• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ambasadori Lu: Balilin e mbron Shteti!

December 14, 2016 by dgreca

Ambasadori Lu:Kanë kaluar 7 muaj që kur policia greke ka arreastuar trafikantët e lidhur me Balilin. Tani janë 10 000 faqe dokumentacion…Agjencitë e SHBA-së i kanë thënë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm ta arrestojnë Balilin. Nëse nuk kapet Balili, si mund të shkojë pas peshqve të tjerë të mëdhenj drejtësia shqiptare?/

2-lu

Ambasadori i SHBA, zoti Donald Lu, deklaroi sot se, mosarrestimi i Klement Balilit është një “dështim i policisë dhe sistemit të drejtësisë” në Shqipëri.“Politikanët i kanë kushtuar vëmendje interesave të kriminelëve dhe biznesmenëve të korruptuar. Ndryshe, si mund të shpjegohet që Klement Balili është ende i lirë? Ky është dështim i policisë dhe sistemit të drejtësisë”, u shpreh Lu, gjatë analizës vjetore të Avokatit të Popullit. 
“Kanë kaluar 7 muaj që kur policia greke ka arreastuar trafikantët e lidhur me Balilin. Tani janë 10 000 faqe dokumentacion. Agjencitë e SHBA-së i kanë thënë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm ta arrestojnë Balilin. Nëse nuk kapet Balili, si mund të shkojë pas peshqve të tjerë të mëdhenj drejtësia shqiptare? Kush do e besonte se ky është vend serioz në luftën kundër trafikut nëse nuk procedohen peshqit e mëdhenj”, shtoi Donald Lu.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Ambasadori Lu, Balilin e mbron shteti

Ambasadori Lu: Lutjet dhe Urime….

November 9, 2016 by dgreca

-Ambasadori emrikan ne Tirane : Lutjet per viktimat e permbytjes, urime per Presidentin e 45-te te SHBA, Donald Trump/ambasadori-lu-sot-Fjala e Ambasadorit të SHBA Donald Lu në Mëngjesin e Zgjedhjeve Presidenciale të SHBA (9 nëntor 2016)/

I Nderuar President Nishani, anëtarë të parlamentit, miq të rinj, zonja dhe zotërinj.!Më lejoni ta filloj këtë mëngjes duke ofruar mendimet dhe lutjet tona për viktimat e kësaj përmbytjeje të tmerrshme që ka ndodhur në Shqipëri këto ditë.Dhe më lejoni të vazhdoj me një rrëfim. Kam disa versione të ndryshme të këtij fjalimi sot. Dhe mendoj se kjo është një gjë e mrekullueshme e demokracisë. Është e paparashikueshme, është emocionuese, dhe është diçka të cilën e bashkëndajnë si Amerika dhe Shqipëria.

Nëse shihni rreth e rrotull kësaj salle, do të shihni se qëllimisht kemi ftuar shumë të rinj për të qënë këtu me ne sot për të festuar zgjedhjen e një Presidenti të ri amerikan. Pse do të kërkonim kaq shumë të rinj – dhe kur them të rinj e kam fjalën të rinj në moshë dhe të rinj në zemër – të bashkoheshin me ne sot. Sepse ju jeni e ardhmja me të vërtetë e kësaj demokracie.

Demokracia është diçka që na bashkon të gjithë neve, amerikanë dhe shqiptarë. Është e rrëmujshme. Është e komplikuar. Dhe shpesh, është e mbushur me konflikte dhe polemika, siç ishte këtë vit në Shtetet e Bashkuara. Por, në fund, demokracia na garanton liritë që i konsiderojmë kaq të vyera.

Shtetet e Bashkuara kanë zgjedhur Presidentin e 45-të të Shteteve të Bashkuara – Donald J. Trump.  Këto zgjedhje ishin një votë për ndryshim në Shtetet e Bashkuara, por kjo nuk do të thotë se do të ketë ndryshim në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë patur marrëdhënie të ngushta si gjatë administratave Republikane, dhe atyre Demokrate. Ne jemi aleatë në NATO. Ne jemi partnerë në Afganistan. Kemi qëndruar bashkë kundër agresionit rus në Ukrahinë dhe në mbështetje të pavarësisë së Kosovës. Kam besim se marrëdhëniet tona do të mbeten të ngushta edhe gjatë Administratës Trump.

Një nga gjërat më të rëndësishme në një demokraci është debati energjik dhe ndonjëherë antagonist.  Në këtë cikël zgjedhjesh, ne kemi parë kandidatët, median, mbështetësit e të gjitha krahëve të diskutojnë çështje – të mëdha dhe të vogla – që ndikojnë vendin tonë dhe botën. Këtë mëngjes ju dëgjuat nga Presidenti i zgjedhur Trump se çfarë e përkufizon vërtet një demokraci: kalimi paqësor i pushtetit dhe ecja përpara së bashku si një komb.

Teksa Amerika përfundon këtë sezon fushatash politike, Shqipëria po fillon të sajën. Tek fillojmë të shërojmë ndasitë politike mes njerëzve në të djathtë e në të majtë në Amerikë, shqiptarët do të fillojnë një debat të gjatë që do të kulmojë me zgjedhjet e qershorit.

Si dy demokraci të mëdha, më lejoni të ofroj shpresën – në emër të të gjithë amerikanëve sot këtu – se qytetarët shqiptarë do të bëjnë zgjedhje të mençura. Se ata do të debatojnë për çështje me rëndësi. Dhe se ata do të vazhdojnë të përqafojnë vlerat demokratike që bashkojnë Shqipërinë me Europën dhe Shqipërinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Faleminderit shumë që keni ardhur.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Ambasadori Lu, Lutje dhe urime

Ambasadori Lu, vlerëson kontributin e shqiptaro-amerikanëve në SHBA dhe Shqipëri

November 7, 2016 by dgreca

ambasadori LU sot(1)

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, komentoi rolin e shqiptaro-amerikanëve në përparimin e Shqipërisë. Zoti Lu u intervistua nga korrespondenti i VOA në Tiranë, Ilirian Agolli dhe i bëri komentet në prag të Samitit të Diasporës që mbahet në Tiranë nga 18 deri në 20 nëntor. “Doja ta filloja këtë intervistë me një histori, – tha zoti Lu. Është një fotografi e famshme e një djali sirian që u përhap në internet në mbarë botën. Ai ishte plagosur në një sulm ushtarak dhe ishte i përgjakur. Kur presidenti Obama shkoi në Kombet e Bashkuara në shtator, ai foli rreth një fëmije amerikan që quhej Aleks, i cili i kishte shkruar një letër ku i kërkonte ta sillte djalin e vogël sirian në shtëpinë e tij. “Dua që ai të jetë pjesë e familjes sonë, dhe ai do të jetë si vëllai im”, shkruante Aleksi. Letra e gjashtëvjeçarit u bë e famshme në mbarë botën dhe të gjithë mësuan se ai ishte shumë i veçantë. Ata nuk e dinin në fakt që ai ishte një shqiptaro-amerikan. Prindërit e tij janë nga Shqipëria. Kjo më kujton mënyrat e ndryshme me të cilat shqiptaro-amerikanët kanë kontribuar në Shtetet e Bashkuara. Ne jemi një vend imigrantësh dhe në Amerikë ka 214 mijë shqiptarë që punojnë në fusha të ndryshme të jetës. Ata janë atletë, lojtarë hokei, lojtarë futbolli, muzikantë, artistë hip-hopi, regjisorë filmash, biznesmenë, shkencëtarë, dhe ka nga ata që shërbejnë në forcat e armatosura amerikane duke sakrifikuar çdo ditë për sigurinë e vendit tonë. Ne kemi patur politikanë që kanë qënë shqiptaro-amerikanë. Ish-kongresmeni nga Nju Jorku, Joe Dioguardi është shqiptar-arbëresh. Kryetari i bashkisë së Usterit në Masaçusets dhe ai i bashkisë së Nju Orlinsit në Luiziana janë shqiptaro-amerikanë. Kemi një shqiptaro-amerikane që është një atlete e famshme olimpike: Enkelejda Shehaj është një nga qitëset më të mira në botë. Ajo mori pjesë në lojrat olimpike të vitit 1992 në Barcelonë dhe mori pjesë atje si përfaqësuese e Shqipërisë. Pas trazirave të 1997-ës, imigroi në Shtetet e Bashkuara. Verën e kaluar ajo konkurroi në Rio si amerikane edhe njëherë pas 24 vjetësh. Kemi shqiptaro-amerikanin Ferid Murad, i cili fitoi çmimin Nobel në mjeksi në vitin 1998. Dhe sigurisht, shqiptaro-amerikanët ndoshta më të famshëm, janë vëllezërit, Xhim dhe Xhon Belushi, aktorë që unë i kam ndjekur kur isha fëmijë. Të gjitha këto raste më kujtojnë gamën e gjerë të kontributeve që shqiptaro-amerikanët kanë dhënë për vendin tim dhe ky kontribut vetëm sa ka filluar.”

I pyetur se çfarë roli mund të luajë diaspora shqiptare e Amerikës në përparimin e Shqipërisë, zoti Lu tha:”Ne e dimë se ka qindra mijëra shqiptarë që jetojnë në SHBA. Ajo që njerëzit mund të mos e dinë është se në Shqipëri vijnë çdo vit mbi 100 mijë amerikanë dhe shumë prej atyre janë shqiptaro-amerikanë. Kjo shpjegon pasurinë e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.Diçka tjetër që njerëzit mund të mos e dinë, – tha ambasadori Lu, – është sot në Shqipëri jetojnë në mënyrë të përhershme rreth 20 mijë amerikanë, shumë prej të cilëve janë shqiptaro-amerikanë dhe punojnë çdo ditë për të kontribuar në të mirë të përparimit të Shqipërisë.

Kam takuar shqiptaro-amerikanë që vijnë në Shqipëri dhe që dëshirojnë të kontribuojnë për arsimin. Njëri prej tyre mendon të hapë një universitet amerikan këtu. Kam takuar biznesmenë shqiptaro-amerikanë që shpresojnë të investojnë në infrastrukturë, në fasone dhe në biznesin bankar. Ka shqiptaro-amerikanë që janë anëtarë të parlamentit, një shqiptaro-amerikan shpreson të themelojë një bankë amerikane investimesh këtu. Ka shqiptaro-amerikanë që punojnë në mjekësi e në arsim. Madje kam katër shqiptaro-amerikanë të mrekullueshëm që punojnë këtu në ambasadë. Një punon në zyrën time si sekretar për zv/ambasadorin, një tjetër është oficer i sigurisë diplomatike, një është prokuror federal amerikan, i cili punon për krimet e rënda në çështje shumë të vështira të antikorrupsionit. Njëra është agjente e FBI-së. Ajo punon çdo ditë me policinë për çështje të antikorrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndoshta historia ime e preferuar është ajo me Rrok Mirditën, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar. Ai ishte kryeipeshkvi katolik për Durrësin dhe Tiranën. Ai ishte shqiptaro-amerikan. Ai emigroi në SHBA kur ishte djalë i ri, u rrit në Nju Jork, u bë prift në moshën 25-vjeçare dhe shumë vite më vonë, Papa Gjon Pali i Dytë e emëroi në Shqipëri. Ai e ringriti kishën katolike pas komunizmit dhe shpenzoi 25 vjet nga jeta e tij në shërbim të katolikëve shqiptarë. Në një farë mënyre, ai është babai i kishës katolike këtu në Shqipëri dhe shumë shqiptarë si dhe amerikanë ushqejnë ndjenja respekti për kontributin e tij. Gjithnjë e më shumë shqiptaro-amerikanë vijnë në Shqipëri çdo vit dhe kam besim se sa më shumë të vijnë aq më shumë do të rritet kontributi i tyre vit pas viti.” {VOA }

Filed Under: Interviste Tagged With: Ambasadori Lu, diaspora, samiti, SHQIPTARO-AMERIKANET

Ambasadori LU flet për luftën kundër terrorizmit

October 25, 2016 by dgreca

Ambasadori LU flet për luftën kundër terrorizmit në Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes/

ambasadori-lu-me-kursantet

Pak ditë më parë në sallën e konferencave të Akademisë së Forcave tona të Armatosura, Ambasadori i SHBA-së, zoti Donald LU, zhvilloi një leksion me tematikë luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Dëgjues të këtij leksioni ishin kursantët e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Në fjalën e tij zoti LU theksoi se, “rritja e kontigjenteve të të rekrutuarëve për tu bërë pjesë e grupeve dhe organizatave terroriste që veprojnë kryesisht në Siri, Irak, etj. është një shqetësim serioz. Ky numur ka qenë në rritje nga vendet ballkanike, kryesisht Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, etj. Rekrutimi i terroristëve ka baza ideologjike dhe ekonomike, e cila e bën më të vështirë luftën kundër tyre. Ndaj mbështetja dhe asistenca nga institucionet e sigurisë të SHBA do jetë e vazhdueshme, jo vetëm për Shqipërinë, por dhe rajonin e më gjerë”, theksoi zoti LU. Ndërkohë nga pjesmarrësit u bënë pyetje të shumta, të cilave zoti LU ju përgjigj me qetësi e kompetencë. Në fund, Komandanti i Akademisë së Forcave tona të Armatosura, Kolonel Ruzhdi Kuci, i dha zotit Ambasador, Donald LU, certifikatën “Për kontributin në përformancën e zhvillimit të Kursit të lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes,{KLSM} si lektor nderi.”, si dhe një libër me përmbledhje të tematikave dhe leksioneve të zhvilluara në KLSM. {SH.K}.

Filed Under: Komente Tagged With: Ambasadori Lu, kundër terrorizmit

Radikalizmi – Me rëndësi që Islami të tregojë rrugën për një botë paqësore

July 28, 2016 by dgreca

Ambasadori Lu: Të ndihmojmë drejt rrugës së paqes/

Në ditët e sotme, teksa bota përballet me kërcënimet e analfabetizmit, diskriminimit, dhunës dhe shtypjes, është më e rëndësishme se kurrë që Islami të ndihmojë, për të treguar rrugën drejt një bote më paqësore. Ky është thelbi i asaj që ka deklaruar ambasadori amerikan Donald Lu, gjatë një konference të mbajtur në Tiranë mbi “parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit, duke promovuar vlerat demokratike dhe angazhimin qytetar”. Ndër të tjera, ambasadori Lu shprehet se të gjithë kemi detyrën të luftojmë për drejtësi në komunitetet tona, pavarësisht nëse jemi myslimanë apo të krishterë, hindu apo budistë. Ai ka bërë thirrje veçanërisht kundër dhunës në familje, pro mbështetjes së shkollimit të djemve e vajzave, pro mbrojtjes së të varfërve dhe mbi të gjitha për parandalimin e të gjitha formave të dhunës, përfshi ekstremizmin e dhunshëm.

Fjala e plotë të ambasadorit Lu:

Kryetar i Komunitetit Mysliman Bruçaj, Gjeneral Lleshi, Z. Gurra, të nderuar imamë të Shqipërisë,

Unë besoj te Perëndia. Si njerëz që besojmë në Zot, qofshim myslimanë, të krishterë, hindu apo budistë, kemi detyrën të luftojmë për drejtësi në komunitetet tona.

Për mua, kjo drejtësi përfshin:

-Të dalësh kundër dhunës në familje

-Të mbështesësh shkollimin e djemve dhe vajzave,

-Të mbrosh të varfërit, dhe të parandalosh të gjitha format e dhunës, përfshirë ekstremizmin e dhunshëm.

Ju punoni çdo ditë për të përkrahur këto vlera. Në veçanti, po i ndihmoni të rinjtë që të përcaktojnë vlerat që do të ndjekin gjatë gjithë jetës së tyre. Shpresoj që sot të mësoni ide të reja se si mund të ndihmoni të rinjtë të shmangin rrugën e radikalizimit dhe të dhunës në komuntietet tuaja.

Ambasada Amerikane është e përkushtuar të punojë mbi këtë çështje në të gjitha nivelet me qeverinë, me të rinjtë dhe me udhëheqësit fetarë.  Puna kundër ekstremizmit të dhunshëm nuk është e lehtë. Do të kërkojë që çdo anëtar i komunitetit tuaj të punojë së bashku për të kundërshtuar mesazhet e rreme nga grupe të huaja radikale.

Ju jeni udhëheqësit e kësaj lëvizjeje. Vitin e kaluar, disa shqiptarë morën pjesë në Samitin e Shtëpisë së Bardhë kundër ekstremizmit të dhunshëm, mbajtur në Uashington.  Qëllimi i tyre ishte të nxiteshin diskutime si ky që po zhvilloni sot këtu.

Shpresoj që ky aktivitet të nxisë mësim, diskutim dhe debat.  Mendoj se burimet më të mira për ide të reja do të jenë idetë që do të mësoni nga njëri-tjetri. Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë partner i Komunitetit Mysliman Shqiptar për këtë çështje të rëndësishme.

E kam kaluar pjesën më të madhe të moshës madhore në vende me shumicë myslimane. Si vullnetar i Korpusit të Paqes në Sierra Leone, jetoja përballë xhamisë së fshatit tonë. Në vend të minares, hoxha e bënte thirrjen për lutje të besimtarëve duke përdorur daullen më të madhe që të kishin zënë sytë.

Për mua, kjo është një prej pjesëve më të bukura të islamit që mund të përshtatet dhe të mirëpresë tradita kulturore nga të gjithë popujt. Tani, ndërsa bota përballet me kërcënimet e analfabetizmit, diskriminimit, dhunës dhe shtypjes, është më e rëndësishme se kurrë që Islami të ndihmojë për të treguar rrugën për një botë më paqësore.

Së fundi, faleminderit Kryetar Bruçaj dhe Fejzi Shaholli për udhëheqjen e treguar në organizimin e kësaj konference sot. Keni mbështetjen tonë të plotë dhe të sinqertë për këtë punë të rëndësishme.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ambasadori Lu, Kryetari Brucaj, Radikalizmi

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT