• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në Staten Island”, Anamalasit rreth “Valles së Bashkimit” me Flamurin kuq e zi

November 28, 2015 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/

Miliona shqiptarë rreth rruzullit tokësor e festojnë Ditën e Flamurit Kombëtar si ditën më të shenjtë të vitit.Edhe shoqata e mirënjohur “Ana e Malit” me kryetar z.Ismet Kurti në Amerikë si pjesë e Diasporës shqiptaro-amerikane mbledh së bashku shqiptarët për çdo vit për të fesetuar me nderime e madhështi Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin, Pavarësinë e Shqipërisë.

Në ishullin e “Staten Island” të Nju Jorkut, ku rrezet e shndritshme të diellit të lëbyrnin sytë edhe pse fund nëntori, në restorantin “Brook Catering Hall” me pronar z.Shaban Seferi së bashku me stafin e punës kishin përgatitur cdo gjë dhe iu uronin pjesëmarrësve mirëseardhjen për Festën e Flamurit.

Është një ishull që tërheq shumë turistët sepse lidh Manhattanin që udhëton me anijen “Ferry” anijen që mund të udhëtosh pa para dhe shikon fare afër Statujës së Lirisë, apo mund të shkosh në Brooklyn nëpërmjet urës së famshme “Verrazano Bridge”, urës së vetme në botë që mbahet nëpërmjet forcës së tërheqjes.

Mbrëmja festive e Nëntorit e konceptuar nga anamalasit ishte tipike festive, plot kulturë, ishte një festë spektakolare pa asnjë lloj fjalimi pompoz, ishte një shfaqje spektakolare nga shoqata “Tradita”, “Biznis Klub Anamalit” dhe Buzuku të ardhur enkas nga Ana e Malit, Kraja, Ulqini, nga trevat autoktone shqiptare të pushtuara padrejtësisht nga sllavët.  Anamalasit shtruan një darkë për mysafirët të cilët kishin ardhur për Ditën e Flamurit nga Ulqini i largët, ndërsa festimin zyrtar këtë vit e organizojnë me mjaft shoqata të tjera të Diasporës të udhëhequr nga asnambleisti i shtetit të nju jorkut, shiqptari i parë i zgjedhur z.Mark Gjonaj.

Kjo shfaqje spektakolare mund të jepej pa frikë në sallat mondane të New Yorkut dhe me siguri do të mahniste artdashësit e shumtë shqiptarë dhe të huaj nga vallëzimet, këngët dhe kostumet marramendëse shumëngjyrëshe të asaj treve.

Mbrëmjen e ka hapur n/kryetari i shoqatës “Ana e Malit” z.Xheladin Zeneli i cili iu ka uruar të gjithë pjesëmarrësve Gëzuar Ditën e Pavarësisë dhe e festofshim perjetësisht këtë ditë të shenjtë, ndërkohë ka falënderuar dhe iu ka uruar punë të mbarë shoqatës “Tradita”, Bisnez Klub Anamalit” dhe Buzukut për mirëseardhjen në Festën e Pavarësisë.

Z.Zeneli ftoi në skenë kryetarin e “Biznis Klub Ana e Malit z.Kabil Kurti i cili kishte ardhur nga Ulqini ku midis të tjerash tha:

“Ana e Malit në të cilën kryen veprimtarinë “Biznis Klub Anamalit” është një zonë me potenciale të mëdha natyrore dhe ekonomike.  Kjo shoqatë ka në axhendën e vet një sërë aktivitetesh ku dy projektet më serioze të saj janë Dita e Shegës dhe Dita e Diasporës.

Dita e Shegës është një manifestim gjithëpopullor që ka qëllim promovimin e prodhimeve vendore të cilët do ndikojnë në rritjen e mirëqenies sociale të banorëve për nder të pemës autoktone të trevës sonë Shegës.  Shega ka qenë simbol i trashëgimisë dhe jetëgjatësisë për popuj autokton ku së bashku me ullirin dhe fikun janë pemët më të vjetra që kanë mbi 5 mijë vjet lashtësi.  Lulet e shegës janë simbol i dashurisë kurse fryti i saj simboli i pjellorisë.

Dita e Diasporës është një projekt me shumë rëndësi dhe bëhet në bashkëpunim me shoqatën “Ana e Malit” në New York dhe kjo bëhet për nder të bashkëvendasve tanë që vinë gjatë pushimeve në vendlindje”.

Koncertin madhështor e ka prezantuar aktivistja e dalluar zonja Zyra Mehani

e shoqatës “Tradita” me drejtor z.Sabri Salaj e cila iu uroi gjithë të pranishmëve:  “Mirë se u bashkuam”  urim që u mirëprit me duartrokitje të nxehta.

Ajo falënderoi “Anën e Malit” dhe të gjitha shoqatat që i kanë mbështetur vazhdimisht dhe e filloi programin duke kujtuar aktivitetet historike të mëparshme për Flamurin shqiptar.

Grupi i valltarëve interpretoi duke vallëzuar një kolazh të valleve të trevës së Anës së Malit, lëvizjet e tyre, krahët e bashkuar në fluturim shqiponje rrahja e këmbëve në tokë burrash shprehte qartë dashurinë si bij të lashtë të Mëmëdheut tonë të shumëvuajtur.

Këngëtari Edi Luka interpretoi “Lulëkuqja e Gjakovës” dhe “Dashuroj kuq e zi”, dashuri që del nga palca e shpirtit.

E magjishme ishte dhe “Vallja e Shegës” krejtësisht tradicionale që u shoqërua nga këngëtarja e re anamalase Egzona Salaj.

Artisti i shquar shqiptar anamalas Gezim Salaj interpretoi me profesionalizëm këngën “Ana e Malit” vendlindja ime.

Mbremja vazhdoi me plot intensitet, emocion dhe duartrokitje kur në skenë u interpretua vallja e dasmës anamalase e cila në festivalin mbarëkombëtar folklorik të Gjirokastrës në këtë vit u kurorëzua me çmimin e tretë mbarëkombëtar.

Këngëtari Suad Mehmeti u prezantua me një potpuri këngësh autoktone ulqinake i cili u mirëprit plot emocion nga të gjithë pjesëmarrësit artdashës.

Me mjaft duartrokitje të nxehta u mirëpriten këngët “Çohem nadje pa dal drita” dhe sidomos kënga patriotike “Mos m’i prek trojet e mia” interpretuar mjeshtërisht nga Gëzim Salaj.

Kanarina shqiptare e Anës së Malit, Ulqinit dhe Krajës këngëtarja simpatike Egzona Salaj e cila ka fituar çmimin e parë në festivalin kombëtar të Gjirokastrës si interpretuesja më e mirë e vitit në rrafshin gjithëpërfshires kombëtar me “Këngën e Gjergjefit” u paraqit para publikut me një potpuri këngësh shkodrane si: “Për mu paska kenë kismet”.

Këngëtarët e mirënjohur Viktor Ndrekaj dhe Luigj Llukiqi interpretuan këngë të ndryshme, por ajo më me humor të hollë ishte: “Bisedojnë dy plaka të veja” , këngë që u mirëprit plot duartrokitje.

Programi artistik tejet i bukur dhe plot kulturë shoqeruar nga DJ Samy u mbyll me vallen e interpretuar magjishëm nga shoqata “Tradita” e quajtur “Vallja e Bashkimit”.  Vallja është përgatitur nën mbikqyrjen e Din Zenelit, aktorit Shefqet Luca, me koreografi të valltarit kryesor të “Ansamblit Shota” nga Kosova Besnik Grajcevicit.

Vallja e Bashkimit duhet të pushtoje gjithë ekranet shqiptare me vajzat dhe djemtë me kostumet me ngjyra marramendëse sidomos grupi me kostumet e Shestanit, veshje katolike e trevës së Krajës do të më bënte një përshttypje të jashtëzakonshme, ato dukeshin sikur kishin ardhur nga një planet tjetër, por në fakt ato ishin shtojzovallet shqiptare, ardhur nga Illyria këtu e qëkur ka lindur njerëzimi.

Duke u bashkuar të gjithë në vallëzim, pjesëmarrës dhe artdashës në “Vallen e Bashkimit”  ndjeja dhe shikoja në sytë e tyre dashurinë dhe urimin gjithëshqiptar:  “U bashkofshim sa më parë” se kush ka marrë pjesë në aktivitetet pranë shoqatës “Anës së Malit” jemi ndjerë si pranë Ulqinit pranë Bashkimit!

28 Nëntor, 2015-Staten Island, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Anamalasit, Dita e Flamurit, ne Staten island

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT