• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUJTIM PEÇI, INXHINIERI NENDETSEVE

August 2, 2013 by dgreca

Nga Albert HABAZAJ*/ drejtor I Bibliotekes te Universitetit Pavaresia, Vlore/

Rasti fatlum e pruri që të merresha me mbledhjen e kujtimeve për Kujtim Peçin, me grumbullimin, sistemimin dhe përzgjedhjen e materialeve, dokumenteve e gjërave të tjera me vlerë që plotësonin sadopak portretin e tij me dritë. Ishte pikërisht besimi dhe dëshira e zonjës Lavdie Peçi (Nuraj), bashkëshorte fisnike e të paharruarit tonë Kujtim, që më vlerësoi dhe më dha mundësinë të realizoj me përkushtimin tim një borxh, ndoshta pengun e nderit për Kujtim Peçin mikun tim të vjetër, intelektualin e shquar erudit, veprimtarin e spikatur të Labërisë dhe njeriun e dashur e të kërkuar të shoqërisë. I shpreh mirënjohjen time të thellë e të pastër zonjës Lavdie dhe dy fëmijëve të saj e të Kujtimit: Matildës dhe Armandit për vlerësimin, që, në përgatitjen e kësaj monografie për njeriun e tyre më të shtrenjtë, jam përpjekur ta përdor si visar dhe të mos e shpërdoroj. Ndërsa shoku im i halleve dhe gëzimeve, qysh në vitet ’80 të shekullit të kaluar Bardhosh Nuraj, i cili është njëkohësisht edhe nip i Lados, meriton fjalët më të mira nga unë për përkushtimin e papërtuar që pati për ndërtimin e këtij libri. E gjej mundësinë që bashkë me Bardhon, Ladon e të afërmit e familjes së Kujtimit të falënderojmë të gjithë ata miq, shokë, kolegë e adhurues të Kujtim Peçit, që patën mirësinë e shkruan mbresat, mendimet e kujtimet e tyre, pa të cilët libri nuk do quhej libër. Nga pasuria e tij shpirtërore Lutfi Gjika më dhuroi me mirësi këshillimin e domosdoshëm, që ky libër të ndërtohet me shëndetin e vërtetë e të pastër për një nga miqtë e tij më të mirë, heroin e kësaj monografie, Kujtim Peçin tonë të paharruar, që jetoi në këtë planet 70 vjet, i lirë, si zogu në tramundanë…

Kujtim Peçi sa jetoi, jetoi i vërtetë, me dinjitet vetjak, familjar e shoqëror, me vlera morale të larta, që e zbukurojnë hijshëm personalitetin e tij, si rruaza të arta virtyti. Ai ishte i ditur dhe i guximshëm, saqë me lirinë e tij intelektuale ai u shndërrua në një model shkëlqyer për njerëzit e fjalës dhe të veprimit, i bindur në realizimin e lajtmotivit të tij: të përmirësohemi duke përparuar. Ka një shprehje Umberto Eko: “Të jesh i lirë do të thotë para së gjithash ta thuash të vërtetën. Vetëm e vërteta na bën të lirë”. Ndërsa shkrimtari dhe filozofi i njohur frëng Albert Kamy shkruante: “Të jesh i lirë nuk do të thotë të flasësh çka do, as të shtosh numrin e gazetave për plot skandale, as të vendosësh diktaturën e re në emër të një lirie të ardhshme, ku shumëzohet rrena, vazhdohet tirania, sepse ajo i shkatërron në mënyrë të pamëshirshme të gjitha vlerat”. Jo pa qëllim evidentova dy sentenca të dy mendimtarëve të njohur, sepse, të paktën që nga viti 1998 , kur bisedova për herë të parë me Kujtimin deri në vitin 2008, kur ai ishte mirë e pa shfaqje shqetësimesh shëndetësore, Kamy e Eko u bënë për ne shëruesit tanë të vlefshëm, që na furnizonin me ushqim shpirtëror “mendim Blo” thoshnim ne.

Kujtim Peçi është njeri i vërtetë, i lirë, dinjitoz, i pabujshëm për vlerat burimore dhe të fituara përgjatë 70 viteve, të cilat u bënë pjesë organike e qenies së tij. Na ka ikur një thesar. Shpirti i veprimit, mprehtësia dhe krenaria që ai mbartte e bënë të njohur në shoqëritë përkatëse ku punoi, sepse gëzonte respektin e të gjithëve për guximin, për ndershmërinë dhe për aftësitë profesionale. Vlerat e tij intelektuale rrezatojnë në arkivin e MEMORIES SË QYTETIT TË VLORËS DHE LABËRISË.

Ideali i tij i pastër, fisnikërisht qytetar çeli udhë për progresin dhe demokracinë, sepse Kujtimi e donte me gjithë forcën e shpirtit përparimin. Edhe ky libër është një homazh për të evokuar sadopak jetën dhe veprën e tij të mirë. Kujtim Peçi ka patur një veti që e ka karakterizuar tërë qenien e tij: Dashuria për atdheun, vendlindjen dhe profesionin. Ai nuk lindi profesor e shkencëtar, kjo e bëri të tillë. Fatlumsisht ndihem i nderuar që njoha dhe pata mik një njeri të mbushur me frymë dashamirësie, siç ishte dhe ngelet për mua Kujtim Peçi, i njohur dhe i vlerësuar nga shoqëria për pasurinë e Shpirtit të Bukur, të Mendimit të Kthjellët dhe të veprimit të Drejtë. Poeti Kits ka thënë: “Bukuria është e vërteta, e vërteta është bukuria”. Edhe bukuria e shpirtit të Kujtimit ndolli vetëm mirësi, harmoni, dituri dhe dashuri njerëzore. Sa i mirë qe! Sa shpejt që iku! Ah, more Kujtim! Le gjithë ato projekte të çmuara në mes. Ike…Na le…vetëm…U nxitove Kujtim, u nxitove…Na prishe punë, o mik i mirë! Po të paktën, na e le të drejtën për pemën e jetës dhe për të hyrë në Portat e Qytetit. Dhe kjo s’është pak. Është shumë. Të faleminderit!

Ishte pranvera e vitit 1998. Me një grup veprimtarësh idealistë, intelektualë të Labërisë mblidheshim shpesh herë e diskutonim me dëshirë, zjarr e shqetësim se çfarë duhej bërë për mbarëvajtjen e shoqërisë labe në kushtet e reja, në rezonancë me proceset demokratike, që na mbushnin me dritë besimi edhe për zhvillimin e trevës së Labërisë. Duhej riorganizuar Shoqata Atdhetare “Labëria” si kudo në Shqipëri, ku ka labër, edhe në Vlorë, aq më tepër që Vlora është zemra e kësaj treve me histori lavdi mbuluar për vete dhe për kombin.

Ishim një bërthamë entuziaste me burra me peshë, djem të mirë Labërie, si të paharruarit Kujtim Peçi, Njazi Hamzaraj, prof. Zeko Braho, Brahim Haxhiu, i biri i Osmën Haxhiut të epopesë së Njëzetës, Pelivan Bajrami, Idajet Jahaj, Serri Xhaferi, veterani Haki Gjondeda, Sejmen Gjokoli, muzikologu i paharruar Haxhi Dalipi, Mëno Gjoleka si nur, që i ndrittë kujtimi, Pirro Adem Xhaka, Tomor Lelo, prof. Bardhosh Gaçe, Hiqmet Mehmetaj, unë e plot e plot të tjerë që e donin dhe e duan Labërinë aq shumë sa s’e këmbejnë t’u falësh botën!

Diskutonim shpesh, sidomos te çerdhja ku na mblidhte arkeologu i përkushtuar Novruz Bajrami, për ruajtjen e zhvillimin e mëtejshëm të traditave e zakoneve të nderuara të trevës labe si pjesë e pandarë e thesarit të madh të traditave mbarëkombëtare.

Mbaj mend që Kujtimi me atë qetësinë e tij gati olimpike na jepte mendime të vlefshme, me argumente për kontributet që intelektualët labër kanë e mund të japin në fushën e arsimit e kulturës, të dritës naimiane që ata ndezin në mbarë vendin e nëpër botë.

Më kujtohet që vinin shpesh në Vlorë Ibrahim Gani, Halil Qendro, Daut Gumeni, Lavdie Nanaj, Skënder Hasko, Lirim Deda, Pëllumb Tare, i paharruari Halo Abazi etj., nga Tirana, sepse donin Labërinë si mëmën e tyre, sikurse dhe ne të tjerët. Shpesh recitonim vargjet e bukura e të mahnitshme që Çajupi ka thurur për Labërinë. Kujtimi i kishte shumë për zemër. Atëherë dolën edhe disa shqetësime e probleme që mund të shkaktonin dhe tensione, sidomos lart, në qendër, në Tiranë për shoqatën. “Nuk duhet ta lëmë të degjenerojë shoqata “Labëria” në levën e partive që hipin e zbresin nga pushteti, – na thoshte Kujtimi me fjalën e tij të ndershme e me mend. -Partia jonë është Labëria, ç’duhet të bëjmë ta nderojmë Labërinë – dhe na kujtonte thënien e madhe të Xhon Kenedit para bashkatdhetarëve amerikanë, ditën e betimit si president më 1960: “Mos kërkoni nga atdheu juaj, por shikoni ç’mund të bëni ju për të”. Me këshillat e tij të matura, Kujtim Peçi më dukej si Nestori në legjendën homerike. Krijuam një respekt të vërtetë, të çiltër, aq më tepër kur miku i babait tim dhe miku im i vjetër Hiqmet Mehmetaj më prezantoi hollësisht me këtë shpuzë atdhetarie e diturie  nga Kuçi i Vlorës dhe lidhjet miqësore që kishin…

Rrodhën zhvillimet dhe më 13 maj 1998 në pallatin e Kulturës “Labëria” në ora 1100 u zhvillua mbledhja e përgjithshme për krijimin e degës së shoqatës “Labëria” për Vlorën me nismën e komisionit organizator, që përbëhej nga emrat e respektuar që përmenda më parë.

Mbas një takimi e diskutimi vërtet vëllazëror Vlora e Ismail Qemalit në kuvendin e saj zgjodhi kryesinë e re të degës së shoqatës “Labëria” për qytetin e Vlorës si dhe delegatët që do ta përfaqësonin në Kuvendin e Parë që u zhvillua në Tiranë më 5 qershor 1998.

Kryetari i degës së shoqatës “Labëria” për Vlorën më zgjodhën mua, nën/kryetar Kujtim Peçin dhe sekretar Hiqmet Mehmetin. Ruaj mbresa të pashlyeshme me këta dy miq, se u ingranuan me shpirt për Labërinë, për të përçuar mesazhe humane labëve tanë, qytetari e vullnet, për t’i kthjelluar njerëzit se Labëria prodhon dashuri, jo urrejtje.

…Unë ika në Itali dhe u shkëputa nga njerëzit e mi e miqtë këtu, sepse duhet të punoja, të kërkoja ndryshim më të mirë të jetës. Familja kishte kërkesa…Megjithatë s’është e nevojshme të zgjatem për këto probleme këtu, por përveç të tjerave nga Italia ruaj si flori në shpirtin tim takimet me të ndriturit Nermin Vlora e Renzo Falaschi disa herë në Romë dhe në vilën e tyre. Mora bekimin e fisnikërisë së tyre dhe më 2002 kthehem përfundimisht në Vlorë dhe filloi punë në Bibliotekën e Universitetit “Ismail Qemali”. Ritakova Kujtimin, rifilloi Biseda e Urtë me atë uragan mendimi që çlironte mirësi, mirësi, mirësi, si një burim i pashteruar asnjëherë. Kur kishte kohë të lirë vinte tek unë, te biblioteka e vogël (ish-mjekësorja), se aty afër kishte dhe shtëpinë, pinim nga një kafe e raki e bisedonim me kënaqësi e koha fluturonte pa e kuptuar. Më la dhe një libër në dorëshkrim për gjendjen e jashtme, parë me syrin e një vëzhguesi të hollë, me analiza deduktive, logjike gërshetuar dhe me mënyrën e arsyetimit të induksionit shkencor. M’i binte kapitull pas kapitulli materialet. Do t’i botojmë dhe ato se janë amaneti i tij.

Për herë të fundit, e kam takuar me prof. Spiro Caushin, te shtëpia e tij, kur qe sëmurë, para se të ikte. Tani Kujtim Peçi është përherë me ne.

 

 

KUJTIM PEÇI NË MEMORIEN TIME, nga Halil Bregasi

 

 

Rastësia, shpesh herë, çon në përmbushje detyrimi dhe, në ndonjë rast, është në madhështinë e mrekullisë.

E them këtë, sepse ishte rastësia në rastin konkret, që po çon në këtë shkrim, duke bërë që të kthehem deri 50 vjet prapa.

Ndodhesha në Bibliotekën e Universitetit “I.Qemali” Vlorë duke biseduar me njerin nga miqtë e mi më të mirë, (besoj se i tillë është edhe për shumë të tjerë, pasi karakterizohet nga virtyte të larta deri në lartësinë e fisnikërisë) zotin Albert Habazaj. Kishim disa probleme lidhur me promovimin e një libri (romani) që kisha botuar kohë më parë. Fjalë pas fjale, rrjedha e bisedës na degëndisi te shokët që nuk janë. Duke e përmendur edhe të ndierin Kujtim Peçi; Alberti nuk e dinte që unë e njihja apo kisha punuar me Kujtimin dhe më tregoi se ishte ngarkuar, si të them, në formën edhe të një amaneti, a si, por të përfundonte një libër me kujtime të të ndierit Kujtim.

Në çast fillova të tregoja duke e përshkruar Kujtimin ashtu si e njihja unë, gjë që Albertit i tërhoqi vëmendjen, andaj pyeti:

Ti e njihje Kujtimin?

Po, -i them, kemi punuar bashkë.

Dëshiron të japësh disa mbresa?

Në moment thashë po. M’u duk e lehtë, sikur thjeshtë do tregoja si e qysh ishim njohur, paçka se nga ana letrare mund të kishin edhe mangësi, gjë që, në ndonjë rast janë më të mira ashtu, thjesht.

Gati çdo ditë merrja lapsin dhe një fletore që e pata filluar me emrin e tij për të shkruar, dhe shkruaja e nuk i bashkoja dot dhe në ndonjë rast edhe e grisja fletën. Kështu, m’u kujtua ajo që kisha shkruar në romanin “Tre dasma në një”: “Të tregosh, duhet të kesh parë e dëgjuar; të shkruash atë që ke treguar, është e vështirë…”

Kjo po përsëritej për së dyti me mua tani që duhej të shkruaj ato që tregova me gojë para z. Albert Abazit në atë takim.

Rrjedha e jetës së një njeriu është gati e njëjtë  me rrjedhën e ujit. Buron diku (lind), formon rrëketë vogla (pra edhe në fëmini lë gjurmë), formohen përrenjtë (jeta merr drejtim e zhvillim), ata formojnë lumin që derdhet në det (pra njeriu aftësohet për ta drejtuar jetën); Por deti është i madh, ka dallgë të vogla por edhe të mëdha (pra jeta futet në dallgët e saj).

Në se këto burime, këto rrëke, përrenj lumenj, nuk vërehen, nuk shënohen diku e nuk emërtohen, atëherë ky proces (pra jeta e njeriut) ngelet e panjohur nga askush ashtu si burimi i tharë.

Nisur nga ky këndvështrim, shkruarja e një monografie, një memoriali apo lënia  e një libri kujtimesh, është domosdoshmëri, në mënyrë që ai burim të mos thahet se është burim jete, të mos harrohet asnjëherë se ka lënë prapa një tragë, rrëkeje, përroi a lumi.

Është arsyeja më bindëse për mua, për të përshëndetur iniciativën por edhe për të vlerësuar në maksimum punën e shkrimtarit që do e përgatisë këtë monografi.

Më bëhet shumë qejfi që do të shkruhet një e tillë edhe për një nga miqtë e shokët e mi të punës, për z. Kujtim Peçi.

Ishte viti 1960. Në një grup studentësh të Shkollës së Lartë të Nëndetëseve, shkuam për ti vizituar e takuar studentët ushtarakë të inxhinierisë. Grupi jonë i vogël nga tre vitet studimi. Na pritën 3-4 veta  në hollin e katit të parë. Ndërtesa e shkollës së inxhinierisë ishte me arkitekturë të veçantë. Vetëm si ndërtesë ia vlente ta shikoje, e jo më të takoje edhe bashkatdhetar. Duke biseduar e duke parë stendat e reliket që ishin varur nëpër muret, të tërhiqte vëmendjen stenda e të dalluarve. Disi në mes e pak sipër, në mos gaboj, në rreshtin e parë, ishte fotografia e Kujtim Peçit. Unë në atë kohë isha i dalluar vet dhe e kisha fotografinë time ashtu si po shikoja atë të Kujtimit, dhe kjo për arsye se unë isha i dalluar vetëm brenda grupit shqiptar të asaj shkolle, ndërsa Kujtimi ishte i dalluar i gjithë Shkollës së Lartë të Inxhinierisë, ku kishte studentë nga shumë shtete. Ndjeva bashkë me shokët një krenari që një shqiptar dallohej mes gjithë atyre shtetasve të tjerë. Vonë, kur isha në Pashaliman e kam mësuar faktin që ai kishte mbaruar me Medalje të Artë.

Në vitin 1961 filluam mësimet në Shkollën e Lartë të Flotës në Pashaliman. Ndjenim ndryshimin drastik të jetës studentore. I vetmi ngushëllim ngelej takimi, bisedimi e lojërat me oficerët e rinj të brigadës së nëndetëseve, të cilët kishin studiuar po në Bashkimin Sovjetik.  Në kohë e pushimit shkonim në territorin e Br.ND, dhe luanim e bisedonim me kuadrot atje. Vetëm Kujtimi nuk vinte për të luajtur. Jo atë do e shikoje me dosje nënsqetull, nga ndërtesa në nëndetëse e kthim. Të gjithë thoshin: Ai është shumë i ngarkuar. Duhej të kontrolloheshin e të korrigjoheshin instruksionet e aparaturave deri në imtësi duke iu përshtatur kushteve e nivelit të marinarëve shqiptarë. Nëndetësja funksionin nëse elektriciteti është në parametrat e duhura, ndryshe??? Për këtë Kujtimi përgjigjej direkt, ndaj dhe punonte pa pushim dhe orar. Jo vetëm që pa elektricitet nëndetësja është e vdekur, por sovjetikët kishin lënë dhe disa defekte që duheshin riparuar, dhe Kujtimi në gojën e shokëve të tij e kishte realizuar plotësisht qëllimin e detyrën.

Në vitin 1965 do ritakohesha me Kujtimin. Kisha shkuar në Pashaliman me Katerin Silurues që komandoja, vajta në Uzinën e riparimit të anijeve për të bërë riparimin e atij mjeti. Aty ishte dhe një ND, që riparohej nga specialistë kinezë. Kujtimi vinte shpesh, takohej me ne (ishte dhe anije Dragamine e vogël për riparim) dhe merrej me problemet që u kishin dalë atyre të ND. Të gjithë e njihnin  për më të aftin në njohjen e teknikës së ND . Por koha kur do e njihja direkt, jo më me të thënat e të tjerëve, ishte koha kur shërbyem të dy në shtabin e BUD-it Vlorë. Fillimisht na lidhi problemi i sigurimit të kuadrove nënoficer dhe të specialistëve punëtorë për ofiçinën e bazës. Kam njohur një Kujtim fjalëpak. Fliste kur duhej dhe aq sa duhej. Nuk merrej me llafe e përgojime për askënd. Shumë i përkushtuar për punën e në këtë kontekst, për atë nuk kishte mik e miqësi në marrjen në punë të dikujt. Më lehtësohej shumë puna pasi e bisedoja me Kujtimin. Ai ishte i prerë dhe shumë herë më mbronte në mbledhjet e emërtesës sidomos kur bëhej fjalë për specialistët, punëtor apo nënoficer. Fjala e tij ishte vendim, sepse ai para se të fliste e kishte analizuar në të gjitha drejtimet, pra ai fliste pasi ishte përgatitur dhe nuk vinte kurrë në diskutime pa u përgatitur. Kur e kujtoj sot, habitem që ai nuk më erdhi asnjëherë për të siguruar ndonjë vend për miq, gjë që ishte normale për mua. Me atë bisedoje qetësisht, sepse ai të dëgjonte duke të parë drejt e në sy, nuk të ndërpriste dhe nuk të kundërshtonte prerë, por, mendohej dhe të jepte një përgjigje më tepër në formë sqarimi për të kuptuar pse ai nuk ishte dakord, apo pse ishte dakord. Kujtimi nuk të falte kur vinte puna tek përgatitja nga ana speciale. Një herë në vit merrnim në provim për të ngritur shkallën e kualifikimit të punëtorëve, sepse kjo lidhej me shtesën e rrogës së punëtorit. Nuk kaloje dot te Kujtimi në se nuk ishe i aftë për atë nivel kategorie që do ta mbroje.

Kujtimi, shokët i kishte të gjithë njëlloj, nuk mbështetej në grupime. Normalisht, kur venim bashkë diku për kontroll, pinim dhe ndonjë kafe. Ai dorën e kishte tek xhepi i tij, nuk pranonte qerasje të pamerituar. Më kujtohet kur merrnim në provim punëtorët e ofiçinës, venim për kafe dhe unë në formë shakaje i thosha: Aaa sot e kam unë radhën. Ti e pate dje. Kështu shpesh herë nuk i linim të tjerët, që në rastin konkret ishin vartësit tanë, të paguanin.

Ndoshta, memoria ngec në ndonjë rast dhe mund të kalojnë momente të pa evidentuara, se jeta e gjatë dhe nuk di të zgjedhësh çfarë të shkruash e çfarë të lësh, si p.sh. unë lashë takimet në Shkollën e Specialiteteve, kur ata vinin për punë praktike në laboratorët tanë. Ka shumë për të shkruar, por të mos bëhem përsëritës i mërzitshëm e kam vlerësuar personin si njeri me cilësitë më të mira e virtyte të larta.

Kujtoj me shumë mall e respekt. Ishte ky mall e respekt që më uli të hedh sado pak radhë në kujtim të Kujtim Peçit.

 

 

FLOTA SHQIPTARE HUMBI KËSHILLTARIN E DUHUR, nga Hamdi Miftar Selimaj

 

 

Kujtim Peçi ishte një person me kulturë shoqërore të mirë dhe me një kulturë profesionale të saktë.

Kujtimin e kam njohur kur isha detar në marinën luftarake detare; një person mjaft autoritar dhe po kështu dhe shoqëror.

Në atë kohë të viteve 1965 unë isha në marinë, ku shërbeva mjaft kohë në brigadën e N/Detseve të flotës luftarake detare si elektricist në N/Detsen e parë me komandant Aleko Pojanin dhe komisar Mejdi Gaçen. Në shkollën e instruksionit në marinë, dolëm në provim me komision nga flota. Në komisionin e zgjedhjes së marinarëve për N/Detset ish dhe Ing. Flamurtar i Brigadës, Kujtim Peçi.

Sigurisht ne si dhe me arsimin përkatës elektrik na morën duke u arsyetuar në bazë të leksioneve të dhëna dhe të shkruara nga Kujtimi dhe shokë të tjerë të Brigadës. Kujtimi ish për degën elektrike të kanalizimit të N/Detseve në bazë të teksteve të shkruar dhe aprovuar nga ministria dhe komanda e flotës. Në leksionet e Kujtimit shquhej shumë inteligjenca dhe saktësia e leksioneve në mënyrën e të kuptuarit dhe më tepër adaptimi  i tyre në gjuhën shqipe dhe mënyra e interpretimit dhe konceptimit të shumë fakteve që determinonin në kontekstin e terminologjisë teknike, me shumë profesionalizëm dhe ide praktike në realizime praktike (flasim në realizimin faktik në kanalizimin e N/Detseve).

Në aspektin shoqëror, kulturor, popullor apo atë inteligjent në ambiente shoqërore, ai ish një person interesant në mënyrën e ndërhyrjes dhe interpretimit të çështjeve dhe zgjidhjes që u jepte problemeve. Gjithmonë i vëmendshëm dhe i depërtueshëm në probleme të ndryshme dhe që i zgjidhte çdo problem me një devocion të rrallë dhe në format krahasuese.

Kam parasysh sidomos në problemet teknike dhe ato të lundrimeve ku ai jepte një kontribut të jashtëzakonshëm në drejtim teknik dhe me një eksperiencë të saktë dhe zbatim korrekt të detyrave të ngarkuara nga organet e Ministrisë së Mbrojtjes. Vdekja e Kujtimit specialistët dhe inxhinierët kanë humbur atë njeri të talentuar, sidomos për flotën, po kështu një këshilltar shoqëror që me veprimet e tij në ambiente dhe shoqëri do të mbahet mënd nga shumë njerëz që kanë qënë afër dhe që kanë punuar me të.

Unë sidomos që e kam njohur nga afër më bën jashtëzakonisht përshtypje personi i tij dhe di të ruaj një kujtim të pazëvendësuar për një person si Kujtim Peçi.

Ngushëlloj familjen dhe të afërmit e Kujtimit, gjithë shokët e shoqet që kanë punuar dhe jetuar me të.

I paharruar kujtimi i tij!

 

 

INTERMEXO SHKENCORE NË UNIVERSITETIN “Ismail Qemali” TË VLORËS

 

 

ING. Naval Kujtim Peçi

Universiteti Teknologjik

“Ismail Qemal Vlora”

 

Lënda: Kërkesë për gradën shkencore “Doktor i shkencave”

Komisionit të kualifikimit shkencor

Ministrit të Arsimit dhe Shkencës

Tiranë

 

 

Kujtim Hariz Peçi datëlindjes 8.03.1939, vendlindja Kuç rrethi Vlorë.

Kam mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë Navale në Universitetin “F.E.Xherxhinski” St. Petërburg të Rusisë në vitet 1955-1960, me medalje ari dhe diplomë të shkëlqyeshëm (Nr i diplomës  040018).

1960-1983 K/inxhinier i bazës Luftarake të Nëndetëseve Pashaliman dhe pedagog i jashtëm në Akademinë e Detarisë Vlorë.

1983-1988 K/inxhinier i Marinës (Sazan, Vlorë, Pashaliman, Palermo) dhe pedagog i jashtëm në Akademinë e Detarisë Vlorë.

1988-1992 Shef i katedrës së lëndëve  në Akademinë e Detarisë Vlorë.

1992-1994 i liruar nga ushtria me reformën e vitit 1992.

1994-1996 Pedagog i jashtëm në Universitetin Teknologjik “Ismail Qemali” Vlorë.

1996-1998 Pedagog efektiv dhe dekan i Fakultetit të Marinës në U.T.V ‘Ismail Qemali”.

 

Studime dhe botime shkencore

 

Studimi: “Ndikimi i teknologjive të materialeve të reja në dimensionet e mekanizmave të anijeve” realizuar në vitin 1959 dhe botuar në Buletinin tekniko-Shkencor të Universitetit të St. Petërburg (Leningrad).

Studimi: “Të dhënat e anijes amerikane Cineerman dhe përdorimi i frekuencave të larta në pajisjet energjetike të anijeve”. Botuar në vitin 1960 në buletinin shkencor të universiteteve të St. Petërburg.

Studimi teorik, realizimi në laborator dhe realizimi në praktikë “Balancimi statik dhe dinamik i silurave të nëndetëseve”-1961.

Përpilimi i kushteve teknologjike të riparimit të nëndetëseve (1974-1975), miratimi i tyre dhe përdorimi në praktikë nga kantieri i riparimit të anijeve Pashaliman.

Hartimi i tekstit me tre volume “Teoria, Konstruksionet dhe Drejtimi i nëndetëseve”:

Pjesa e parë –Bazat e Teorisë së nëndetëses.

Pjesa e dytë- Konstruksioni i nëndetëses.

Pjesa e tretë- Teoria e drejtimit të nëndetëses.

Teksti është shtypur në formë dispense në tre volume dhe me targën”Për përdorim të brendshëm”.

Studimi: “Projektimi, prodhimi dhe eksperimentimi i baterive akumulatore të nëndetëseve” i realizuar në bashkëpunim me Uzinën Elektromekanike në Tiranë dhe në uzinën e prodhimit të baterive Berat (1977-1982).

Studimi teorik dhe realizimi në praktikë “Përcaktimi i vendndodhjes dhe nxjerrja në sipërfaqe e nëndetëses që ka avari” (1981). Ky studim është i filmuar dhe i fotografuar sepse në realizimin e tij mori pjesë ish K/Ministri Adi Çarçani, ish-ministri i mbrojtjes Kadri Hazbiu dhe shumë të tjerë që e shoqëronin.

1981 –Regjistrimi në Ministrinë e Mbrojtjes për gradën “Kandidat i Shkencave”.

Tema: “Metodika e llogaritjes të thellësisë aktuale të nëndetëseve dhe disa probleme të perspektivës”.

Provime të dhëna:

Gjuha Ruse -10 (dhjetë)

Filozofia M.L -8 (tetë)

Specialiteti -10 (dhjetë)

Në vitin 1983 tema ishte e përfunduar, por për arsye se Universiteti i Tiranës nuk kishte mundësi për të krijuar komision, ndërsa Ministria e Mbrojtjes nuk kishte të drejtë ligjore, mbrojtja u realizua në komisionin shkencor të komandës së FLD, me qëllim që të dhënat dhe konkluzionet e saj të përdoreshin (Kryetar i komisionit  Ing Viktor Pashko).

Në vitin 1988 në Ministrinë e Mbrojtjes u shtrua problemi i nxjerrjes nga thellësia (66 m) e antenës akustike “Vollkov” dhe kabllit të saj me stacionin bregdetar në ishullin e Sazanit. Me urdhër të ministrit të Mbrojtjes u caktua grupi i studimit me përbërje:

Kryetar Kujtim Peçi (K/inxhinier i BUD-it Vlorë)

Ing. Petrit Hekurani (zv/K/ing i BUD –it Vlorë)

Ing. Ilir Mati (i institutit të projt. Usht. N.6)

K/Inxhinieri i Telekomit Shqiptar (pa emër)

Dy pedagogë të Fak, Elektrik (Rryma të dobëta) të U.T (pa emër)

 

U krye studimi dhe u realizua në praktikë.

Teksti i botuar “Bazat e drejtimit të anijes” 1994.

Duke qenë shef i katedrës së lëndëve teknike në Akademinë e Detarisë Vlorë jepja lëndët “Teoria e Anijes” dhe  “Bazat e Drejtimit të Anijes”.

Në këto kushte shkrova (në bashkëpunim me Lutfi Gjikën tekstin “Bazat e Drejtimit të Anijes”.

1994-1997 kam shkruar tekstin “Teknologjia e konstruksioneve navale”. Këtë lëndë për herë të parë në UTV e dhashë unë, dhe një vit më pas mbi bazën e tekstit tim që akoma është në dorëshkrim, këtë lëndë e jep pedagogu Xhemil Qorduka.

1997-1999 teksti i shkruar “Projektimi i Anijeve” i pabotuar në dorëshkrim” Këtë lëndë vazhdoj ta jap unë.

Studimi shkencor “Teoria e probabilitetit dhe teknologjia navale”.

 

Për vlerësimin e veprimtarisë time paraqes:

Tekstin e botuar “Bazat e Drejtimit të Anijes”.

Teoria e propabiliteteve në teknologjinë navale.

 

 

 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI TEKNOLOGJIK

“ISMAIL QEMAL VLORA”

Vlorë 24. 06. 1999

 

LËNDA: Vlerësim për veprimtarinë pedagogjike e shkencore të z. Kujtim Peçi

 

Z. Kujtim Peçi është emëruar pedagog i jashtëm i degës së Inxhinierisë navale qysh në krijimin e Universitetit tonë (1994) dhe më vonë efektiv e dekan i fakultetit të marinës deri në daljen në pension (tani pedagog i jashtëm).

Përfundimi me rezultate të shkëlqyera i studimeve në Fakultetin e Inxhinierisë Navale “Xherxhinski” në Peterburg të Rusisë, përvoja e madhe 25-vjeçare në Kantierin Detar si dhe ajo pedagogjike në Akademinë e Detarisë në Vlorë bën të mundur që z. Kujtim, si intelektual i formuar, të japë një kontribut shumë të rëndësishëm për hapjen e konsolidimin e degës së Inxhinierisë Navale e vetme e këtij lloji në vendin tonë.

Nëpërmjet teksteve të botuara e atyre në dorëshkrim, cilësisë së lartë të përgatitjes së leksioneve si dhe mbajtja me nivel e tyre në auditor z. Kujtim është bërë shembull për një brez të tërë inxhinierësh të rinj, pedagogë të Departamentit përkatës, si dhe udhëheqës për veprimtarinë shkencore të tyre.

Nisur nga kontributi i tij shkencor e pedagogjik nga vlera e botimeve dhe dorëshkrimeve, si dhe roli frymëzues në forcimin e stafit të ri pedagogjik të U.T.V mendojmë se Z. Kujtim e meriton plotësisht ti akordohet grada shkencore “Doktor i Shkencave”.

 

Rektor

Dr. Bilal Shkurtaj [sot Prof. Dr.]

 

 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AKADEMIA U. “SKËNDERBEJ”

FAKULTETI I DETARISË

Vlorë, 24. 06. 1999

 

LËNDA: Vlerësim i veprimtarisë pedagogjike e shkencore të z. Kujtim Peçi

 

Z. Kujtim Peçi ka mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë Navale në Universitetin “F.E. Xherxhinski” St. Peterburg të Rusisë në vitet 1955-1960 me medalje ari dhe diplomë shkëlqyeshëm.

Hapja e Akademisë së Detarisë (sot Fakulteti i Detarisë) në vitin 1961 është vepër e atyre kuadrove të shquar me nivel të lartë intelektual e të përkushtuar. Një nga ata është edhe Z. Kujtim i cili edhe pse ka mbajtur detyra të larta në Flotën Ushtarake detare, nuk ka ndërprerë asnjëherë lidhjet me Akademinë e Detarisë e cila ishte e vetmja Qendër Shkencore e Flotës.

Kontributi i saj ka qenë i gjithanshëm, por më tepër ka spikatur puna sistematike krijuese shkencore për ngritjen në një nivel gjithnjë e më të lartë programet mësimore. Duke mbajtur lidhje të vazhdueshme me bazën, studimet e tij kanë qenë të kuptueshme e të zbatueshme në jetë. Me punën e tij sistematike, niveli shkencor i së cilës ka qenë gjithnjë në rritje, z. Kujtim ka imponuar respekt tek kolegët e tij intelektual.

Përvoja shumëvjeçare ka treguar se ai ka qenë protagonist kryesor i zgjidhjes së shumë problemeve të vështira me të cilat është përballur Flota jonë Luftarake Detare.

Përpilimi i leksioneve, dispensave dhe botimi i teksteve ishte kontribut i drejtpërdrejtë për F.Detarisë. Teksti i botuar “Bazat e Drejtimit të Anijes” ishte për mendimin tonë kryevepër e krijimtarisë së z. Kujtim Peçi.

Në vitet 1988-1992 ka ushtruar detyrën e lartë të Shefit të Katedrës së Lëndëve Teknike. Edhe pas shkëputjes nga A. Detare bashkëpunimi i tij ka qenë i vazhdueshëm.

Për nivelin e tij shkencor, e pedagogjik, për punën e tij krijuese dhe botimet, Komisioni i Punës Shkencave të Fakultetit të detarisë jep mendimin e tij unanim se z. Kujtim Peçi i plotëson të gjitha kushtet për t’ju dhënë grada shkencore “Doktor i Shkencave”.

 

Komandanti i Fakultetit të Detarisë

Kapiten i Rangut të II

Kristaq Gerveni

 

 

Oponencë e studimit shkencor

“Teoria e Probabilitetit dhe Teknologjia Navale”

e autorit Kujtim Peçi

 

 

Pas një pune sistematike e këmbëngulëse, autori na paraqitet me një studim serioz në një prej fushave më interesante të shkencës në atë të zbatimit të metodës matematikore, por kësaj radhe në Teknologjinë e Konstruksioneve Navale, e cila përbën një vijimësi në fushën e studimeve në vendin tonë.

Përvoja e gjatë mbi 30-vjeçare në njohjen e teknologjisë navale, pasioni për studim të vazhdueshëm, zotërimi i gjuhëve të huaja e shfrytëzimi i një literature të bollshme kanë bërë të mundur që autori të flasë me kompetencë të plotë për zbatimin e teorisë së probabiliteteve në teknologjinë e konstruksioneve navale.

Lehtësia me të cilën ai operon në të 14 paragrafet, saktësia e interpretimit të formulave dhe zbatimit të tyre në shembuj konkret flet për një njohje të plotë nga ana e autorit të bazave të teorisë së probabiliteteve.

Nëpërmjet një pune këmbëngulëse është arritur që studimi të ketë një strukturë mjaft kompakte e me një vijë të qartë metodike e cila lejon që vlerat e këtij studimi të shfrytëzohen edhe si një material mësimor për fakultetin përkatës.

Kështu tema të tilla si:

Kuptimi për cilësinë dhe gabimet

Burimet e gabimeve në konstruksionet navale

Përdorimi i hallkave dimensionale gjatë prodhimit të elementeve konstruktiv naval

Vendosja e shmangieve rezultante të lejuar dhe të mundshme në përmasat e konstruksioneve navale dhe mundësia e korrigjimeve të tyre, etj…

i krijojnë mundësinë lexuesit që ka kulturën e nevojshme matematike, të hyj me lehtësi dhe qartësi në shtrimin e problemit, të njihet me zbatime konkrete të elementeve teorike si dhe të përgatitet për gjetjen e shembujve analoge.

Në një lidhje të brendshme logjike dhe nëpërmjet shembujve sinjifikativ autori ka arritur që nëpërmjet paragrafëve të tillë si:

Teknologjia e konstruksioneve navale dhe matematika statistikore.

Kushtet e zbatimit të statistikës matematikore në teknologjinë navale.

Karakteristikat kryesore numerike të ligjeve të shpërndarjes së madhësive të vrojtuara etj…

ta përgatisin lexuesin që nga moria e problemeve që ndeshen në praktikën e ndërtimit të anijeve, të mund të fokusohet në disa drejtime kryesore të cilat mund të gjejnë zgjidhje nëpërmjet trajtimeve matematikore.

Dihet s’rritja e cilësisë në procesin e ndërtimit të anijes, ka qenë dhe mbetet nja nga problemet kryesore të teknologjisë së konstruksioneve navale. Kryerja me cilësi të lartë e të gjitha punimeve është burimi i parë për uljen kostos së ndërtimit të anijeve dhe të jetëgjatësisë së shfrytëzimit të tyre. Kërkesat për cilësinë e punimeve janë të formuluara në formë standardesh edhe në regjistrat detare që ka çdo vend. Këtë përvojë autori e ka shfrytëzuar me pjekuri duke treguar se shkalla e përputhjes së detaleve dhe nyjeve reale të prodhuar me parametrat e tyre të përcaktuar në vizatimet e punës, vlerësohet me madhësinë e gabimeve, të cilat ai duke u mbështetur në teorinë e probabiliteteve është përpjekur ti klasifikojë si dhe të trajtojë rrugën e llogaritjes së tyre.

Na duket shumë me vend klasifikimi i gabimeve i dhënë nga autori ku ai rreshton:

Gabimet gjeometrike, d.m.th gabimet në formën dhe dimensionet e konstruksioneve të ndryshme të anijes

Gabime të vijueshmërisë konstruktive, d.m.th gabime në ndërtimin e brendshëm të elementeve të ndryshëm konstruktiv.

Gabime fiziko-metalurgjike që lidhen me strukturën e materialeve

Gabime në pajisjet elektrike dhe të navigimit të anijes

Në këtë punim ai është përqendruar në shfrytëzimin e gabimeve në dimensionet e konstruksioneve të ndryshme për të cilat ka sistemuar edhe burimet nga shkaktohen këto gabime duke bërë një klasifikim shkencor të tyre.

Mendoj se një nga vlerat e këtij punimi qëndron pikërisht në përpjekjet e suksesshme të autorit që duke u mbështetur në njohjen e një numri të madh dukurish nga praktika të arrijë të krijojë një renditje sistematike të atyre që në teknikë quhen gabime.

Teknologjia e konstruksioneve navale, si fushë që studion metodat dhe mjetet për ndërtimin e anijeve të reja, duhet të përfshijë dhe të studiojë dhe ligjësitë dhe fenomenet përgjithësuese në të gjitha proceset teknologjike. Ligjësitë e njohura sidomos ato që argumentohen me aparatin e nevojshëm matematik, që pasqyron lidhjen sasiore të fenomeneve, krijon mundësi të shumta dhe të bazuara, për të gjykuar dhe vlerësuar objektivisht karakterin e proceseve të veçanta teknologjike. Ja pse autori e ndjen si përgjegjësi profesionale të lerë një trashëgimi brezave që do vijnë në vendin tonë pikërisht në këtë fushë të rëndësishme e të pashkelura në literaturën tonë të teknologjisë navale.

Duke patur parasysh faktin që statistika matematike krijon mundësinë për të gjykuar për ligjësitë e çdo procesi teknologjik mbi bazën e përpunimit të një sasie të caktuar të vrojtimeve dhe të dhënave eksperimentale, autori është kujdesur të evidentojë kushtet në të cilat është e mundshme të zbatohet kjo metodë në fushën e teknologjisë navale.

Kështu  për “metodën me zgjedhje” kushti i parë është sasia e mjaftueshme e vrojtimeve, kushti i dytë është rastësia dhe pavarësia e matjeve, kushti i tretë është zgjedhja e dukurive që duhet vrojtuar dhe gabimi i tyre jo sipas karakteristikave të jashtëm, por mbi bazën e përmbajtjes ë dukurisë, kushti i katërt është stabiliteti i procesit teknologjik në të cilin realizohet e njëjta radhë e operacioneve të punës përdor të njëjtat pajisje dhe realizohet e njëjta metodë e matjeve.

Evidentimi i tyre dhe sqarimi nëpërmjet një numri të konsiderueshëm shembujsh nga fusha e teknologjisë navale e bënë këtë metodë mjaft të kapshme e të kuptueshme për specialistët navalë. Pikërisht metoda e përdorur nga autori gjatë gjithë punimit nëpërmjet konkretizimit të ideve me një masë mjaft të madhe shembujsh e bën atë të kapshëm  me vlerë aplikative gjë që përbën një nga anët më pozitive të tij.

Njohja e thellë e literaturës si dhe përvoja e gjatë në fushën e riparimit të anijeve në vendin tonë kanë lejuar autorin të qëmtojë disa nga problemet më të përdorshme në teknologjinë navale në vendin tonë. Kështu autori ka trajtuar në mënyrë të plotë me shembuj argumentues probleme të tilla si:

Metodika e përpunimit të rezultateve të vrojtimeve për gjetjen e ligjit të shpërndarjes të madhësive të vrojtuara

Metodika e gjetjes së vartësisë në teknologjinë e konstruksioneve navale

Saktësia e realizimit të punimeve në pllaz dhe të matjeve në elementet konstruktiv navale

Saktësia e drejtimit, prerjen dhe përkuljen së elementeve prej pjastre të anijes

Të gjitha këto probleme janë analizuar dhe argumentuar nëpërmjet një numri të konsiderueshëm shembujsh nga praktika e zbatimeve të teknologjisë navale në vendin tonë duke përdorur për zgjidhjen e tyre një burim formash e metodash të teorisë së probabilitetit.

Është për tu theksuar se një ndër tiparet më të qenësishme të të gjithë studimit është qartësia e formulimit të problemeve, paraqitja e të dhënave, përpunimi i tyre mbi bazën e formulave të statistikës matematikore dhe interpretimi i përfundimeve të gjetura. I parë në këtë këndvështrim studimi shërben si një material orientues për përllogaritjet e gabimeve e të gjitha rasteve që përmenden në shembujt e shqyrtuar si dhe në rastet analoge.

Një punë lavdëruese është bërë për pasurimin e studimit nëpërmjet ilustrimit të grafikëve, tabelave, figurave, etj…

Të 19 shembujt si dhe pjesa tjetër e materialit teorik janë argumentuar me mbi 43 tabela me vlera të matura, janë interpretuar mbi 23 grafike dhe 29 figura të ilustruar.

E gjitha kjo punë voluminoze e koncentruar në rreth 125 faqe daktilografike përbën një vlerë të madhe jo vetëm për literaturën teorike e kësaj lënde në U.T.V si dhe shembuj demonstrues në lëndën e matematikës së aplikuar në degën e Inxhinierisë Navale e Navigacionit.

Mendoj se në një përpunim të mundshëm të studimit në të ardhmen, autori do të ketë si pikësynim që krahas freskimit me shembuj e zbatime të literaturës bashkëkohore, do të strukturoj edhe më mirë materialin në kapituj që do të përmbledh lëndë përkatëse mbasi kjo e fokuson dhe e orienton me mirë lexuesin. Jam i bindur se gjatë ribotimit do të korrigjohen edhe fjalë apo shprehje që ka karakter didaktik si dhe, ndonjë lapsus që mund të ketë shpëtuar.

Si përfundim nisur nga tematika bashkëkohore që është kapur nga autori, puna e madhe vrojtuese e shkencore që është bërë për zgjedhjen dhe përpunimin e materialit faktik, metodika e përdorur për të krijuar një linjë në vazhdimësi gjatë gjithë studimit, gjuha e thjeshtë dhe e qartë e përshkrimit të dukurive si dhe vlera që përbën vetë studimi për plotësimin e literaturës si specialist dhe asaj mësimore, mendoj se përbën një vlerë të konsiderueshme të denjë për ti dhënë autorit të saj gradën shkencore Doktor i Shkencave.

 

Prof. Dr. Spiro CAUSHI

 

Vlorë, më, 12. 05. 2000

 

 

Diskutim mbi temën

“Teoria e probabiliteteve dhe teknologjia navale”

 

Paraqitur nga Ing. Kujtim Peçi

 

Zoti Kujtim Peçi ka mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë Navale
“F. E. Xherxhinski” St. Petrburg të Rusisë në vitet 1955-1960 me medalje ari dhe diplomë shkëlqyeshëm. Ai është një studiues që e ka nisur punën e tij qysh në vitin 1959, kur ende ishte student me studimin “Ndikimi i Teknologjive të materialeve të reja në dimensionet e mekanizmave të anijeve” të botuar në Buletinin Tekniko-Shkencor të Universitetit të Peterburgut. Pas një viti në 1960 ka botuar studimin “Të dhënat e anijes Amerikane Cineerman dhe përdorimi i frekuencave të larta në pajisjet energjetike të Anijeve” botuar në buletinin shkencor të Universitetit të Peterburgut. Pas përfundimit të studimeve të larta dhe sa fillon punë si inxhinier naval kryen studimin teorik “Ballancimi statik dhe dinamik i silurave të nëndetëseve (1961)” realizuar në laborator dhe të zbatuar në praktikë. Ing. Kujtim Peçi gjatë viteve 1974-1975 është përpilues i kushteve teknologjike të riparimit të nëndetëseve të përdoruar nga kantieri i riparimit të anijeve në Pashaliman. Krahas punës studimore projektuese dhe zbatuese z. Kujtim Peçi harton tekstin me tre volume “Teoria, konstruksionet dhe riparimi i nëndetëseve”.

Në bashkëpunim me Uzinën Elektromekanike në Tiranë dhe uzinën e prodhimit të baterive në Berat gjatë viteve 1977-1982 përfundon studimin “Projektimi, prodhimi  dhe eksperimentimi i baterive akumulatore”, ndërsa në vitin 1981 realizon në praktikë studimin teorik “Përcaktimi i vendndodhjes dhe nxjerrja në sipërfaqe e nëndetëses që ka avari”. Vlen të theksoj që ky studim i karakterit të detarisë gjatë atyre viteve pati një vlerësim të veçantë jo vetëm në instancat shtetërore, por edhe në ato shkencore.

Si një studiues pasionant në fushën e Ing. Navale në kërkim të gradës “Kandidat i Shkencave” ai në vitin 1981 është paraqitur dhe ka prezantuar në Ministrinë e Mbrojtjes temën “Metodika  e llogaritjes së thellësive aktuale të nëndetëses dhe disa probleme të perspektivës” me udhëheqës Prof. Dr. Fehmi Shehu.

Gjithashtu në vitin 1988 është po ai që kryeson grupin e punës me pjesëmarrje nga F.D (Vlorë), Instituti i Projektimit Ushtarak NRG, Telekomit shqiptar dhe Fakultetit Elektrik të Universitetit të Tiranës të formuar nga Ministria e Mbrojtjes për të kryer studimin mbi nxjerrjen nga thellësia 66 m e antenës akustike “Vollkov” dhe kabllit të saj me stacion bregdetar në ishullin e Sazanit.

Gjatë gjithë kohës në punën e tij studimore, projektuese, zbatuese e organizatave një kontribut të madh ka dhënë edhe si pedagog në Akademinë e Marinës të hapur qysh në vitin 1961. Në stafin e pedagogëve të këtij fakulteti ai dalloi për përgatitjen e tij me nivel të lartë dh përfshihet si mësimdhënës i një numri të konsiderueshëm lëndësh.

Me gjithë funksionet e larta që ka mbajtur në Flotën Ushtarake Detare ai nuk ka ndërprerë asnjëherë lidhjet me Akademinë e Marinës si e vetmja qendër shkencore e flotës. Si inxhinier me vizion të gjerë z. Kujtim Peçi ka spikatur me punën e tij sistematike, krijuese dhe shkencore për ngritjen dhe përmirësimin me nivel të lartë të programeve mësimore. Merita kryesore e punës shkencore të z. Kujtim Peçi qëndron në lidhjen e vazhdueshme me bazën për zbatimin në praktikë të veprave shkencore. Përvoja shumë vjeçare e tij ka treguar se ai ka qenë protagonist kryesor i zgjidhjes së mjaft problemeve të vështira me të cilat është ballafaquar Flota Ushtarake Detare. Në fakultetin e detarisë z. Kujtim Peçi ka përgatitur leksione, dispensa dhe ka hartuar tekste me cilësi të lartë dhe bashkëkohore si për shembull “Bazat e Drejtimit të Anijes” që është një nga botimet më të arrira të krijimtarisë së tij.

Për katër vjet rresht (1988-1992) ai ka ushtruar detyrën e shefit të katedrës së lëndëve teknike. Më pas edhe pse u shkëput nga Akademia e Detarisë bashkëpunimin me të nuk e ndërpreu asnjëherë. Me hapjen e degës së Inxhinierisë Navale në Universitetin teknologjik “Ismail Qemal Vlora” në vitin1994 z. Kujtim Peçi emërohet pedagog i jashtëm dhe nuk zgjat shumë dhe bëhet efektiv e më pas dekan i këtij fakulteti deri kur del në pension. Me përvojën e madhe shkencore e pedagogjike me formimin e lartë intelektual është dalluar në mbajtjen e leksioneve. Për komunikimin me pedagogët e rinj ai mbetet shembull jo vetëm për brezat me të cilët ai punoi e drejtoi por do të mbetet si model frymëzimi për brezat që e pasojnë.

Studimi i Ing. Kujtim Peçi mbi aplikimin e metodave  matematikore në teknologjinë e konstruksioneve navale ka të bëjë me saktësimin e proceseve teknologjike navale, të cilat arrihen nëpërmjet përdorimit të metodave të statistikës matematikore. Për këtë autori i studimit ka punuar për një kohë relativisht të gjatë dhe ka shfrytëzuar mjaft mirë rezultatet e matjeve dhe të vrojtimeve të kryera në kantierin e riparimit të anijeve në Pashaliman.

Në këtë studim të përbërë nga tre kapituj së pari jepen qartë konsideracione të përgjithshme mbi saktësinë dhe cilësinë e punimeve në konstruksionet navale, së dyti shprehet lidhja midis matematikës stle dhe statistikore dhe teknologjisë së konstruksioneve navale dhe së treti pasqyrohet aplikimi i metodave të matematikës statistikore në analizën e saktësisë së punimeve teknologjike navale.

Autori i studimit z. Kujtim Peçi i ka kushtuar një vëmendje të veçantë rritjes së cilësisë në procesin e ndërtimit të anijes, i cili ka qenë dhe mbetet një nga problemet kryesore të teknologjisë navale.  Në saj të aftësive të tij profesionale ai është përpjekur gjatë punës së tij të kryej matje dhe vrojtime të shumta ti përpunoj ato nga pikëpamja e matematikës statistikore me synim uljen e kostos së ndërtimit të anijes dhe të arrijë siguri të lartë në jetëgjatësinë e shfrytëzimit të anijes, pra kërkesa për cilësinë e punimeve është shprehur në formë standardesh dhe krijohet një dokumentacion i saktë me zgjedhjet teknike më optimale të detarisë.

Në procesin e prodhimit të konstruksioneve navale është e kuptueshme se lindin gabime të formave më të ndryshme, të cilat autori i ndan dhe në veçanti ai analizon gabimin në formën dhe dimensionet e konstruksionve të ndryshme të anijes (gabimet gjeometrike) sikurse trajton gabimin në ndërtimin e brendshëm konstruktiv të elementeve të ndryshëm (gabimin e vijueshmërisë konstruktive) dhe gabimin fiziko-metalurgjik që shfaqet në strukturën e proceseve të lidhjes midis elementeve konstruktiv etj. Dhe ai që ndodh në pajisjet elektrike dhe të navigimit të anijes.

Autori i studimit është njohës shumë i mirë në shqyrtimin e gabimeve në dimensionet konstruktive dhe përcakton me kompetencë burimet e këtyre gabimeve të cilat nisin që në procesin e prodhimit, pas procesit të montimit nga deformacionet dhe ato metrollogjike. Autori ka meritë të veçantë në paraqitjen e detyruar të këtyre gabimeve dhe spjegon e duke kryer një numër të mjaftueshëm matjesh realizon përpunimin e tyre duke ndërtuar histograma për të parë se cila nga të dhënat është dominonte. Është për tu përmendur e autori i studimit z. Kujtim Peçi duke e njohur me hollësi statistikën matematikore ai përdor si kriter shpërndarjen normale të Gausit kur gabimet e matjeve të ndryshme janë të rastit.

Një punë të thelluar shkencërisht ai ka bërë për përcaktimin e gabimeve të rastit gjatë matjeve dhe mbi këtë bazë ka ndërtuar kurbën e shpërndarjes normale dhe krahas saj ka ndërtuar edhe kurbën e shpërndarjes së vlerave të matura.

Me hollësi është përcaktuar gjithashtu origjina e gabimeve të matjeve duke i veçuar të përgjithshmet nga ato specifiket që hasen gjatë prodhimit dhe montimit të konstruksioneve navale. Për këtë janë marrë shembuj të shpërndarjes së gabim absolut dhe relativ.

Në këtë studim autori ka sjellë një numër të konsiderueshëm shembujsh që kanë vlerë jo vetëm nga metodika e përpunimit statistikor të tyre por edhe nga larmia e problemeve që hasen në konstruksionet navale.

Studimi i z. Kujtim Peçi që përfshin një periudhë disa vjeçare është gjithashtu një këmbëngulje e fortë e tepër serioze për përgatitjen e një materiali bazë dhe të plotë me të dhëna të zgjidhura nga ana matematikore.

Ai me përvojën e madhe të punës në fushën e konstruksioneve navale me kryerjen e këtij studimi të plotë dhe të saktë tregon e është një studiues serioz, kompetent me vlera të mëdha për shkencën shqiptare në përgjithësi dhe për atë të detarisë në veçanti.

Duke përfunduar shprehem edhe njëherë se studimi i z. Kujtim Peçi për nga vlerat e tij si nga Ana teorike dhe praktike është plotësisht i vlefshëm.

Jam i bindur se juria e ngritur për të mbrojtur disertacionin e paraqitur nga Ing. Kujtim Peçi me temë:

“Teoria e Probabiliteteve dhe Teknologjia e Konstruksioneve Navale” do ta vlerësojë atë maksimalisht.

 

Ju faleminderit

Dr. Kajtaz ALIKAJ [sot Prof. As. Dr.]

ELEGJI PËR MEDALJEN E ARTË

Nga Albert R. HABAZAJ

 në nderim të kujtimit të Kujtim H. Peçit –

 

Me mendje të prishur, dora më dridhet,

më prishet shkrimi, shikimi më erret,

për kujtim të Kujtimit energjia më mblidhet,

pika e nxehtë e lotit në letër më derdhet.

 

Nga më vjen kjo energji e më bëhet flakë,

për zjarrin e respektit që bëhet uragan,

në këto vargje për Kujtim Peçin e madh,

vetja si një Kujtim Peç i vogël më ngjan.

 

Sa një vogëlan si ai të jem unë,

do të ndihem mirë për të lënë një gjurmë,

nga që ai shpirt drite na fali aq shumë,

me vullnet hyjnor, Kujtimi, pa zhurmë.

 

Po si na iku Kujtim Peçi nëpër duar?

Pyesin dhe Zotin, as ai nuk beson.

Tempullin e Dijes e ka turbulluar

dhe Engjëjt e Mirë tmerrësisht pikëllon.

 

Trupi i Kujtimit ka shkuar me peshë

në Parajsën e Diturisë dhe Adhurimit,

Dhe atje, si gurrë, për Atdhe e Shkencë

çuditërisht do të burojë kultura e Kujtimit

 

 

*) autor i monografisë “Intelekual i shquar erudit Kujtim Peçi”

Dhe Matilda*) dhe Armandi**) me Lavdien,***)

me Lavdien stoike, si shkrepse e pishtarit,

bashkë me ne të tjerët do të ndihen

se veç Kujtimi s’ka të bëjë me varrin.

 

Më fal, Kujtim, o vëllai im i ditur!

Për ç’ka kemi folur e ç’po shkruaj, më fal,

Me librat e mençur që ke përgatitur

ne do t’i themi vdekjes tënde: Ndal!

 

Ndal e zmbrapsu, këtu s’ke punë

ti, mostër e zezë nuk na e merr dot,

Kujtim Peçi la për brezat gjurmë,

për zemrat tona – përmallim e lot.

 

*) **) ***) – vajza, djali dhe bashkëshortja e Kujtim Peçit

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Albert Habazaj, inxhinieri i nendetseve, Kujtim Peci

LIMFA QË USHQEN POEZINË E FELEK BLETËS, MBUSHUR ME HOJE MJALTI SI KRISTALI

July 25, 2013 by dgreca

nga  Albert HABAZAJ, studiues/*

Duke e ndjekur nga afër, me interesim dhe respekt, poezinë e autorit Felek Bleta, vërej se ajo ecën në shtratin origjinal të burimit nga nisi gurgullimën, të cilën unë dëgjoj me ëndje. Jo vetëm në kuptimin sasior, me botimin e disa vëllimeve poetikë, por sidomos në rrafshin cilësor, patjetër mbi përvojën e fituar gjatë trajnimeve intuitive natyrale, me këngën mbushur me furtunë, me lule e me  mjalt të vendlindjes, përgjatë shekujve, poeti i Vërmikut i paraqitet lexuesit të sotëm dhe dashamirëve të kënëgës me vëllimin e freskët “Rrugëtim”. Limfa që ushqen poezinë e Felek Bletës është kënga popullore, epika dhe lirika e traditës së hershme folklorike të Vërmikut, krijuar dhe interpretuar nga të parët e atyre banorëve të mirë, trima, bujarë, të diturisë dhe të besës,që nxorrën emra të lartë, si Hamit  Çela Lumi, Avdurrahman Ali Çiraku, të tjerë para tyre e të tjerë pas atyre burrave, që bënë histori, jo vetëm për Vermikun, Kurveleshin e Poshtëm, Labërinë e Vlorën, por morën përmasa kombëtare. Limfa që ushqeu poezinë e Felek Bletës është kënga, që lindi nga gurra popullore e Vermikut, ku piu xha Agua e Veiz Bleta e pararendësit e tij dhe sidomos tekstet dhe meloditë që mësoi, krijoi, interpretoi dhe ruajti mësuesi i përkushtuar Serri Tushe, mbështetur në vargun tradicional, me rimë të puthur AA, apo vargjet e alternuara ABAB. Ai ia la stafetën Felekut, i cili e pasuroi më tej, i dha ritëm, i dha fytyrën e kohës, ruajti traditën, dhe mbi atë shtrat ngriti me elengancë poezinë e jetës së Vermikut dhe banorëve të tij, në një kuotë të bukur, që nuk ishte arritur më parë. Një meritë e veçantë e Felekut është, se në kushte shumë më të papërshtatshme, se të parët e tij kulturorë, e ruajti këngën tradicionale. Kur u prishën shumë vlera, ku patjetër as folklori s’ mund të bënte përjashtim, ai mblodhi djemtë me shpirt artisti dhe zemër atdhetare të Vërmikut të tij, krijoi me sakrifica një grup lab shumë simpatik dhe të dashuruar pas këngës së të parëve të tyre, u bëri tekstet, si lule nderimi për historinë, gjeografinë , për lumin e jetës së fshatit të tij dhe më shumë dhe e mban gjallë dhe sot e kësaj dite fisnikërisht në respekt të vlerave më të mira shpirtërore, trashëguar nga banorët e kësaj treve në kohëra. Më vjen mirë, që evidentoj, se mbi shtratin e traditës së këngës së madhe të Kujtim Micit, Hamdi Pulos, Lefter Çipës, Llambro Hysit, të Feti Brahimit, Muhamet Tartarit, Pelivan Bajramit, Nexhip Serës etj., të cilët ecën në udhën e brezit të  Qazim Ademit, Xhebro Gjikës, Mato Hasanit e xha Selimit me shokë, po ngrihet e ravijëzohet një grup i ri krijuesish popullorë të talentuar si Kristo Çipa, Nertesi Asllani e Felek Bleta, që i japin zjarr e furtunë, këngës magjike labe.

Po bëj një copëz udhë nëpër vjershëzat e Felek Bletës: Vjersha e parë “Liria”, tepër lakonike, vetëm me 6 vargje, AA,BB, CC, në tetërrokshin tradicional, ku krahas porosisë morale, si ata pleqtë e moçëm për vlerën e lirisë, autori na tërheq me një ndjenjë të kënduar nga ai, ku lirinë e krahason me “një nuse delikate/ plot xhelozi e inate”. “Sparta e ditëve tona” – një poezi e këngëzuar (në fakt, pothuaj, tërë vjerëshërimi i F. Bletës është poezi e këngëzuar, relativisht e gjatë, pak jashtë natyrës këngëtore, por ndërkohë, e merituar për Vlorën. Këtë poezi, Feleku e krijoi për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare dhe e këndoi me grupin e tij, te Sheshi i Flamurit, që priti 1 milionë shqiptarë. Kënga është e mbushur me lëng të kulluar jetësor dhe me sherbet figurativ, që e bën shumë të shijshëm shpirtërisht tekstin, ku del në pah dhe ndjenja kombëtare e Bletës, nëpërmjet kësaj lirike patriotike, me vargun AABB. “Djepi”, vetëm në 4 vargje na jep një impuls më të gjerë gjeomjedisor për gadishullin tonë të lashtë të Ballkanit. “Në Përmet”, me varg të alternuar ABAB,  më tepër tingëllon si poezi se sa si këngë, ku autori shfaq në vargje shqetësimin qytetar për rrënimet vandaleske ndaj vlerave kulturore kombëtare të banditëve zuzarë. Me “Trojën”, Bleta na jep reflekse drite për këtë qytetërim mesdhetar magjik, që sot është shuar.“Nga ësht’ ky burrë emërdëgjuar/ që kaq mister e mban,/ që flet një gjuhë të pakuptuar/ kur lutet e kur shan?!”. “Napoleoni”- e nisur me një  strofë, me varg të alternuar ABAB, 9 rroksh me 6 rroksh, e ndërtuar në trajtën e një pyetjeje retorike, është një nga vjershat më të këndshme që kam lexuar, ku përzihet ndjesia emocionale e poetit lab: (e pret me ndere e peshqeshe) me bulëzimet e urtësisë dhe filozofisë popullore: “se njerëz lindin përditë, por fenomenet rrallë”. Një legjendë epike , që lundron në krahët e imagjinatës romantike të Bletës, më rrëmbeu si një ëndërr e bukur, për këndvështrimin fisnik të autorit, i cili, dukshëm, vërehet që e simpatizon Napoleonin e Madh, prandaj, si duket, i ka kushtuar një poemth apo vjershë të gjatë, mbushur me adhurim, me dëshira, me një gjuhë të rrjedhshme e të tejdukshme. Ky  Napoleon, që na paraqet Felek Bleta, është shumë i adhurueshëm, edhe për ne, për shqiptarët, që kanë pirë qumësht nga mbesa e ilireshës. Hamendëson poetikisht autori, që Napoleoni, ndoshta, se e thërriste gjaku i të parëve, “Një kontinent nga gjumi zgjoi/ Një kontinent tronditi”. Vjersha “Napoleoni” më shijon, sikur të ketë dalë nga “Tregimet e Moçme Shqiptare”në vargje. Si ato thesaret e rralla të shpirtit  e të kujtesës së popullit tonë, që na ka dhuruar Kryemjeshtri Kuteli! Aq shumë më pëlqen. Lexojeni, se sinqerisht, do të jeni dakort me mua dhe do të kënaqeni me musht arti e krenarie. Është e çuditshme se, në Labëri, në Vërmik, në Tërbaç, në Vranisht, në Dukat, në Pilur, në Himarë, gjithandej në Shqipëri, ka shumë djem e burra me emrin Napoleon. Te “Memiu” kemi fllad dashurie për vendlindjen, për gurin e babës dhe të nënës, e cila plotësohet me lirikën patriotike “Gjyshi arbëror”, me “Pirron e Epirit”, që vjen si histori e heroit të madhërishëm në vargje, me legjendën “Toskë e Molosë”. “Për  Eqerem Canaj”, dallon për përkushtimin respektor ndaj mësuesit, në trajtën e një jetëshkrimi artistik për shkrimtarin E. Canaj, me varg të lëshuar lëndinave të kaltra të frymëzimit. “ Plaku babaxhan”,  vjen më tepër si rikrijim nga një rrëfenjë me 6 rroksh, që  bredh nëpër livadh dhe ka zënë një arë, ku këput ca gjethe satirike, kritike, realiste për gjendjen sociale të Vlorës, duke dhënë  dhe mesazhe për respekt reciprok, mbi bazën e kontributeve, në kontekst. As këtu nuk del dot nga natyra e tij romantike dhe idealiste Felek Bleta, qytetar i kohës dhe këngëtar i traditës. “Nëpër orbita”, autori, si bleta nëpër lule mbledh nektar e polen respekti në vargje për mikun e tij Gëzim Hoxha. “Matogjini”, i lë mbresa autorit, sepse mbi atë traditë të shkëlqyer labe, ushqeu Shevqet Musarajn, sepse në atë gurrë të krahinëzës së Mesaplikut dolën kristalet e Perlat Hasanit, Dasho Matodashajt, Dane Hoxhës, Agim Rukës, Bardhyl Shehut, Bekim Pipës, e më të rinjve, sepse nga ballkoni i Matogjinit “Mirëmëgjez të thotë drita,/ mirëmëngjez gurrat e këngës”. Më tej vjen një lirikë të thjeshtë e të dhembshur. Unë e dija stërrall Vëmiku Felek Kapedanin, por, në vjershën“xha Sulos”, e pashë që iu njom syri e i dhembi shipirti, kur i iku miku i tij fisnik, Sulejman Murati nga Velça. “Ëndrra dhe kujtime”, një këngë malli, e mbushur me romantikën, sa të zjarrtë, aq të kristaltë, që na bën të gjithëve, ne, labëve të Lumit të Vlorës, ta kthejmë fytyrën nga vendlindja, ta duam më shumë atë, konkretisht të bëjmë për Nënën Labëri. “Mesapliku”, është në shtratin e vetë të poezisë së këngëzuar, me varg të dyzuar, 8 rroksh të shtrirë në 16 rroksh; noton në lumin poetik atdhetar të Shefqet Peçit, por me stilin e Felek Bletës. “Gjeniu kryegjeni”. Edhe këtu, Bleta ndihet i sigurtë në fushën e tij. Lirika patriotike e autorit krijon marrëdhënie natyrale me epikën legjendare dhe epikën historike. Me stilin e tij të dallueshëm, bukur, por pa bujë ai i drejtohet strategut të kohërave, Aleksandrit të Madh, profili madhështor i të cilit, “me një shpat’ e mbi një kal, / mbi tre kontinente rri”. Poezia “Nderi i Kombit” është një këngë, që rrjedh e kulluar, sipas traditës labe. I kushtohet labit tonë, shqiptarit të madh Zenel Gjoleka, bëmat e të cilit gjëmuan deri në Mal të Zi e na bëjnë, edhe ne, stërnipërve të tij, të jemi ballëlartë, të ndihemi krenarë dhe të bëjmë detyrën ndaj Shqipërisë, si ai, në kushtet e sotme. Ngjarjet, personazhet dhe datat historike janë të preferuara për muzën e poezisë popullore, që lëvron thjesht e bukur poeti nga Vermiku, Felek Bleta. “Lidhja e Prizrenit” është një lule mirënjohjeje për atë Kuvend Burrash të Kombit, sipas Shembullit të Madh të Gjergjit. Ai Kuvend i Burrave të vendit të Shqipes, “shkundi…botën me mbretër e lugetër”. “Gjithnjë të respektuar”, është një vizatim nostalgjik, që natyrisht vjen si pasqyrim artistik i realitetit të sotëm dhe konturohet si poezi sociale. “Për ca miq bolenas”. E kthjellët si vesa, vjen kënga me ligjërime e F. Bletës për miqtë e tij të këngës e të penës, me nota lirike, historike dhe atdhetare. I ka gdhendur me sinqeritet e me ndjenjë portretet e Isuf Bushit, Ruzhdi Bajramit, Nertesi Asllanit, Kujtim Lilës, Faslli Koçiut e bujarit Gjolek Bushi. “Dy vërmikas të dëgjuar” është një poezi, që na jep përshtypjen, sikur përjetojmë çaste nën tingujt e një marshi epik. Normalisht, këtë ritëm të theksuar, autori e motivon, se u këndon dy emrave të dëgjuar, jo vetëm për Vërmikun, por për Vlorën e Labërinë, siç janë Hasan Bleta dhe Avdurrahmën Çiraku. “Homazh”. Është një poezi e trajtës universale, se dhe poeti, si thërrmijëz e së tërës njerëzore, e shpreh keqardhjen e tij për të ikurit para kohe nga kjo jetë, duke nxjerrë në pah edhe një vlerë të brendshme, që ai bart, siç është ndjenja e altruizmit, gjë që vërehet te shumë poezi të autorit. Mjafton të përmendim disa, si vjershën e dhembshur “O djal’ i burrëruar”, kushtuar Andon Tushit, që u largua nga jeta në moshën 50 vjeçare apo  mallëngjimin për Edison Bletën e shkretë në vjershën “Gjysmë udha”, që më sjell ndërmend lartësinë e teksteve dhe vijës melodike të bilbilit të Bolenës, Nertesi Asllani, por në rastin e Felekut, hidhërimi merr përmasa të lëngshme e të nxehta emocionesh, që vetëm njeriu i fortë i përballon, siç i ka hije dhimbja burrit. Ka dhe vlera estetike dhe etike vjershërimi i Bletës, se ai merr pjesë në dhembjen e të tjerëve e do t’ua  lehtësojë sadopak hidhërimin, duke lëmuar, sipas tradiitës së të parëve fjalën e zgjedhur. Nuk thotë: “vdiqe 50 vjeç” autori, por loton me penë: “ike në mes ditëve të tua, në gjysmën e jetës” Bukur. Edhe vdekja i duhet njeriut, se e provon peshën specifike të tij, si karakter, si burrë, si njeri. Kujtimi, te vjersha “Rritu flutur”, kushtuar Xhevahir Bletës, që la pas bijën e tij të vogël, merr  një dritërim të veçantë përmes notave liriko – elegjiake. Si ustai, që zgjedh gurët e i vë në mur, edhe poeti i Vermikut i zgjedh e i vë fjalët atje ku duhen e ashtu si duhen. Në fakt, fjalët i dalin vetë nga thellësia e shpirtit, nuk i zgjedh ai, burojnë ato për të na  dhënë, sipas mendimit tim, një nga këngët e përvajshme më të spikatura e me mesazhe për jetën. Dhe ja ku shpaloset një faqe tjetër e natyrës së Felekut te vjersha “Në udhët e jetës”. Autori është në botën e tij të bukur të vendlindjes, se me biblila kënge e bujarë të  jetës atdhetare – kulturore, si Dushan Xhuveli, me Josifin, Zonjën e dy Viktorët, Albanin, Fredin e Ysniun, Krenarin, Laton e Kreshnikun, Merkon, Adhurimin e xha Veizin, Julin e Pajtimin, me Sokolë e asaj Babice të re , banuar nga Vërmikas, Felek Bleta ka kapur qiejt, është kaq i lumtur e i malluar, sa vetëm me këngë shpërthen, se, duke kënduar këngën e të parëve, shoqëruesen e pandarë të jetës së malësorit lab, në gëzime e në halle, poeti merr “mjalt nga ato lule/ dritë nga ai diell” e na i jep ne. Te “Meteorët”, me një sfrofë me katër vargje të lira, e  zgjeron gjeografinë e këndvështrimit poetik deri në Urale. Tek gjykimi empirik, që i bën fenomenit, qëndron e veçanta intiutive, që jepet për t’i vënë kapak muhabetit “alla labçe”… Bardhosh Gaçes i kushton një poezi të bukur, me ndjenjë dhe të thjeshtë, siç është vetë Mjeshtri i Madh dhe, ajo që na ngelet në mendje, është, se autori, e vlerëson profesorin për urat e mermerit, që i ngre Labërisë me histori, jo vetëm në kuptimin metaforik, si dhe për faktin, që autori evidenton se, Profesorit të Urtë, i falen amatorë dhe profesorë. “Këta barinj Labërie”është titull mëse i thjeshtë i një poezie, por që nuk i bëj asnjë koment, se më kënaq trajtimi në vargje, që i bën Feleku traditave, dokeve, mënyrës së jetesës, në tërësi anëve më të mira të jetës tradicionale të trevës etnografike të Labërisë. Shkurt, me këtë vjershë labërishte të Lekut, ndihem mirë, se shijoj, si lezet me kripë një thelë të pjekur poetike nga etnografia e Labërisë tonë të dashur. Motivet kosovare e pasurojnë  më tej poetikën atdhetare të autorit, jo thjesht, se e pa me sy Mitrovicën shqiptare. Palca poetike e Felekut feks që është kombëtare, jo vetëm se i këndon, si Kurvekeshit, Himarës e Labërisë, po aq me zjarr, si ai, dhe Çamërisë e Zagorisë. Historia në vargje rrjedh me këngët për Halim Xhelon, Hodo Nivicën, Hamit Lumin, Gjokekën, Karafil Bletën, Ali Pashë Tepelenën, Biblilenjtë, deri dhe Justinianit të Parë e Marko Boçarit , si dhe të parës dhe të fundit, Nënës Labe. Një puhizë e freskën vjen edhe nga disa lastarë të brishtë me disa gazmore, fabula, skicime poetike për tema të ditës etj., të cilat  kërkojnë ujitje, prashitje, krasitje, gjithë shërbimet e duhura, që të rriten të shëndetshme e të qëndrueshme në një vëllim tjetër poetik  të autorit Felek Bleta.

*(Parathënie e librit “RRUGËTIM” e autorit F. Bleta)

Vlorë, 19. 07. 2013

 

Nga  Felek BLETA

Hirshëm…

 

Ja dedikoj Albert Habazit

 

Rrudh’ e ballit pleqërishte

Dhe pse herët, ka lezet,

Tek një vatër labërishte

U rrit hirshëm një poet.

Kjo vatër emërdëgjuar

Me zjarrin që s’ka të shuar…

 

Të gjithë jemi për të ikur

Nga kjo botë në atë botë,

Ti nuk shkon duke zvarritur

Por me hapin tënd të fortë.

S’e qas drita errësirën

As e keqja do të mirën…

Filed Under: Kulture Tagged With: Albert Habazaj, Felek Bleta, poezi

MENDIMET E HISTORIANËVE MË TË NJOHUR SHQIPTARË PËR LUFTËN E VLORËS, 1920

July 19, 2013 by dgreca

Lufta e Vlorës dhe qëndrimi i historisë ndaj kësaj epopeje kombëtare. 2/

Pjesa II (pjesa e parë është botuar në gazetën “DIELLI” online, më 18  July 2013/

Përgatiti:  Albert R. HABAZAJ/ studiues/

Diplomacia dhe patriotizmi i vetë shqiptarëve, si komunitet, horizontalisht dhe vertikalisht, qenë ata, të cilët e shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi, nga shqyerja tribale e të mëdhenjve të qytetëruar, që tej fasadës, qenë pesë a gjashtë sulltanë, “rrezilë e katilë”, edhe ndaj çështjes së drejtë, që shtronte i urti, president i Botës Qytetare, Woodrow Wilson (28. 12. 1856 – 03. 02. 1924), sidomos për vetëvendosjen e kombeve. Ndër faktorët ndërkombëtarë, patjetër që presidenti amerikan i kohës, klasifikohet më pozitivi për çështjen shqiptare, me gjithë kufizimet që kemi ne, për qëndrimin e tij ndaj Gjirokastrës, që ia la si “hise” Greqisë dhe për Vlorën, që ia dha Italisë, sikur të qenë dy – tre lopë, dy- tre dhën a një mall tjetër, që jepej, shitej apo shkëmbehej si plaçkë tregu. Gjithsesi, duke  gjykuar në kontekst, vlerësojmë kontributet jetike të presidentit Willson për Shqipërinë, sepse thotë një fjalë e urtë: “Nga Hiçja, malli Birçja” (dhe pse pa sy, nuk e la djepin thatë e zjarrin shuar në oxhakun e vatrës së baba shqiptarit X Y). Patjetër, që qe faktori i brendshëm vendimtari,  me Sulejman Delvinën, Aqif Pashë Elbasanin, me emblemën e Luftës së Vlorës, Osman Haxhi Nurin, me Ahmet Lepenicën, Qazim Koculin, Halim Xhelon, me Komitetin e Mbrojtjes Kombëtare të Luftës së Vlorës, me të gjithë shqiptarët luftëtarë për liri, që nga Selam Musai, Zigur Lelo, Kanan Maze, Sado Koshena, Veip Runa, Muharrem Rushiti e mbi 4 mijë vullnetarë të Trupave Kombëtare për Liri, se vetëm me luftën ndaj pushtuesit, u vulos realizimi konkret të Pavarësisë Kombëtare të Rilindasve të Fundit të një Fillimi të Ri, Ismail Qemal Vlorës, Luigj Gurakuq Shkodrës, Isa Boletin Kosovës, Rasih Dino Çamërisë e Burrave të Kombit të Vendit të Shqipeve .

Aleks Buda për Luftën e  Vlorës, 1920

…në mbrëmjen e 4 qershorit 1920, mbaronte afati i ultimatumit me të cilin komiteti revolucionar i fshatarësisë kryengritëse kërkonte zbrazjen e Vlorës dhe të rrethinave të saj nga trupat pushtuese italiane, ndërsa më 5 qershor në mëngjes fshatarët hidhnin pushkët e para kundër bazës detare të Vlorës, të fortifikuar rëndë nga italianët gjatë një okupacioni pesëvjeçar. Ky kamp llogoresh të betonuara, i mbrojtur prej aeroplanësh, autoblindash dhe nga deti prej grykëve ët artilerisë së luftanijeve italiane, u kishte pasë qëndruar me sukses për vite me raqdhë, gjatë LPB, sulmeve të ushtrive austro – hungareze. Kundër kësaj fortese turreshin tani me tërbim valë – valë fsahatrë të zbathur, të uritur, të armatosur keq dhe bënin kërdinë në mes të armiqve derisa e çliruan vendin e tyre dhe i hodhën në det pushtuesit e huaj:

Evropa shkruajn’ e thonë,/ Ç’është kështu si dëgjojmë,/ Bënet dyfek në Vlorë,/ Shqiptarët po luftojnë/ Me një mbret dyzet milionë./ Zënë jesir, na thonë, / Zënë jesir italianë./ “Po me se luftojnë vallë?”/ “Me sëpat’ e me hanxharë,/ Dyfeqet lidhur me gjalmë…”

Kështu e këndon këngëtori i popullit karakterin popullor të kësaj lufte që përbën një epope të shkëlqyer, një hallkë të re në vargun  e gjatë të  luftërave të fshatarësisë sonë dhe të popullit shqiptar përgjithësisht për lirinë dhe pavarësisnë e Atdheut të tij.

Më 1920 populli ynë gjendej sy më sy përballë atij pushtuesi që prej kohësh të ngulte këmbë në këtë vend në një pozitë kaq të rëndësishme në udhëkryq përpara portave të Lindjes.

Ekonomikisht i prapambetur, me një unitet kombëtar të dobët, me një borgjezi të pazhvilluar, si vallë do të mund t’i bënte ballë ky popull rrezikut të ri pushtues? Po në këtë çast suprem rreziku, populli ynë nuk humbi shpresat dhe me armë në dorë luftoi për lirinë e tij, për pavarësinë dhe paprekshmërinë e tokës së tij. Nga Lindja u shpall TFL që e dënonte me vdekje popullin tonë. Një valë protestash dhe urrejtjeje përshkoi popullin shqiptar kur pa të demaskuar fytyrën e vërtetë të plitikës italiane që mundohej ta gënjente me demagogji.

Që me kohë kishin filluar nga radhët e fshatarëve shqiptarë sulme spontane, të paorganizuara kundër forcave ushtarake të pushtuesve; fshatarësia ishte munduar gjer në palcë nga masat e terrorit që ushtronte komanda italiane, nga grabitjet e plaçkitjet, nga djegiet, burgosjet dhe torturate popullsisë së pafajshme. Parrullat e luftës për çlirimin e popujve të vegjël kolonialë, lajmet mbi pushtetin e ri sovjetik, mbi shpronësimin e çifligarëve, arritën deri në vendin tonë të largët dhe i dhanë perspektiva më të qarta veprimit të tyre. Nën presionin e këtyre masave, klasa udhëheqëse e vendit mori një qëndrim më të vendosur. Kongresi i Lushnjës u bë një grusht që i dha populli shqiptar gjithë intrigave dhe pazarllëqeve që bëheshin në KP mbi kurrizin e tij. Me një gjest të vendosur griseshin kështu më 20 janar 1920 aktet e turpshme, me të cilat anglezët, francezët dhe amerikanët donin ta copëtonin Shqipërinë dhe t’i falnin Italisë Vlorën me rrethet.

Në Beun të Smokthinës së Vlorës, në fund të majit 1920, bëhej mbledhje historike, ku vendosej akcioni i armatosur kundër italianëve në Vlorë. Masa popullore, fshatëria, ishte faktori që i jepte kësaj lufte gjithë energjinë e saj. Në udhëheqje qëndronin edhe disa elemente të borgjezisë, si Qazim Koculi e Qazim Kokoshi, që mundoheshin të fitonin simpatinë e fshatarëve, duke mbajtr qëndrim antiitalian. Por nota antifeudale e lëvizjes, doli e qartë në dënimet me vdekje që u vendosën këtu kundër bejlerëve të mëdhenj të Vlorës, që ishin lidhur kokë e këmbë me okupatorin. Me heroizëm të pashoq, brenda ditëve të para, fshatarët kryengritës pushtuan një varg pozitash me rëndësi si Gjormin, Drashovicën, Llogoranë, Tepelenën dhe rrethuan plotësisht Vlorën. Në ndihmë të tyre filluan të vinë vullnetarë dhe mjete nga gjithë krahinat e Shqipërisë. Me shembullin e shkëlqyer të heronjve si Selam Musai, Zigur Lelo etj. që ishin udhëheqësit e vërtetë popullorë, fshatarët kapërcyen të gjitha vështirësistë, e detyruan qeverinë e Tiranës të mos pranojë asnjë kompromis në dëm të pavarësisë dhe tërësisë së plotë të Atdheut.

Në luftën heroike kundër agresionit, fshatarësia shqiptare, populli shqiptar, gjetën një aleat besnik dhe të vendosur në proletariatin italian. I pajisur me solidaritet internacionalist proletariati italian u ngrit kundër luftës grabitqare në Shqipëri dhe me greva e luftime, në limanet kryesore të Italisë, në Trieste, Ankonë dhe Brindisi, me demonstrata në Romë edhe Milano, i dha një ndihmë efektive luftës së popullit shqiptar, duke e bërë të pamundur imbarkimin e forcave të reja ushtarake dhe dërgimin e tyre në Shqipëri. Lufta e vendosur e popullit shqiptar si dhe veprimi i këtij armiku të papritur prapa krahëve e detyroi qeverinë italiane të kërkojë një marrëveshje me qeverinë shqiptare, duke shpresuar se do të mund të arrinte një kompromis në fitim të saj. Në këtë kohë ministri i jashtëm i Italisë konte Sforca deklaronte: “Italia hidhërohet pa masë për prishjen e marëdhënieve miqësore me Shqipërinë. Ajo nuk ka qëllime imperialiste kundrejt Shipërisë (!), përkundrazi respekton plotësisht indipendencën dhe integritetin e saj: po kërkon nga Shqipëria vetëm që kjo t’i njohë interesat e veçanta që ka Italia në lidhje me pozitat strategjike të Shqipërisë dhe me koncesionet ekonomike dhe privilegjet tregtare me këtë vend”.

U desh ndërhyrja e vendosur e kryengritësve për ta detyruar qeverinë e Tiranës (QT) që të qëndrojë në kërkesën e zbrazjes së plotë dhe pa kondita të të gjithë territorit të atdheut. Më në fund, sulmet e furishme shqiptare të ditëve 20 – 22 korrik i hodhën në det divizionet italiane, i bënë të pavlefshme autoblindat, aeroplanët dhe anijet e luftës dhe e deyruan qeverinë italiane të pranojë më 3 gusht 1920 konditat shqiptare për zbrazjen e plotë dhe respektimin e lirisë dhe pavarësisë së Shqipërisë. Fitorja që korri fshatarësia jonë heroike në Vlorë pati konsekuenca me rëndësi për histornë tonë: ajo siguroi çlirimin, paprekshmërinë dhe bashkimin e atdheut tonë në një administratë qendrore, konditë e domosdoshme për zhvillimin dhe përparimin e mëtejshëm të vendit. Nuk qe e rastit që pas një muaji, më 21 shtator 1920, në KP në Paris FM u detyruan të heqin dorë zyrtarisht nga planet e tyre për copëtimin e Shqipërisë, duke njohur pavarësisnë dhe integritetin e saj. LV u dha atyre të kuptojnë se populli shqiptar s’ishte monedhë shkëmbimi; luftën nuk e fitonte ai që kishte më shumë armë, por ai që luftonte me vendosmëri për një çështje të drejtë.

Por LV ka dhe një meritë tjetër. Duke i hedhur në det italianët, populli shqiptar kontribuoi për të mbrojtur popujt ballkanikë nga agresioni. Tanimë ishte forcuar BS dhe lufta për çlirimin e popujve të Ballkanit nga agresioni fashist gjeti mbështetje dhe ndihmë.

Por qëndrimi i QT u dha mundësi italianëve ta shtrembërojnë marrëveshjen që në javët e para, duke zgjatur afatin e tërheqjes dhe duke mos zbrazur Sazanin, megjithëse ky ishte pjesë përbërëse e tokës shqiptare. Nga ana tjetër QT, duke patur frikë nga vrulli revolucionar i masave fshatare, dha urdhër që ushtria fshatare të shpërndahej, porsa u arrit marrëveshja me Italinë, që të mos mund të merrnin pjesë si forca të organizuara në ngjarjet e pastajme.

Aspiratat e thella të masave fshatare për tokë, për çlirim nga zgjedha e bejlerëve, për të gëzuar frutet e punës së vet, nuk u realizuan. Luftëtarët u shpërndanë. QT me në krye Ahmet Zogun e tradhëtuan këtë luftë heroike, u bënë vegla të fashizmit italian dhe më 7 prill 1939 i hapën dyert këtij armiku që populli ynë e pati dëbuar me turp dhe humbje të rëndë nga toka e tij. Atë që s’e bënë më 1920, fashistët italianë e bënë më 1939, por me kondita të tjera. Por lufta e lavdishme e Vlorës nuk kaloi më kot; ajo la gjurmë të thella në ndërgjegjen e popullit tonë; shembulli i saj frymëzonte fshatarët shqiptarë në kryengritjen e 1924 – ës; ajo rilindi më e shkëlqyer dhe më fortë në kondita të reja më të favorshme në Luftën Nacionalçlirimtare. LV bën pjesë në traditat më të mira patriotike të popullit tonë.

 

Interpretim i mendimit historik të A. Budës

Ky është materiali i plotë, që sipas shënimit në librin “Shkrime hisorike” të Profesor Budës, është botuar dhe në gazetën “Zëri i Popullit, 11 gusht 1951 me titullin “Lufta e Vlorës më 1920”. Studimi i këtij shkrimi na bën të shprehemi se artikulli është i nivelit akademik dhe autori ka zbuluar nëpërmjet shkakësisve të ndërlikuara të raporteve ndërmjet forcave që vepruan brenda vendit dhe në plan ndërkombëtar, këtë moment të rëndësishëm të historisë siç është LV, e cila përbën në vetvete një nga përpjekjet më madhore të popullit shqiptar për të siguruar lirinë, pavarësinë dhe tokën e vet. Kjo ngjarje historike është theksuar në mënyrë konkrete, për ta bërë sa më të lehtë abstragimin e për të qenë më të kuptueshme nga lexuesit dhe studiuesit e kohës. Edhe pse kanë kaluar 62 vjet nga botimi i shkrimit, jemi të mendimit se i reziston kohës dhe dallon që është shkrim i një historiani, por përmbajnë shqetësimin fisnik për njeriun dhe dashurinë për vendin. Artikullin e akademikut të rrallë e paraqitëm të plotë, pa i hequr dhe pa i shtuar një presje dhe në asnjë paragraf, as në krye, as në mbyllje nuk përmenden thëniet klishe “sipas orientimeve shkencore marksiste – leniniste, kujdesit atëror të partisë sonë dhe mësimeve dritëdhënëse të shokut Enver Hoxha…”. Janë disa të vërteta që të sjellin kënaqësi dhe krenari, sepse siç ka thënë poeti Kits: “ Bukuria është e vërteta, e vërteta është bukuria”.  Mendojmë se i rriten vlerat shkrimit, pasi autori nuk hedh erëza apo parfume ideologjike në këtë artikull, ndryshe nga shumë studiues të asaj kohe që s’mund të shkruanin, të botonin apo të flisnin pa një çikë parti, Enver apo komitet qendror. Ky artikull është ndoshta ndër shkrimet më të hershme kushtuar LV nga studiuesit seriozë të pas Çlirimit (11. 08. 1951). Në tekst gjejmë dhe një këngë të shumë të njohur të njëzetës, që shënon një nga variantet e regjistruara të asaj njësie folklorike. LV u cilësua si një luftë që çudiste Evropën, se një popull i paarmatosur fillimisht a i armatosur keq, me mjete rrethanore apo siç e urdhëronte Atdheu “në mos keni armë, gjeni/ ia rrëmbeni atij qeni!” po luftonte me një nga fuqitë e kohës e po fitonte. Gazetat shkruanin për këto ngjarje të pabesueshme e banorët vendas, që ishin njëkohësisht dhe  luftëtarë trima këndonin: “Evropa shkruajnë e thonë,/ Ç’ është kështu që dëgjojmë,/ Bëhet dyfek në Vlorë,/ Shqipëtarët po luftojnë,/ Me një mbret dyzet miljonë./ Po me se luftojnë vallë?/ Me sëpatë  e me hanxharë,/ Dyfeqet lidhur me gjalmë,/ Fishekët në xhep i mbajnë.”

Duke u kthyer tek materiali jemi të mendimit se ai është paraqitur nëpërmjet metodës sintetike, ka karakter përgjithësues  dhe mund të themi që mendimet e A. Budës janë si konkluzione për LV.  Klasifikohet në  artikujt  me temë nga përpjekjet dhe lufta e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi, sepse vetë LV qe një shembull konkret dhe i madh i tyre. Por, si duket, jo thjesht për hir të unitetit metodik, ai përdor edhe metodën analitike, ngaqë shikojmë të zbërthyer, të shkoqur me hollësi situatën e stuhishme të Vlorës së pushtuar në atë periudhë. Qysh në fjalinë e parë që cituam nga Profesori, fituam  shtatë informacione të ndryshme, të ngjeshura dhe interesante, që plotësojnë njohuritë tona të përftuara nga studime të teksteve të tjerë historikë dhe kuptojmë që: 1 – me mbrëmjen e 4 qershorit mbaronte afati 24 orësh i ultimatumit të 3 qershorit, 2 – që ky ultimatum kërkonte lirimin e qytetit dhe të trevave të pushtuara nga trupat italiane, 3 – që ky ultimatum është nisur nga KMK, që është udhëheqja e LV (nga burime të tjera dimë që ultimatumin e ka hartuar Osman Haxhiu, kryetari dhe Halim Xhelo – sekretar i KMK dhe ia dorëzoi gjeneral Piaçentinit fshatari nga Mallkeqi i Vlorës Mehmet Selimi), 4 – që mëngjesin e 5 qershorit luftëtarët filluan luftën e armatosur, 5 – që pushkët e para iu drejtuan detit, andej nga vinte pushtuesi, i cili ishte dislokuar në bazën detare, 6- që kjo bazë detare ishte fortifikuar nga pushtuesit italianë 5 vjet më parë dhe 7 – që pushtimi i Vlorës nga trupat e armatosura ushtarake italiane është bërë 5 vjet më parë, krahasuar me vitin 1920, realisht qysh më dhjetor 1914.

Nga leximi i tekstit kemi arritur të shprehim dhe disa ide të thjeshta me gjithë vlerat e pashmangshme, përsëri autori nuk i është shmangur dot terminologjisë së kohës, ku dallohen bulëzat e nuancave ideologjike të asaj periudhe. Ndoshta s’kishte gjasa, ishte e pamundshme. Nderojmë kujtimin vigan të Selam Musait dhe Zigur Lelos që udhëhoqën  trimërisht çetat e tyre në LV, por nuk ishin ata udhëheqësit e vërtetë, sepse ishte KMK në krye të LV. Në se Selami e Ziguri me shokë, me 4000 luftëtarë vullnetarë të tjerë ishin shpirti i LV, KMK “dymbëdhjetë komisionë” qe truri i Luftës, QT ishte në mbështetje të saj dhe bëri punë të madhe për ta ndihmuar, siguroi ndihmat nga krahinat e tjera të vendit, tregoi aftësi të admirueshme për kohën dhe rrethanat e atëhershme për zgjidhjen e çështjes diplomatikisht, ishte dhe logjistika e asaj epopeje. Përmendet në shkrim vlera e KL, por nuk përmendet fare roli i KMK, nuk ravijëzohet qartë pozicioni i QT dhe  fitorja i dedikohet vetëm fshatarësisë, ndërkohë që përveç botimeve të mëvoshme apo informacioneve gojore nga njerëzit më moshatarë dhe ish – luftëtarë të Njëzetës, me të cilët kemi bërë biseda e intervista, qysh kur ata kanë qenë gjallë, thuhet që në luftë morën pjesë edhe nga qyteti. Në kohën e LV, më 1920 kryeministër ka qenë Sulejman Delvina (nga 30-01- 14. 11. 1920) dhe Eshref Frashëri do të zëvendësonte kryeministrin derisa ky të vinte në Shqipëri nga Parisi, ku ndodhej si anëtar i përfaqësisë që kolonia shqiptare e Turqisë e kishte dërguar për të ndjekur nga afër punimet e KP, dhe ministër i Punëve Botore. Ahmet Zogu ka qenë ministër i Punëve të Brendshme. Edhe kur QKL (QT) dha dorëheqjen më 14. 11. 1920, si pasojë e kontradiktave që lindën në gjirin e forcave politike shqiptare për zgjedhjet politike që duhej të zhvilloheshin në Shqipëri,kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme qe Iljaz Vrioni. Ahmet Zogu nuk ka qenë në asnjërin nga të dy kabinetet e Vrionit, as të Pandeli Evangjelit, as të Qazim Koculit, as të Hasan Prishtinës,, as në qeverinë teknike të Idhomene Kosturit, por në qeverinë e Xhafer Ypit ( nga 24. 12. 1921 – 02 . 12. 1922) qe prapë ministër i Punëve të Brendshme, derisa mori kryesimin e qeverisë së periudhës 02. 12. 1922 – 25. 02. 1924, por që dha dorëheqje pas një atentati që i bë më 23. 02. 1924.

Gjithashtu nuk mund të themi që S. Musai dhe Z. Lelo  ishin udhëheqësit e vërtetë popullorë, sepse kishte dhe të tyjerë, nga që sipas historisë lokale dhe dokumentave te kohës ishin mbi 60 e ca fshatra pjesëmarrës që në Barçalla, pa folur për ndihmat e përforciomet e ardhura  gjatë luftës. Pra, ata ishin ndër udhëheqësit më të dalluar dhe përkatësisht Selami komandant i çetës së Salarisë, Tepelenë dhe Ziguri komandant i çetës së Bashajt, Smokthinë, Vlorë, ndër trimat më të shquar popullorë në beteja, ku bënë dhe sakrificën më sublime, duke falur gjakun për liri, se dhanë jetën për Atdhe. “Burrat që bien për atdhe , janë të dashurit e perëndisë” – thoshte Ago Agaj. Sali Vranishtin kujtesa popullore e ka cilësuar “ Robin Hudi i Pavarësisë Konkrete, Selam Musain si legjenda e Luftës së Vlorës, Osmën Haxhiun si emblema e LV, shirtpastër e patriot deri në palcë, Halim Xhelon si Abdyl Frashërin e LV, Avdurrahman Çirakun, “fshatarin” që rrëzoi ballonin e Italisë, Topçiun e LV, si ujk i tërbuar, që tërboi Piaçentinin, Alem Mehmetin, nga më të pasurit e më i dukuri i parisë, si burrë me salltanete, Avdurrhaman  Aga Shaskën, si njeriun e vetëm që s’gabohej kurrë, Murat Miftarin si kandar i llafit të pjekur, dy Qazimët  zjarr, vrull dhe energji, e kështu me radhë e kishin nga një cilësim dallues deri tek Hamit Selmani si burrë fshati, që u bë burrë krahinë e më vonë u bë burrë kazaje dhe kohët e fundit u bë një nga gjytarët e fatit të Atdheut, si një nga 12  udhëheqësit e KMK. Drejtimi i përgjithshëm i LV bëhej nga patrioti Osman Haxhiu dhe KMK, prandaj Komiteti me Osman Haxhiun janë “emblema e asaj epopeje” dhe mendojmë se ata i kishin atributet e drejtimit të LV e për këtë koha e respekton kontributin e tyre kombëtar dhe historia nuk mund t’ua atrofizojë vlerat historike dhe mendimin e veprimin atdhetar të tyre.[1]

Disa  nga mendimet e R. Zeqiraj për këtë ngjarje dhe interpretimi krahasimtar

Duke ndjekur kriterin kronologjik, nga arkivi i botimeve monografike përzgjodhëm një libër relativisht të vjetër me titull “Lufta e Vlorës” që ka siglën Ministria e Arsimit dhe Kulturës, Seksioni për Përhapjen e Njohurive Tekniko – Shkencore, me 61 faqe, botuar në Tiranë, më 1960. Ky tekst gjendet në skedat e bibliotekës së IH, me këtë shifër” ALB. Z. 542. Në 61 faqe , autori, pasi bën një përshkrim të situatës, kujton se në tetor të 1912 – ës, plasi Lpb dhe ushtria turke u thye në pak ditë. Në këto kushte plaku vlonjat I. Qemali bën udhëtimin historik Stamboll – Bukuresht – Vjenë – Budapest – Durrës – Vlorë, ku bashkë me burrat e historisë e parësinë e kombit shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Autori tërheq vëmendjen për ministra qeverie që nuk i përshkonte ndjenja kombëtare, se mendonin për xhepin dhe kolltukun e jo për Shqipërinë, se mendja e tyre akoma nuk qe shkëputur nga Turqia dhe në esencë e quanin vehten nëpunës të Stambollit. Është një fakt, që, të paktën, na trazon vetëdijen, e ndoshta kërkon një vëmendje  vlerësuese nga specialistët e kësaj periudhe, për t’u ruajtur rrumbullakosjet a suvatimet e veprimeve antishqiptare, nga patinimet e të metave, nga  glorifikimet e rrezikshme historike, se kanë peshë specifike tjetër e tjetër gjurmë lënë në komunitet, krahasuar me glorifikimet e epikës historike. “Tetë muaj pas shpalljes së Pavarësisë nga KA të Londrës, shkruan autori – u njoh Shqipëria si mbretëri indipendente e neutrale nën mbrojtjen e  6 FM”[2]. Periudha 1912 – 1920 qe për Shqipërinë  një kohë plot pësime e vuajtje të mëdha, se shovinistët serbë e malazezë ndërhynë në Veri, të nduknin toka shqiptare; se në Jug ndodhi tragjedia e pikëllueshme e ashtuquajtur “Autonomia e Vorio Epirit”, kurdisur në kuzhinën kutërbuese të Athinës. Në favor të fqinjëve çakej ishin intrigat e tradhëtia e disa krerëve feudalë, sidomos e Esat Toptanit, që dhe kësaj radhe nuk u kursye për t’u shërbyer të huajve, duke u bërë lëpirash për favore e ofiqe për vete, që i kushtuan shumë të shkretës shqipëri. Si duket, ndaj thotë populli: “O Balo, të hëngërt tënja,/ se e ke të keqen brenda…”. Esat Pasha (1863 – 1920), edhe pse është figurë enciklopedike, sepse arriti deri në shkallën e lartë të gjeneralit të ushtrisë perandorake osmane, njihet si “veprimtar politik, që punoi kundër interesave kombëtarë”[3]. Lufta imperialiste e 1914 – 1918, që njihet si LPB u përgatit nga shtetet imperialiste, me qëllim rindarjen e botës si pronë private të tyre si të mëdhenj, si më të fortët e dheut.

Nëntë vjet Shqipëria u bë vendi i luftës dhe i rrëmujës, duke pritur e përcjellë ushtritë turke, të të gjithë Ballkanit, nga dy, tri herë, të Austrisë, të Italisë, Francës, etj. Pasi paraqet gjendjen e rënduar në Vlorë, Tepelenë e Sarandë, autori  tërheq vëmendjen se italianët nuk kishin ndërmend t’i zbraznin këto kranina, përkundrazi. Vlerëson pozitive kontaktet e KMK me KKL dhe paraqet ndjenjën kombëtare që vlonte në zemrat e vlonjatëve dhe të të gjithë patriotëve shqiptarë. “Vlora trime shqipëtare/ Jetën e saj ç’e do fare/ Ja do mbetesh Shqipëri,/ Ja do bëhesh gur e hi! Tekstualisht R. Zeqiraj më tej thotë: “Kryeministri Sulejman Delvina, fshehurazi nga Ahmet Zogu, merret vesh me përfaqësuesit e Vlorës në lidhje me përgatitjen e Luftës. Dhe kur lufta filloi, dëshmitarët tregojnë se Sulejman Delvina vihej në kontakt me krerëte luftës me anë njerëzish, që vinin për këtë qëllim në Tiranë”[4]. Logjika e sotme , bazuar në dokumenta, materiale historike, disa njësi folklorike e sidomos  të thënat e pleqëve dëshmues të LV, s’e pranon që kryeministri Delvina të mos ketë ketë patur marrëdhënie të mira dhe bashkëveprim në ndihmë të LV. Ndoshta dritëhijet në shërbim të çështjes kombëtare me ministrin e tij të Punëve të  Brendshme kërkojnë studim të thellë. Mendojmë se edhe mund të verifikohet me përgjegjësi shkencore, që duhet pranuar me rezerva, apo nuk duhet të pranohet fare kjo thënie. Mund të vlente për këtë çështje vështrimi në kontekst, se është më i arsyeshmi, që ravijëzon profilin konkret.  Kemi shumë informata që Zogu, i cili rridhte nga një familje bajraktarësh, edhe pse 17 vjeçar, ka qenë pjesëmarrës në shpalljen e Pavarësisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, si përfaqësues i krahinës së Matit. Në ndihmë nga vjen FESH, ku trajtohen të gjitha figurat enciklopendike: “ Ahmet Zogu (Mbreti Zog i Parë, 1895 – 1961) “Pas shpalljes së pavarësisë u angazhua në lëvizjen kombëtare  e politike të vendit, ku u dallua si politikan e ushtarak. Ishte ndër nismëtarët e thirrjes së Kongresit të Lushnjës, ku mori pjesë aktive dhe u zgjodh ministër i Brendshëm. Qe komandant i forcave shqiptare në luftën e Koplikut…”[5].

Gjykojmë se kaq na intereson të dimë për këtë figurë, që më vonë paraqitet komplekse. Po merremi me situata, dukuri, rrethana, personazhe (me vlera pozitive apo qëndrime negative qofshin) në funksion të LV dhe  shtrirë në kohë deri më 3 shtator 1920, që është dita simbolike e triumfit shqiptar ndaj gjysmëçzmes kolonizatore. Dhe Zogu deri këtu evidenton vlera kombëtare. Nga libri më tej marrim informacionin se nga Kuvendi i Barçallasë “u dërguan delegatë në krahinat e tjera për ndihma. Në Berat, Korçë, Tiranë, Elbasan, Durrës e gjetkë të dërguar nga Barçallaja u pritën me krahë hapët. Në Korçë, Berat, Elbasan, Tiranë e gjetkë u krijuan komisione të posaçme, që të kujteseshin për ndihmë vëllezërve shqiptarë të robërauar. Në Barçalla u bisedua çështja e organizimit të formacioneve luftëtare, çështja e armatosjes, si edhe u caktuan anëtarët e komitetit, që do të përgatitnin planin e kryengritjes, si dhe nga do të bëheshin, ku do të përqëndroheshin forcat dhe drejtimet që do të ndiqnin”. Sipas Zeqirajt në Barçalla u caktuan anëtarët e komitetit, që do të merreshin me punë organizative dhe administrative. Edhe Zeqiraj pohon se më 29 maj 1920, me gjithë atmosferën e terrorit fashist, me burgosjet dhe internimet që bënte komanda italiane, kudo në zonat e pushtuara ishin formuar çeta vullnetarësh. KMK  ftoi vlonjatët, tepelenasit, kurveleshasit e mallakastriotët, që të inkuadruar në çetat e tyre e të armatosur të ndodheshin në malin e Beunit, nga ku do të merrnin zjarrin e furtunës për liri. Në zemër të Labërisë, bashkë me mijëra luftëtarë nga krahinat e pushtura, erdhën nga Vlora edhe autoritete publikë si Tol Arapi, Harilla Koleka dhe Dhimitër Konomi; në Beun erdhi dhe një çetë nga Himara. “Vallja dhe këngët kombëtare buçitnin nga të katër anët sikur do të shkonin në dasmë dhe jo në luftë” – lexojmë në tekst dhe e interpretojmë kështu këtë situatë: Banorët e këtyre krahinave, sikurse gjithë shqiptarët, rracë e munduar për pavarësi, e përvëluar për liri, me kraharorin mbushur me ndjenjat kombëtare  skënderbejane, me idealet e Rilindjes Kombëtare, në plotësim të porosisë së shenjtë të Ismail Qemal Flamurit që s’u la pasuri, por një Atdhe amanet, ndiheshin të motivuar që po shkonin në luftë si në festë.  Janë të regjistruara në kujtesën e banorëve të këtyre krahinave këngët e vallet që u hodhën në Beun. Po paraqesim një variant kënge, ardhur nga stafeta memoriale, sipas plakut Haki Ahmet Cani, nga Brati, babai i të cilit Ahmet Can Kamaj ka rrojtur 105 vjeç dhe ka qenë vetë në Beun: “Ç’është kështu që dëgjojmë,/ Vaj medet, o Vlora jonë,/ Italianët – ë zbarkojnë,/ Qaj medet, o Vlora jonë,/ Me pampor’ e me ballonë,/ Vaj medet, o Vlora jonë,/ Jo, mor jo, nuk e durojmë,/ Qaj medet, o Vlora jonë,/ Ngrihi shokë të lëfojmë,/ Vaj medet, o Vlora jonë!/ Vlorën tënë të çlirojmë,/ Qaj me det, o Vlora jonë!”.  Ndiheshin të motivuar se u organizuan me një drejtim, se u bashkuan me një qëllim, sepse po u tregonin të mëdhenjve, të rëndëve e të fortëve të kontinentit që ky vend i vogël ka zot bijtë e tij, se kolonizatorët e huaj, ata që vijnë paftuar, si pushtues e kanë vendin jo në tokë, në dheun e të parëve, por në det me peshqit, ose mund të kërkojnë e të gjejnë vendin e tyre që u takon. Pse shprehemi kështu?  Po çfarë rëndësie ka Beuni për LV? Ja cili qe vendimi më i rëndësishëm që u muar në Kuvendin e Beunit, i cili u mblodh në vendin e quajtur Rrapi i Gurrave e të cilin H. Xhelo e pagëzoi Rrapi i Burrave: Shpallja e luftës kundër pushtuesve italianë. Atje u hartua plani i luftës, goditjet që do t’i jepeshin pozitave italiane, iterenarin që do të ndiqnin, çetat, vendet nga do të sulmonin, lidhjet midis çetave, të cilat u ndanë, në funksion të planit të luftimit në katër pjesë. U përcaktuan  çetat që do të sulmonin Kotën dhe u hartua plani luftarak i tyre; po kështu për drejtimet Drashovicë, Gjorm dhe Llogora. Në tekst jepet informacioni se Ultimatumi i 3 Qershorit, ku kërkohej largimi i trupave italiane nga Shqipëria, ishte shkruar në frëngjisht dhe iu dërgua S. Piaçentinit me anën e Mehmet Selimit nga Mallkeqi dhe Manxhar Selfo nga Shkoza. (Edhe nga që kemi dëshmi të tjera gojore e të shkruara, edhe fakti që thuhet se teksti ishte në frëngjisht, përforcojmë gjykimin se tekstin e ka shkruar Halim Xhelo me Ali Asllanin, duke ditur se nga KMK, që kishte autoritetin superior për LV, vetëm Halimi dinte frëngjisht dhe A. Asllani si kryetar i Katundarisë së Vlorës, po ashtu dinte frëngjisht).  Pohohet se ultimatumi hidhte poshtë TFL, se shqiptarët po rrokin armët dhe kërkon nga Italia që sa më shpejt t’i dorëzojë QKT – s Vlorën, Tepelenën dhe Himarën. Në ultimatum thuhet se populli shqiptar “nuk mund të durojë të shitet si bagëti nëpër pazaret e Europës, e të ndahet si shpërblim në mes Italisë, Greqisë  dhe Serbisë”. Ndër të tjera në ultimatum thuhen edhe këto fjalë: “Nuk jemi aq të marrë të mos kuptojmë që, nuk mundet një grusht shqiptarësh t’i shpallin luftë një fuqie të madhe si Italia, por fuqia italiane, sado e madhe që të jetë nuk mundet kurrë të ndalojë shqiptarët të vdesin për lirinë dhe nderin e atdheut të tyre”. Nëpërmjet tekstit autori kritikon KMK, sepse, sipas tij, ka qëndruar disa herë në bissht të situatës, po ashtu ai s’i shikon pozitive përpjekjet e QKT që bënte për zgjidhje diplomatike të çëshjes shqiptare. Ndoshta është ngërç vizionar i Zeqirajt, ku mund të ketë ndikim në psikën e tij edhe trajtimi i ngushtë kornizor, tendenca apo trysnia ideologjike e kohës kur ka jetuar dhe ka shkruar këtë tekst.  Ka dhe disa pasaktësi të tjera minore, të cilat  nuk ngrenë ndonjë peshë, sepse banorët e dinë historinë e tyre, këngët këndojnë bëmat e atyre që lanë gjak e gjurmë për Nder të Vatrës. Ne  i vërejmë, ngaqë e njohim terrenin, ku u zhvillua LV, si dhe personazhet e historisë së saj, biles dhe emrat e kryetarëve të secilës çetë, se pikërisht tek disa  nga emrat e komandantëve dhe tek disa prej çetave që ata drejtojnë, ngatërrohet autori, apo kur thotë në Vajzë të Tepelenës, ku në fakt Vajza është fshat i Vlorës dhe njihet si vendorigjina e Ali Asllanit, autorit të Himnit të Luftës së Vlorës. Ndërkohë, Zeqiraj, si të thuash, na paraqet edhe një statistikë numerike të forcave të pushtimit me komandantin e fuqive italiane Setimio Piaçentini, me shtabin prej 12 gjeneralësh, me dy divizione këmëbsorie: divizioni i 13 – të nën komandën e Gjeneralit Raimondo dhe divizioni i 36 – të  nën komandën e gjeneralit Pulieze, me brigadat speciale, repartet e artilerisë, të intendencës, të xhenjos, forcat e karabinierisë, një skuadër aeroplanësh, një skuadër të flotës ushtarake, autoblindat, tanket, që ishin mjete të reja lufte, reparte të ushtrisë malore, bersalierët në Llogora, post- komandat në Babicë, Drashovicë, Mavrovë, Selenicë, Sevaster  etj. Autori nuk harron të shkruajë se në Vlorë kundërvepronin kombëtarisht 1000 milicë, të rekrutuar nga bejlerët e Vlorës e Risilisë dhe të armatosur për t’u bërë vegla qorre të pushtuesit për interesat e vogla të çastit dhe të tarafit, por jo të të Shqipërisë. Urdhëri për sulm nga KMK  u lëshua më 5 qershor 1920 dhe filloi zbatimi i planit luftarak mëe një shpejtësi, që askujt nuk i shkonte ndërmend. “Vijat telefonike, telegrafike e çdo mjet tjetër komunikacioni u prenë”. Ndoshta nga përvoja e luftërave të mëparshme, ndoshta se ushtarkët e shkolluar të KMK ua kishin thënë, apo nga oficerë të tjerë të Këshillit të Luftës ishin instruktuar, vullnetarët e dinin që pa ndërlidhje s’ka komandë e pa komandë s’ka drejtim e pa drejtim s’ka fitore. Në mesnatë, me të gdhirë të 6 qershorit kryengritja filloi në çdo kënd të viseve të pushtuara e kudo filluan luftime të ashpra. U rrethuan rojet e vogla të karabinierisë, që u dorëzuan dhe u çarmatosën. Kur nisi lufta, nuk kishin të gjithë vullnetarët pushkë; për çdo dy veta qe ndarë një armë e një sopatë; po të vritej njëri, pushkën e merrte tjetri. Rrufeshëm u goditën Kota, Mazhari, Gjormi, Matohasanaj, Tepelena, Gorishti, Dukati dhe Llogoraja. Përqëndrimi për Drashovicën bëri që kjo pikë strategjike për LV të binte në dorë të forcave vullnetare kombëtare pas dy orë luftimesh të përgjakshme. Vërejmë se na paraqitet një informacion të detajuar, kur thuhet se “Po atë natë, më 5 duke gëdhirë 6 qershor, dita e prëmte, vullnetarët u hodhnë mbi repartet e ushtrisë dhe të karabinierisë italiane e, pas përleshjesh të përgjakshme, çliruan Vajzën, Mavrovën, Dukatin, Mazharin, Matohasanaj e postkomanda të tjera armike.”[6]. U shquan në ato përleshje Selam Musaj, Dule Dalani, Zigur Lelo, major Ismail Haki Kuçi, Ymer Radhima e të tjerë. Sulmet e para dhanë fitoret e para dhe fitoret e para patën rëndësi se forcuan besimin e trupave kombëtare në forcat e tyre, si dhe siguruan shumë armatim e municion, për të cilat kishin shumë nevojë. Në panoramën e paraqitur në libër jepen luftimet shumë të ashpra për çlirimin e Kotës, Gjormit, Llogorasë e Tepelenës. Sulmi për ët marrë Kotën, filloi në mes të natës, duke u gdhirë 6 qershor 1920. Kota qe fortesë e ngritur në pozitë sunduese strategjike, e pajisur me armë moderne e sipas të dhënave zyrtare ishte furnizuar me ushqime për 6 muaj e lëndë lufte për kundërshtim për 4 muaj. Në Kotë, nën komandën e gjeneralit Enriko Goti, italianët kishin një regjiment këmbësorie, bateri malore me topa, mitraloza të rëndë, llogore e fortifikata, automjete, municione, ushqime e pajisje të tjera me bollëk, kurse në qendrat e ushrtisë: kuota 115 dhe kuota 124 të rrethuara me gardhe të dendura prej telash me gjemba. Këtë situatë e pasqyroi aty për aty dhe kënga e çastit: “ Obobo se ç’qënka Kota/ Bytym mitroloz’ e topa!”. Çetat vullnetare që morën pjesë në luftimet për çlirimin e Kotyës ishin nën komandën e Ahmet lepenicës dhe, që mëparë qe hartuar plani i pozicioneve të çetave dhe i goditjeve që do t’i bëheshin forcave italiane. Kështu përshembull, ndërsa çeta e Progonatit do të sulmonte nga poshtë, çeta e Salarisë nga ana e sipërme e kështu me radhë. Ndër çetat, që morën pjesë në sulmin mbi Kotë qenë çeta e Salarisë, Smokthinës, Koculit,Vajzës, Gorishtit, Gusmarit, Ploçës, Shkozës, Mesaplikut, Mavrovës, Velçës, Kaninës dhe qytetarë të Vlorës të shpërndarë nëpër këto çeta Ajo që tërheq më shumë vërejtjen është se këta luftëtarë ishin të veshur keq e të armatosur dobët. Kush kishte 6 fishekë quhej i armatosur mirë. Arsenali i tyre luftarak qe i varfër, shumë i varfër. Përbëhej nga pak pushkë të shkurtëra italiane, disa mauzerë, ca çifte gjuetie e mjete të tjera të përdorimit të përditshëm në hapësirat ku jetonin banorët, si sopata, thika e hanxharë. Arsenali i tyre atdhetar qe i pasur, shumë i pasur. Ashtu si rrufeja kur bie e nuk vë re as lis e as shkëmb, ashtu edhe shqipet e Arbërisë e të Kurveleshit vërviten në flakën e zjarrit të paprerë të topit e të mitrolozit. Luftëtarët kalonin telat me gjemba, pasi hidhnin mbi to gunat e tyre, që u bënë edhe këto armë sulmi për kryengritësit, pjesë e dukshme e arsenalit luftarako – atdhetar të shqiptarëve në luftë. Çështja e shkuljes së pushtuesit, e komandës së tyre nga kuotat 115 dhe 124 qe shumë e vështirë, se atakishin topate mitralozat, që goditnin papushim pozicinete kryengritësve e s’i linin të afroheshin. Pa marrë parasysh rrezikun, nën breshërinë e gjyleve, të topave dhe të plumbave, çeta e Smokthinës e luftëtarë të tjerë sulmuan nga ana e poshtme, kaluan llogore, gardhe  etë prirë nga trimi i paepur Zigur Lelo, i afroheshin pozicioneve të mitralozëve dhe topave, duke u kacafytur me armiqtë. Por, ndërsa Zigur Lelua, duke kryesuar  çetat vullnetare, kishte hyrë thellë në  vijat kundërshtare dhe u vra nga plumbat e armikut. Edhe pas humbjes së komandantit të tyre vullnetarët vazhduan sulmin e u rrokën  fyt për fyt me  mitralierët italainë. Qerim Dervishi, i kudhësiot, shkuli mitralozin italian dhe ia dha shokut të tij Hodo Halilit, pasi vetë nuk dinte ta përdorte. U vranë shumë ushtarë dhe oficerë italianë, midis të cilëve edhe gjeneral Enriko Goti, u zunë 600 robër, disa dhjetra oficerë me grada të ndryshme si dhe koloneli Kavallo. U zunë shumë municione e pushkë, për të cilat kishin kaq shumë nevojë luftëtarët, si topa, mitraloza, mushka etj., si dhe kuota 115 u muar. Vullnetarët me armët e plaçkën e luftës u nisën për në Drashovicë ku u vendos qendra e kryengritjes. Robërit e luftës u çuan në Vajzë, ku u ngrit kampi i robërve të luftës. Atë natë që u sulmua Kota, njëkohësisht çetat e Bolenës, Tragjasit dhe Gjormit, sipas planit të kryengritjes, hartuar më parë nga KMK, sulmuan fuqitë italiane në Gjorm. As gardhet me tela me gjemba, as llogoret, fortesat dhe as armët e shumëllojta  të armikut nuk mundën të ndalin vrulline sulmit të luftëtarëve. Vullnetarët hynë thellë në pozicionet e armiku, vranë shumë ushtarë e oficerë italainë dhe pas luftimesh të përgjakshme, që vazhduan deri në mëngjes, i gjunjëzuan forcat armike, duke detyruar ushatrët që kishin mbetur së bashku me komandantin e tyre kapitenin Bergamaski, të dorëzohen. Në kohënkur u bë sulmi mbi Drashovicë, Kotë e Gjorm, filloi sulmi dhe sipër në Llogora. Ajo pikë strategjike kishte llogore fortesa të ndërtuara që gjatë LPB dhe reparte bersalierësh alpinë të pajisur me të gjitha llojet armatimeve. Luftëtarë e çetave të Tërbaçit, Radhimës, Lepenicës etj. nuk mbetën prapa shokëve në trimëri, se treguan heroizmatë rralla në këtë luftë të pabarabartë e  u futën në thellësi të radhëve të armikut. Shembullin e Sheme Jazo Lepenicës, që u hidhej në fyt si ujk i tërbuar italianëve pushtues, e ndoqën dhe luftëtarët e tjerë. Tre ditë e tri netë zgjati lufta për Llogoranë, e ashpër, e vështirë nga mungesa e sheshpamjes dhe sheshqitjes. Ra në dorë të shqiptarëve dhe Llogoraja, se ata italianë që kishin mbetur u dorëzuan, por për Llogoranë ra trimi Sheme Lepenica. Qendra më e fortë  në viset e pushtuara nga ushtria italaine pas Vlorës qe Tepelena me kështjellën e Ali Pashës dhe në pozitë të rëndësishme strategjike. Pesë ditë luftime të ashpra zhvilluan çetat e fshatrave të Tepelenës dhe të disa fshatrave të Kurveleshit, të cilëve  u erdhën në ndihmë çeta të fshatrave të tjerë dhe një top i zënë në Kotë,  që u vendosur në Bënçë, prej nga bëri batërdi mbi pozicionet armike dhe mbi kështjellë. Topi i Bënçës qe vendimtar për të bërë të mundur të shkuleshin italainët nga kështjella.  Më 10 qershor komandanti i fuqive italaine, major Kalçini, me një turmë ushtarësh dhe oficerësh, mundohen të tërhiqen e nisen për në Vlorë. Në Memaliaj bëjnë një përpjekje të dëshpëruar, por detyrimisht Kalçini me ushtarët e telikosur dhe 6 oficerë u dorëzohet vullnetarëve. Komanda italiane i dërgon garnizonit të Tepelenës si përforcim dy batalione bersalierësh, por nuk arritën dot në destinacin, se luftëtarët  e çetave po i dilnin zot çdo pëllëmbë toke shqiptare të pushtuar. Duke lënë shumë të vrarë, italianët u kthyen pas me bishtin në shalë. Dy topat që u zunë në  Kotë u vendosën në malin e Shashicës dhe që këtej luftëtarët dëmtuan një vapor italian. Po ndizej qafa e Babicës dhe Kanina: “ Ç’i ktheve gjoksin dovletit,/ Si zogjtë në tramundanë./ Breshkë, o bretëkock’ e frëngut,/ S’këndon dot në vend të thatë,/ Se këtu këndon birbili,/ Që namin e ka të lartë!’ – këndonte dhe luftonte Nase Beni me shokërinë në zjarr e tym të luftës. Rezultatet e pesë ditëve të para të luftës qenë të shkëlqyeshme! Pesë sulme: Kotë, Drashovicë, Llogora, Tepelenë, Gjorm! Pesë fitore të shkëlqyeshme, që siguruan përmbysjen e plotë të qëllimeve të armikut. Pjesa e parë  e planit të luftës, hartuar nga KMK u realizua: u arrit prerja e lidhjeve në mes të garnizoneev, komandat italiane u çorientuan krejt e nuk dinin seç’ndodhte rreth tyre. Komanda qendrore e Vlorës nuk dinte gjë për fatin e garnizoneve italiane  Grupe – grupe ushtarësh të rraskapitur ngrinin flamurin e bardhë, të demoralizuar, të demotivuar. Pati prej tyre që  qenë gati të bashkëpunojnë me kryengritësit. Kështu përshembull marshalli italian Giovani Valenzio kishte lajmëruar vullnetarët që në vend të caktuar t’u zinin pritë dhe t’u ndalnin rrugën makinave. Vullnetarët  u vendosën në vendin e caktuar, ndalën autokolonën armike dhe u bënë zotër të  municioneve me të cilat qenë ngarkuar makinat. Ndjenjat kombëtare që shfaqnin luftëtarët do të tërhiqnin vëmendjen e FM, të cilat do të ndihmonin QKT, që, në mënyrë diplomatike të zbrazej Vlorae të bashkohej kështu e gjithë Shqipëria. Ndërkohë lufta për Kaninën dhe Vlorën merr përmasa të tilla, sikur të gjithë luftëtarët që bien për atdhe, të gjithë trimat që luftojnë trimërisht për Vlorë e Shqipëri, ngrihen madhërishëm në krahët e legjendës. Luftëtarët e rënë në fushën e nderit janë të paharruar në kujtesën shpirtërore të popullit. Ja tre këngë për tre trima, Selam Musain, Dule Dalanindhe Xhafer Meten: 1) “Pëllúa, Selam, pëllúa!/ Mbeti shala në katúa./ Hajmedet që s’le një djalë,/ Ja Magripnë, ja Tajarë”. Magripi dhe Tajari ishin dy djem të Selam Musait, që kishin vdekur njeri 10 e tjetri 16 vjeç. Kënga e dytë: “Dule Dalani u vra,/ Kush vete gjer në spitalë?/ Dulja me Selam Musan./ Mem Sherifi një trim djalë,/ Zuri një ulli të çarë,/ Luftonte me të dy anë,/ Merrte hakë për Selamë. 3) Do këndoj në këngë trimi,/ Xhafer leshëra bërshimi,/ U fole djeme ku jini,/ Ua bëre djeme me dorë,/ Bëni yxhym për në Vlorë,/ Përmbi tela të kaptojmë,/ Dekjen të mos e mendojmë/ Shqipërinë ta çlirojmë”. Leshëra bërshimi ka kuptimin flokë të ibërshimtë, pra me flokë të  zez’, të butë e të ndritshëm[7] E qëndisur me ibërshim. I ndritshëm si ibërshim. Që është   Ja si paraqitej situata e të dy palëve në prag të ngjarjeve të Kaninës dhe Vlorës: Forcat armike: Komanda italiane në Vlorë e ndjen rrezikun e madh që i kërcënohet. Gjeneral Piaçentini shpall gjendjen e luftës. Filluan arrestimet në masë. Hambarët e anijeve italiane u kthyen në  burgje. Të rinjtë patriotë theren me thika me arditët italianë. Karabinierët torturojnë fëmijë, gra, digjenshtëpitë, plaçkiten dyqanet e patriotëve, çnderohen gratë. Më se 1400 qytetarë dhe njerëz të dëgjuar e me influencë internohen në kampin e përqëndrimit në ishullin e shkretë të Sazanit, ku vuajnë e torturohen…Piaçentini kërkon forca të reja nga Nitti dhe hartonplane për shfarosjen e krahinave dhe thyerjen e kryengritjes. Repartet ushtarake të Sarandës e të Gjirokastrës u përqëndruan në Vlorë Artileria u vendos në kodrat e qytetit dhe së bashku me bateritë e flotës filluan të  qëllojnë fsahtrat e çliruar duke shkatërruar çdo gjë e duke vrarë banoprë të pa armatosur. Ushtarët punonin ditë e natë për të ndërtuar llogore. Patrulla të armatosura, njëra pas tjetrës venin e vinin nëpër Vlorë, nëpër rrugët e boshatisura e dyqanet e mbyllura, duke mbjellë panik, duke bërë terr . komanda e mbrojtjes së Vlorës i jepet gjeneralit Pulieze, komandantit të divizionit të 36 –të. Vlora u rrethua me llogore të mëdha e të thella, me tre palë gardhe me tela me gjëmba, me  mburesa të forta e shumë topa e mitralozë. Repartet e ushtrisë u vendosën në vende të fshehura e të përshtatshme, si në ullishtet mbi spital. Artileria, autoblindat e tanket ndodheshinë gjendje gatishmërie. Projektorët e vaporëve ishin tërë natën në veprim, e bënin natën ditë, kontrollonin situatën dhe  vendin përreth Vlorës e kishin si në pëllëmbë të dorës. Forcat tona: Trupat kombëtare të organizuara me çeta vullnetare shtërnguan rrethimin e Kaninës dhe Vlorës dhe në situatë gatishmërie kishin zënë këto pozicione: Çetat e Rrëzës iu afruan kalasë së Kaninës; të Smokthinës do t’i binin brigjeve të të Qishbardhës; Kudhësi do të merrte drejtimin e urës së Vjetër. Çetat e Kurveleshit dhe të Tepelenës, për t’i dalë zot Babicës dhe rrethinave  u ndanë në tre grupime: Selam Musai me 57 tepelenas mënjanë, Rakip Duka me çetëne Gusmarit, Lekdushit dhe disa progonatas  mënjanë dhe Riza Runa me çetëne Nivicë – Rexhinit, Libohovës e Nepravishtës në një anë tjetër. 17 vërmikas u ndanë më tresh, që të shërbenin edhe si kallauzë, se e njohnin vendin mirë. Çeta e Mallakastrës së Sipërme (Mallakastra e e Egër) do të zbriste nga Risilia, çeta e Mavrovës nga qafa e Fierit, e Mallakastrës së Poshtme (Mallakastra e Butë) do të vinte nga Narta. Sektori i Babicës, ku ishin dislokuar çetat e Lopsit dhe të Salarisë, llogaritej dhe klasifikohej si sektori më me rëndësi. Të tjera çeta qëndronin rezervë përreth Vlorës dhe Kaninës, të tjera qëndronin në Drashovicë e gjetkë, të gatshme të bënin ndërrimin me çetat që ishin në front, ose në rast nevoje t’u vinin në ndihmë. KMK  i zotëronte tre armët e forta të drejtimit të një lufte të drejtë:  aftësinë profesionale ushtarake, prudencën me arësye të shëndoshë, dhe atdhetaria e diskutuar, për deri sa i dolën në ballë luftës, ku edhe rreziku ishte i marrë në sy. Përsëri më 9 qershor i dërgon ultimatum Piaçentinit, paragrafë të së cilit do t’i paraqesim në vijim, sipas dokumenteve të kohës që ruhen në Arkivin e Shtetit. Ata sulmuan, tanët nga mbrojtja u hodhën në kundërsulm. Sulme, mbrojtje, kundërsulme lokale, derisa KMK lëshoi urdhërin e sulmit mbi Vlorë e Kaninë më 11 qershor dhe, në zbatim të përpiktë të tij e me disiplinë të rreptë, në mes të natës, duke gdhirë 12 qershori filloi sulmi. Shpërtheu shpirti luftarak i atdhetarëve, sa dukej sikur 4 mijë vetë luftonin sa për 40 milionë. Nga qafa e Vlorës sulmojnë çetat e Smokthinës, Gorishtit, Kudhësit etj.; nga lagjet e Topalltisë çetat e fshatrave të Vlorës; nga kodrat e Babicës Lopsi, Salaria etj., mbi Kaninë u hodhën çetat e Rrëzës, Tërbaçit, Dukatit, Bolenës, Kallaratit etj. Lufta ndizet, zjarri i të dy palëve kryqëzohet, gjëmimi i topave të detit dhe të tokës të tmerronte. Karabinierët hiden mbi popullsinë e pafajshme e të pambrojtur: mbi pleq, fëmijë, gra, të verbër, sakatë, i rrahin, i çojnë ën Skelë dhe që andejmi në Sazan. Nga dritat e projektorëve, që viheshin në funksion për të krijuar nëpërmjet ndriçimit të fuqishëm perde verbimi, dhe gjyleve që pëlcisnin, luftëtarët nuk shikonin dot njëri – tjetrin dhe binin barkas.  Lufta filloi te hapsana dhe brenda 30 minutave u përhap gjithandej si vullkan. Tërbimin   e forcave të egra të pushtimit me plaçkitje  shtëpish e dyqanesh, me masakra masive, me fëmijë të gjakosur e të mbyllur në spitale, me gra që çnderohen e me llahtari që s’mund të tregohen, e  frenoi dhe e theu  zjarri i luftës së trupave kombëtare shqiptare, ata bij nënash të vendit të shqipeveqë luftonin në tokë të tyre, për tokën e tyre, që bënin luftë të drejtëe nuk sulmonin të tjerët në kufijtë e tyre. Shqiptarët ishin me të drejtë  të diellit, me të drejtë të zotit. Luftëtarët u afroheshin pozicioneve armike duke mbajtur në dorë gjethe ullinjsh që të mos diktoheshin: kapërcenin gardhe me tela me gjemba, duke vënë përmbi gjethe edhe gunat e kështu hynë thellë në vijat e armikut të egërsuar, që, nga kryet e ullishtes me mitralozët që villnin zjarr barbar digjnin e rrëzoni pa shpirt çdo njeri që guxonte e futej në ullishte. Selam Musai, kryetarët e tjerë të çetave e luftëtarë e tyre që, duke zbritur drejt Vlorës, po rriteshin si ortek lirie, treguan akte të larta trimërie dhe heroizmi, të cilat i kanë përshkruar të gjitha botimet e derisotme të teksteve të historisë që nga ato të  arsimit 9 vjeçar, të shkollave të mesme, të nivelit universitar, edhe botimet e nivelit akademik. Ka patur shumë raste që luftëtarët janë  mbërthyer fyt për fyt me oficerët dhe ushtarët italianë, u kanë marrë nga dora pushkën, kanë mbërthyer prej fyti mitralierët, duke u marrë mitralozët. E shkruan historia atë që këndon kënga: “Ç’e zure topin nga grika, / Lule more Selam lule”! Me logjikën e besimeve popullore, sipas të thënave, Zigur Lelua, që njihej si njeri i kënduar, me emër dhe influencë, kur paska parë shpatullën e mishit në dritë të diellit, u është drejtuar shokërisë së luftës në mënyrë profetike:“Kotën do ta marrim, unë do të vritem, Vlorën do ta fitojmë”! Pa u marrë me kronologjinë e mëtejshme të përshkrimit të ngjarjeve, se motivi i luftës e refreni i këngës ishte: “Breshkamani në det”!, po ndalim pak tek rifillimi i veprimeve ushtarake, sulmi i 22 korrikut. Çetat, sipas planit nga KMK, do të godisnin Vlorës  nga 7 drejtime: kështu nga Dukati e Tragjasi do të drejtohej për në Kaninë e prej këtej në qytet; Rrëza, Qishbardha, Shullëri nga udha e vjetër; Kudhësi nga Qafa e Koçiut; Mavrova e Tepelena nga Risilia; Kurveleshi, Lepenica dhe xhandarmëria e Korçës nga Llakatundi përmbi qafë të Fierit; Mallakastra dhe Përmeti nga Narta. Të gjitha çetat ishin gati: çeta e Vranishtit, e Velçës, e Gjormit, e Smokthinës, e Gorishtit etj., të vendosur nëpër vendet e caktuara, në pritje të shënjëspër sulmin e madh e vdekjeprurës për pushtuesin mizor. Kishin ardhuredhe gratë vlonjate që të kujdeseshin për ushqimet për luftërarët e frontit, për të plagosurit, për të vrarët. Edhe për këtë sulm të madh shumë u nisën me shkopinj, sopata, hanxharë, kosore, thika a biçeqe. Nëpërmjet kësaj kënge, shkëputur nga teksti i R. Zeqirajt, jepet pamja e palëve ndërluftuese: “Andej bomba e ballon – ë,/ Mitroloz’ edhe vaporrë;/ Këtej një Flamur valon – ë,/ Udhëton – ë për në Vlorë./ Andej dinamit e topa,/ Njëmij’ gjyle në një orë,/ Këtej palla copa – copa/ Dhe një kobure në dorë./ Ai rreth e rrotull hekur/ Ha e pi e vish e ngjish,/ Ky dhe kur ë’ për të dekur/ E fshin gjakun me këmishë”.  Më 22 korrik në orën 10 të natës filloi sulmi. Trimëria e vetëmohimi luftëtarëve  s’ka të treguar. Çeta e Smokthinës e luftëtarë të tjerë zbritën me shpejtësi të madhe nga brinjat e Mesovunit e si dragoj u hodhën mbi armiqtë, duke i shkulur nga llogoret e fortifikata dhe duke zënë me dorë mitralozat.të gjitha çetat u hodhën në sulm si rrufeja. I papërmbajtshëm qe sulmi i çetave të Dukatit, të Tërbaçit, Tragjasit, Radhimës etj., që u futën thellë në vijat e armikut e shpesh herë u përleshën me armiqtë fyt për fyt. Lufta vinte duke u ashpërsuar. U muar qafa e Koçiut e pritat e para. Vullnetarët i afroheshin shtëpive të para të qytetit. Para këtij sulmi të furishëm arditët, bersalierët, karabinierët e repartet e tjera italiane ishin të detyruar që të tërhiqeshin. Pozicionet armike një nga një po binin në duart e vullnetarëve. Ushtarakët armiq të tmerruar strukeshin në qytet. Ndaj të gëdhirë pjesa më e madhe e pozicioneve armike qe në duart e luftëtarëve, pjesa tjetër ishin të rrethuar. Disa çeta si ajo e gjormit, Gusmarit, Bolenës etj., kishin hyrë në qytet. Safilloi dita, bateritë e 10 luftanijeve, që qenë në liman, hapën zjarr dhe hodhën gjyle të panumërta. Aeroplanat u ngritën dhe filluan bombardimet e mitralimet. Vendosmëria e luftëtarëveqe e papërkulur. Megjithëse u vunë në veprim gjithë llojet e armëve, vullnetarët jo vetëm, që mbajtën pozicionet e pushtuara, por me luftë morën dhe pozicione të tjera. Lufta vazhdoi deri më drekë. U vranë 500 ushtarë dhe oficerë italianë. 183 luftëtarë dhanë  jetën për liri”[8]

Ngjarjet e mëtejshme nuk kanë ndonjë gjë të veçantë në përshkrim. Paraqitet solidariteti i popullit italian ndaj luftës çlirimtare të popullit shqiptar, qëndrimi i drejtë dhe goditja e ashpër nga deputetët e majtë në parlamentin italian për politikën imperialiste të qeverisë së Romës në Shqipëri, refuzimi i ushtarëve italianë për t’u nisur kundër Shqipërisë, rifillimi i bisedimeve, protokolli i Tiranës etj. Protokolin e Tiranës e quan një fitore të shkëlqyer. Zeqiraj shkruan më tej se edhe organet e shtypit italian si “Il Tempo”, “La tribuna”, “ Il Corriere d’Italia”, “Il Popolo Romano” etj. qenë të detyruara të aprovonin paktin e Tiranës dhe të heqin dorë nga pretendimet mbi Vlorën. Vetë Konti Sforca pohon para Dhomës së Deputetëve se marrëveshja Titoni – Venizelos kishte vdekur. Shumë bukur, madhështore e me detaje paraqitet atmosfera festive e 3 shtatorit 1920, se ishte dita e shpëtimit nga zgjedha e huaj dhe hyrja e luftëtarëve në Vlorë: “Qyteti u zbukurua shumë, rruga e madhe e tregut u stolis nga të dy anët me shtylla të dafinta. Në mes, ku shtrihej sheshi e kryqëzohen udhët, ngrihen dy harqe të bashkuar me rripa kuq e zi dhe sipër harqeve flamuj kombëtar. Në mes të harqeev u ngrenë dy qoshke për muzikat, për bandën “Vatra” e për bandën e Elbasanit, si dhe një për oratorët. Në krye të rrugës qe ngritur një shtyllë përkujtimore, e veshur me rripa kuq e zi për nder të dëshmorëve ët luftës. Gjithë populli i madh e i vogël qenë ngritur herët e nëpër rrugë prisnin orën e caktuar për të patur në mes të tyre fuqitë kombëtare. Në orën 9 me flamurin kombëtar në krye dhe me bandën “Vatra” nisen jashtë qytetit për në qafën e Koçiut, ku do të prisnin ardhjen e çetave kombëtare. Nuk kalon shumë dhe dallohet flamuri i fuqive kombëtare e populli me një rroftë të thellë, bën të ushtijnë gjithë bregoret. Përpara qe kalorësia, më pas flamuri kombëtar në krye të anëtarëve të Komitetit të Mbrojtjes që qenë mbi kuaj. Pastaj vinte kaloria e kryetarëve të çetave e pas tyre 4000 burra t’ armatosur me armë të armikut, të rrëmbyera në Kotë, Gjormë, Tepelenë, Llogora, Drashovicë e  gjetkë. Banda e Elbasanit po vinte në krye të fuqive kombëtare, me marshet kombëtare që drithëronte zëmrat e të pranishmëve. Populli e fuqitë kombëtare hynë në qytet. Sheshi u mbush. Në vendin e pregatitur zunë vend  anëtarët e KMK. Ministri Spiro Koleka në emër të qeverisë përshëndeti luftëtarët dhe popullin e Vlorës. Një ndër oratorët, që mori fjalën, ndër të tjera tha: “Por mund të them të vërtetënqë luftën më të madhe e bëri fukaraja me gjak dhe me atë çikë madhë të tij. Nuk u kursye por me dëshirë e derdhi gjakun për të mirën dheshpëtimin e atdheut” dhe më poshtë “ Parësia mos mejtonen të kenë si skllav popullin e t’i rrëmbejnë padrejtësisht atij të varfëritsa që të mbushin xhepin e vet. Të huajt deri më sot janë interesuar që midis shqiptarëve të bëjnë vegël propagande musliman, të krishterë, ortodoksë e katolikë, pra të sjellin përçarje”. Pas ceremonisë të gjithë, duke kënduar këngë kombëtare e duke brohoritur, u shpërndanë. Në mes të tregut filloi valljadhe kënga. Në mbrëmje një turmë e madhe populli, me bandën e shoqërisë “Vatra” në krye, iu drejtuashtyllës së dëshmorëve, përpara së cilës nën tingujt funebre tëmuzikës të gjithë u përlotën. Për tri ditë me radhë populli kremtoi festën e madhe. Muzika e Elbasanit për çdo darkëçante udhëte qytetit e kudo dëgjoheshin këngë kombëtare, të kënduara nga turma e popullit, që shetisteme qirinj të ndezur në duar”[9]. Kjo paraqitje e 3 shtatorit të parë të lirë për Vlorën shqiptare është dhënë me ngjyrat e ndezura të shpirtit atdhetar  dhe mendojmë se autori i shkrimit, (të cilin nuk e njohim dhe as e kemi dëgjuar ë parë) ndoshta edhe mund të ketë qenë pjesëmarrës në këtë festë, sepse leximi i tekstit  na le të nënkuptojmë se R. Zeqiraj shkruan sikur të ishte dëshmitar okular në festën e çlirimit të Vlorës. Më tej ka imtësira të tilla që  vullnetarëve ju bënë ndere, dreka, darka, premtime, përkudesje e, kur u shpërndanë për në vendet e tyre u dhanë nga një qylaf të bardhë e një shami me rrush, duke i lavdëruar se pushka e bëri të vetën e duke u thënë se tani e tutje puna mbetej në dorë  të atyre që ishin njerëzit e penës. Në vijim jep një pasazh të  grindjes së Qazim Kokoshit e Osman Haxhiut për vendit e prefektit e kështu me radhë, por, tema bosht nuk është drejtëz, as gjysmëdrejës, por segment dhe segmentet  e saj kaq na lejojnë. Në libër është dhe kjo këngë: “Bejlerët nga Risilia/ Thonë rroftë Italia/ Të na rrijë dhe ca kohë/ Se na ha oris fëmia./ Kaninjot jazëk u qoftë/ Mahmut efendiu ç’thotë?/ Me bujqit po bën davà”/ Populli të drejtë s’kà!/ Për ne Italia rroftë,/ Me makarona na mbà!” Autori në fund analizon shkaqet e fitores dhe rëndësinë historike të LV.  Sipas tij, për fitoren historike të arritur në LV ka luajtur një rol të rëndësishëm Revolucioni Madh Socialist i Tetorit? Shtrojmë pyetjen. Po qëndrimi i presidenti të SHBA pse nuk përmendet? U. Uillsoni më janar 1918 shpalli 14 pikat e tij, të cilat, përveç të tjerave, denoncuan edhe TFL të v. 1915. Amerika na bëhet faktor  ndërkombëtar kyç e pozitiv për çështjen shqiptare. Ndikimi i politikës në shkencën e historisë ka qenë i dukshëm e ndikues në shkrimin bardhë e zi të historisë, kur s’i interesonte udhëheqjes.  Po ky qëndrim bardhë e zi vihet re edhe sot. Pse të mos përmendet Lenini për denoncimin e TFL? Ndërkohë që studiuesi L.Hasanaj ka mendimin se Shqipëria mbijeton për shkak të vektorëve sulmues nga të katër anët e Shqipërisë, për shkak të konflikteve që kanë me njëra – tjetrën palët ndërluftuese lakmues për këtë llomkë gjeostrategjike, për një hise Shqipëri, sadoqë… dhe rezultantja, vektori kryesor është mbijetesa. Ky “ ligj” – shprehet ai, – ka shekuj që vepron në Shqipëri dhe ky vend do të mbijetojë. Shqipëria nuk hpërbëhet, por do kohë të bëhet. Janë vektorët e jashtëm që e mbajnë këtë  Status Quo. Ata kanë interesat e tyre

Variante të tjera folklorike për këngët e gjetura në librin e Zeqirajt

Një varianti tjetër i tekstit që na sjell R. Zeqiraj me librin e tij e gjetëm në Brataj përsëri  tek bartësi Haki Ahmet Kamaj, 87 vjeç moshatar, që krijimin e xha Matos, na e sjell siç ai e mban mend, siçia ka treguar i ati dhe që vetë xha Hakiu e ka kënduar kur ishte i ri. Po e japim variantin, duke respektuar parimin fonetik: “Nuk e bëjmë kabull nà/ Të jemi për nën – ë botë,/ Nuk e bëjmë si atà,/ Agallarët – ë me kokë/ Shitën vatan’ edhe gra/ Të ndierit në Evropë./ S’ini ju, po jemi nà/ Dërc, u qoft’, o kaninjotë!/ Seç u ngre Beu e tha: “Për ne Italia rroftë,/ Me makarona na mba/ Si nevej dhe risiljotë./ Thërret zonja: “o agà/ Ç’i bë’ pul’ e detit zoqtë…”. (Beu në këngë nënkupton Eqerem bej Vlorën). Kjo është një këngë e krijuar dhe kënduar nga krijuesi popullor dhe luftëtari i Njëzetës Mato Hasani, dhe shquhet për notat realiste e për ndjenjat e krenarisë së shqiptarit. Urrejtja ndaj shërbëtorëve vendas, që kishin barkun plotë e shpirtin bosh, kur u bënë urë për të huajin, se s’kishin palcë kombëtare në karakter, bëhet vetëtimë kur ngjyhet në ironinë therëse të dufit të banorëve të këtyre anëve. Kënga thekson dy grupime njerëzore që kanë dallime thelbësore, që veçohen nga kontraste të forta: ne, të idealit kombëtar, pra patriotët, dhe ata, të interesave personale, pseudopatriotët tradhëtarët. Këtë tekst, me këtë variant na e konfirmojnë, ndër të tjerë, edhe Llambro Hysi nga Kallarati i krahinës së Kurveleshit, me arsim të lartë, 65 vjeç, edhe Hiqmet Gjondeda nga Tërbaçi i krahinës së Mesaplikut, me arsim të lartë, 72 vjeç. Këtë këngë edhe ne e mbajmë mend, se qysh kur isha i vogël, e këndonin më të mëdhejtë: herë kokë më kokë në një brinjë a gërxh ku ndodheshin, herë këmbëkryq në odat e shtruara të miqve pasdarkeve e herë në valle te sheshi i Fshatit, nga ku ata më dukeshin se dinin shumë gjëra të mënçura, që s’do t’i mësoja kurrë e më ngjanin lisa të gjatë e të përcëlluar.

Xha Hakiu i Bratit mban mend dhe një këngë që i ka treguar i ati, të cilën e paskej ngritur dhe kënduar Nase Beni nga Vunoi, i njohur nga historia si trim, i njohur nga folklori si krijues edhe këngëtar, me të cilin mateshin  biblilat e Këndrevicës dhe Çikës. Na duket sikur është ditar në vargje i luftës për Kotën: “ Nata e pesë qershorit/ Allaturka, ora tre,/ Ndizet gjaku’ arbërorit,/ Ndizet e bëhet rrufe./ Zigur Lelua na thotë:/ “Djema, hidhuni mbi ta!? O burra, brenda në Kotë,/ Ta dinë kush jemi nà,/ Ta marrë vesh një botë, që s’para bëjmë shaka/   Çave para si flamur,/ Kapedan, more Zigur!”. Dhe një këngë tjetër për Kotën dhe Zigurin na tregon plaku: “Ranë  komitat në Kotë,/ Komita në Kotë ra./ U vra Ziguri në portë,/ Zigur Lelua ç’u vra,/ Rrufe djemt’ e cmokthinjotë/ se ç’u bëtë lakëra ”. Dhe një tjetër për Selam Musain, i cili zuri një top nga gryka: “Nuk harrohet Kota urrë, / Kur mbi tela shkonim ne,/ Edhe kur Selam Musai/ Shkrepte natën si rrufe,/ O Selam, zemër me çika,/ E zure topin nga gryka”. Është  në tekst edhe një këngë e bolenasve të kurvelshit që përkuijtojën trimat vullnetarë, që dhanë jetën në luftën për Kotën, e cila nuk ka ndryshime nga një variant i ligjëruar nga Ruzhdi Bajrami, i cili nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga kënga e përvajshme, regjistruar ndër plakat e Bolenës: “Qaj Bolen’ e vure vajnë,/ Për ca trima që t’u vranë…”. Këngës që shënon në librin e tij R. Zeqiraj i kemi gjetur autorësinë. Ai është Ali Asllani, me poezinë e këngëzuar “Kush mban armë të ergjënda”[10]; është ai Asllan Aliu, siç e quan vjershëtori popullor Lefter Çipa, të cilin shoqëria “Përlindja Kombëtare” e kishte ngarkuar me hartimin e programit, kurse KMK, si “Kryetar të Katundarisë së Vlorës”(20.12. 1918 – 5. 11. 1920), që në kuptimin e sotëm do të thotë kryetar i Bashkisë së Vlorës. Poezia e tij  e famshme “Vlora – Vlora” fitoi popullaritet dhe u bë himn e kushtrim në luftën për dëbimin e okupatorit dhe për këto kontribute u izolua prej pushtuesve në ishullin e Sazanit. Një variant tjetër të saj e gjejmë edhe tek  një botim i nivelit akademik, siç është Epika Historike, vëll. 3: “Tregon veterani ynë,/ Si u bë lufta në Vlorë,/ Kjo lufta me Italinë/ Me shtetin dyzet milionë./ Andej forca mbretërore,/ Andej kollonat në vijë,/ Këtej gurra popullore,/ Këtej një sa për njëmijë./ Andej armë dhe maqina, / Andej topat më të rëndë,/ Këtej spata dhe martina,/ Këtej burra e gra më këmbë./ Andej tela dhe llogore,/ Andej prozhektor’ për dritë,/ Këtej trimat dor’ për dore,/ Këtej sulmojnë pa frikë./ Andej art e oficera,/ Andej kurth e poshtërsira,/ Këtej gunat përmbi tela,/ Këtej zemërat e dlira;/ Andej ndryth padrejtësia,/ Andej ndryth vdekja mizore,/ Këtej atdhedashuria,/ Këtej vrulli për fitore./ Andej mbrohej borgjezia,/ Andej jeta e brengosur,/ Këtej sulej vegjëlia,/ Këtej guxim i pasosur./ Andej britma ‘mamam mia,/ Andej frika e shpagimit,/ Këtej buzëqesh liria,/ Këtej gëzim i çlirimit”[11]. Është e regjistruar në Vranisht -Vlorë, më 1986 nga mbledhësi dhe studiuesi i folklorit Bardhosh Gaçe. Është e vetmja këngë me gjatësi 32 vargje, ndryshe nga këngë te tjera që vijnë nga “Njëzeta” që pothuaj kanë një gjatësi vargu standart, zakonisht me 10 – 12 vargje. Kjo poezi poullore nga ndërtimi i saj artistik është me origjinë librore, por bën jetë në popull, këndohet dhe nga grupi lab i Vranishtit në raste grumbullimesh festive përkujtimore etj. Kujtesa vetiake kë këë kënëg e shënon qysh në vitet 1975, më tej në vitet 1980, kur shkonim në Vranisht nderoheshin me ceremoni festive përvetorët e LV. Kuptohet që është këngë e re dhe gjykojmë se tekstin e saj e ka bërë Maman Saliu, ardhur nga Tirana në Vranisht qysh në v. 1966. Xha Mamani ishte i biri i heroit të Luftës së Vlorës Sali Muratit, që populli për trimëritë e treguara e kishte pagëzuar Kapedan Sali Vranishti. Ndoshta tregimet e të atit, ndoshta të bashkëluftëtarëve të tij, kanë lënë gjurmë tek i biri, Maman Saliu që krijoi këtë këngë, e cila duket që është e re por jo nga ato të porositurat. Ajo bën jetë folkorike vetëm në komunitetin vranishnjot dhe në hapësira të kufizuara deri në Bolenë, Tërbaç e Kallarat. Edhe këtu kemi një përqasje strukture me këngën e xha Matos së Bratit “Nuk e bëjëm kabull nà”, kemi dy palë, dy blloqe, dy kampe. Te Mato Hasani kemi dy blloqe, dy palë, dy fronte, dy kampe brenda komunitetit, në planin e brendshëm, që përfshihet edhe në hartën etnografike të Shqipërisë: “ne dhe ata”, ne të idealit kombëtar, të interesave të mëdha, që e mbrojtën këtë tokë edhe me gjakun e tyre, dhe ata, bejlerët e interesave të vogla, që u shitën vetë e shitën vendin tek të huajit. Te kënga e Maman Saliut kemi po ashtu dy blloqe, dy kampe, dy palë, dy fronte: “ këtej dhe andej”, veçse shtrihen edhe  në rrafshin e jashtëm, me dy raporte: patriotët luftëtarë këtej dhe andej pushtuesit italianë. Këngës së popullit, që di kë ka hero, kë ka cub, nuk ke çfarë t’i thuash. Një studiues në Vlorë na tha se kënga e xha Matos vjen si similituda naimjane “Kur dëgjon zëthin e s’ëmës…” ose “O malet e Shqipërisë…”. Është Naimi e të tjerë poetë që kanë pirë ujë të kulluar në gurrën popullore, që janë bërë aq të mirë artistikisht. Është Ali Asllani, bir i këtij populli, që mëson nga urtësia e shpirti artistik i popullit, ushqehet me këngët e tij dhe bëhet poet, luftëtar e këngëtor për të. Parë si raport i përgjithshëm të faktit historik të LV me trajtimin folkorik te kënga që morën në shqyrtim: “Andej forca mbretërore,/ Këtej një sa për njëmijë” vërejmë mobilizim forcash për mbrojtjen e troveje amtare – nga historia dhe mobilizim folklorik për ta përjetësuar ngjarjen – nga kënga. Na tërheq vëmendjen përdorimi i vargjeve klishe, mbartur nga këngët historike të periudhave të mëparshme. Na kujtohet një këngë e vjetër, e dëgjuar në Dukat: “Turqit topa dhe trompeta/ Rugjina gur’ e shigjeta”. Ndoshta këtu është burimi nga mund të heqim paralelet në ndërtimin e këngës në fjalë, shprehur në një trajtë tjetër: “Andej topa, mitraloza,/ këtej burra, gra në këmbë!”

Shqipëria në rrjedhat e historisë  dhe Lufta e Vlorës  nga Muin Çami

Nëqoftëse themi që LV e kanë bërë Osmën Haxhiu me trimat shqiptarë, sepse ajo qe një luftë e mirëorganizuar dhe mirëdrejuar nga KKM me kryetar Osman Haxhiun, nëqoftëse themi që LV  e  kanë kënduar  ata bilbila gjithë me Mato Hasanin në ballë të valles së suferinës, mendojmë se nuk mund të diskutohet që LV e kanë shkruar autoritetet e historiografisë shqiptare me Muin Çamin (1923 – ) në krye të tyre. Na duken si sinonime të njëri- tjetrit M. Çami dhe LV dhe me të drejtë historiani 90 vjeçar, studiuesi i LV, quhet ndyshe Profesori i Njëzetës. E ka kapur “prej brirësh” qysh në krye të herës këtë temë dhe e ka trajtuar në formë shteruese. I ka bërë një plugim të thellë kësaj ngjarjeje dhe jo vetëm një herë e u mbyll çështja, por si ai bujku i mirë që e lëron dhe mbjell tokën e bukës çdo vit, edhe historiani i njohur i kthehet e i rikthehet kësaj teme, si për herë të parë, por gjithmonë e më afër plotësimit. Ç’përfaqëson LV e zhvilluar 93 vjet më parë? Pse u detyruan shqiptarët të ngrinin armët kundër pushtuesve italianënë Vlorë? Si u bë e mundur fitorja e forcave vullnetare shqiptare përballë njësive të një ushtrie të rregullt, si ajo e Italisë? Në tërheqjen e forcave italiane nga pozita e rëndësishme gjeostrategjike e Vlorës ndikuan vetëm fitoret ushtarake apo dhe faktorë politikë? Cilët qenë këta faktorë? Me fitoren e v. 1920 u mënjanua një copëtim i ri i trojeve shqiptare. Si u arrit kjo mrekulli dhe për çfarë dëshmon LV? Cili është mendimi i historiografisë shqipare dhe asaj të huaj për këto probleme madhore të historisë së re të vendit tonë?

Përgjigjet sqaruese për këto pyetje dhe të tjera si këto, i kemi gjetur në librat studimet e prof. M. Çamit, historian me përvojë në fushën e vet. Autori nuk na bën thjesht historinë e zhvillimit të VL, por analizon në mënyrë kritike ato momente të Luftës Çlirimtare të 1920 – ës, që na japin mundësinë të përcaktojmë faktorët që shpunë në fitoren e sa. Studimet e tij kanë qenë për ne një piketë kryesore historike, ku u mbështetëm për ta parë këtë luftë epope  nga optika e raportit histori – folklor në shumë këndvështrime. Ai trajton gjendjen politike dhe ushtarake  në prag të Luftës, fitoret ushtarake, rëndësinë e tyre, ndikimin e forcave revolucionare italiane dhe faktorët e fitores. Sipas tij, në LV, si mishërim praktik i KKL, rolin vendimtar e luajti faktori i brendshëm kombëtar në rifitimin e pavarësisë së shtetit shqiptar dhe të mbrojtjes së integritetit të tij territorial. Ky popull, me fitoren e LV, shpëtoi vendin nga një fund tepër tragjik, nga copëtimi i tretë i trojeve shqiptare, përpara të cilit ndodhej. Duhet të kujtojmë, thekson  autori, se këto fitore që u mbështetën edhe nga Qeveria e dalë nga KKL, u arritën në një kohë kur gjykimi i komunitetit ndërkombëtar për aftësitë shtetformuese të popullit tonë ishte tepër negativ. Edhe ne jemi të këtij mendimi, aq më tepër kur argumenton edhe 4 faktorët e fitores.  Kjo luftë e filluar  nga popullsia e krahinës së pushtuar për të mbrojtur atdheun, kur vullneti politik i popullit shqiptar nuk e pranonte pushtimin dhe përsëriste me shkrim atë që një mijë herë kishte thënë me gojë, nuk e justifikonte Xhiolitin të tregonte gatishmërinë  për të hequr dorë nga mandati dhe t’i nihte  Shqipërisë pavarësinë e plotë, porse nuk ishte për heqjen dorë nga sovraniteti mbi Vlorën. “Vlora është një pikë strategjike që po pushtohet nga një fuqi jo mike e Italisë, mund të bëhet një rrezik i madh për vendin tonë. Shqipëria në gjendjen që është sot, – pohonte kryeministri italian – ndodhet në pamundësi të mbrojë Vlorën nga çfarëdo fuqi që ka disa pak forca detare. Shqipëria nuk ka as edhe një anije, as edhe një barkë, nuk ka mundësi të mbrojë pra pavarësinë e qytetit dhe të portit; pranda ne sot nuk kemi si ta lemë Vlorën pa pasur sigurinë që ajo nuk pushtohet nga ndonjë fuqi tjetër, e cila e shfrytëzon në dëmin tonë…Ne duke pushtuar Vlorën, garantojmë Shqipërinë nga një pushtim i përhershëm i Vlorës nga ndonjë fuqi tjetër”[12]. Kjo deklaratë, sipas gjykimit tonë, është fasada e  “ofertës”, sepse dhe formalizmi i ka ca limite, nga që s’ka logjikë të pranojë pajtimin e respektimit të pavarësisë kombëtare me shkeljen e sovranitetit apo me dhunimin e tërësisë territoriale të shtetit shqiptar. KMK, i përbërë kryesisht nga paria e qytetit dhe e krahinës, me mjaft ndikim në qytetarët dhe fshatarët e krahinës së Vlorës (përfshi zonat e pushtuara), nuk pranoi pazare në kurriz të Atdheut, nuk mund të tregohej bujar me shenjtërinë e dheut të të parëve, nuk mund të lejonte të ndukej në dritë të diellit trupi i Mëmës Shqipëri dhe, për këtë kuvendim e gjykim kombëtar, fatmirësisht rezonoi me QT. Refuzimi kategorik i palës shqiptare i kërkesë  së misionarit të Romës K. Aliotti, për të mos kundërshtuar praninë italiane në Vlorë, që ata të kishin një BUD në gjirin e Vlorës (në Pashaliman), që Italia të ruante dy pozita strategjike, njërën në Karaburun dhe tjetrën  në Zvërnec[13], çoi në zgjatjen e  bisedimeve për gati një muaj rresht, si dhe në zëvendësimin e misionarit Alioti me një person tjetër me gradë diplomatike më të lartë siç qe Gaetano Manzoni. Duke i shqyrtuar me syrin kritik situatat dhe rrethanat kontekstuale që çuan në fitoren e LV mund të themi se ato ishin një shumatore e elementëve të karakterit ushtarak, pra të armëve të luftërarëve shqiptarë me faktorë të tjerë politikë dhe diplomatikë. Për këtë përfundim na vjen në ndihmë klasifimimi që u bën prof. Çami katër faktorëve që, sipas tij, çuan në fitoren

*ALBERT HABAZAJ

Drejtor i Bibliotekës “Nermin Vlora Falaschi”, Universiteti  “Ismail Qemali”, Vlorë,  ALBANIA

 


[1] BUDA, Aleks: Shkrime historike, vëll.4: Tiranë, Toena, 2000, f. 58 – 62

[2] ZEQIRAJ, R.: Lufta e Vlorës, Bot. i Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës, Seksioni për Përhapjen e Njohurive Tekniko – Shkencore, Tiranë, 1960, f. 5

[3] FESH, 3, vep. e cit., f. 2728

 

[4] ZEQIRAJ, Z.: Lufta e Vlorës, vep. e cit., f. 21

[5] FESH, 3, vep. e cit., f. 2995

[6] ZEQIRAJ, Z.: Lufta e Vlorës, vep. e cit., f. 28

 

[7] FJALOR i Gjuhës së Sotme Shqipe, bot i ASH, IGJL, Tiranë, 1980, f.707

 

[8] po aty; f. 47 – 48

 

[9] po aty; f. 53

 

[10] ASLLANI, Ali; Poezi të zgjedhura, Tiranë, Naim Frashëri, 1996, f. 29 – 32

[11] Epika Historike; vëll. 3: bot. i ASHRPSSH, IKP, Tiranë, 1990 [1989], f. 468 – 469

 

[12]  SHTYPI Italian: Il popolo d’Italia, Corriere d’Italia, Avanti: 29. 06. 1920

[13] PASTORELLI, P. L’Albania nella politica estera italiana 1914 – 1920, Napoli, ed. Jovene, 1970,  f. 378 – 379

Filed Under: Histori Tagged With: Albert Habazaj, Lufta e Vlores2, mendime te historinaeve

LUFTA E VLORËS DHE QËNDRIMI I HISTORISË NDAJ KËSAJ EPOPEJE KOMBËTARE

July 17, 2013 by dgreca

Nga Albert R. HABAZAJ/ studiues/*

1.1  BOTIMI I PARË HISTORIK I NIVELIT AKADEMIK PËR LV/

Vepra kolektive e nivelit akademik “Historia e Shqipërisë” (vëll. I – II, 1959, 1956 përkatësisht) është dëshmia e parë dokumentare historike, që paraqet në mënyrë të përgjithshme historinë e Shqipërisë nëpër rrjedhat e kohës. Pikërisht në vëll. II të HSH marrim një informacion sintetik edhe për Luftën e Vlorës. Ishte akademiku Aleks Buda (1910 – 1993), një personalitet i historiografisë dhe i kulturës shqiptare, i pari kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ai që ideoi dhe konceptoi këtë tekst madhor për kohën, të rëndësishëm si pikë reference për periudhat  e pastajme dhe dëshmi historike krahasuese e përfillshme për studiuesit. Një vepër krejt e re për kohën si nga përmbajtja e gjerësia e trajtimit e të vështrimit, ashtu edhe nga kriteret shkencore të ndërtimit e të vështrimit të procesit historik në rrjedhën e ngjarjeve.

Kishin shkruar edhe më parë për LV disa autorë të veçantë. Ndoshta i pari apo ndër të parët që rrok temën e LV në botimet e viteve ’20 – të të shek. XX është Sali Hallkokondi, jurist, publicist dhe historian nga Vranishti i Vlorës, ndër intelektualët e njohur të kohës (1877 – 1936). Ai la gjurmë të thella në ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve me librin me kujtime “Histori e Shqipërisë së re” (1923), ku përveç pasqyrimit të ngjarjeve të lëvizjes kombëtare e demokratike pas shpalljes së Pavarësisë, duke qenë edhe pjesëmarrës në LV, na paraqet të dhëna interesante, të pasura e të vlefshme për ndërtimin e historisë së kësaj ngjarjeje, aq më tepër që avokati i njohur i ka botuar shkrimet e tij në gazetat “Mbrojtja Kombëtare” e “Fjala e lirë”, gjatë v. 1921 dhe në “Politika” në v. 1923 – ‘24. Sejfi Vllamasi (1883 – 1975), duke qenë dhe senator, deputet si dhe dy herë anëtar kabineti luajti rol të rëndësishëm në përkrahjen e LV më 1920, apo edhe në përballimin e ndërhyrjes së  forcave ushtarake jugosllave në Koplik më 1920. Në dorëshkrimin e tij “Shënimet dhe kujtimet historike”,  një kopje të të cilit ia dorëzoi AIH nga fillimet e vitetve 1960, por që dritën e botimit për herë të parë  e pa vetëm më v. 1995,  me titullin “Ballafaqime politike në Shqipëri 1897- 1942, autori i ka kushtuar dhe 10 faqe LV, të cilat, sipas studiuesit Maringlen Verli, janë të vlerësuara për informacion historik dhe analizat politike[1]. Gjithashtu, studiuesi M. Verli na sjell informacionin se, “falë ndershmërisë dhe ekuilibrit që e karakterizonte, S. Vllamasi u konsiderua nga qeveria e Sulejman Delvinës si personi i përshtatshëm për të përballuar misionin delikat të tatimit të pulsit të Beogradit dhe të sigurimit të armëve jashtë vendit për Luftën e eVlorës”[2] Tajar Zavalani (1903 – 1966), që ishte sekretar i Komisionit Ndërkombëtar për Caktimin e Kufijve, (1923) ka një botim tjetër më vonë “Histori e Shqypnis” në dy vëllime: vëll. 1 ‘ Nga ilirët e deri në kongresin e Berlinit”: Londër, 1957, dhe “ Nga 1878 deri 1965”: Londër, 1966. Në vëll. 2, te “Lirija e rifitueme” ka dhe shënimet entuziaste “Triumfi i Vlonës”, që gjithsesi na pëlqejnë, por problemi është se në tekstin e botuar ka edhe pasaktësira. Po citojmë një paragraf “…Mesazhin e dorëzoi trimi legjendar Selam Musai, i cili ra i vramë te praku i Vlons, porsa u lanque ofensiva kundër okupatorit”[3]. E vërteta historike është se bëhet fjalë për ultimatumin që fshatari trim nga Mallkeqi i Vlorës, Mehmet Selim Shahaj, dhe jo kryeheroi i LV dhe  legjenda e EHLV, Selam Musa Salaria, i dorëzoi gjeneral Piaçentinit, etj. Edhe historia e shkruan këtë fakt, edhe folkori e këndon bukur e fortë këtë histori trimash. Ne e dimë të vërtetën, por jo të gjithë e njohin në Shqipëri. Aq më tepër që ky libër është botuar dhe jashtë shtetit e pikërisht në Angli, ku mendojmë se nuk ka se si të mos jetë lexuar nga të huajt ky tekst. Informacioni i pasaktë krijon imazh të shtembëruar dhe qortohemi për mungesë të korrektesës shkencore dhe të seriozitetit në trajtimin historik. Personat që përmendëm e të tjerë si Ago Agaj e Gani Abazi, që kanë shkruar libra individualisht dhe jo si bashkëautorë në grup pune, janë mbështetur kryesisht në kujtimet e tyre si autorë, aktorë apo faktorë (aqsa) për LV. Gjithsesi janë gjurmë a përshtypje vetiake, jo të zyrtarizuara, dhe vetvetiu vërtetësia e fakteve apo argumenteve mund të jetë e diskutueshme, nga që subjetiviteti nuk shmanget dot, kur bëhet fjalë që autor është një person i vetëm dhe jo grup autorësh apo kolektiv hartuesish, si dhe kur autorët nuk përfaqësojnë institucione të larta shkencore shtetërore, organizata apo shoqata të përhershme dijetarësh e njerëzishtë kulturës që merren me organizimin e drejtimin e punës shkencore dhe me kërkime e me studime për zhvillimin e shkencës e të diturisë në tërësi dhe të disiplinave të veçanta si historia (e periodizuar, në rastin konkret për LV, 1920) apo folkoristika (konkretisht mbledhja, seleksionimi, përzgjedhja, studimi, përgatitja dhe botimi i EHLV).

E ndjejmë veten më të qetë në studimin e tekstit HSH, 2, sepse mendojmë që Profesor Buda ka patur krahë të fortë, për temën që ne na intereson, punimin e Kristo Frashërit  “Lufta Çlirimtare e Vlorës” (1920) dhe “Shqipëria prej fillimit të luftës së parë botërore gjer në mbarimin e luftës së Vlorës” të Muin Çamit. Futemi në situatë: Lufta e Vlorës zhvillohet në një etapë të re për historinë e vendit. Përballë nuk kemi më pushtuesin osman, fantazmën pesë shekullore, që ishte perandori e botës për kohën, por u katandis në një gërdallë. Ikën ata. Erdhën të tjerë. Pushtues të rinj dalin në teatrin luftarak, më të hollë, të veshur “allafrënga”, me kollaro, borsalinë e pantallona të cohta, më të dhemshur për hallet e shqipatërve. Për fatin tragjik të shqiptarëve memorandum që paraqiti në Konferencën e Londrës më 17 dhjetor 1912 delegacioni i qeverisë së Vlorës i përbërë nga Mehmet Konica, Filip Noga dhe Rasih Dino nuk u përfill nga të mëdhenjtë e të fortët dhe la jashtë Shqipërisë Kosovën dhe Çamërinë, përkatësisht në mars dhe në gusht të 1913-ës së mbrapsht për ne. “Gërshërët e rrobaqepësve të mbledhur në Londër” shkëputën nga trungu i Atdheut krahinat më pjellore, që kishin qenë dhe vatra të rëndësishme të Lëvizjes Kombëtare…[4]

Siç po rridhnin ngjarjet, erdhi momenti që shqiptarin “ ta puthë halla në të dy faqet”. Çfarë dy faqe?! Nga të katër anët. Serbi lart e greku poshtë, italiani para e francezi prapa. Dublikatë malli shfaqën edhe austrohungarezi e malazezi. Por, shqipo- lumi ishte rrahur me vaj e me uthull dhe, si komunitet, nuk qe aq naiv  sa ta hante sapunin për djathë. Gjendja social – ekonomike zvarritet me ritme të ngadalshme. Ndyshimi i kushteve ekonomike shoqërore ishte metaforizimi më i keq i shembullit të gaforres, pra, bëhej me “hapin e breshkës” Nuk mund të themi qartësisht se shoqëria shqiptare u shkëput nga marrëdhëniet feudale, sepse nuk buisën shëndetshëm marrëdhëniet kapitaliste në prodhim as në Vlorë, as në Shkodër, as në Korçë, as në Janinë, as në Shkup, as në Prizren e as në Ulqin e Durrës. Përmbajtjen social – politike e përbëjnë  lëvizja kombëtare kundër pushtuesve të ndryshëm fqinjë, ballkanikë dhe matanas, si dhe lëvizjet demokratike për përmirësimin dhe përparimin e mënyrës s ë jetesës së shqiptarëve në komunitet. Objektivi themelor i luftës ishte ruajtja e pavarësisë së fituar e të njohur në arenën ndërkombëtare. Historikisht e shkurtër, LV është shumë e pasur mengjarje me karakter të ndryshëm, gjë që ndoshta e ka bërë të nevojshëm një miniperiodizim të saj, duke u nisur nga përmbajtja dhe rëndësia e fenomenit historik në këtë fazë të caktuar, në kuadrin e periudhizimit të historisë së Shqipërisë nga koha e shpalljes së Pavarësisë në nëntor 1912 deri në pushtimin e vendit nga Italia fashiste dhe fillimin e lëvizjes antifashiste Nacional – Çlirimtare në prill 1939, që sot cilësohet e tëra periudha e Pavarësisë, brenda së cilës ka peshën e saj specifike dhe LV. Shqipëria, e dalë nga tallazet e luftës, e gjysmuar nga diktati i Fuqive të Mëdha imperialiste, dhe filloi jetën e saj të pavarur si një shtet çifligaro – borgjez, i rrethuar prej armiqsh lakmitarë, të cilët nuk hoqën dorë nga synimet për ta copëtauar ose për ta vendosur në orbitën e ndikimit të tyre. LV, si pjesë e HSH në këtë fazë lidhet ngushtë me ngajrjen e madhe të historisë botërore – luftën e parë imperialiste botërore, gjatë së cilës FM dhe shtetet fqinje ballkam\nike e pushtuan atë ushtarakisht dhe rrezikuan ekzistencën e saj, jo më rimëkëmbjen e shtetit kombëtar shqiptar. Nuk bëhej dot fjalë për demokratizim të jetës së brendshme shtetërore e sociale. Italia po luante rolin e babaqaforit…Shqiptarëve po u rëndohej ajri, po u bëhej e padurueshme jeta sidomos me sjelljet morale të matanasit apenin.  Retë e zeza tregonin se do të vinte furtunë…

 

 

1. 1. 1 LUFTA E VLORËS (vështim historik)

 

1. 1. 2 Komitet  i “ Mbrojtjes Kombëtare”

Teksti i HSH, vëll. 2; 1965 na informon me gjuhën e kohës, se disa rrethe politike të vendit të bindura se bisedimet shqiptaro – italiane nuk po jepnin ndonjë rezultat, kërkonin të organizohej një veprim energjik, që mund të arrinte deri në luftë të armatosur kundër ushrive italiane në Shqipëri. Zëdhënësit më aktiv të kësaj rryme ishin Qazim Koculi dhe Spiro G. Koleka, deputet të Vlorës në Këshillin Kombëtar. Sipas tyre, një veprim i tillë jo vetëm do t’i tregonte opinionit publik botëror vendosmërinë e shqiptarëve për të mbrojtur pavarësinë dhe tërësinë tokësore të atdheut të tyre, por, po të realizohej me sukses, do t’u jepte shqiptarëve një armë më të fortë për të kundërshtuar pretendimet tokësore jugosllave e greke në kurriz të Shqipërisë.Përkrahës të kësaj rryme ishin dhe vetë kryeministri Sulejman Delvina (1884 – 1933) me shumicën e anëtarëve të qeverisë. Por S. Delvina nuk pranonte të merrte si kryetar qeverie përgjegjësinë e një veprimi të tillë, pasi e konsideronte gjendjen e brendshme akoma të pakonsoliduar. Veç kësaj, ai u trembej pasojave që do të rridhnin në rast se ky veprim, që kërkonte forca të mjaftueshme ushtatrake, do të dështonte.Duke i kuptuar arësyet që e shtynin kryeministrin t’i shmangej një konflikti të hapur shtetëror midis Shqipërisë dhe Italisë, në rrethet patriotike të vendit dhe, në mënyrë të veçantë, në ato të krahinave të pushtuara, lindi nevoja e organizimit të një veprimi të armatosur joqeveritar kundër ushtrive italiane, gjë që do ta çlironte qeverinë nga çdo përgjegjësi zyrtare. Kjo ide gjeti një terren të përgatitur qysh më parë nga aktivistët e lëvizjes kombëtare.

Për të drejtuar këtë lëvizje, në prill u krijua përsëri brenda më Vlorë, ashtu si më 1919 një komitet i fshehtë me emrin “Mbrojtja Kombëtare”, i kryesuar nga prefekti i Vlorës Osman Haxhiu, në të cilin hyri dhe Q. Koculi. Deputeti tjetër S. Koleka u ngarkua të kryente funksionet e përfaqësuesit të fshehtë të komitetit pranë qeverisë së Tiranës. Kryeministri e aprovoi programin e komitetit. Për të fituar kohë deri në përgatitjen e kryengritjes, u vendos të vazhdoheshin bisedimet e Durrësit. Në të njëjtën kohë, qeveria bëripërçapje për të normalizuar marrëdhëniet me shtetet fqinje ballkanike. Në fund të prillit ajo dërgoi një përfaqësues të saj (Sejfi Vllamasi: shën. im – AH) me mision të fshehtë në Belgrad për të kërkuar ndihmë në armë e municione për veprimin e armatosur që po përgatitej kundër ushtrive italiane. Qeveria jugosllave dha disa premtime, gjë që i dha të kuptonte qeverisë s ëTiranës se ajo, në rast të një konflikti të armatosur me Italinë, mund të mos shqetësohej përsa u përkiste kufijve lindorë e veriorë. Qeveria shqiptare mori me rrugë gjysmëzyrtare sigurime për mosndërhyrje edhe nga Greqia, e cila në këtë kohë ishte e zënë me aventurën e saj në Azinë e Vogël. Përveç kësaj, bisedimet italo – shqiptare, që filluan në Palanca më 11 maj 1920, për shkak të krizës qeveritare që plasi në Itali, undërprenë. Ndërprerja e tyre e shtynte për më vonë edhe vendimin e FM në lidhje me ÇA. Ky ishte një fitim i ri kohe për shqiptarët, të cilët po përgatiteshin për kryengritjen e armatosur. Në këtë kohë vetë Anglia dukej se nuk po e përkrahte më projektin për t’i dhënë mandatin mbi Shqipërinë, për arësye se po flitej gjithnjë e më shumë për pasuritë e mëdha vajgurore të zbuluara gjatë luftës në Shqipëri nga ekspertët italianë dhe austriakë, mbi të cilat ajo synonte të vinte dorë.

Këtu e kishte burimin vendimi që mori komisioni i punëve të jashtme të parlamentit britanik për t’i kërkuar kryeministrit englez që ky të kujdesej për çlirimin dhe tërësinë tokësore të Shqipërisë në kufijtë e 1913 – ës dhe për vënien e saj nën mbrojtjen e FM. Të bindur tanimë se rruga e shpëtimit mbetej vetëm në kryengritjen e armatosur, anëtarët e KMK zhvilluan një veprimtari të gjerë organizative në krahinat e pushtuara. Autoritetet italiane të pushtimit të cilat, duke e ndjerë rrezikun, kishin shpallur në Vlorë qysh në prill gjendjen e jashtëzakonshme, kryen më 9 maj një varg arrestimesh brenda në qytet. Nga ana tjetër, duke përdorur si preteks humbjen e një topi në Durrës, reparti italian që qëndronte në Skelë e pushtoi qytetin përsëri më 10 maj. Një javë më vonë, kur autoritetet qeveritare hynë në Tepelenë për të marrë në dorëzim qytetin, që ndodhej jashtë zonës së pretenduar për aneksim nga qeveria e Romës, ushtarët italianë grisën flamurin e Shqipërisë, dëbuan komisionerin qeveritar dhe e shpërndanë brutalisht popullsinë që ishte grumbulluar për të kremtuar kthimin e qytetit në gjirin e Atdheut. Si pasojë, marrëdhëniet shqiptare – italiane u acaruan edhe më shumë. Ato ditë KMK e vuri në dijeni qeverinë mbi gatishmërinë për të filluar kryengritjen.

Kryeministri i premtoi komitetit ndihma materiale me kanale jozyrtare. Me urdhër të tij u ndërprenë bisedimet shqiptare – italiane. Ndërsa popullsia e krahinës së Vlorës ndodhej në pragun e shpërthimit të kryengritjes, gjendja në krahinënë e Korçës u duk se u keqësua përnjëherësh. Autoritetet ushtarake franceze, që i mbanin gjithnjë nën kontrollin e tyre Korçën dhe rrethin e saj, po përgatiteshin për t’u larguar nga Shqipëria. Në të njëjtën kohë, matanë kufirit një brigadë greke nën komandën e gjeneralit N. Trikupis (Nikolaos Trikoupis, 1869 – 1956, shën. im – AH), që ndodhej në Follorinë, filloi të lëvizte drejt kufirit të Shqipërisë me qëllim që të shtinte në dorë Korçën. Qarqet patriotike korçare, ashtu si edhe qeveria e Tiranës, të shqetësuara nga afrimi i ushtrisë greke, organizuan me të shpejtë forcavullnetarësh dhe më 26 maj 1920 ngritën atje flamurin kombëtar, shpallën bashkimin e krahinës së Korçës me qeverinë e tiranës dhe vendosën të mbronin me armë në dorë krahinënë e tyre nga invazioni grek.

Shembullin e Korçës e ndoqën edhe Pogradeci me Bilishtin. Qeveria e Athinës, e cila shpresonte se marshimi i trupave greke, në saje të befasisë, do të bëhej pa patur qëndresë, u shqetësua nga kundërveprimi i shqiprarëve. Duke mos dashur të hapë një front të ri në një kohë kur vazhdonte luftën me Azinë e Vogël, gjë që do të ishte në përfitim të Italisë, dhe i këshilluar nga qeveria engleze, kryeministri grek E. Venizellos (Eleftherios Venizelos, 23. 08. 1864 – 18. 03. 1936: shën. im –  AH) e urdhëroi gjeneralin N. Trikupis të ndërpriste marshimin në tokën e Shqipërisë dhe të lidhte me autoritetet shqiptare një marrëveshje të përkohshme. Më 28 maj në fshatin kufitar Kapshticë u nënshkrua  protokolli, sipas të cilit ushtria greke e ndalte marshimin e vet “ për ta bërë më të lehtë – sikurse thuhej në këtë protokoll, – marrëveshjen midis qeverisëë greke dhe shqiptare”. Ky protokoll do të mbetej në fuqi deri sa çështja të rregullohej qoftë nga Konferenca e Paqes, qoftë nga një marrëveshje e drejtëpërdrejtë midis qeverive greke dhe shqiptare. Gjatë kësaj kohe ushtritë greke do të mbanin 26 fshatrat kufitare, që kishin pushtuar gjatë marshimit. Protokolli i Kapshticës pati rëndësi të veçantë për qeverinë shqiptare, pasi largoi konfliktin prapa shpine me Greqinë, në një kohë kur ishte vendosur fillimi i kryengritjes kundër ushtrive italiane në Vlorë.

 

 

1.1. 3 Fillimi i Luftës së Vlorës

Pasi u bënë përpjekjet e duhura për fillimin e kryengritjes, KMK thirri me urgjencë parinë e qytetit e të fshatrave të zonës së pushtuar të Vlorës në një kuvend që do të mbahej ilegalisht në Barçalla, një shpat mali pranë Dukatit, në jug të Vlorës. Ftesës iu përgjigjën të gjithë krerët e ftuar. Kuvendi u mblodh më 29 maj 1920. Të gjithë pjesëmarrësit aprovuan propozimin e komitetit për të filluar sa më parë kryengritjen çlirimtare. Kuvendi zgjodhi një Këshill Kombëtar prej 30 vetash dhe nga gjiri i tij u zgjodh një komitet i ri i “Mbrojtjes Kombëtare” prej 12 anëtarësh, të cilit iu ngarkua drejtimi i kryengritjes.

Kryetar i komitetit u zgjodh përsëri Osman Haxhiu. Pranë komitetit u formua edhe një komision ushtarak, i përbërë prej oficerësh nën kryesinë e Qazim Koculit, ish oficer i marinës. Komisioni ngarkoi kapitenin Ahmet Lepenica të organizonte formacionet ushtarake. Kuvendi mori vendim t’u bënte thirrje për të rrëmbyer armët gjithë qytetarëve dhe fshatarëve të krahinave të pushtuara dhe sidomos të Labërisë. Më 2 qershor 1920 disa mijra vullnetarë me armë e pa armë u paraqitën në Beun dhe në pikat e tjera të caktuara, të organizuara në çeta, secila nën komandën e një fshatari trim, të zgjedhur nga vetë vullnetarët. Thirrjes iu përgjigj edhe batalioni i milicisë shqiptare prej gati 300 vetash, i formuar në Vlorë nga komanda italiane, i cili dezertoi duke u bashkuar me kryengritësit. Nën urdhërat e komitetit u formua kështu një ushtri kryengritësish prej afro 4 mijë vullnetarësh patriotë.

Nga Beuni KMK i drejtoi një ultimatum gjeneralit S. Piaçentini (Settimio Piacentini, 06.01. 1867 – 2. 11. 1921; shën. im – AH). “Populli shqiptar, –  thuhej në ultimatum, – nuk mund të pranojë ndarjen e Shqipërisë sipas traktatit të fshehtë të vitit 1915…Sot populli shqiptar i bashkuar më shumë se çdo herë, duke mos mundur të durojë të shitet si bagëti nëpër pazaret e Evropës si shpërblim italo – greko – serbëve, vendosi të marrë armët dhe të kërkojë nga Italia administrimin e Vlorës, Tepelenës e Himarës, të cilat t’i dorëzohen me të shpejtë qeverisë kombëtare të Tiranës”. Komiteti e ftonte pastaj komandantin italain që t’i përgjigjej kësaj kërkese deri në mbrëmjen e 4 qershorit; përndyshe, siç lihej të kuptohej në ultimatum, shqiptarët do të fillonin kryengritjene armatosur. (Ultimatimi ishte një notë diplomatike, që KMK, si përfaqësues popullor i krahinave të pushtuara të shtetit shqiptar [dhe qeverisë së tij, që, edhe pse nuk u prononcua zyrtarisht, nënteksti i strategjisë së saj kombëtare lexohej qartë, që e mbështeste popullin e saj të pushtuar për të ngritur krye në kërkim dhe plotësim të së drejtës së tij për çlirimin e trojeve të zaptuar padrejtësisht nga i huaji] i dërgonte nëpërmjet Piaçentinit shtetit italian me kushte e kërkesa të prera, me afat kohor  brenda 24 orëve, mospranimi i të cilave solli deri shpalljen e luftës. Kërkesa qe e fortë, e prerë, e rreptë dhe e padiskutueshme, sepse kishte vatur atje ku s’mbante më ujë pilafi, siç thotë populli. Për këtë çast historik shkrimtari i nderuar Petro Marko [1913 – 1991], i njohur edhe si Kalorës Rrebel i Lirisë ka botuar romanin etnologjik “Ultimatum”; Tiranë: Naim Frashëri, 1972  cili është ribotuar: Tiranë; Omska – 1, 2002. Shën. im. – AH).

Trupekspedita italiane në Shqipëri përbëhej nga një efektiv prej afro 20 mijë ushtarësh nën komandën e gjeneral S. Piaçentinit. Në gjirin e Vlorës ndodhej e ankoruar një skuadër e flotës ushtarake, e përbërë nga një duzinë luftanijesh dhe anije të tjera më të vogla. Pjesa më e madhe e ushtarëve ishte e përqëndruar në qytetin e Vlorës, ndërsa pjesa tjetër ndodhej jashtë qytetit, në pozita me rëndësi strategjike. Garnizonet më të forta kishin zënë vend gjatë rrugës Vlorë – Gjirokastër, sidomos në Drashovicë, Kotë, Gjorm, Vajzë e Tepelenë dhe gjatë gjithë rrugës bregdetare Vlorë – Sarandë si Dukat, Llogora e Himarë.

Në pritje të përgjigjes së ultimatumit, KMK mori masa të shpejta për shpërndarjen e forcave të veta sipas planit të kryengritjes, të hartuar ngakomisioni ushtarak. Ky plan parashikonte në fillim shpërthimin e sulmit të njëhershëm kundër garnizoneve të avancuara të ushtrisë italiane dhe blokimin e rrugëvë për të penguar tërheqjen e tyre në Vlorë. Synimi i këtij sulmi ishte të asgjësoheshin këto garnizone, të shtiheshin në dorë armët dhe municionet e tyre, të cilat u mungonin shumicës së kryengritësve, të ziheshin sa më shumë ushtarë e oficerë robër që të siguronin duke i mbajtur si peng, jetën e patriotëve vlonjatë të arrestuar e të internuar në ishullin e Sazanit dhe të hapnin kështu rrugën drejt Vlorës. Pasi nuk mori përgjigje nga gjeneral Piaçentini, KMK urdhëroi fillimin e kryengritjes.

Në mbrëmjen e 5 qershorit 1920  kryengritësit filluan sulmin në të katër anët e zonës së pushtuar. Brenda pak orëve ata zunë shumicën e postblloqeve të karabinierisë dhe të presideve të vogla ushtarake. Por kundër garnizoneve të fortifikuara u zhvilluan gjatë natës luftime të ashpra. Veçanërisht të rrepta qenë luftimet që u zhvilluan kundër garnizoneve të Kotës, Gjormit, Llogorasë dhe Tepelenës. Në Kotë fshatarët kryengritës treguan shembuj të shkëlqyer heroizmi. Kundër regjimentit të gjeneralit Goti (Enrico Gotti, 18. 07. 1867 – 6. 06 1920: shën. im – AH), që mbrohej nga fortifikatat e betonuara dhe nga zjarri i artilerisë së rëndë, patriotët trima nën komandën e Ahmet Lepenicës kaluan disa herë me radhë në sulm. Më në fund, afër mëngjezit, duke hedhur  gunat e tyre mbi gjerdhet prej telash me gjemba, kaluan përmbi to, hynë brenda gazermave dhe i detyruan ushtarët dhe oficerët italianë që kishin lënë shumë të vrarë, midis të cilëve edhe vetë gjeneralin Goti, të dorëzoheshin. (Nga kjo ngjarje që u shënua në HSH morën motivin për skenarin Duro Mustafaj e Muharrem Fejzo, regjisori M. Fejzo e kompozitori Kujtim Laro për të realizuar filmin artistiko – historik “Gunat përmbi tela”, 1977dhe frymëzoi artistikisht dhe kombëtarisht aktorët Thimi Filipi, Fatos Sela, Stavri Shkurti, Luftar Pajo, Rajmonda Bulku, Liza Laska, Sulejman Pitarka, Serafin Fanko etj., për atë interpretim mjeshtërorqë i falën publikut. Burim frymëzimi u bë LV dhe për piktorët e njohur Fatmir Haxhiu, Nestor Jonuzi, Skënder Kamberi, Ilmi Bani, Agron Dine, Skënder Milori, Petrit Ceno e po thuaj për të gjithë piktorët vlonjatë etj.

Për LV ka gdhendur vargje shumë të bukura një nga poetët më të dëgjuar shqiptarë Agim Shehu në baladën e paharruar “Para bustit të Selam Musait”, që me kompozimin e Feim Ibrahimit, e ka kënduar siç di ajo, këngëtarja legjendare Vaze Zela. Për këtë ngjarje, nga EHLV shkëlqejnë perla të folklorit si, fjala vjen kënga: “Obobo se ç’ qënka Kota/ më e bukur se Evropa/ bytym mitroloz’ e topa!…” apo “Çobanët mbi gjeneralë”, e cila ka, edhe pse nuk është krijuar në flakën e luftës si e para, por daton v. 1980, e thurur spontanisht, edhe kjo mbi parimin e zbukurimit, ka një fillesë krijuese individuale, që është shndërruar në krijimtari folklorike, sepse ka hyrë në qarkullimin folkorik të bashkësisë rurale të Bolenës së Kurveleshit, Vlorë, me krijues dhe marrës të këngës Nertesi Asllanin, që e këndon me miqtë e tij, por që e pëlqejnë dhe të tjerë në atë komunitet dhe e këndojnë dhe sot e kësaj dite. Shën. im. – AH). Sulmeve të shqiptarëve nuk mundën t’u qëndronin as garnizonet italiane të Gjormit dhe Llogorasë, të cilat u dorëzuan. Me rënien e Tepelenës, ku u zhvilluan luftime të ashpra për pesë ditë rrjesht, më 10 qershor ishte çliruar e gjithë krahina e pushtuar, me përjashtim të Vlorës e të Kaninës. Gjatë këtyre luftimeve luftëtarët shqiptarë zunë robër më tepër se 1000 ushtarë dhe oficerë italianë. U zunë gjithashtu 7 topa, rreth 70 mitralozë, me mijra pushkë dhe municion e material i shumtë ushtarak. I inkurajuar nga sukseset e shpejta, KMK i dërgoi më 9 qershor 1920 gjeneralit S. Piaçentini një thirrje tjetër për dorëzimin e qytetit pa luftë. Në këtë thirrje gjeenrali italian paralajmërohej se, po të mos dorëzohej Vlora pa Luftë, kryengritësit do ta sulmonin qytetin. Në të njëjtën kohë komiteti ngarkoi komisionin ushtarakqë e kishte vendosur selinë e vet në Drashovicë, të hartonte planin e sulmit mbi Vlorën. Me gjithë kundërshtimin e mjaft oficerëve të komisionit, të cilët kërkonin një sulm demonstrativ mbi qytetin, KMK nën presionin shumë të fuqishëm të masës së kryengritësve vendosi të organizonte sulmin me të gjithë forcat e mundshme. U vendos gjithashtu q ë sulmi nga jashtë të koordinohej me kryengritjen e armatosur që qytetarët do të shpërthenin në të njëjtën kohë brenda në qytet.

Komanda italiane e pushtimit i intensifikoi punimet për forcimin e sistemit mbrojtës të Vlorës dhe  më 10 qershor organizoi një kundërsulm për t’i dëbuar kryengritësit nga kodrat e qytetit. Me dështimin e kundërsulmit dhe duke parashikuar ardhjen e përforcimeve të reja në Vlorë, komiteti urdhëroi sulmin e përgjithshëm mbi qytetin e rrethuar. Sulmi filloi në orët e vona të mbrëmjes së 11 qershorit 1920. Me mijëra luftëtarë, duke e ftuar njeri – tjetrin në garë për të hyrë sa më parë në qytet, u hodhën mbi pozitat e armikut. Por zjarri i dendur i artilerisë fushore edetare dhe dritat verbuese të prozhektorëve të luftanijeve bënë që kryengritësit të përparonin shumë ngadalë. Heroizma treguan luftëtarët veçanërisht në kodrat e Babicës, në Qafën e Koçiut dhe në kështjellën e Kaninës. Shembull të lartë heroizmi tregoi në këto luftime fshatari plak nga Salaria e Tepelenës Selam Musaj komandant i çetës së fshatit të vet, i cili ra dëshmor në ullishtet e Vlorës. Luftimet vazhduan me ashpërsi gjatë gjithë natës. Afër mëngjezit luftëtarët trima i thyen pengesat e armikut dhe filluan të hynin në lagjet e jashtme të qytetit, në një kohë kur brenda në Vlorë qytetarët rrëmbyen armët dhe filluan të sulmonin ushtrinë italiane prapa krahëve. Me depërtimin e luftëtarëve në Vlorë, sistemi i mbrojtjes së ushtrive italiane u shthur. Për të shpëtuar ushtritë e veta nga asgjësimi komanda italiane arrestoi në masë qytetarë tëtjerë, midis tyre edhe gra me fëmijë, dhe njoftoi  se do të hakmerrej mbi gjithë të internuarit, në rast se nuk do të pezulloheshin luftimet. Krerët e komitetit ngurruan përpara këtij kërcënimi që rrezikonte jetën e 1700 bashkatdhetarëve, midis të cilëve kishte dhe shumë famijlarë të tyre.

Luftëtarët, të prekur në ndjenjat njerëzore, iu bindën urdhërave të komitetit dhe u tërhoqën nga qyteti. Shpërthimi kryengritjes çlirimtare dhe sukseset e para të saj ngajllën një entusiazëm të përgjithshëm në masën e popullsisë së Sqipërisë. Në qytetet e mëdha të vendit me inisiativën e popullsisë u krijuan komisisone për të ndihmuar luftën patriotike kundër shkelësit italian. Këto komisione mblodhën brenda pak ditëve ndihma të konsiderueshme në të holla, në drithë e në bagëti. Komisionet filluan edhe regjistrimin e vullnetarëve. Më tepër se një mijë vullnetarë u grumbulluan për t’u nisur në drejtim të Vlorës. Vullnetarë për në Shqipëri u nisën dhe nga kolonitë e mërgimit. Vetëm disa bejlerë çifligarë dhe agjentë të shitur te imperializmi italian si Myfit Bej Libohova, Fejzi Alizoti, Mustafa Kruja, Eqerem Bej Vlora etj. nuk u solidarizuan me luftën patroitike të Vlorës. Qeveria e Tiranës, sikurse ishte vendosur, nuk u shpreh as në favor dhe as kundër kryengritjes çlirimtare. Në të vërtetë ajo i ndihmoi kryengritësit, u dërgoi atyre armatime dhe lejoi të shkonin në Vlorë ndihma materiale e vullnetarë nga anët e ndryshme të vendit. Për t’u siguruar nga çdo e papritur që mund të shkaktonin bandat e rebelëve esadistë në Shqipërinë e Mesme në kohën kur do të fillonte LV, qeveria, pasi kishte grumbulluar forca të mjaftueshme, vendosi të bënte kundër tyre një operacion ushtarak, drejtimin e të cilit ia besoi Bajram Currit, i emëruar ato ditë ministër pa portofol. Operacioni filloi më 4 qershor dhe brenda pak ditësh rebelët esadistë u shpartalluan plotësisht. Në të njëjtën kohë, më 13 qershor, demokrati trim Avni Rustemi me përkrahjene e një grupi patriotësh i dha Esat Pashë Toptanit dënimin e merituar, duke e vrarë me atentat në rrugët e Parisit.

 

1. 1.  4  Jehona e LV jashtë vendit. Solidariteti dhe ndjeshmëria në shoqërinë italiane

 

Lajmet mbi fillimin e kryengritjes antiimperialiste gjetën një pritje të ngrohtë dhe jashtë vendit, kryesisht në qarqet përparimtare të vendeve ballkakine dhe  të Italisë. Shprehje e kësaj simpatie qenë lajmet entusiaste që u botuan në shtypin e huaj rreth suksese të forcave patriotike në Vlorë, si dhe inkurajimet që u erdhën shqiptarëve nga personalitet të ndryshme evropiane. Një qëndrim shumë të favorshëm për luftën çlirimtare të Vlorës mbajti në përgjithësi proletariati italian. Në rrugët e qyteteve të Italisë, në shtypin përparimtar italian dhe në parlamentin e Romës u ngritën zëra të fuqishme proteste, që kërkonin nga qeveria e Nitit (Francesco Saverio Vincenzo de Paola Nitti, 19.08. 1868 – 20.02. 1953, ka qenë kryeministër i Italisë në v. 1919 – 1920, shën. im – AH) tërheqjen e trupave pushtuese nga Vlora dhe respektimin e të drejtave sovrane të popullit shqiptar.

Pas sulmit të 11 qershorit 1920, gjatë të cilit shqiptarët rrezikuan seriozisht fatin e ushtrisë italiane në Vlorë, pozitat e qeverisë së Romës në lidhje me pretendimet e saj në Shqipëri u tronditën edhe më tepër. Në qytetet kryesore të Italisë proletariati italian kalopi nga protestat e thjeshta në greva dhe demonstrata. Luftën e tij që drejtohej kundër ngritjes së çmimit të bukës si dhe kundër intervencionit të imperialistëve italianë në Rusinë sovjetike, proletariati italian e lidhi me luftën për at detyruar qeverinë e Romës t’i jepte fund LV, duke tërhequr trupat nga Shqipëria. Në skelat e Adriatikut, në Trieshte, Ankona, Bari, Brindizi, u afishuan thirrjet e Partisë Socialiste Italiane, të cilat ftonin ushtarët të mos pranonin të niseshin për në Shqipëri. Kundër nisjes së ushtrive italiane në Vlorë u bënë edhe manifestime punëtorësh. Një manifestim i tillë në Trieshte më 12 qershor 1920 përfundoi me një përleshje të përgjakshme. Bashkë me punëtorët morën pjesë edhe shumë ushtarë italianë. Po atë ditë grupi i deputetëve socialistë i paraqiti për aprovim parlamentit italian një rezolucion, me anën e të cilit kërkohej largimi i trupave italiane nga Shqipëria; por ai nuk u pranua nga shumica e deputetëve që mbronin interesat e qarqeve imperialiste. Më 13 qershor gjendja e brendshme politike e Italisë u acarua në kulm.

Ato ditë vendin e qeverisë së F. Nitit e zuri ajo e Xhovani Xholitit (Giovanni Giolitti, 27. 10. 1842 – 17. 07. 1928, shën. im – AH). Edhe qeveria e re u orvat në fillim të shtypte luftënçlirimtare të popullit shqiptar me anën e forcës. Në mbështetje të udhëzimeve, gjenerali S. Piaçentini i dërgoi më 16 qershor 1920 KMK-së një ultimatum, me të cilin u kërkonte kryengritësve që brenda 24 orëve të largoheshin nga pozitat luftarake, të dorëzonin armët dhe robërit, duke i kërcënuar, në rast të kundërt, me një ofensivë ndëshkimore. Luftëtarët iu përgjigjën ultimatumit duke rrëzuar me pushkë në mëngjezin e 18 qershorit një hidrovolant italian që vëzhgonte pozitat e shqiptarëve në rrethet e fshatit Peshkëpi ( në tekst është shkruar Peshkupi).

Të nesërmen, 19 qershor 1920, reparte arditësh (it. – gximtarë, reparte të zgjedhura të ushtrisë italiane; shën. im – AH) dhe alpinësh, të ndihmuara nga autoblinda dhe të përkrahura nga zjarri i artilerisë detare, nën komandën e gjeneralit Pulieze (Emanuele Pugliese, 1874 – 1967, shën. im – AH) ndërmorën një ekspeditë ndëshkimore në drejtim të Drashovicës, ku kishte selinë komiteti; por ato u detyruan të ktheheshin të mundura në Vlorë, pasi lanë në afërsitë e Drashovicës qindra të vrarë. Qëndrimi i Xh. Xholitit në pozitat imperialiste të qeverisë së mëparshme italiane e ndezi edhe më tepër zjarrin e protestave në Shqipëri. Në qytetet e vendit u zhvilluan mitingje të shumta proteste kundër imperialistëve italianë. Telegrame protestash iu drejtuan Romës edhe nga kolonitë shqiptare të mërgimit. Brenda dhe jashtë vendit u aprovuan gjithashtu rezolucione që iu drejtuan KP, me anën e të cilave shqiptarët solidariziheshin me kërkesat e luftëtarve të Vlorës.

Një valë e re e madhe protestash shpërtheu gjithashtu në Itali nga ana e proletariatit italian dhe e qarqeve përparimtare të atyshme kundër politikës kolonizuese të qeverisë imperialiste italiane. Më 26 qershor repartet e bersalierëve në Ankona nuk pranuan të niseshin për në Shqipëri dhe u përgjakën me karabinierët. Më 29 qershor 1920 deputetët socialistë e përparimtarë italianë i paraqitën përsëri parlamentit të tyre për aprovim, por pa rezultat, një rend dite, me të cilën kërkohej tërheqja e trupave të pushtimit nga Shqipëria. Po atë ditë Partia Socialiste Italiane dhe Konfederata e Përgjithshme e Punës u drejtuan punëtorëve dhe ushtarëve një thirrje të përbashkët me anën e së cilës i ftonin të ishin gati që, në rast se forcat e reaksionit nuk do t’i tërhiqnin trupat nga Vlora dhe në qoftë se do të dërgonin atje përforcime të reja, ta kthenin luftën imperialiste kundër Shqipërisë në një luftë klase, në një revolucion proletar.

 

1. 1. 5  Protokolli i Tiranës. Çlirimi i Vlorës.

 

Shpërthimi i kryengritjes së Vlorës në kohën kur Roma e ndjente vehten të siguruar diplomatikisht për tërealizuar synimet e saj imperialiste ndaj Shqipërisë, i përmbysi planet e diplomacisë italiane. Kryeministri Xh. Xholiti u bind , më në fund, se me këtë faktor të ri – me kryengritjen e armatosur të shqiptarëve dhe me jehonën që ajo gjeti në opinionin publik evropian – nuk kishte shanse për të siguruar vendimin mbi aneksimin e Vlorës dhe mandatin mbi Shqipërinë. Gjendja e vështirë ushtarake italiane në Vlorë dhe rritja e lëvizjes antiimperialiste brenda në Itali, si rezultat i të cilave, sikurse shprehej Xh. Xholiti, “Kishte filluar në shthurje në vetë organet e shtetit, e detyruan qeverinë e Romës të fillonte bisedimet me qeverinë e Tiranës për t’i dhënë fund luftës snë Shqipëri. Por në të njëjtën kohë ajo synoi që, me anën e bisedimeve, të shkëpuste nga qeveria e tiranës të drejtën për të mbajtur ushtritë e veta në disa pika strategjike të bregdetit shqiptar. Më 29 qershor 1920 Roma  vendosi të dërgonte në Shqipëri si ministër fuqiplotë agjentin e regjur të imperializmit italian, baronin Alioti (baron Carlo Maria Alberto Aliotti, 19. 02. 1870 – 1923, shën. im – AH), “për të sistemuar, – sikurse thuhej në komunikatën zyrtare – interesat italiane në Shqipëri dhe për të arritur paqësimin”.

Alioti arriti në Durrës në ditët e para të korrikut dhe ra  menjëherë në kontakt me qeverinë e Tiranës. Gjatë bisedimeve që pati me palën shqiptare diplomati italian me anën e shantazheve dhe kërcënimeve u përpoq ta bindëte qeverinë e S. Delvinës të pranonte projektin e romës. Por pala shqiptare, në të cilën merrte pjesë dhe Spiro Koleka si përfaqësues i padeklaruar i KMK, si edhe më parë, i hodhi poshtë këto propozime. Duke kujtuar se, po të bindeshin udhëheqësit e Komitetit të Drashovicës që të pranonin kërkesat italiane, do të përulej edhe qeveria e Tiranës, baroni Alioti i ndërpreu përkohësisht bisedimet dhe ndërmori një udhëtim deri në Vlorë, ku ra në kontakt me krerët e Drashovicës. Por edhe kjo orvajtje dështoi. Atëhere autoritetet italiane kaluan përsëri në provokime e e kërcënime të hapura. Më 17 korrik 1920 komanda ushtarake e pushtimit në Vlorë shpalli një urdhër – dite, me të cilin njoftohej në mënyrë kategorike se ushtritë italiane jo vetëm nuk do të largoheshin nga Vlora, por se ishin në gjendje edhe ta shtypnin “rebelizmin shqiptar”. Përballë këtij provokimi nuk u tërhoqën as qeveritarët e Tiranës edhe as luftëtarët e Vlorës.

Madje, këta të fundit natën e 22 korrikut 1920 shpërthyen një sulm të furishëm kundër ushtrisë italiane në Vlorë dhe pas disa orë luftimesh hynë përsëri në lagjet e jashtme të qytetit. E bindur më në fund se shpresat e saj për të qëndruar në Shqipëri kishin dështuar plotësisht dhe me qenë se në këto kushte të reja nuk i shërbente më marrëveshja e 29 korrikut 1919 me Greqinë për të përkrahur pretendimet e njera tjetrës në Shqipëri, më 22 korrik 1920 qeveria e Xholitit e
anulloi marrëveshjen Titoni – Venizellos. Nga ana tjetër, ajo u detyrua t’u jepte fund edhe manevrave diplomatike. Xh. Xholiti thirri në Romë baronin Alioti dhe në vend të tij dërgoi në Tiranë kontin Manxoni (Gaetano Manzoni, 16 .10. 1871 – 18. 08. 1937) për të përfunduar traktatin në bazë të kërkesave të palës shqiptare. Në këtë mënyrë borgjezia imperialiste italiane pranoi disfatën që pësoi nga populli shqiptar. Duke shprehur keqardhjen për këtë disfatë, Benito Musolini (Benito Amilcare Andrea Mussolini, 29.07. 1883 –28. 04. 1945, i quajtur Duçe, i cili qysh më 23 mars 1919 themeloi lëvizjen e tij politike fashiste në Milano, falangat fashiste të luftës, bërthama të partisë fashiste, shën. im – AH), përfaqësuesi i rretheve më reaksionare të borgjezisë italiane, shkruante më 28 korrik në artikullin e tij me titull “Amarissimo” (it.: i hidhur; këtu: shumë i hidhur deti Adriatik) “ Kaporetoja shqiptare është shumë më e rëndë se tjetra që u zhvillua midis Izoncos e Piaves;¹) atëhere humbëm pozita, materiale, njerëz dhe dy krahina, por nuk humbëm vullnetin për të rifilluar dhe rifituar; këtë herë disfata jonë është e rendit moral dhe tanimë diplomatikisht kemi vulosur si një fakt të pranuar dhe të kryer: pak mijërashqiptarë pa artileri na hodhën me furi në Vlorë dhe, për të shmangur hedhjen në det, hapëm bisedime pa ndonjë rezultat”[5]. Bisedimet shqiptare – italiane përfunduan më 20 gusht 1920 me nënshkrimin e një protokolli paraprak në Tiranë. Në të thuhej se qeveria italiane e respektonte sovranitetin shqiptar dhe integritetin tokësor të Shqipërisë dhe, në përputhje me këtë, do të tërhiqte trupat e saj nga Vlora dhe pjesët e tjera të vendit, me përjashtim të ishullit të Sazanit. Në pikën e fundit theksohej se protokolli do të mbahej i fshehtë, por me kërkesën e palës shqiptare, në të u shtua edhe se ai do të përdorej nga të dy palët, në rast se çështja shqiptare do të vihej në diskutim në KP. Sipas marrëveshjes që u bë më voë, largimi i trupave italiane do të fillonte më 17 gusht dhe do të merrte fund brenda 15 ditëve, deri më 2 shtator 1920.

Protokolli i Tiranës qe një fitore e madhe për popullin shqiptar. Me luftën e tyre heroike shqiptarët, të përkrahur nga proletariati italian, e detyruan qeverinë imperialiste të Romës të tërhiqte trupat ushtarake nga Shqipëria dhe të njihte, sipas protokollit, sovranitetin shqiptar mbi Vlorë dhe tërësinë tokësore të Shqipërisë, të cilën e kishte shkelur me marrëveshje të fshehta dhe me pëlqimin e fuqive të tjera të mëdha.. ministri i jashtëm i Italisë konti Karlo Sforza, në raportin që mbajti më 6 gusht 1920 përpara parlamentit italian, u përpoqt’i qetësonte qarqet e egërsuara imperialiste duke pohuar: “Duhet të pranojmë se nuk mund të qëndronim të sigurtë të qetë në Vlorë dhe njëkohësisht të shkaktonim pakënaqësinë dhe keqardhjen e shqiptarëve për pakte ndërkombëtare që duhej të ishin të fshehta, por që nuk mbetën të tilla” (ishte fjala kryesisht për Traktatin e Londrës, të botuar nga qeveria sovjetike) dhe se kur u nënshkruan këto pakte “mbase nuk u muar parasysh zgjimi i ndjenjës kombëtare shqiptare, mdjenjë e cila taniështështrirë në masat dhe i kavënë ato në lëvizje, të shkëputura nga sundimi i vjetër i bejlerëve”. Psika e kalbur e këtyre pak bejlurçinave ndotëte ende nga kutërbimi i Perandorisë Osmane të sulltan Mehmetit V që mbretëroi në v. 1909- 1918 dhe sulltan Mehmetit VI që sulltanoi  në v. 1918 – 1922, sepse më nëntor 1922, në ballë të reformatorëve përparimtarë turq, Ataturku (Mustafa Qemal Pasha, i quajtur Qemal Ataturku: 1881 – 1938) me revolucionin  e njohur turk rrëzoi sulltanin, hodhi në ferr gërdallën perandorake dhe i dha një fytyrë të re qytetare Turqisë, duke u bërë themelues i Turqisë moderne dhe mik i afërt dhe i sinqertë i shqiptarëve.

Sipas kushteve të protokollit, më 17 gusht 1920 ushtritë italiane filluan të tërhiqeshin nga Vlora në Skelë dhe prej këtej të riatdhesoheshin në Itali. Pas disa ditësh shqiptarët liruan robërit e luftës, gati 1400 ushtarë e oficerë italianë, të cilët gjendeshin në fushate përqëndrimit në Vajzë e Tepelenë. Qeveria e Tiranës dërgoi menjëherë së bashku me forcate xhandarmërisë edhe autoritetet civile, të cilat morën në dorëzim qytetin. Më 3 shtator 1920, të pritur me gëzim të papërshkrueshëm nga mijëra qytetarë e fshatarë, luftëtarët patriotë me flamurin kombëtar në krye hynë në Vlorën e çliruar dhe të bashkuar me atdheun e pavarur.

LV ishte një fitore e madhe me një rëndësi jetike për pavarësinë kombëtare dhe sovranitetin e shtetit shqiptar. Ajo mbeti e gjallë në kujtimin e popullit shqiptar si një faqe e lavdishme e historisë së tij dhe u përjetësua në këngët popullore, të cilat u thurin lavdi heronjve fshatarë të rënë në këtë luftë si Selam Musaj, Zigur Lelo, Toto Hosi, Sino Micoli, Dule Dalani etj.

Fitorja e LV pati pasojë të menjëhershme në zgjidhjen e “çështjes shqiptare” nga FM. Sukseset e patriotëve shqiptarë dhe nënshkrimi i protokollit të tiranës i hoqën Romës çdo të drejtë për të kërkuar nga KP njohjen e pretendimeve të saj ndaj Shqipërisë. Veç kësaj, qeveria italiane, duke humbur pozitat e veta në Shqipëri, nuk kishte asnjë interes që të lejonte që të lejonte realizimin e pretendimeve greke e jugosllave  mbi Shqipërinë. Kështu “çështja shqiptare”, me të cilën nënkuptohej çështja e copëtimit të Shqipërisë, nuk u shtrua  në diskutim nga KP. Me luftën e tyre heroike shqiptarët i detyruan FM ta dërgonin dosjen e “çështjes shqiptare” në arkivë dhe të vulosnin një herë e për gjithmonë pavlefshmërinë e TFL.

1.1. 6 Interpretim i fakteve historike nga vëllimi II i Historisë së Shqipërisë, 1965

Duke interpretuar këtë tekst, mund të themi se në faqet e tij kushtuar LV gjejmë substancën e mjaftueshme të mendimit historik të kohës. Ka kaluar gati një gjysmë shekulli nga viti i botimit të këtij teksti dhe koha vërtetoi e vërteton që HSH, 2  i rezistoi e po i reziston denjësisht dhe seriozisht ndryshimit të sistemit dhe gjykimit të kohës. Informacioni i marrë nga ky burim historik është dhënë në mënyrë enciklopedike, është i rëndësishëm dhe bazal si në rrashin kombëtar dhe në planin lokal. Kur një tekst që trajton historinë e Shqipërisë mbarë qysh nga v. 1839, me fillimin e Rilindjes Kombëtare Shqiptare e deri më nëntor 1944, me kurorëzimin e fitores së luftës kundër pushtuesve gjermanë për çlirimin e plotë të Shqipërisë, i kushton LV 13 faqe (nga f.484 – 496), një hartë dhe dy fotografi, kjo na tregon për seriozitetin shkencor, koherencën dhe racionalitetin e hartuesve të këtij libri: Aleks Buda, Kristo Frashëri, Stefanaq Pollo, Jusul Alibani e Ndreçi Plasari.

Nga HSH, 2 marrim informacionin  se LV qe zgjidhja finale e mundshme e shqiptarëve ndaj pushtuesve italianë, që u përdor kur dukej sheshit mosfunksionimi i mjeteve diplomatike dhe formave të tjera paqësore.  Mund të themi se LV mori karakterin e një lufte të organizuar me armë. Ajo u zhvillua kundër shkelësve të trojeve shqiptare,kundër atyre që përdhosën vatrën e shqiptarit, simbol i së cilës më 1920 qe Atdheu. LV shpërtheu kundër asaj pjelle koloniale, të cilën historia e cilëson “imperialistët italianë”, ndërsa populli e quan “Italia e parë”. Mendojmë se ia vlen të theksojmë që kjo luftë ishte e drejtë, nga që shqiptarët, si çdo herë edhe në luftërat e mëparëshme, nuk sulmuan asnjë shtet tjetër. Ata u ngritën për të mbrojtur vendin e tyre dhe jo për të sulmuar të tjerët dhe, si rrjedhojë nuk dolën matanë kufijve të tyre, që të shkelnin të drejtën e tjetrit.  Në këto situata për luftëtarët vullnetarë të LV besimi dhe siguria kanë pasur rëndësi të madhe psikologjike. Në këto rrethana ke aleatë jo vetëm njerëzit e ty, por edhe terrenin, që për ta ishte krejtësisht i njohur, ndërsa kundërshtari sado i përgatitur nuk e ka favorin për të qenë mjeshtër i terrenit apo t’u vjelë rezultate pozitive sulmeve të befasishme, atje ku s’e pret armiku dhe sidomos te pika e dobët – sulmet natën.

LV qe e organizuar dhe thuhet që struktura organike e organizimit është një element me peshë. LV pati karakter heterogjen, sepse, jo vetëm popullata e zonave të pushtuara  nga ushtria italiane, u ngrit me armë në dorë për të shporrur pushtuesin, por erdhën vullnetarë dhe ndihma nga krahina të ndryshme të vendit. Luftën e udhëhoqi Paria e Vlorës, që kishte mendje, kapital dhe shpirt atdhetar. Në të morën pjesë pë pasur, nga shtera e mesme e popullsisë, fshatarët , totalisht të mobilizuar, qytetarët, njerëz të religjioneve të ndryshme, të cilët i lanë shërbesat fetare për hir të një shërbimi më të madh: nderit të Atdheut. U mishërua shkëlqyeshëm në praktikë thënia lapidare e rilindasit të madh Pashko Vasa: “Feja e Shqiptarit është Shqiptaria”. Një komunitet i ngritur për të drejtën e tij të madhe, siç isin shqiptarët pati mbështetje të fqishme dhe nga vetë populli italian që mallkonte pjellën e tij më të keqe, sepse po i binte në qafë kot tjetrit. Këto janë vlera morale të popullit italian që respekton të drejtat e njeriut, të drejtat e kombit tonë për vetëvendosje, sipas parimit të respektimit të ndërsjelltë dhe të të drejtave të palëve dhe shfaqi solidaritet të fuqishëm për të drejtën e popullit shqiptar. Kjo argumenton faktin që, në se raporti i forcave të luftimit ishte ishte 1: 5 në favor të ushtrisë pushtuese, raporti i të drejtës shqiptare ndaj të padrejtës koloniale ishte tërësisht dhe i padiskutueshëm në favor të forcave shqiptare të mbrojtjes së Vlorës, Tepelenës, Himarës dhe zonave të tjera të pushtuara.

Në tekst përmenden disa emra që ndikuan pozitivisht në zhvilliin e drejtë të LV, që nga kryeministri S. Delvina dhe Spiro J. Koleka, i cili ishte nga Vunoi i Himarës (1880 – 1940), veprimtar i lëvizjes kombëtare, inxhinier ndërtimi i diplomuar në Austri…anëtar i Këshillit Kombëtar në KKL (1920) dhe për një kohë të shkurtër nënkryetar i tij. Në LV luajti një rol me rëndësi si ndërlidhës midis KMK dhe qeverisë së Tiranës. Përmendet me të drejtë edhe emri i Qazim Koculit, (si duket, ende qe e pa u ndikuar historia akoma nga ideologjia sunduese, apo pak e ndikuar, jo shumë  siç “e mori përroi më vonë” për shumë personazhe historikë me dritëhije në personalitetet e tyre, që kishin bërë histori.  Përmendet edhe emri i Osman Haxhiut si kryetar i KMK dhe i Ahmet Lepenicës si oganizator i formacioneve ushtarake dhe kaq. Vërtet nuk është HSH  një libër i historisë lokale, ku jepen ngjarje, data historike e personazhe me hollësi, në imtësi, me detaje ku ka dhe shumë gjëra intersesante e të vlefshme, por ku ka dhe jo pak “byk” historik, por për sa i përket përshkrimit të LV, mendoj se HSH është treguar ca e ngurtë, e mbyllur e hermetike. Nuk përmenden të 12 emrat e krerëve të KMK, ose “dymbëdhjetë komisionë”, siç fliste e u këndonte populli me mënyrën e tij, me gjuhën  e tij. Emrat e tyre janë “emblema e LV” dhe përderisa LV është faqe lavdie në historinë e Shqipërisë edhe ata janë portrete me dritë nderimi e lavdie në përmendoren e historisë kombëtare. Sikurse Sulejman Delvina me patriotët e KKL dhe me qeverinë e Tiranës, edhe Komiteti “Mbrojta Kombëtare” i Vlorës, 29 maj 1920 me Osman Haxhiun, Sali Bedinin, Hamit Selmanin, Duro Shaskën, Hazbi Canon, Beqir Sulon, Ali Beqirin, Alem Mehmetin, Hysni Shehun, Qazim Kokoshin, Murat Miftarin, Myqerem Hamzarajn, me komandantët e LV major Ahmet Lepenica e kapiten Qazim Koculi dhe me Halim Xhelon, sekretarin e Komitetit zemërzjarrtin e ditur për Atdhe, mendojmë se i bëjnë më shumë dritë çdo botimi të Historsë së Popullit Shqiptar, sepse qenë pikërisht ata që udhëhoqën e drejtuan të organizuar e me plan luftimi trimat e Labërisë dhe të krahinave të tjera shqiptare që e rrokullisën në det të turpëruar Perandorinë e Re Romake. Nuk i përmend HSH, 2 –  këta emra që i ngritën Shqipërisë Pavarësinë e ulur, që ia grisën “esnafët e mëdhenj të mëmës plakë”. Duheshin përmendur, të paktën emrat dhe gjykojmë kështu se historia është histori, nuk është ideologji, sepse na kujton një shprehje të prof. Luan Malltezit: “Politikanët kanë të drejtë të japin mendime, por jo të ndikojnë mbi historianët”[6].

Sot Shqipëria po integrohet atje ku ka qenë, ku i takon, në familjen europiane me larmi identitetesh qytetare e kulturore të kombeve që jetojnë në gjirin e saj, por që që ndër ne ende kullon gjak lirie në Kosovë e Çamëri. Nuk kemi pse të pengohemi nëpër kompleset e të kaluarës, por as të mbyllim sytë fare s’kemi pse: “Ku rafsha, mos u vrafsha!…”. Nga vendi i Shqipeve, zogjtë e saj ngrihen, marrin lartësi të fluturojnë të lirë drejt qiellit të pastër, drejt botës së qytetëruar, drejt Perëndimit që na përket, drejt jetës dinjitoze që meritojmë të jetojmë. Me gjithë problemet apatike që na shfaqen gjatë udhës, ne mund t’ia dalim, por mendojmë se kyçi është bashkëpunimi global jo urrejtja arkaike. Nga fillimi, zhvillimi dhe fitorja e LV mund ta nxjerrim këtë mesazh që interpretojmë, sa me koherencë aq edhe me emocion, sepse në objektivitetin e punës e misionit tonë, ma thërret gjaku që na gëlon në deje, sepse  “çamër, labër, kosovarë/ jemi një fis e një farë,/ jemi një e të pandarë/ sepse jemi shqipëtarë”, sepse kemi besim që komuniteti ynë po i flet mendjes dhe po kujton porosinë e Skënderbeut të Madhërishëm, kur mblodhi kapedanët e tij princër dhe me fabulën e thuprave, që të ndara e një nga një i thyen kushdo, ndërsa të tëra tok, të bashkuara e të lidhura si një trup i vetëm, s’u bën dot “derman” askush, as bajlozi i detit me skalione hordhish, as katallani i zi me taborre egrane e me dyndjet barbare të pasosura… Edhe në LV u bënë bashkë të gjithë shqiptarët me KMK, me vizionin e qartë, sa diplomatik aq kombëtar të qeverisë së Tiranës, me një dëshirë për një qëllim dhe prandaj fituan. Bashkimi sjell fitore, fitorja sjell besim e shpresë në perspektivën e progresit[7].

Krahas faktorit të brendshëm një rol shumë të rëndësishëm luajti dhe faktori ndërkombëtar, që nga denoncimi i TFL, qëndrimi i vendosur dhe i drejtë i popullit Italian në përkrahje të së drejtës shqiptare, pati ndikim pozitiv jo vetëm për të ruajtur fqinjësinë e mirë, “për të ndarë shapin nga sheqeri”, por edhe për përshpejtimin e zgjidhjes së asaj barre të rëndë në supe të shqiptarëve, që u realizua në rrugë diplomatike me përcaktim – detyrim me protokollin e Tiranës. Edhe në shtypin zyrtar u botuan mjaft shkrime për LV, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë shtetit, sidomos në Itali, po ashtu dhe nga emigrantët shqiptarë në Rumani, Boston etj., por  dokumentat dhe materialet historike të kohës do t’i trajtojmë në kapitujt vijues.

Historia nuk harron të përmendë emër për emër ata që dëmtuan Luftën e drejtë të Vlorës dhe kjo mendojmë se është gjë e mirë, që të njihet nga brezat, që në se x figurë ka patur ato të mira, ka patur dhe këto të meta. Ndërsa EHLV s’merret me ta emër për emër, i shpërfill, i kalon indiferendshëm, s’do t’ja dijë fare për ta, s’i interesojnë e nuk i klasifikon me emra të përveçëm, por ashtu në përgjithësi, me emra të përgjithshëm, me neveri u flet “pes’ a gjashtë risiliotë” apo në një variant tjetër “pes’ a gjashtë kaninjotë”. Saktësia toponimistike për “bejlurçinat” ndoshta kërkon një verifikim në vijim të punimit. Përmendet emri i S. Musait dhe dëshmorëve të tjerë të Njëzetës si Z. Lelo, Toto Hosi, Sino Micoli e D. Dalani, të cilët ranë në fushën e nderit për nder të Vlorës dhe të Shqipërisë. Mund të përmendeshin edhe heronj të tjerë si Sali Vranishti, Kanan Maze, Sado Koshena, Memo Mete, Selman Hyseni, Hodo Zeqiri etj., për të cilët kemi gjetur në EH, 3. për secilin hero nga 3 deri në 14 njësi folklorike.

Telegrafsht, ashtu siç i takon, përmend historia rastin kur luftëtarët i përgjigjen shqiptarisht ultimatumit piaçentinoist, duke rrëzuar me pushkë hidrovolantin e pushtimit. Ky fakt historik i vlen folklorit: kënga bëhet me krahë: “Aroplanin kush e shtiu?/ trim Avdurramën Aliu./ Këta djemt’ e Shqipërisë/ e hodhë’ për tok’ si mizë”, që këndohet dhe sot në komunitetin e Vërmikut, por që është shpërngulur tërësisht nga vendlindja gjatë v. të tranzicionit demokratik dhe është vendosur në një lagje – mëhallë në Babicë të Vogël, në periferi të Vlorës, duke marrë me vete traditat e të parëve dhe folkorin e tyre, për ta aplikuar në mjedisin ku u vendosën. Këto vargje i këndojnë dhe i hedhin valle vërmikasit, nga që Avdurraman Aliu ishte nga Vërmiku. Një variant tjetër për rrëzimin e avionit në fushë të Peshkëpisë është: “Në fushë të Peshkëpisë/ ra ballon’ i Italisë./ këta djemt’ e Shqipërisë,/ me manxerrat e Turqisë/ e hodhë në shesh si mizë!” Kjo i intereson folklorit të EHLV, se fakte të tilla historike i mjaftojnë që, edhe në rastin konkret, të  ndizet imagjinata e shpirtit krijues të krijuesit popullor, sa që litota të ndihet si princeshë në leksikun lakonik të komunitetit të Vërmikut tek kjo njësi folklorike vetëm me pesë vargje.

Na bën përshtypje për vëmendje pasazhi i shkruar në tekstin e HSH, 2,  ku Musolini shprehet se disfata e Vlorës për ta ishte e rendit moral dhe diplomatik. E rendit moral. Interesant! Për ç’moral flet i pamoralshmi, i paskrupullti?! Një lexim i ftohtë i dokumentit na bën të kuptojmë se ky është këndvështrimi italian i kolonizatorit. Këndvështrimi ynë është ky: Ata na shkelën tokën tonë, jo ne tokën e tyre. Ata na prekën nderin tonë, jo ne moralin e nderin e tyre. Nga antropologjia kemi informacionin se Malinovski kishte parimin e reciprociteti: ekonomia e dhuratës: më jep, të të jap; merr, jep. Ekonomia e Nderit ishte më e fortë ndër shqiptarë se ekonomia materiale. Dhe Simbolika e Gjakut: dhurimi i gjakut për liri, siç ngjau dhe më Njëzetën, ishte shenjë mirënjohjeje – më e shtrenjta e njeriut, më e shenjta për Atdhe. Simbolika e Nderit ishte kuptimi i jetës për shqiptarët, ishte vetë identiteti i tyre kryelartë e me dinjitet. Morali ishte faqja e bardhë si metaforë për banorët e këtyre trevave, ishte vetë shenjtëria për shqiptarët. Amoraliteti ishte turpi, faqja e zezë. Sot kujtojmë se “Deklarata universale e të drejtave të njeriut” neni 12, thotë: “Askush nuk mund të jetë objekt ndërhyrjesh arbitrare në jetën e tij private, në familje, në banesën ose letërkëmbimin e tij, as objekt cënimesh të nderit dhe të reputacionit të tij. Çdo person ka të drejtën të ketë mbrojtjen e ligjit kundër ndërhyrjeve të tilla ose cënimeve të tilla”[8].

Italiani i preku në nder shqiptarët, banorët e Vendit të Shqipeve. Si duket, matanasit nuk i kishin problem çështjet morale, por për psikën shqiptare të kohës, ashtu siç qe miku në vend të zotit, ashtu morali, nderi i femrës, i gruas, i vajzës, i motrës, i nënës ishte mbi të gjitha, ishte gjithshka. Me këtë botëkuptim, në këto rrethana, qysh nga të parët ka dalë fjala e madhe për ta dhe e rëndë: “Ne për një nder rrojmë”!

Ja si trajtohet kjo çështje ndër shqiptarë: Sipas Kanunit të Labërisë pesë janë parimet kryesore të kulturës së lashtë juridike të popullit të kësaj krahine, si pjesë përbërëse e kulturës shpirtërore e materiale të kombit shqiptar. Këto pesë parime janë Liria, Barazia, Nderi, Besa, Mikpritja, që bazën e kanë në filozofinë e vetëqeverisjes vendore, elementë të një strukture etike të shoqërisë pa autoritet shtetëror, siç ishin shqiptarët dikur, ku dhe labët janë po ajo rracë, sikurse ishin kodet etiko – morale dhe  në shoqërië homerike. Në KL, Neni 24. Nderi vetjak dhe burrëria, ndër të tjera te pika 2,  thotë: “Askush nuk mund ta prekë në nder tjetrin. Atij që i merret nder zihet i vdekur. “Më mirë i vdekur e me nder, se sa i gjallë e i turpëruar”, “Vdekja me nder është kapak floriri”. Pika 3: “Nderi, karakteri dhe burrëria nuk ndahen. Ai që ka karakter, është burrë dhe di të mbrojë nderin e tij. Kush humbet nderin, humbet dhe burrërinë. Burrëria është vlerë e njeriut me karakter, i vendosur në veprimet e tij në jetën e përditshme. “Si je more burrë”,” Cili je ti more burrë”, “ Ke burrëri apo jo”, “ Fjalë burri”. Burrëria nderohet e respektohet nga të gjithë. Nderi, karakteri, burrëria, fisnikëria dhe bujaria janë viryte të njeriut të mirë’. Ismail Qemal Vlora në kujtimet  e tij shkruan se tri janë vetitë kryesore të shqiptarit: nderi, familja dhe atdheu.  Neni 25/ 1. Prekja e nderit të burrit bëhet me fjalë poshtëruese (sharje) apo veprime të tjera të turpshme (Le të kujtojmë rastin e Piaçntinit kur Mehmet Selimi i dorëzoi ultimatumin). Pika 3. Humbja e nderit është barazi me vdekjen morale të burrit. Neni 26/ 2. Nderi dhe turpi i çdo pjesëtari të shtëpisë , të vëllazërisë ose farefisit është i barabartë për të gjithë, të pasur e të varfër. Pika 4. Çdo shtëpi, vëllazëri ose farefis e ka për detyrë  të mbrojë nderin e pjesëtarit të saj. Neni 27 /1. Nderi i gruas është i paprekshëm dhe mbrohet në mënyrë të posaçme. Pika 2. Gruaja e ndershme e ruan nderin vetë dhe quhet burrëreshë, e fisme, sojlleshë. Nderin e gruas kur preket e vë në vend burri ose babai apo vëllezërit e saj. Pika 3. Ai që prek nderin e gruas, zakonisht vritet. Neni 28/ 1. Nderi i vajzës së pamartuar mbrohet me rreptësinë më të madhe. Kush prek nderin e saj prek nderin  e shtëpisë (familjes), të vëllazërisë, farefisit e deri të fshatit dhe dënohet me vrasjen e fajtorit[9]. Një lexim i vëmendshëm i tekstit na lë të kuptojmë se ndihet, sadopak, gjuha, terminologjia e kohës kur u shkrua, kur sundonte shteti monopartiak. Këtë shprehje e argumentojmë me faktin se në HSH, 2 vërtet dhe me të drejtë  përmendet kontributi i Leninit [(Uljanov) Vladimir Iliç (1870 – 1924)] për denoncimin e TFL të vitit 1915 që parashikonte copëtimin e Shqipërisë; përmendet ndikimi pozitiv për dinamikën e LV i rrymës socialiste italiane dhe patjetër ndikimi i revolucionit të Tetorit, por pse nuk përmendet dhe kontrituti potencial pro shqiptar i Udro Uilsonit (Thomas Woodrow Wilson, 1856 – 1924) , president i SHBA në v. 1913 – 1917 dhe 1917 – 1921, kryetar i delegacionit amerikan në KP në Paris (1919 – 1920) që ishte dhe ideatori i Lidhjes së Kombeve?! Uilson hartoi deklaratën e 14 pikave të shpallur më 8 janar 1918, ku kërkohej vendosja e paqes mbi bazën e parimit të kombësisë dhe të vetëvendosjes së popujve. Uilson kundërshtoi kompromisin anglo – franko – italian të janarit 1920, që parashikonte kalimin e Shkodrës dhe të Shqipërisë së Veriut në kufijtë e Mbretërisë Serbo – Kroate – Sllovene ( MSKS) dhe kërkoi respektimin e përmbajtjes së memorandumit anglo – franko – amerikan të dhjetorit 1919, i cili i njihte MSKS vetëm të drejtën e një daljeje ekonomike në territorin e shtetit shqiptar. Ndërhyrja e Uilsonit ishte fitim kohe për lëvizjen kombëtare shqiptare, e cila organizoi KKL dhe LV, 1920, që siguruan tërësinë tokësore dhe Pavarësinë Konkrete të Shqipërisë[10].

Në teksin e HSH, 2 është dhe një pamje nga Vlora më 3 shtator 1920, ku shihet kremtimi i fitores së luftës çlirimtare, që ia rrit vlerat librit për trajtimin e kësaj ngjarjeje edhe me fotografi origjinale të kohës. Është edhe një fotografi tjetër, e heroit me më shumë këngë të regjistruara në komunitet, Selam Musait me 14 njësi folklorike. Në fakt është një portret i piktorit Vasil Talo “Selam Musai” (1959), sepse heroi nuk la pas fotografi, sipas informacionit të marrë nga nënë Safa, motra e heroit. Ndoshta do të ishte më serioze të vendosej në libër fotografia e Osman Haxhiut liderit të LV, siç është vendosur, ndër të tjera edhe  fotografia e S. Delvinës, lider i Kongresit të Lushjës dhe i Qeverisë  së Tiranës, që doli nga ai Kongres. Duke u futur në hapësirën dhe në kohën kur u zhvillua LV, me shpërthimin e faktorit të brendshëm, me ndikimin e faktorit ndërkombëtar, me dinamikën elastike dhe të hollë të diplomacisë shqiptare, që gjykojmë se ka kontribute të përfillshme për vendin, mund të themi se ishte një rrethanë e caktuar për fatin e LV Protokolli i Tiranës për 3 Shtatorin e festës çlirimtare në Vlorë. Në kushte e sotme, nuk është e dobishme që LV të trajtohet, të gjykohet me vizion të vjetër; është e vlertë të shikohet me vizion të ri, bashkëkohor, duke e parë atë në kontekst, duke u futur në kohën e shpalljes së luftës, në mjedisin ku u zhvillua ajo, në hapësirat që preku, në shtrirjen teritoriale të teatrit luftarak të Njëzetës, në shkaqet e pasojat e saj, në përputhje me logjikën e ngjarjeve e të rrethanave  në kohë, në hapësirë e në komunitet. Përfundimisht, mund të themi se në HSH, 2 gjithsesi, trajtimi i LV, si nga ana faktologjike ashtu edhe nga ana metodologjike vlerësohet pozitivisht me një varg trajtesash me vlera të mirëfillta shkencore për luftën çlirimtare të Vlorës, 1920. Ndoshta LV është tashmë një temë shteruese, por  mendojmë se parë nga këndvështrimi si raport midis dy disiplinave shkencore të Historisë dhe Folklorit ka hapësira të mjafta për të shestuar e realizuar punë kërkimore shkencore interesante sidomos në terre, punime seioze, të mira, të bukura dhe të dobishme[11].       Pjesa II vijon nesër

 

 

 

 



[1] Shih FESH, vëll. 3; Tiranë, 2009, f.2908

[2] shih VLLAMASI,Sejfi: “Ballafaqime politike në Shqipëri (1897 – 1942). Bot. 2 me il. Përg. për bot. dhe il. Prof. Dr. Maringlen Verli: Parathënie, f. 6; Tiranë: Neraida, 2000

[3] shih ZAVALANI, Tajar : Histori e Shqipnis; Tiranë: PHOENIX, Bot. 2, 1998, f. 261

[4] gazeta “Dielli/ on line, 30. 03. 2013; gazeta “Telegraf”, 02. 04. 2013, f. 17; gazeta “Kombëtare”, 02. 04. 2013, f.10: HABAZAJ, Albert : Në nderim të gjakut të derdhur për vatrën

 

[5] Në Kaporeto (krahina e Goricias në  Italinë  Verilindore) ushtritë italiane pësuan një disfatë të rëndë nga forcat austro – gjermane në fund të tetorit 1917

[6] Shih gazeta “Telegraf”: e enjte, 04 prill 2013, f.11

[7] Shih revista te drejtat e njeriut, se ka gjera ne kete kontekst

[8] Rev. Të drejtat e njeriut, v. III, nr. 2 qershor, 1997, f. 48

[9] ELEZI, Ismet: Kanuni i Labërisë; Tiranë, Toena, 2006, f. 37 – 41

[10] FESH, v. 3, Tiranë, 2009, f. 2784 – 2785

[11] Historia e Shqipërisë, vëll. 2 : bot. i USHT, IHGJ, Tiranë, 1965, f.484- 496

*DREJTOR I BIBLIOTEKËS “NERMIN VLORA FALASCHI” UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI”, VLORË, ALBANIA

 

 

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: Albert Habazaj, Lufta e Vlores 2, qendrimi i Historise

NJЁ NGA NJЁ PO BIEN LISAT

July 13, 2013 by dgreca

Gjeografia e humanizmit të Musa Koshenës nga Dukati e meriton këtë lule mirënjohjeje /

Nga Albert R. HABAZAJ/ studiues/

 Kur ikën nga jeta një njeri, na dhemb të gjithëve. Kur ikën një njeri i mirë u dhemb dhe zogjve. Kur rrëzohet një lis i lartë e hijerëndë i dhemb dhe malit. Nga Thilpati i Dukatit ra një lis, po ai qëndron përsëri në këmbë me emrin dhe veprimet e mira që bëri në shtatëdhjetë e shtatë vite, mbi këtë tokë me histori. 77 vjeçari nuk u thye e nuk u shkul dot nga erërat e rrebeshet për gjysëm shekulli, kur vjen e merr për dore, urtë e butë e pa bërë zë, e pakthyeshmja vdekje. Kur ka një jetë me furtunë, por tërësisht të pasur me vlera e virtyte, një plaku të pastër shpirti i shkon në qiej të pastër. Një uratë e tillë njerëzore quhet Musa Koshena, nga Dukati i Labërisë së Vlorës, i cili, ka pesë vjet që shlodhet, më në fund, pranë të tijve.

Ishte djali i madh i nacionalistit Maliq Koshena, i atij burri krahine të nderuar e të respektuar; sepse nderonte e respektonte traditat, doket e zakonet e mira shqiptare; sepse vëllait i thoshte vëlla e mikut mik; sepse e donte dhe çmonte sa jetën LIRINЁ. Atij, ndoshta më saktë se çdokujt tjetër, i shkonte vargu i këngës: “Ne mikut i themi hajde / po zot shtëpie s’e bëjmë”. Ai qe luftëtar për liri, kundër shovinistëve grekë më 1913 – ën, në Llogora, tok me të kunatën Sado Koshenën me emër në histori. Ka qënë në Kuvendin e Barçallasë, trim i epopesë së Njëzetës, mik i Avni Rustemit e Halim Xhelo Tërbaçit, adhuronte Fan Nolin, qe mik me elitën e vendit…Të premten e zezë të 7 prillit, kur retë e murme të fashizmit mbuluan qiellin shqiptar, ai e fali një gjak që kishte në Dukat, bëri pajtimin, për të qënë një trup i vetëm e të shporrej pushtuesi jashtë sinorëve tanë, të hiqej qafe nga kufiri që na lanë të parët si gjën më të shënjtë. Bëhet organizator dhe drejtues i rezistencës së 7 prillit, tok me Sheme Sadikun, Ahmet Mëhillin, Imer Bodon etj. Më shkurt 1943, ka qënë pjesëmarrës në aksionin e Selenicës, drejtuar nga antifashisti i orëve të para Hysni Kapo, që në atë kohë ishte një figurë popullore e respektuar. Maliqi qe organizator i forcave nacionaliste, tok me Hysni Lepenicën, që zotëronte trimëri, zgjuarsi, autoritet dhe atdhetarizëm. Për këtë, ai u ndëshkua keq. Burgu do të bëhej “streha” e tij, po shqiponja s’jetonte dot në kafaz.

M. Koshena  kishte lindur për liri, jetoi për liri, luftoi për liri e nuk do ta duronte  haurin e errët e të blinduar. Maliqi luftoi kundër pushtuesit për liri, por e nëpërkëmbën kanibalisht hienat e shkretëtirës. As varri s’iu gjet. Sa qe gjallë, Musai u bë vazhduesi më i mirë i vlerave të babait. Një jetë të tërë kaloi mbushur me furtunë politico – sociale shpirti i tij, që qe vëlla me hajmali me prillin e pranverës. Po të kërkosh të vizatosh karakterin e tij, del një personazh që mishëron veçori thelbësore morale e psikike të larta, ku spikat vullneti i fortë, qëndresa e burrëria, këmbëngulja e madhe dhe vendosmëria, mirësia njerëzore dhe respekti për jetën e lirë. Musa Koshena qe njeri i thjeshtë, i mirë, pa vese, me kulturë, me një dituri të pabujshme, të padukshme, por, menjëherë të evidentueshme në komunikim me të. Ai qe një copë shkëmb, vërvitur në shkulmet e dallgëve të tërbuara të Detit të Egër. Unë, para tetë vjetësh, pas një pune kërkimore, krahasuese, studimore, verifikuese e ballafaquese botova monografinë “Një shkëlqim i trishtuar”, kushtuar figurës interesante dhe dinjitoze të Maliq Koshenës. Njerëz të ndryshëm për të të kanë mendime të ndryshme, por për karakterin, burrërinë, gjykimin dhe për respektin popullor që gëzonte, askush nuk mund të flas keq, sado i indoktrinuar errësisht e  vogëlsisht me politikën në thonjëza komuniste. Disa gjallesa, apo më saktë 2- 3 frymorë, që në fakt përmbajnë peshë specifike në komunitet sa 0.75 e  një personi, më kanë akuzuar dhe mua që kam shkruar për një ballist dhe paskesha qenë shitur te “Ballistët” e Dukatit dhe të Lepenicës për nja 30 a 300 aspra, a’smë kujtohet, se sa, ata, si duket, e ditkan më mirë, se unë s’di gjë. Jaderi ku e ulin veten me fëlliqësirat e pavërteta në këtë botë e në atë botë. Dhe për mendimin tim, ka njerëz të keq ose njerëz të mirë. Nuk ka popull të keq. Popujt janë vetëm të mirë. E pra, në Dukat, unë kam dëgjuar këngën, që këndohet dhe  sot e kësaj dite: “Ku këndon pushka dhe pena?!/ Komandant Maliq Koshena!” Populli e këndon, jo unë. Ec, e merruni popullin e Dukatit, po ua mbajti, u them atyre dy kulufëve paemër, që përdorin emrin e një homogjeni të qyqarit në individualitet, se Dukati s’pyet për perandori e qeveri, për sulltanër e shejtanër, po e shkele në kallo; s’ka nge të merret me liliputër Dukati, “gjysm’ e Misirit”, i shpërfill indiferendshëm asnjëgjërat, se vetë koha i harron natyrshëm. Unë shkruaj, interpretoj, mbush fletë të bardha me reflekse drite e burrërie, që burojnë nga gurra e traditës së mirë, e cilësive burrërore të “veqilit të shtëpisë së tij, të mëhallës së tij dhe të fshatit të tij, nga zotësia, besnikëria dhe bujaria e patriotit Maliq Koshena.  Fati më ndihmoi t’i njihja shumë mirë djalin e madh, të paharruarin Musa Koshena.

Për atë burrë nga Dukati, kisha dëgjuar fjalë me respekt. Më dukej si një lis tragjik. Rasti e pruri të punoja në Dukat. Njoha njerëz, vende, ngjarje, fakte. Më turbulloheshin fletëzat e historisë e përsëri ravijëzoheshin qartas. Tetor 1997 qe kur trokita në shtëpinë e vjetër por të pastër të bujarit Musa Koshena…Një burrë i gjatë si bredh Paliske, i hollë si shufër dyfeku, hap lehtë si kaproll mali, seroz, i vëmëndshëm, me mend e tolerant, me një shkop në dorë, që e mbante më tepër për hir të zakonit, jo s’e i hynte në punë…Dukej si një copë shkëmb nga  masivi prerë. Me dashamirësi më çeli portën dhe në sofrën e mikpritjes së tij më shtroi kafe, raki, siç e ka tradita labe dhe zemrën e madhe siç e ka fisniku.

Miku im i vyer dhe po aq i respektuar, mësuesi i dukat, i paharruari Azis Gjoni, që më shoqëronte në misionin tim historiografik ma lehtësonte dhe ma bënte kollaj realizimin e misionit të thjeshtë atdhetar. E pastë me sheqer dheun ku prehet i qetë, se mjalt e dituri nxorri nga goja sa qe gjallë Aziz Gjoni! Po kështu, miku im, me zemër në dorë e aq i mirësjellshëm, Qani Shakaj, që më fali aq shumë besim. U jam mirënjohës atyre. U them gjithmonë faleminderit edhe Qani Mëhillit, Lirim Nezhës, Sherif Tavës, Zaho Peçulit, Rrahman Gjipalit, Çezar Koshenës, Xhemil Seferit, mendimtarit Gëzim Llojdia, mandelës së Vlorës Petrit Velaj, kushëririt tim Elmas Rodaku, patjetër dhe punëmadhit e zemërgjerit të pabujshëm, Ferjat Mëhilli. Të gjithëve u jam mirënjohës!…

I ritheksova vetes detyrën të grumbulloja materialet, gjithshka, kudo, nga çdokush, të shkruaja të vërtetën, ashtu si qe, aq sa qe, pa të tepërta, pa të mangëta, me përgjegjësi.

Shtatëmbëdhjetë vjet më parë, kisha botuar të parën monografi timen “Hysni Lepenica”, e cila u mirëprit pothuaj kudo, nga të majtë e të djathtë, sepse deviza ime ka qënë, është dhe do të jetë: Partia ime – kombi. Politika ime – Shqipëria. E kisha dhe fatmirësisht e kam këtë siguri. Sigurisht dhe në të ardhmen.

Dukati më shtroi si meze rakie zemrën me sinqeritet, kështu që u mbusha me frymë të kthjellët atdhetarie dhe nisa të dritëroj me devocion një fletëz tjetër historie. Musa Koshena është patrioti që shkriu jetën,familjen e pasurinë për lirinë. Në Dukat m’i çelën portat e kaltra të shpirtit e të kujtesës sa e sa burra me thinja të mençura, miq të heroit të librit tim, intelektualë, veprimtarë me një barrë mend e dy hejbe dashamirësi. Sa qe gjallë, me xha Musain pata shumë letërkëmbime, shumë takime respektore dhe miqësinë me të e ruaj, sidomos tani, që ai më mungon, si diçka të shenjtë. Kur po punoja për “Shkëlqimin e trishtuar”, xha Musai më thoshte: “Nuk e di kur është vrarë babai? Ku i ka eshtrat? Hirin? Pse e vranë? Pse? Ç’bëri kundër Dukatit? Ç’bëri kundër Atdheut? Pse?”

Në një letër, nisur nga Dukati, më 10. 04. 2002, xha Musai më shkruan, midis të tjerash:

… “Për kujtesë do ta përsërisja: Mos u mundo t’i thurësh areole që nuk meriton, do të ishte shërbim i më i keq që do t’i bëje emrit të tij, dhe mua s’do më vinte mirë.

Për ta konkretizuar këtë të fundit, dhe me pak banalitet, ngaqë njihet sot dhe në shkrime, miqësisht të shprehem: Kur e qanin  një të vdekur dy gra labe, u krijua natyrshëm kjo situatë: E para i thurte shumë lëvdata si: “bilbil, jastrit, luan, etj. E dyta, mbasi mbaroi e para, filloi me këto fjalë: “Motra ime, moj Xhane,/ mos e qaj lart e përdhe,/ po qaje ashtu siç qe, shtëpi m…e prag hale…”.O njerëz të mirë! Ky është mesazhi njerëzor, që vjen nga një njeri pa komplekse, i vërtetë, i respektuar e i nderuar në Dukat. Ai u bë model i njeriut që do mirëkuptim e vëllazërim. Asnjëherë s’duhet të grindemi, thoshte ai, jemi pak, duhet të duhemi shumë me njëri – tjetrin. Çfarë do të ndajmë? Çfarë do të marrim me vete? Po s’deshëm ne njëri – tjetrin, s’mund të na dojë kurrë bota. S’i hapet barku shumë jo, na kthen kurrizin e shikon punën e saj, ecën përpara. Gjeografia e humanizmit të atij njeriu të veçantë, tokësor e të çuditshëm, u mësua më së miri sidomos ditën e përcjelljes së tij. Mbushur Thilpati e Dukati me njerëz kokëulur nga dhembja, që iku një njeri i mirë nga jeta. Në 17 vjetët e demokracisë, që xha Musai jetoi, nuk u pa urrejtje në sytë, në fjalën e shpirtin e atij burri.

Vetëm buzëqeshje e dashamirësi i lexohej në tërë qenien e tij. Kënaqej, kur shikonte harmoni midis njerëzve. Këto janë vlera, virtyte, cilësi të larta që rrallëkush i gëzon. Foli në atë homazh ing. Mustafa Dedenika, kryetar i Shoqatës Atdhetare – Kulturore “Dukati, për të paharruarin fjalëmbël, që dinte dhe gjuhë të huaja dhe shkruante vjersha; foli dhe Bujar Deromemaj, për atë lis, që s’u thye e s’u shkul nga erërat, për atë njeri që vendlindjen e tij e donte më shumë se çdo gjë tjetër në këtë botë, për Musa Koshenën, që shpirti i këngëzonte në Dukat: “Diva janë burrat, zana janë gratë”.

Ka ngelur si thënie për t’u dhënë kurajo njerëzve, tek përballen me vështirësitë, që vërshojnë me turbullirë të murme  e të egër në çdo kohë: “O njeri, shtërngo dhëmbët, mblidh mendjen e të mos ia bësh  o, kur të të vijë dita, vdis si Musa Koshena!”

Në Dukat,  emri  Musa Koshena  lexohet dhe kuptohet ndryshe: Mirëkuptim e Vëllazërim.

Në këtë kohë të trazuar, (për dreq e për mend të kokës, njëkohësisht), kërkohet ta duam shumë çiltër e vëllazërisht njëri – tjetrin, të jemi të qetë, punëtorë, të pazhurmshëm e veprues të vlerësuar nga ata, që janë shumë më mirë se ne, t’i hapim krahun njëri – tjetrit, kur duhet, e bashkarisht të ecim përpara drejt qytetërimit dinjitoz. Jemi kokërriza rëre në këtë kozmos e duhet të jemi lastarë  të globalizmit, të ndihemi në shoqërinë e informacionit e teknologjive të reja, për ta përmirësuar jetën e jo për ta alabakizuar atë. Gjërat e liga, që kanë ndodhur, mos të na përsëriten më. Boll, se padrejtësisht u qëlluam me pëllëmbë me njëri – tjetrin, – më thoshte i ndjeri xha Musa, sa herë.

Ai sot prehet pranë  së shoqes, Sofisë, që i iku 39 vjeçe, pranë vëllait Isuf, pranë dy nipërve e djalit kërthi, se bomba këputi dy djemtë e Isufit dhe 10 vjeçarin e Musait. Atje ka Minon  me halle e burrëneshë, ka Hyson, ka Pelivanin e Ardianin, si dy filiza që ranë  aq brishtë. Ka Marinelën, ka Valterin, ka Fitoren, që iku si një frymëmarrje e freskët dhe aq.

Kaloi halle të rënda e probleme të mëdha. Edhe të vëllezërit.- Kështu flisnin njerëzit, në përcjelljen e tij me zë të vogël. – Po ata i kaluan hallet me gra. Ai u u helmua nga hidhërimet, po goja, fjala dhe shpirti i tij nxorri vetëm mjalt. Prapë ai ka plot, ka tre djem e një vajzë.

Ka plot. S’numërohen dot njerëzit e tij sa shumë janë. – Jetë të vështirë, dhe me Zotin, dhe me Robin, – psherëtinin plakat e rënda të Dukatit  atë ditë me diell të plotë tek i jepej lamtumira fisnikut të Thilpatit. – Zoti i mori gruan dhe një djalë. Robi – burgjeve, pa të drejtën më të vogël.

Si lule  fati xha Musait   po i  lë kujtim respektor këtë epitaf:

 S’jemi personazhe nga “Iliada” e Homerit,

S’kemi bërë bëma gjeniale, këngë a heroizma.

Vdekja jote më tonditi sa rrathët e Ferrit’

M’u errën sytë të tmerruar, sikur erdhi kataklizma.

 U pikëllova, o i bardhi xha Musa, ndoshta më shumë

Se pikëllimi i Akilit nga vdekja e Patroklit,

Lotët që më ranë shikimin ma zunë

Edhe pse këtë njeri të mirë, s’e njohën gjithë të mirët e globit…

Gjeografia e humanizmit të Musa Koshenës e meriton këtë lule mirënjohjeje.

*Kryetar i shoqatës Atdhetare – Kulturore “Tërbaçi” dhe sekretar i Shoqatës “Labëria” për Vlorën

 

Vlorë, më 13. 07. 2013

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Albert Habazaj, Musa Koshena, po bien lisat

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • …
  • 19
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT