• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dy këshilla të thjeshta për të hyrë në Europë

October 29, 2019 by dgreca

NGA ALFONS GRISHAJ/

Europa përsërit Jo-në për Shqipërinë! /

Politikanët perëndimorë, pas cikloneve bëjnë bilancin e dëmit…, politikanët shqiptarë kurrë! Po vallë çfarë bënë gjithë këto vite  politikanët shqiptarë për të bindur partnerët që populli i tyre është i gatshëm të shijojë frytet e lirisë, filozofisë dhe  prosperitetit europian? Zeroooo!!! Enden poshtë e përpjetë me një pafytyrësi rrugaçësh dhe pastaj kur dikush i pyet, kërcejnë duke ngritur zërin.

Fajtori për t’u mbrojtur numëron  një sërë  arritjesh si në kohën e qoftëlargut: 1-2-3… Ndërsa partnerët numërojnë një sërë dështimesh, 4-5-6-7-8-9  etj., dhe këto numra rreshtorë  kanë  të vërteta, por dhe mangësi, sepse vetë partnerët nuk  e kanë përsosmërinë e shifrave, porse ndalen tek rregullat bazë që konsolidojnë vlerat e shtetit dhe qytetërimit europian, të cilat u mungojnë  përfaqezinjëve tanë.

Analiza dhe kritikat janë të domosdoshme për rregullat e demokracisë,  sepse rasti sjell nevojën e korrigjimit, pasqyrën e reflektimit të një përgjegjësie të lartë morale dhe shpirtërore të përfaqësimit. Po ku janë ato burra që përpiqen për të sakrifikuar nderet dhe privilegjet e veta për të mirën e popullit dhe atdheut?! Asgjëkundi !!!

            Një klasë plaçkitëse e pamoralshme ka marrë fatet e kombit në dorë. Nën drejtimin e tyre plaga e shoqërisë po hapet përditë e më madhe. Nuk i vret ndergjegjeja dhe as nuk  u kuqet fytyra për  pisllëqet dhe dëmet që i sjellin Shqipërisë.  Kur janë pranë partnerëve europianë dhe botërorë, shtiren si delfinë shpëtimtarë mbi dallgët që sajojnë vetë. Aktorllëku, rryshfeti dhe servilizmi i kthen nga delfinë shpëtimtarë në kalina me shalle pionieri pa u mbetur asnjë pikë personaliteti. E vetmja gjë që i mbetet për të justifikuar grykësinë dhe paaftësinë janë lehjet për njëri-tjetrin…, gjë që i bën në sytë e botës së qytetëruar dhe më të vegjël se ç’ janë. Pas këtyre lehjeve  të turpshme, partnerët tanë i shohin shqiptarët si hije e zezë plumbi mbi hapësirat e tyre qiellore.

Mjerisht, më duhet të ilustroj këtë rast me historinë e dy qytetarëve që kishin shpëtuar djalin e Vezirit. Qeverisësi i thirri dy qytetarët dhe në shenjë mirënjohje kërkoi t’i shpërblente. Njërit ia plotësoi dëshirën, por kur e pyeti tjetrin çfarë shpërblimi dëshironte, qytetari  duke u përkulur ia ktheu Vezirit: “Nuk du asgja pasha Allahun! Por njata që i premtove shokut tem mos ia jep dhe kështu jena t’ lam!”

Urrejtja dhe cmira për oponentin nuk i lejon të shohin të vërtetën që i shërben kombit, por vetem banderolat e bordellove që përfaqësojnë. Kështu mjerimi i inteligjencës  politike  shkon deri në neveri, kur  përfaqësuesi mburravec  dhe mediokër  rreshton hiçin në murin e paçimentuar të demokracisë.  Politikani kokëbosh fryhet para kamerave dhe shpërthen një lum llumi pornotaresk, duke i vënë fajin gjetheve të rëna në vitet e shkuara. Diplomati  partiak mbron asetet e përçudnuara të partisë dhe jo vlerat e shtetit. Gjykatësi i çnderuar në peshoren e drejtësisë vendos trastën e vet! Qeveritarit  kleptokrat  në kalkulatorin e telefonit i mungojnë dy apo tre vila. Pjesa gazetareske pa integritet tjerr pezishkën e merimangës për pagesat më të mira, ku e bëjnë të zezën të bardhë dhe të bardhën të zezë… Kulmi i dekadencës dhe ironisë së demokracisë degjeneron në qeverisjen monopartiake! Dhe  më e tmershmja dhe e turpshmja: strategjia e spastrimit të popullatës për të siguruar qeverisje afatgjatë! Të gjitha këto minuse në pluset  e Europës  bëjnë  të pabesueshme votën pro Shqipërisë.

E pra, të gjithë këtë zallamahi e bëjnë “intelektualët” dhe jo klasa punëtore! Mbase gaboj…, por këto lloj karakteresh janë mjerimi i inteligjencës dhe varrëmihësit e kombit.  Mendje të tilla nuk i çuan asnjëherë kombet drejtë përparimit, por vetem drejt varfërisë dhe rrënimit. Puna e tyre shkëlqen vetëm në kapjen e momentit abuziv.

E kam thënë dhe më parë, disa zëra të paktë të ndërgjegjes së mirëfilltë intelektuale bien copë për t’i shpjeguar shoqërisë shqiptare rrugën e të vërtetës, që vendi të dalë nga impakti i një çerek shekulli, por më kot! Sepse kur fusha e betejës është mbushur me çakej, as dy apo tre luanë e luanesha nuk kanë çfarë të bëjnë më… se në të rënë të muzgut u duhet të lënë fushën e betejës (mbase dhe duke braktisur atdheun), për të mos u  rrëzuar si  palmat pas stuhisë, ndërsa pajtuesit e realitetit të hidhur përkulen si degët e shelgut lotues.  

“Homos Deus” i Hararit  është një ëndërr e bukur që mund të gënjejë ëmbël për të ardhmen e largët, porse njeriu i sotëm (shqiptari im) zvarritet i sëmurë dhe vdes i pashpresë për të ardhmen e afërt ! Unë nuk kërkoj tek “vëllau” im fajtor, “Five Minds for the Future” siç shkruan  autori Howard Gardner në librin e tij, por kërkoj mendje të pasur dhe të zhdërvjellët me një shpirt të kristaltë për të nxjerrë nga balta Shqipërinë e shekullit XXI.

Paratë e pista  apo të pastra  nuk do i marrë askush me vete në varr, por ashtu siç  vdiq Gobseku me krye mbi florinjtë e mbuluar me hi, dhe të tjerëve si ai nuk do u bëhen mburojë metalikët në frymën e fundit (ashtu dhe si dhe  faraonëve nuk i ndihmoi gjë para pesëmijë vjetësh), sepse shpirti e braktis trupin e njeriut, për të cilin ai është mburrur gjithë jetën. Pra, personi ka mundësi të çlirohet prej vesit para se të mbesë peng  i territ të çthurur të  materies, këtij frymëzuesi fatal të vulës së turpit në histori!

Sot, shqiptarët i kanë të gjitha mundësitë për të shkëlqyer përkrah kombeve tjera, duke braktisur flamujt e rremë, dhe si formulë, sjell dy mendime të thjeshta për të hyrë në Europë:

1-Në mungesë arsyes së kulluar dhe argumentit ndërtues, shahuni sa të mundni me njëri-tjetrin në gjuhën shqipe, por  kurrë në gjuhë të huaj…!

2-Punoni bashkë për kallirin e pjekur dhe jo për tokë të djegur!

Filed Under: Politike Tagged With: ALFONS GRISHAJ-DY kESHILLA-Hyrja ne Europe

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT