• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

EVROPA TOKЁ E LAKMUAR

September 27, 2018 by dgreca

Panebianco

Nga Angelo Panebianco/“Corriere della Sera”/

1-Eugjen-Merlika-225x300

Pёrktheu pёr Diellin:Eugjen MERLIKA/

            I drejtohemi mё shumё shёmbёllesave historike kur kohёt turbullohen, kur shkimen pikat e referimit tё zakonshёm, ato qё mё parё pёrdornim pёr tё ndёrpretuar botёn. Kёrkohen, nё historinё e shkuar, çaste e gjendje tё krahasueshme, pёr aq sa ёshtё e mundur me rrethanat e pranishme, me shpresё tё gjindet njё busull qё tё na ndihmojё neve tё drejtohemi. T’a zёmё se Steve Bannon, ish ortaku i Donald Trump-it e teoriku i nacional – populizmit, dhe mendimi i tij (ai qё shumёve  prej nesh na duket njё distopi, njё utopi  e keqe) pёr njё Evropё tё rihedhur nё garёn mes Shtetesh, plotёsisht sovranё, do tё fitojnё. T’a zёmё se nё zgjedhjet e ardhёshme pёr Parlamentin evropian do tё vёrtetohet fitorja e madhe zgjedhore e nacional – populistёve. T’a zemё se do tё rritet kushtёzimi i ushtruar mbi qeveritё gjermane nga Alternativa pёr Gjermaninё, njё lёvizje kundёr tё huajve (dhe kundёr Evropёs), sot partia e tretё nё Bundestag, qё nё Francё rёnia e pёlqimit popullor pёr Macron-in  do t’a bёjё pёrsёri tё besueshme sfidёn lepeniste, qё n’Itali do tё ngulin rrёnjё nacional – populistёt, sot nё fuqi, e qё lёvizje tё tilla do tё vazhdojnё tё fuqizohen gjithandej. Bashkimi Evropian, larg kalimit tё krizёs sё sotme, do tё kishte pak mundёsi tё merrte vehten. Le tё pёrfytyrojmё , sё fundi, se lidhjet ndёr – atllantike (edhe pёr shkak tё ripohimit tё njё mandati tё dytё  presidencial tё Trump-it, mbas dy vitesh), do tё vazhdojnё tё dobёsohen.

Nёse gjithshka u tha mё sipёr do tё sendёrtohej, cilёs hyllёsie historike duhet t’i drejtohemi pёr t’u rrekur tё kuptojmё gjendjen e re evropiane? Mund tё kuturisim qё nё kёtё rast Evropa do tё gjindej nё kushte tё krahasueshme me ata tё Italisё nё gjysmёn e parё tё Pesёqindёshit: nё harkun e kohёs qё shkon nga 1494, vit i zbritjes nё Itali tё mbretit tё Francёs, Karli VIII, deri nё 1559, viti i traktatit tё paqes tё Cateau – Cambrésis. Gjatё gjithё asaj periudhe, me pushime tё shkurtёra, Franca e Spanja (Franca dhe Perandoria Habsburge nёn Karlin V, nga 1519 deri nё 1556,) luftuan pёr kontrollin e Italisё. Sherret mbaruan mё 1559 me ngadhnjimin e Spanjёs, qё siguroi mbizotёrimin, nga Mbretёria e Napolit nё Milano, nё njё pjesё tё mirё tё Gadishullit.

Italia mbas 1494 ishtё bёrё tokё e lakmuar nga fuqitё evropiane sepse kishte dy karakteristika (qё i gjejmё edhe n’Evropёn e sotme): ishte e pasur nё burime ekonomike dhe nё prestigj dhe ishte politikisht e copёtuar, e ndarё nё Shtete shemra, tё paaftё tё formonin njё front tё pёrbashkёt kundёr orekseve t’atyre fuqive. Nё njё vepёr klasike kushtuar “Historisё sё republikave italiane” mё 1832, historiani dhe ekonomisti Sismondi shkruan: “Nё fund tё shekullit XV zotёrinjtё e kombeve francez, gjerman e spanjol u tunduan nga begatia e mrekullueshme e Italisё, ku grabitja e vetёm njё qyteti u premtonte atyre herё herё mё shumё pasuri se sa mund t’i xhvatnin miliona vartёsve. Me pretekstet mё tё kota ata mёsynё Italinё e cila, nё dyzet vite lufte, herё pas here u shkatёrrua nga gjithё ata popuj qё mundёn tё depёrtonin nё tё. Grabitjet e kёtyre barbarёve tё rinj shkaktuan zhdukjen e begatisё qё i kishte joshur ata ”.

Le tё mbajmё parasysh tani rastin e njё Evrope “tё shprishur”: fundi i hegjemonisё sё Shteteve tё Bashkuara, fundi i integrimit evropian, kthim i plotё nё Evropёn e Shteteve kombёtare tё pa lidhura – siç kanё qenё deri tashti – nga ajo hegjemoni dhe nga ai integrim. Tё pёrfytyrojmё gjendjen mё ngjyrё trёndafili, njё skenar nё tё cilin tё mos jenё tё pranishme, nё ndryshim nga çfarё ndodhi nё Italinё e Pesёqindit, kundёrshtitё e armatosura (edhe se e dijmё se gjatё kufirit mes Vendeve tё Natos dhe zonave tё ndikimit rus, shpejt a vonё mund tё shpёrthejnё pёrplasje tё rёnda). Evropa gjithsesi do tё jetё tokё e lakmuar e fuqive tё mёdha. E para qё do tё pёrfitonte nga rёnia e hegjemonisё amerikane dhe ndalimi i njёhershёm i integrimit evropian, natyrisht do tё ishte Rusia (e cila, sё bashku me disa miq tё saj evropianё, po punojnё me zell pёr atё pёrfundim). Do tё synonte tё zёvendёsonte Shtetet e Bashkuara nё rolin e lordit mbrojtёs t’Evropёs. “Asgjё e keqe” thonё ata qё nuk kuptojnё se çfarё pasojash do tё kishte mbi shoqёrinё nё tё cilёn bёjnё pjesё e mbi vetё jetёt e tyre, kalimi nga hegjemonia e njё fuqie demokratike e liberale nё atё tё njё Shteti iliberal. Merrni me mend: ekspertёt e Rusisё mendojnё se Putini ёshtё mё i miri qё gjindet nё sheshin e atyre anёve. Pasuesit e tij, pёr pjerrje autoritare dhe prirje imperialiste, do tё jenё me gjasё, mё tё kёqinj.

Por Rusia nuk do tё kishte fushё tё lirё. Do tё haste pengesa nё veprimin e  tё tjera fuqive tё mёdha. Edhe se politikisht tё kufizuar, jo mё nё gjёndje tё ushtrojnё njё hegjemoni tё pakundёrshtueshme, Shtetet e Bashkuara, sigurisht nuk do tё braktisnin krejtёsisht fushёn: do tё kёrkonin gjithsesi tё kundёrshtonin trysninё ruse mbi Evropёn. Pastaj ёshtё Kina me synimet e saj perandorake, rruga e re e Mёndafshit, e gjithshka tjetёr  me investimet e saj tё mёdha jo vetёm nё Azi dhe nё Afrikё, por edhe nё Mesdhe e n’Evropё.

Evropa e pasur dhe e ndarё do tё bёhej pre (tё shpresojmё sё paku, paqёsore) e garёs ndёrmjet fuqive tё mёdha tё sotme. Nё njё Evropё tё ndarё do tё rindizeshin shumё shemёri, deri tani (mbas 1945) vetёm tё fashitura: ndoshta kundёrshtia e fortё mes Italisё dhe Francёs mbi Libinё paralajmёron njё fazё tensioni ndёrmjet evropianёve pёr çёshtjet mё tё ndryshme. Nga ana tjetёr, rifillimi i tensioneve do tё lehtёsonte, kryesisht nё Vendet evropiane mё pak tё fuqishme, lindjen e grupeve partiake ose tё rrymave tё partive, tё lidhura me fille dyfishe me njёrёn apo tjetrёn fuqi tё madhe rivale. Nuk po zemё nё gojё faktin qё nё njё Evropё tё ndarё, dhe tokё mёrgimi nga Lindja e Mesme, do tё shtoheshin akoma mё tepёr prania dhe aftёsia e ndikimit tё ndonjё fuqie (autoritare) tё asaj zone.

Elitat europeiste  apo kozmopolite qё mendonin se n’Evropё Shteti kombёtar tashmё ishte tejkaluar, kanё bёrё gabime tё mёdha. Kanё lehtёsuar kundёrveprimin  sovranist. Evropa duhet tё mbajё parasysh gjallёsinё kёmbёngulёse tё Shteteve kombёtarё. Por evropianёt qё pёsojnё yshtjen e kushtrimit nacional – populist duhet tё dijnё mirё se çfarё çmimi do tё paguajmё tё gjithё, nёse ai projekt do tё sendёrtohej.

“Corriere della Sera”, 24 shtator 2018    E pёrktheu Eugjen Merlika

Filed Under: Politike Tagged With: ANGELO PANEBIANCO, Eugjen Merlika, Evropa, toka e lakmuar

DY ITALITЁ DHE SFIDA QЁ DO TЁ VIJЁ

March 27, 2018 by dgreca

Shkruajtur nga Angelo Panebianco/

Pёrktheu pёr Diellin:Eugjen MERLIKA/

Nё politikё simbolet vlejnё aq sa dhe interesat. E ndonjёherё mё shumё. Ndёrmjet hamёndjeve qё bёhen pёr qeverinё ka ndonjё qё ёshtё simbolikisht e paanёshme (pёr shembull njё “qeveri e presidentit”, e mbёshtetur nga jo mosbesimi i fuqive parlamentare) dhe ndonjё tjetёr me njё pёrmbajtje tё lartё simbolike. Tё shqyrtojmё dy skenarё tё ndёrsjelltё : njё qeveri e Pesё Yjeve e mbёshtetur nga Pd dhe njё qeveri 5Yje – Lega. Ndryshimet nuk do tё ishin vetёm programatike. Sepse nё rastin e parё (qeveri 5 Yje – Pd), pёr shumё njerёz do tё ruhej iluzioni i njё farё vazhdimёsie me tё shkuarёn, me traditat politike tё Vendit. Ndёrsa nё rastin e dytё e shkuara do tё arkivohej mizorisht dhe mё tё shumtit do tё gjindeshin pёrballё asaj qё do t’a quanin njё “pёrbindёsh”, njё shkёputje rrёnjёsore nga skema mendore tё sprovuara, do t’u duhej tё pёrballonin tё panjohurёn, pa zotёruar mjetet intelektuale pёr t’a zbёrthyer e pёr t’a kuptuar atё.

Paolo Mieli (Corriere della Sera, 15 mars)  ka dokumentuar se sa i gjёrё ёshtё balli i atyre – qё njё kohё quheshin “intelektualё tё sё majtёs” – qё trysnojnё Pd pёr t’a shtyrё tё merret vesh me 5 Yjet. Me qё jo tё gjithё kёta janё tё papёrgatitur e tё paaftё pёr tё kuptuar se sa dёm do t’i sillte njё qeveri e kёtillё Vendit, mund tё arrihet nё pёrfundimin se pёr tё shpjeguar kёta qёndrime nuk ёshtё politika por psikologjia.

Tё propozohet njё qeveri 5 Yje – Pd ёshtё njё mёnyrё  pёr tё mbajtur besnikё (ose tё besohet se mbahen besnikё) tё sё shkuarёs sё tyre “burra e gra tё sё majtёs”. Njё qeveri 5 Yje – Pd – mendojnё ata – mund tё ishte, sё paku nё teori, e drejtuar ndёrmjet shinash tё sprovuara, tё ndёrpretuar nё dritёn e kategorive tё sё shkuarёs : do tё ishte – simbas tyre – njё “qeveri e sё majtёs” (e kundёrta, sidoqoftё,  e njё qeverie tё qendrёs sё djathtё e mbёshtetur nga Pd. Duhet vёnё nё dukje se ky ndёrpretim sigurues i njё qeverie 5Yje – Pd nuk do tё qarkullonte vetёm nё mjediset e t’ashtuquajturit opinion publik i sё majtёs. Votuesit e sё djathtёs do t’a quanin nё tё njёjtёn mёnyrё, pra si njё qeveri tё sё majtёs. Me njё fjalё, skenari 5Yje – Pd ёshtё mё qetёsuesi pёr tё gjithё : do tё bёhej fjalё pёr njё pёrvojё qё çon – me ndonjё mundim – nё botёn tradicionale simbolike me vetёm njё pёrmasё : atё e djathtё – e majtё.

Krejt ndryshe do t’ishte njё qeveri 5 Yje – Lega. Lindja e saj do tё pёrmbyste atё botё simbolike, do t’i nxirrte jashtё loje kategoritё tradicionale ndёrpretuese. Prandaj bёhet fjalё pёr njё hamёndje simbolikisht rrёnuese. Njё qeveri 5 Yje – Lega do t’i detyronte tё gjithё tё kuptonin se krisja politike themelore, jo vetёm n’Itali, nuk ёshtё mё ajo e majtё – e djathtё (socialistё-konservatorё) e kohёve tё bukura  nё tё cilat bota perёndimore ishte mjaft e qёndrueshme dhe e rregullt, aq sa t’i lejonte politikёs tё ndahej ndёrmjet mёdyshjeve mё shumё Shtet apo mё pak Shtet, mё shumё apo mё pak shtet shoqёror e tё tjera.

E çara themelore tani ёshtё ndёrmjet forcave qё kundёrshtojnё shoqёrinё e hapur dhe atyre qё e mbrojnё atё. E me qё shoqёria e hapur, e themeluar mbi demokracinё pёrfaqёsuese dhe ekonominё e tregut ёshtё njё prurje e pёrkatёsisё sonё botёs perёndimore, kush e kundёrshton  duhet tё kundёrshtojё edhe atё pёrkatёsi, duhet tё dobёsojё lidhjet me Evropёn dhe Shtetet e Bashkuara, duhet t’a zhvendosё hap mbas hapi Vendin drejt njё aleance me Rusinё (nёnkuptohet me shoqёritё e mbyllura).

Me qё jetojmё n’epokёn e Donald Trump-it, fatkeqёsisht, njё projekt i tillё , edhe se mund tё kёrkojё njё farё kohe pёr t’u sendёrtuar, nuk ёshtё diçka e pamundur, nuk ёshtё i parealizueshёm. Por çmimi qё Vendi do tё paguante do tё ishte tejet i lartё. Me qё jo gjithshka e keqe vjen pёr keq, vetё fakti qё flitet ose qё mundёsia e njё qeverie 5 Yje-Lega nuk quhet krejtёsisht e ngritur nё ajёr, mund t’i lejojё tё shumtёve qё ende nuk e kanё vёnё ujin nё zjarr, tё kuptojnё se cili ёshtё nё tё vёrtetё problemi italian. Problemi i vёrtetё italian ёshtё se, pёrballё njё fitoreje tё idhtarёve tё njё shoqёrie tё mbyllur, qё ka marrё, nёpёrmjet 5 Yjeve e Legёs, gjysmёn e miratimeve tё shprehura nga trupi zgjedhor, ka nga ana tjetёr njё pёrqindje tepёr tё lartё zgjedhёsish qё nuk janё nё atё mёndje, qё nuk synojnё tё ndjekin atё rrugё. Ёshtё njё pjesё mjaft e madhe e trupit zgjedhor, por qё ёshtё e ndarё, e shpёrndarё, e coptuar, pra nё kёtё çast tepёr e dobёt. Bёhet fjalё pёr njё rreshtim nё kёrkim tё pёrfaqёsisё. Ёshtё pjesa e Vendit qё nuk ka sot njё udhёheqёs nё tё cilin tё njihet. Do t’i duhej njё Renzi i ditёve tё tij mё tё mira ose njё Berlisconi me tridhjetё vite mё pak. Ndoshta ky rreshtim, edhe nё sajё tё njё sistemi proporcional qё copton pёrfaqёsinё, do tё mbetet i dobёt e i shpёrndarё. E, nёse do tё jetё kёshtu, ai do tё dalё i mundur nё pёrballim/ndeshjen qё ёshtё nё proçes.

Por nёse miqve tё shoqёrisё sё hapur i lipset sot njё udhёheqёs nё tё cilin tё njihet e nga i cili tё bёjё tё pёrfaqёsohet e tё organizohet, ёshtё e sigurtё se ai udhёheqёs nuk mund “tё fabrikohet” nga askush, nuk mund tё ngrihet nёpёrmjet asnjё forme emёrimi. Duhet tё bёhet i njohur vetёm me forcat e veta. Duhet tё jetё njё ujk, njё shpend grabitёs, i mёsuar me ashpёrsitё e luftёs politike, por edhe nё gjendje t’i propozojё Vendit njё vizion tё ndryshёm tё s’ardhmes nga ai qё mbёshtesin armiqtё e shoqёrisё sё hapur. Duhet tё jetё i aftё tё hartojё njё propozim qё tё mund tё mbledhё rreth vetes gjymtyrёt e shpёrndarё tё njё trupi zgjedhor qё sot mbetet ende i ndarё mes grupimesh qё çojnё nё çarjen tradicionale e djathtё e majtё. Pak a shumё ёshtё  veprimi qё ka sendёrtuar Macroni nё Francё. Natyrisht, ёshtё e vёrtetё se ai ka mundur tё pёrdorё nё dobi tё tij institucionet politike tё Vendit tё tij. N’Itali nuk ka institucione tё kёtilla dhe gjithshka ёshtё gjithmonё m’e vёshtirё.

Marrё nga “Corriere della Sea”, 21 mars 2018

E pёrktheu Eugjen Merlika

Filed Under: Analiza Tagged With: ANGELO PANEBIANCO, DHE SFIDA, DY ITALITЁ, Eugjen Merlika

HIJA E FUQISË SË PUTIN-it MBI NJË EVROPË TË DOBËT

January 14, 2017 by dgreca

Shkruar nga ANGELO PANEBIANCO/

E përktheu Eugjen Merlika/

 Mbasi të jenë shqiptuar frazat riruale (“Paralelet historike janë gjithmonë të rrezikëshme”, “Ҫështjet janë të gjitha të ndryshme” etj.) është rasti të  pyetet nëse Evropa, përballë Rusisë së Putinit, a nuk është në  prag të një situate që na kujton të tjera : psh.atë në të cilën u gjind Athina në shekullin e IV para Krishtit, kur pësoi politikën zgjeruese të mbretit maqedon Filipit II (babai i Aleksandrit të Madh). Nëse krahasimi ju duket disi i çartur, le të marrim në shqyrtim faktet. Për të parën herë në historinë e Shteteve të Bashkuara, një tjetër fuqi e madhe ka ndërhyrë në fushatën presidenciale për të përkrahur, nëpërmjet cyber attack-ve, mikun Donald Trump në dëm të armikes Hillary Clinton. Ndoshta Trump-i thotë të vërtetën kur mëton se nuk është i përfrikësueshëm prej rusëve, ndoshta jo. Edhe në hamëndjen më të mirë, Shtetet e Bashkuara – “Lordi mbrojtës” i Evropës që nga fundi i Luftës së Dytë botërore _ , janë gati të vendosin një partnership të përhershëm me Rusinë. Nuk është e vështirë të kuptohet se kush paguan harxhin. Perëndimi i mundshëm i marrëdhënieve atllantike, ashtu si i kemi njohur, mund të lerë një Evropë të zbuluar, në një pozitë dobësie të madhe e cila mund të shtyhet drejt një marrëveshjeje me rusët, në kushtet e vëna prej tyre. Përgjithësisht, ndoshta  kanë të drejtë ata që mendojnë se politika e Trump-it rrezikon të tërmetësojë sigurinë dhe ekonominë.

Politika e Trump-it (edhe për qëndrimin e tij më shumë pro business se sa pro treg, siç ka shkruar Luigi Zingales mbi Vetëm 24 orë, të 8 janarit), mund të shkallmojë atë sistem të lidhjeve politike, ekonomike e të sigurisë – “bota e lirë” e kohëve të Luftës së ftohtë – për të cilën Shtetet e Bashkuara kishin qënë drejtues dhe garantë. Ndoshta jemi në prag të një ndryshimi rrënjësor gjeopolitik.

Të shohim Rusinë më pas. Është një fuqi kontinentale që, si të gjitha fuqitë kontinentale të historisë, ka parapëlqyer shtrirjen tokësore kundrejt asaj tregëtare, e mësuar prej shekujsh të imponohej mbi fqinjët, duke ushtruar fuqinë ushtarake kur ishte nevoja. Historia e kultura e shtyjnë n’atë drejtim. Duke marrë Krimenë me forcë (duke dhunuar kështu rregullin, mbi të cilin është themeluar paqja n’Evropë, sipas të cilit ndryshime të mundëshme të kufinjve duhet të kryhen në mirëkuptim), ka respektuar traditën, ka bërë atë që prej kohësh bënin si carët ashtu edhe kryetarët sovjetikë. Sigurisht Putin ka kundërvepruar edhe kundrejt gabimeve të vlerësimit dhe arrogancës perëndimore, por kjo nuk mjafton për të fshehur faktin se udhëheqja ruse vepron duke zbatuar prej shekujsh të njëjtën mënyrë : valëvit rrezikun e “rrethimit ndërkombëtar”, për të justifikuar imperializmin tokësor e për të siguruar miratimin e brëndëshëm. Politika e saj e jashtëme pasqyron historinë e një Vendi që nuk ka njohur kurrë demokracinë liberale. Sot, thuhet, ndoshta ka arritur me Putinin më të mirën e demokracisë që mund t’i lejohet. Por bëhet fjalë për një demokraci autoritare, jo liberale, që fshin me forcë kundërshtarët e brëndshëm më të frikshëm. Mbasi, siç thonë ekspertët e çështjeve ruse, sidoqoftë Putin është më i miri i sheshit, merret me mënd se çfarë mund të bëhet Rusia mbas tij, një fuqi kontinentale jo liberale dhe një rrezik për lirinë e fqinjëve të saj.

Të shqyrtojmë së fundi Evropën. Është e ndarë, e hutuar, e trembur. Integrimi i saj është në rrezik shkërmoqjeje për shkak të rritjes së fuqishme, në brendësinë e saj, të forcave kundëreurodashëse. Pëson sulmin e terrorizmit islamik. E mësuar për shtatëdhjetë vjet të pajtojë sigurinë e saj tek Shtetet e Bashkuara, nuk është në gjëndje t’a përballojë vetë. Kur të arrijë çasti i duhur, Putin do të jetë i gatshëm t’i ofrojë Evropës jo vetëm marrëveshje të leverdisëshme tregëtare, por edhe ndihma kundër terrorizmit. Kjo ofertë do të duket e besueshme, duke mbajtur parasysh rolin që ka fituar Rusia në Lindjen e Mesme. Të vënë përballë mundësisë që një fuqi kontinentale jo liberale, gjeografikisht e afërt, të përzerë pak nga pak si “Lord mbrojtës”, fuqinë e vjetër liberale, evropianët do të ndahen mes pro rusëve e kundër rusëve. Partia proruse është që tani shumë e fuqishme n’Evropë (Putin e miklon e, pjesërisht e mban me para). Është ushqyer nga dy rryma, kundër amerikanizmi tradicional i të majtave të vjetra e të reja dhe nga i ashtuquajturi “sovranizëm” i keqdashësve të Evropës : fuqitë e kundërta me Bashkimin evropian janë, pothuaj të gjitha rusodashëse. Në Francë, jo vetëm Marine Le Pen, por edhe favoriti i zgjedhjeve presidenciale, republikani Fillon, është filorus. Duhet shtuar se partia pro ruse është e mbështetur nga një bashkëlidhje e gjërë interesash ekonomike, e cila ka pësuar sanksionet për Krimenë dhe don të bëjë marrëdhënie lirisht me Rusinë. Partia e kundërt, mbi të gjitha ushqehet nga ata Vende (Polonia, Balltiket, etj.) që kanë pësuar deri pak dhjetëvjeçarë më parë imperializmin e Rusisë dhe i ndruhen një rritjeje të re të ndikimit të saj politik.

Si në rastin e athinasve të shekullit të katërt, do të ketë evropianë që do të hipin në qerren e fituesit e të tjerë që do të kërkojnë t’i bëjnë qëndresë, duke i kujtuar bashkqytetarëve të tyre, siç bëri oratori i madh Demosteni, se të pranosh kushtet e vëna nga një fuqi autoritare do të thotë që, shpejt a vonë, të vesh në rrezik liritë e tua.

Nuk bëhet fjalë të mohohet se ndonjë formë bashkëjetese me Rusinë duhet kërkuar. Por bëhet fjalë të kuptohet se Rusia dhe Amerika nuk janë të barazvlefshme e të arrihet një marrëveshje me të parën, pa mbrojtjen e sigurinë e së dytës, do të thotë t’i nënështrohesh përgjithmonë idesë për të patur një Evropë të dobët e të ndarë (integrimi evropian nuk i leverdis rusëve) dhe subjekt të trysnisë nga një botë iliberale. Është jetike që evropianët të jenë plotësisht të vetëdijshëm për ndryshimin gjeopolitik që ka për karrem perëndimin amerikan dhe që shpejtohet nga zgjedhja e Trump-it dhe nga Brexit.  Për të mos qenë të papregatitur, për të kërkuar t’i rrëmbejnë amerikanëve më të shumtën e garancive politike, kur Trump dhe Putin do të përpiqen të merren vesh.

“Corriere della Sera”, 13 janar 2017

E përktheu Eugjen Merlika

Filed Under: Politike Tagged With: ANGELO PANEBIANCO, Eugjen Merlika, EVROPË TË DOBËT, HIJA E FUQISË SË PUTIN-it, MBI NJË

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT