• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Zvicra, zbulimi i nje Kombi

July 1, 2019 by dgreca

Përgatitur nga Alfred Papuçiu/

Kam lexuar, gjatë 32 viteve të jetës sime në Zvicër që e kam përshkuar disa herë, shumë libra për arritjet e këtij vendi të vogël, me sipërfaqe 48 mijë km katrorë që Rilindasit tanë e kanë menduar edhe për Shqipërinë tonë, por edhe për Kosovën martire. Por ju them të drejtën se ku libër më bëri të mendoj edhe për Kombin tonë që ka vlera dhe pasuri natyrore shumë më tepër se Zvicra, një bregdet të virgjër, në një pjesë të territorit të saj, dhe njerëz punëtorë dhe paqedashës. Kam patur një simpati të veçantë për Nju Jorkun kur shkova tetë vite rresth në Kombet e Bashkuara dhe e ruaj atë vizion të bukur për të dhe njerëzit që banojnë aty, duke përfshirë dhe mijra bashkëkombas. Por për Zvicrën ku kam 32 vite që jetoj dhe punoj, kam një simpati tepër të veçantë. Parajsa egziston dhe dëshmi është ky vend i vogël. Prandaj u nisa për udhë dhe vendosa ta përkthej në shqip, këtë libër të përkryer të një gazetari të njohur zviceran.

Gazetari André Crettenand boton një libër të bukur për vendin e tij të vogël, por krenar. Pra së shpejti ai do dalë në shqip

“Përsosmëria është e pranishme në këtë vend”. Në librin e tij të vogël, nga numri i faqeve,  me titull “Zvicra. Shpikja e një kombi “, André Crettenand shkruan me plot elozhe për origjinën e tij. Ky ish gazetar i “L’Hebdo” dhe TSR, sot drejtor i marrëdhënieve ndërkombëtare, në Televizionin me prestigj TSR, Televizioni zviceran romandë, është autori i një “deshifrimi” të Konfederatës, në koleksionin « shpirti i popujve », në Botimet Nevicata, të drejtuar nga Richard Werly, korrespondent i përhershëm në Paris për “Le Temps”. Çdo vëllim në këtë mënyrë kërkon të gjurmojë rrënjët kulturore dhe fetare të vendeve që nganjëherë humbën në mjegullat e globalizimit. Nënjë numër të vogël faqesh, André Crettenand tregon më tepër se 500 vite të historisë të Zvicrës.

Libri fillon me historinë e William Tell, mitit themelues të Zvicrës, dhe përfundon me homo alpinus, një popull i begatë, shumë gjuhësh dhe i përbërë nga shumë kultura, duke përfshirë  edhe rreth 200 mijë  shqiptarë, që ndjek në 2016 rrugën e tij drejt përsosjes. Gjatë përshkrimit të tij,André Crettenand lëkundet mes lavdërimit dhe kritikave rreth këtij shteti pothuajse tepër të begatshëm për të qenë i sinqertë, shumë pak i njohur për të qenë i vlefshëm dhe tepër i qetë dhe i lumtur për të ekzistuar. Midis vendeve historike te familjes frankofone, Zvicra zë njër vend të veçantë :shumë gjuhësh, veçantia e trajektores së saj historike, origjinaliteti i modelit të saj politik dhe i konceptit të neutralitetit na e kujton këtë. Cokollata, orë, industri farmaceutike, high-tech… duke patur parasysh aftësinë e saj dhe cilësinë e produkteve që eksporton, vetë Zvicra është kthyer në një markë. Ky vend me sipërfaqe modeste, i vendosur në zemër të Europës, ka përparuar, duke qëndruar jashtë Bashkimit Europian.

 “Burimi i admirimit dhe xhelozisë”

Dhe ende Zvicra ekziston. Formula sekrete e suksesit të saj? Mister. Por ka disa këngë. Liqenet e saj, malet e saj, neutralitetin e saj, sistemin e saj politik, qytetet, fshatrat , gjuhët e saj, nevojën e përsosjes dhe rendit, produktet e saj të eksportuara përtej kufijve që është e vështirë ti kapërcesh. Një Zvicër që arrin të përfitojë nga gjithçka, edhe kur është e kufizuar në vendin e saj, si një vend i vogël, e rrethuar nga shumë më të mëdhenj. “Zvicra nuk kishte nevojë për hapësirë, ajo tashmë kishte lartësi”, shkruan autori. Nuk është pamja e jashtme që ka rëndësi, është e brendshmja. Dhe brendësia e saj, sipas André Crettenand, janë burimet e pafundme. “Që i jep asaj aq shumë admirim se sa zhgënjimi xheloz”.

Andre Crettenand druhet pak kur flet për vendin e tij kaq bukur, sidomos, për një ndjenjë krenarie që si një zviceran i mirë na mëson  të përmbahemi . Por modestia e lexuesit është zhdukur nga ndjenja e saktësisë së një Zvicre, të treguar nga një prej bijve të saj. Një libër për ta kuptuar zviceranët, duke u kujtuar atyre që jetojnë atje, përse ndihen aq mirë dhe ata që kanë ikur pse duan të kthehen. Ashtu si autori i librit, tek i cili ne ndjejmë një nostalgji të ëmbël për këtë vend të privilegjuar që “nuk është zvarritur në fatkeqësitë e botës”.

Këtu më poshtë po japim një pasazh të librit për lexuesit.

“Helvétia është një mit . Zvicra është një markë. Por si u krijua si vend, i populluar nga tetë milionë banorë, krenarë, megjithë ndryshimet e tyre, me flamurin e tyre me Kryqin e Bardhë që njihet kudo ? Dhe si arrin ajo të mbetet aq e begatë, duke qëndruar me vetmohim, jashtë Bashkimit Europian që e rrethon ? Që nga brigjet e liqenit Leman deri tek fusha e Grütlit, në lartësitë e Zvicrës qëndrore, deri tek luginat e Valesë, të rëpira deri në kufinjtë italofone të Tessin. Identiteti i Zvicrës kudo është ngritur në virtut. Por kujdes. Kjo lumturi e të qënit zviceran, shpesh e karikaturizuar nga ata që e vëzhgojnë nga jashtë me zili, gjithashtu meriton një diagnozë kërkuese ».

________________________________________

André Crettenand, “Zvicër. Shpikja e një kombi “, Ed. Nevicata,

Filed Under: Histori Tagged With: Alfred Papuciu-Zvicra

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT