Nick Markola, Avokatja Beti Beno, Dr. Kujtim Balidemaj, Avni Mustafaj, Etrita Ibroci, Mark Kosmo, Blerta Alikaj, Ismer Mjeku e Simon Vukel dhe Drejtoreshën Ekzekutive Vera Mjeku dhe një staf teknik i gjerë fotografësh, videografe, editorë, stilistë, grimierë, etj.
Impakti nga faza e parë kanë qenë shumë pozitiv dhe konstruktiv dhe kjo ka bërë që projekti të promovohet dhe në Kosovë dhe Mal të Zi. Historitë e suksesit shqiptaro amerikan janë burim frymezimi dhe bashkëpunimi edhe për shqiptarët në Ballkan dhe për këtë arsye në bashkëpunim me Ambasadat Amerikane në Prishtinë dhe Podgoricë u mbajtën panele në universitete, tryeza të rrumbullakta, vizita në investime shqiptaro dhe amerikane dhe qendra per fëmijë me aftësi të kufizuara për të parë mundësitë se si anëtarë të projektit të inkuadrohen e të ndihmojnë në fusha të ndryshme. Projekti synon që të krijojë shkëmbime të vazhdueshme grupesh profesionishtësh dhe grupe mentorësh për studentë dhe profesionistë të ri.
Kriteret për nominimet do të jenë së shpejti në faqen e projektit në internet www.AlbanianSuccessStories.com. Sic edhe është cilësuar, këto personazhe duhet të kenë histori suksesi interesante, jo vetem në planin personal, po dhe histori frymëzuese që kanë pasur ose që kanë impakt direkt në botën shqiptare amerikane apo atë amerikane.
Projekti i inkurajon anëtarë të komuntetit të nominojnë personazhet e tyre, duke i nominuar me një histori të shkurtër. Disa nga personazhet që janë nominuar tashmë janë shkencëtarja shqiptare Laura Mersini, Kristjan Sokoli, futbollisti në ligën NFL, Polikseni Manxhari, Miss Massachusets 2015, Murat Myftari, anëtar i Forcave Speciale Amerikane, këngëtarja Bebe Rexha, Mario Ademaj, mjeku nga Wisconsin që ka hapur klinika shëndetësore pa pagesë, Adrian Hadribeaj, kampioni botëror në karate e të tjerë.
Pas eventit të radhës në New York, dhe evenimenteve në Kosovë dhe Mal të Zi, projekti do të promovohet në Washington DC në një mbrëmje me anëtarë të Kongresit dhe Senatit si dhe anëtarë të organizatave të rëndësishme në Washington dhe më pas në Tiranë e Shkup.
*Sipas Komunikates per Media
Ne Foto: Pamje nga sezoni i kaluar