• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ME MARGARITA XHEPEN, AKTOREN E 150 ROLEVE NE TEATER E MBI 30 ROLEVE NE KINEMATOGRAFI

February 13, 2013 by dgreca

 Nga Albert HABAZAJ/ studiues, kritik letrar/

 Aktorja e madhe shqiptare Margarita Xhepa, Artiste e Popullit me mbi 150 role në teatër dhe me mbi 30 role në  kinematografi ka shkëlqyer si ajo me lojën e saj që  lëviz në  tone lirike e dramatike, me një  fjalë  artistike të  përcjellë  shpesh mes intonacionesh poetike dhe të  shqiptuar me emocion. Margaritari Margarita Xhepa është  një  figurë  enciklopedike shqiptare, me rrezatim ballkanik e më  gjerë ; është  një  nga ikonat e artit dramatik, që  mishëroi disa figura grash e nënash, ku spikat loja e natyrës emocionale, me ndjenjë , rëndom elegjiake, siç e portretizon edhe prof. Josif Papagjoni.

Ofelinë , Klean, Lenën e Çehovit, Ledi Milfordin, Sheljan, Dafinën, Nënën e Doruntinës, Zyrakën, Shanon e famshme, Lenën, pianisten, nënën te “Dora e ngrohtë ”, Hekubën etj., artdashësi ynë  i ka njohur nëpërmjet të  madhes trëndafilore Margarita Xhepa, që thonë  se po ngjitet tek 80vjet, ndërsa për ne ajo është aty te rreth 40 vjeçe.Fjala ime si drejtues i Bibliotekës “ Nermin Vlora Falaschi” të Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës për prezantimin e librit “ Margarita Xhepa- Artiste e Popullit” shkruar me dashuri e profesionalizëm  nga Angjelina Xhara Papalilo:Qysh të enjten e 8 shtatorit të vitit 2011, më merr në telefon, jo pa gëzim të shfaqshëm në imazh, shkrimtarja sentimentale dhe gazetarja rrebele Zenepe Çekrezi Luka duke më dhënë lajmin e bukur se një libër me vesë prilli i ra n ë dorë. Të hënën e 12 shtatorit, aty nga ora 17.00, më fton për një kafe te “Kushta” në Skelë. Shkoj, se e kisha mbyllur dhe orarin zyrtar dhe nuk kisha ndonjë angazhim dëshiror, për të cilat, me gjithë vërejtjet që ka,  familja nuk mërzitet, përkundrazi ndihet bukur mirë. Mikesha ime e vjetër, idealistja, seriozja, realistja Zenepe Luka më jep këtë libër të Engjëllores për Lulen e Bukur Shqiptare. Dhe ja si rrjedhin kulluar gjërat e dobishme, të bukura, të mira…Ç’paralele, që ngjan si metaforë! Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi” me Bibliotekën “ Nermin Vlora Falaschi” të Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, më 28 dhjetor 2011 prezantojnë simbolikën më domethënëse të Nerminit: MARGARITA XHEPËN!

Oh! Sa i lulëzuar ndihem në shpirt! Faleminderit Zenepe Luka që di ta veshë pikën mbi i e të vlerësosh Margarita Xhepën atje ku duhet dhe ashtu si duhet, të paktën shpirtërisht në trajtën sipërore dhe thelbin deri në bërthamë!

Faleminderit zotëri rektor i universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës Prof. Albert Qarri, që more qetësinë e myzeqarit, thellësinë e detit e madhështinë e malit dhe nga kjo kjo pirosti gati mitike di të çelësh Portën e Nderimit në institucionin e lartë arsimor që ti drejton, për ata që i japin hijeshi nderimit dhe me këto veprime fisnike që zotëri, ti bën institucionit supet i ngrihen!

Lidhja e Nermin Vlora Falaschit, Ambasadore e Kombit Shqiptar me plakun e Vlorës dhe Shqipërinë tashmë dihet botërisht. Amaneti i saj: “Dua të prehem fizikisht në Kaninë, në tokën e të parëve të mi” është i veçantë e kuptimplotë për këdo që ndër deje i qarkullon gjak fisniku. Nermin ndërroijetë më 28 nëntor 2004 dhe më 6 korrik 2005 në vorrezat e qytezës historike të Kaninës, në vazo u varros me hirin e dritës humane universale me bërthamë ismailqemaliane, bashkë me jetën e saj Renzo Falaschi, ambassador i përjetshëm i Italisë, që e donte  Shqipërinë po aq sa Nerminin në trajtën e dinjitetit. Rastësi kombëtarisht e bukur? Simbolikë nerminisht fisnike apo ashtu rridhte uji nga damari i të parëve? ( Falmëni mirëkuptimshëm për ndonjë të folme dialektore që  e përdor për qëllimin pozitivisht të lartë, çelur nga bërthama diellore e Nerminit!)

Ju lutem, kush nuk e ka njohur atë Bukuri( me gërma të mëdha shtypi e gërma të arta shpirti, po e cilësoj, shikojeni tek ai porttret vendosur në kolonën e Bibliotekës dhe pastaj hidhni një sy këtej nga Margarita. Mos u tundoni, mos u hutoni, por binduni  se Nermini dhe Margarita janë motra lindur nga Drita!

O miq të Mirësisë!

“Rita”…’Rita”…Zëri i ëmbël i nënë Maries përhapej si violinë në gjithë mëhallën- na rrëfen Angjelina qytetare historinë fëminore të jetimes qysh 9 vjeçe. Bëhet fjalë për një jehonë të fillimviteve ’50 të shekullit XX. Margarita ishte si raki manaferre në qelqe…Ndërsa nëpragshekullinXXI, kur çmimi më dinjitoz i shekullit për botën e artit dhe të kulturës mbriti  fatmirësisht edhe në këtë Shqipërizën tonë e pikërisht në Tiranë, mendoj se nuk vlen aq shumë që Margarita Xhepa u nderua me Diskun e Artë, por sinqerisht shpreh se qe Disku i Artë që u fisnikërua më shumë me floririn e shpirtit të Margarita Xhepës. Gati gjysmë shekulli nga atëherë e sot plot 61 vjet në art dhe në monografinë e shkruar me gërma të ngrohta dashurie nga Angjelina Xhara Papalilo, e shtrenjta jonë Margarita Xhepa na shqafet si Nënëmadhja myzeqare, labe, malësore, shqiptare, ballkanike, mesdhetare e eurpiane. Shikojeni në basorelievin e gjallë në lëvizje në krahë të ikonave shqiponja e thëllëza të globit të kinemasë, të artit, të letrave, fjalës së bukur dhe muzikës shqiptare si Drita Pelingu, Tinka Kurti, Irini Qirjaqi, Roza Anagnosti, Marjana Kondi, Yllka Mujo, Kozeta Zavalani, Pavlina Mani, Marjeta Ljarja, Elvira Diamanti, Tefta Radi, Lumturi Blloshmi, Vitore Sallakut,Edi Luarasi, Hatiqet Bendo, Dhorkë Orgocka, Hajrie Rondo, Mimika Luca, Besa Imami, Luiza Xhuvani, Xhuljeta Kulla, Lavdie Gjika, Vaçe Zela apo Marie Logoreci, Nina Mula, Anika Take apo dhe Shenjtorja Nënë Tereza, apo në krah të dragojve Naim Frashëri, Kadri Roshi, Sandër Prosi, Kujtim Spahivogli, Sulejman Pitarka, Ndrek Luca, Piro Mani, Rikard Ljarja, Birçe Hasko, Mirush Kabashi, Skënder Sallaku, Guljem Radoja, Timo Flloko, Agim Shuke, Albert Verria, Robert Ndrenika, Petrit Malaj, Demir Hyskja, Reshat Arbana, Dhimitër Orgocka, Bujar Kapexhiu, Mevlan Shanaj, Bujar Lako, pëllumb Kulla e plot yje të tjerë. S’di pse m’u kujtuan vargjet e Agnes Gonxhe Bojaxhiut te “ Himni i jetës”:”Jeta është shans, kape./Jeta është bukuri, adhuroje./ Jeta është bekim, shijoje./ Jeta është ëndërr, bëje realitet./ Jeta është sfidë, përballoje./ Jeta është detyrë, kryeje!” Apo jo professor Qarri?! U thashë që parë mos u tundoni të mendoheni gjatë nëse janë apo jo motra Nermini me Margaritën, sepse edhe vetë ju jeni bindur që ato janë motra shpirti, por, për çudi, unë tani po tundohem vetë dhe mendoj kush ka ka lindur më parë bukuria apo Margarita? Kush është çelur më parë lulja apo Rita? Kush ka lindur më parë fisnikëria apo Margarita? Kush ka çelur më parë dashuria apo Margarita? A e din ipse? Sipas  autores Angjelina Xhara Papalilo për Margaritën “Tango baraz me dashuri” Po ashtu mendoj: nuk e di kush ka lindur më parë Margarita apo Bujaria? A e dini pse? Më 26 dhjetor, pra dy ditë më parë, me një grup miqsh, isha në Dhërmi e vura një lule nderimi te varri i shqiptarit të madh europian Petro Marko, në kujtim të 20 vjetorit të vdekjes së tij. Rastisi që takova një mikun tim Levzat Kamaj, 51 vjeç, ish oficer në Himarë. Pas homazhit pimë një kafe e një raki te klubi sipër e ra biseda për librin e Angjelinës kushtuar Margaritës. Qeshi miku im e më tha: “A e di ti, Berti që Margarita Xhepa më ka dhënë bukë?” E mora si metaforë thënien e tij, në drejtim të ushqimit artistik dhe edukimit estetik që ndikon e madhja Margaritë te njerëzit. Levzati më sqaroi:“Ishte viti 1987. Në  Vuno luhej filmi” Gurët e shtëpisë time” me regjisor dhimitër Anagnostin që s’ka shokë. Ushtarët tanë vinin pa aguar nga reparti, lëviznin natën për të mos u parë nga populli, se krijohej imazh i keq në popull, nga që ushtarët tanë plotësonin për filmin sfondin e ushtrisë italiane . dhe uniforma e ushtarëve tanë qe përshtatur përkatësisht siç i duhej Mjeshtrit të Madh  Anagnosti. Shkoj në menxë- thotë levzati me origjinë nga Brati, e kërkoj diçka për të ngrënë. –S’ka-më thotë zonja matanë sportelit të kuzhinës. U ula në një tavolinë ku ishin tre shokë, që pinin kafe e fërnet. U integrova me ta. Mbas pak vjen një Bukuri Magjike: –Më fal, ju ishit ai oficeri që kërkuat diçka për të ngrënë? –Po- i them.- Unë kaq kam, merre- dhe zgjati dorën e ngrohtë,  që m’u duk si dora e nënës time. Një copë bukë me djathë e mbështjellë  u hap në tavolinën tonë dhe e ndamë me shokët. Kaq kam. U bëftë mirë- dhe iku si ëmbëlsi e shenjtëruar. M’u duk si një lule e freskët rënë nga shporta e yjeve prej maleve të vetëtimës në ato brigje joniane që sapo aguan. Ajo ishte Margarita Xhepa. Pra, artistja e madhe, nëse më lejohet ta perifrazoj me një varg të Kozeta Zavalanit, kjo Margaritë” përqafuar me diellin dhe detin” është edhe bukëdhënë.

Dhe interesant! Sa shikon Margaritën e bukur me sy ngjyrë deti fillon të përkundet edhe “ninulla” e mallit për Shqipërinë.

…ku mbështetet bukuria e portretit të saj njerëzor?

Te meraku që nënat shqiptare edhe në gjumë mendojnë  për fëmijët? Te diamantet e skenës shqiptare që prodhon shpirti artistik i Margaritës me Ofelinë nga “Hamleti” shekspirian, në krah të Naim Frashërit të parikthyeshëm te tjetërkush? Me Klean e mahnitshme ezopiane? Me rolet nga Çehov, Artur Miler, Lope de Vega, Breht, Ibsen, Shiler apo margaritaret shqiptare në krah të Sandër Prosit, Besa Imamit, Kadri Roshit, Lazër Filipit, Kujtim Spahivoglit, Drita Pelingut, Edi Luarasit, Violeta Manushit, Tinka Kurtit, Violeta Manushit, Manushaqe Qenanit, Reshat Arbanës e plot yjeve të tjerë nga bota e artit deri te i biri Ndriçim Xhepa.

Më bënë përshtypje dy vargje të të paharruarit Din Mehmeti:”…të mbrohem nga gjarpërinjtë,/ e nga njerëzit të mbrohem” por m’u kujtua, duke lexuar këtë libër të bukur në çdo faqe, edhe një fjalë e urtë mbledhur nga dr. Jonuz Tafaj:”Qingji i butë pin dy nana por thonë se qingji i fortë pin 12 nana”. Pra, nganjëherë,kur nuk i arrihet qëllimit me butësi e mirësjellje e nuk ka ndonjë dëm, apo cenohet dinjiteti, duhet provuar dhe forca.Doni të dinikush është shfaqur në Shqipëri më përpara margaritari si perlë apo Margarita si shpirt?Lexoni librin e Angjelina Xhara Papalilos “Margarita Xhepa Artiste e Popullit”  dhe do ta kuptoni duke më dhënë dhe mua të drejtë…

*Drejtor i Bibliotekës Qendrore “Nermin Vlora Falaschi” të Universitetit “Ismail Qemali” VLORË, ALBANIA

Shenim: Libri ndodhet edhe en Biblioteken e Vatres, i dhuruar nga autorja Agjelina Xhara

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Albert Habazaj, Angjelina Xhara, Margarita Xhepa

DHIMITER BERATI-FIGURE E SHQUAR PER CESHTJEN SHQIPTARE

February 6, 2013 by dgreca

NGA Angjelina Xhara Papalilo*/

Le te citojme ne radhet e para te ketij shkrimi percaktimin qe i ka bere Ernest KOLIQI, Dhimiter BERATTIT:”Ai eshte dekani i Rilindjes…simbol i gjalle i idealeve qe frymezuan levizjen per Rilindjen Kombetare.”Kete vleresim te larte per atdhetarin e flakte Dhimiter Berati, Koliqi e ka bere pikerisht ne festimet e 60 vjetorit te gazetes se njohur “Dielli “organizuar nga “VATRA” e Amerikes.Dhe me poshte vazhdon:”Njeri me natyre te bute, Dhimiter Berati iu shmanget qendrimeve politike e shoqerore te preme.Perpiqet me  u ba ndermjetes mes rrymave te ndryshme ne pershtatje me autoritetin qe i rridhte nga mosha e nga pervoja e gjate politike…”Dhimiter Berati eshte personalitet i spikatur ne politike ne publicistike  e atdhetarizem.Ai  gezonte me te drejte respektin e dashurine e shume personaliteteve te kohes kur po  krijohej per here te pare  shteti shqiptar.Ne leterkembimet e patrioteve te shquar te kohes si Fan Noli,  Luigj Gurakuqi,Mihal Grameno,Mit’hat Frasheri,Lef Noci,Kristo Dako,Pandeli Evangjeli, Dhimiter Zografi,Pandeli Cale etj,emri i Dhimiter BERATIT permendet per misone te rendesishme politike qe ai merrte persiper, ne rrugetimin e gjate e te veshtire te mekembjes se shtetit shqiptar,duke bere pune te medha me nje perkushtim mahnites.Vete i madhi Ismail Qemali do ta kishte ne krah Dhimiter Beratin ne gjithe rrugen qe pershkoi per shpalljen e Pavarsise, nga Bukureshti,neper Durres e Myzeqe deri ne Vloren historike.

Firmetar i dokumentit te Shpalljes se Pavarsise,Dhimiter Berati vinte ne Vlore si delegat i Kolonise se Bukureshtit me nje veprimtari te gjere memedhetare.

Lindur ne Korce e rritur ne Bukuresht,ku kishte emigruar familja e tij ne fillim te shek 19-te,Dhimiter BERATI u shkollua  ne Universitetin Rumun,per shkencat linguistike e juridike.Qe ne moshe te re, vec shqipes e rumanishtes,me nje pune skurpuloze autodidakte pervehteson gjuhet frengjishte, italishte,gjermanishte,qe do te jene nje arme e shkelqyer e tij ne betejat e ardheshme per mbrojtjen e ceshtjes shqiptare ne bote.Ai shquhet per fryme te thelle patriotike dhe zgjidhet nga Shoqata patriotike e Bukureshtit,ne vitin 1904, si sekretar i saj.Kur familja e tij kthehet ne Korce  Dhimitri punon per nje kohe si mesues ne shkollen e pare shqipe. Merr pjese aktive ne Kongresin e Elbasanit dhe ne Kongresin e dyte te Manastirit,ku vendosej per gjuhen shqipe.Ishte nder organizatoret kryesore ne hotel “Kontinental” ne Bukuresht,prej nga niset ISMAIL Qemali me misionin e madh per shpalljen e  Pavaresise se Shqiperise.

Me besnikeri e devotshmeri te madhe Dhimiter Berati punon e mbeshtet fuqimisht qeverine Vlores,duke qene vec antar i Pleqesise  dhe Drejtor i Pergjithshem i gazetes se pare te shtetit shqiptar”Perlindja e Shqiperise”.

Emocionet e casteve te medha te shpalljes se Shqiperise me vete,Ai do t’i shprehte keshtu 10 vjet me vone ne nje gazete te botuar ne Elbasan”Sa e shohim ma se largu, ne pasqyren e mendjes sone ,aq ma e bukur na ngjan kjo dite e kurerezimit te  shpresave tona…”

Duke qene nje nga pjestaret e delegacionit qe udhetoi per ne Europe,kryesuar nga Ismail Qemali,Dhimiter Berati ishte deshmitar dhe emer kryesor, ne perpjekjet per mbrojtjen e pavaresise se brishte shqiptare.Paralelisht ai punon intensivisht me artikuj te botuar ne shtypin e huaj ne mbrojtje te ceshtjes shqiptare.Eshte pjekuria e tij e larte e vetedijes patriotike e politike qe do ta coje ate te botoje librin aq me vlere “Shqiperia e Shqiptaret”botuar ne frengjisht ,ne 1920.

Duke qene edhe antar i delegacionit shqiptar te kryesuar nga kryetari i Regjences,z.Luigj Bumci, Dhimiter Berati lufton per ceshjen shqiptare me kopetence e profesionalizem, qe ia jepte kultura e tij e gjere dhe pervoja e gjate politike ne dobi te atdheut.

Firmen e tij e gjejme ne keto kohe ne shume telegrame e protesta drejtuar Konferences se Paqes ne PARIS.Ne njeren prej tyre drejtuar presidentit amerikan Willson ,lexojme”Ne duam nje Shqiperi te pandare e te pavarur,e cila te pranohet edhe nga vendet e tjera….Te gjithe ne shqiptaret desherojme te jemi te bashkuar dhe pa nderhyrjen e fqinjeve, qe na ndjekin kemba kembes…”

Vec z.Berati ky dokument eshte  firmosur nga Viktor Eftimiu,Stavri Kuneshka,Dhimiter Ilo,etj patriote nga krahina e Korces,e kercenuar aq shume nga pushtimet e huaja.,ne kohen e luftes ballkanike e asaj te pare Boterore.

Ne nje leterkembim mes Luigj Gurakuqit e Lef Nosit lexojme:”Dhimiter Berati ka shkuar ne Bukuresht,te organizoje nje miting per ceshtjen e Korces”

Ndersa Mihal Grameno shkruan se Dhimiter Berati eshte delegat i shqiptareve te Rumanise ne Konferencen Paqes Paris.Ne protesten e shqiptareve te Rumanise Dh. Berati shkruan;”Ne emer te drejtesise e te gjithe principeve,qe duhet te sherbeje si baze e paqes dhe te garantoje jetegjatesine,ne i kerkojme Konferences, te pranoje disa diskutime mbi rajonin e Gjirokastres dhe te Korces,djep te Rilindjes politike te Shqiperise.Jeta e shtetit shqiptar pa distriktin e Jugut,eshte me te vertete e pamundur…”

Ne vitin1921 eshte antar i delegacionit ,ne Konferencen e ambasadoreve ne Gjeneve.Ne nje leter te derguar nga Dh. Berati Pandeli Evangjelit lexojme nje pohim shume te rendesishem “Konferenca e ambasadoreve e konsideron pavaresine dhe integritetin e Shqiperise,si ceshtje nderkombetare”….                                                                                                Fakti me interesant i kerkimeve ne jeten e patrioteve te shquar eshte se si ata nga drejtime te ndryshme,nga pika te ndryshme te botes,u mblodhen dhe u bene mur i pakaperxyeshem per fitoren me domosdo te te drejtave shqiptare.Me 9 tetor 1921 Fan Noli permes nje telegrami drejtuar Pandeli Evangjelit shkruan :”Dhimiter Berati i ka derguar nje njoftim Konferences ku i shkruan se Qeveria e populli shqiptar,duke i konsideruar kufijte e 1913-tes,si minimizim i drejtesise ngs Fuqite e Medha,nuk pranon asnje coptim apo rishikim ,ne dem te atdheut”

Vec aftesive juridike e patriotike per te vulosur mendimet me nje elegance diplomatike kuptimmplote,Dh.Berati,ka bere nje pune te cmuar patriotike ne caktimin e kufijve jugore,duke qene  Antar ekzekutiv i Komisionit te Fuqive te Medha.

Dhe per te portretizuar me shume akoma kete personalitet te shquar te ceshtjes kombetare,le te ndalemi ne menyre te vecante tek librat qe na ka lene trashegim . Ne biblioteken e Fan NOLIT ne Boston ,gjate xhirimit te dokumentarit per Vatren,gjejme nder librat kryesore ,te ruajtur me kujdes librin e Dh.Beratit”Ceshtja shqiptare”,shkruar ne frengjisht.Krahas Fan Nolit,Faik Konices,Mit’hat Frasherit,Dhimiter Berati eshte nga penat e forte qe influencon direkt ne mendjet e personaliteteve evropiane. Vete autori ka botuar ne kete liber nje studim te thelle per ekonomine shqiptare,per risurset e vyera kombetare .Gjithashtu ai sjell aty dhe artikuj te tjere te rendesishem te autoreve me peshe,miq te Shqiperise,qe shkruanin ne ato vite per integritetin e trojeve te lashta shqiptare.Ne kete liber botohen artikujt e kolonelit francez,Lambouch, Betran Bareilles, Edith Durhan, Elise Aubert,J.N.Papiniu, D.Kolovani.Me stil teper konciz dhe teper emocionues Dhimiter Berati ka pergatitur edhe 16 faqe speciale,te shoqeruar edhe me fotografi,ku pershkruan castet kulminante historike te viseve kryesore te Shqiperise etnike.Hyrja e ketij libri permban keto fjale te Tij,te thena me dhimbje ,diplomaci e elegance shprehjeje: “Te shkretet shqiptare….Kush popull ka vuajtur aq shume ,sa ata ne gadishullin ballkanik?!Te persekutuar nga osmanet,te keqtrajtuar nga kleri grek,te perndjekur nga sllavet,ata jane viktime e te gjithe ambicjeve.Lufta ballkanike ka vene nje nyje te pafund fatkeqesish ne Shqiperi.Per te arritur ne fundin e tyre ,eshte e nevojshme qe ata t’ua lene vendin zoterve te vertete,shqiptareve.”(libri u botua ne Paris ,imremieri Henri Dieval)

Nje veper tjeter e rendesishme qe mban emrin e tij eshte”Shqiperia me1937”,ne dy vellime,ku permblidhet nje informacion i plote per hapat e shtetit shqiptar,megjithe veshtirsite e sfidat e shumta qe duhej te perballonte.Ky liber doli ne Tirane ,me rastin e 25 vjetorit te vetqeverisjes se Shqiperise.Ne kohen e Zogut z. Berati,ka mbajtur poste te larta ne administraten shterore shqiptare.Ne nje leter, qe i dergonte gruas se tij Marjetes,qe jetonte ne Rome ,bashke me dy femijet e tij, Pietron e Kolecin, ai i tregon per besimin e math qe kishte monarku per te.Me aftesite e tij te vecanta Dhimiter Berati mban postin e ministrit te ekonomise ne fillim e me pas, ate te ministrit te aresimit.Ne fund caktohet Ambasador i Shqiperise ne Rome dhe lufton deri ne fund per nje perparim perendimor te vendit te tij.

Si erudit i shkalles se pare Dhimiter Berati, gjithe jeten e tij e kaloi nga Shqiperia ,ne Rome ,ne Paris ,ne Gjeneve…e kudo ku vajti punonte me perkushtim per ecjen perpara te atdheut te tij.

Profesori italian Giuzepe Valentini  do ta percaktonte me keto fjale Dhimiter Beratin”Mbante me vete gjithmone nje bastun udhetimi qe dukej sikur thoshte…jam nje ballkanas,por i perkas civilizimit perendimor”ose…”nuk jam as nje ushtarak apo komit,por sherbimin tim e rendit me ate  te nje borgjezi te mire…”

Ne sesionin shkencor qe mbahet ne NY Jork,me 1969,ai mban nje kumtese te rendesishme me titull”Shenime mbi Shqiperine etnike” ,ku zberthen me fakte e dokumenta te rendesishme vecanerisht etnicitetin e krahinave te jugut te Shqiperise.Ashtu si Noli,Dhimiter Berati ka bere nje pune te lavderueshme edhe per autoqefaline e kishes shqiptare,duke e krijuar ate edhe ne Bukuresht.

Dhimiter Berati ka marre medalje te larte nga mbreti i Rumanise”Grand officerDeLa CouponRumania”,ndersa nga Shqiperia “Urdhrin e klasit te pare”.Studjuesi francez Robert Elsie e rendit Dhimiter Beratin ne figurat kryesore qe kane punuar  per historine e re perendimore te Shqiperise. Radio Vaticani,duke perkujtuar me respekt kete figure ,ne nje pervjetor te Dhimiter Beratit,ka thene:”Ne 15 tetor 1886 lindi ne Korce Dhimiter Berati,atdhetar politikan e publicist i shquar…”dhe mbasi ben nje pershkrim te gjithe jetes politike te tij perfundon me fjalet”u detyrua te largohet nga atdheu nen kercenimin e diktatures.U vendos ne Rome,ku bashkpunoi me pjesen me te perparuar te mergates politike shqiptare dhe me revisten “Shejzat” te Ernest Koliqit.”

Dhimiter Berati nderon emrin e tij si shqiptar i perkore patriot,duke u perfshire ne fjalorin enciklopedik nderkombetar te biografive me te shquara ne bote”Who’s who”,me te gjitha meritat e nje jete te plote ne perkushtim te nje Shqiperie perendimore. 100 vjetori i Pavarsise vazhdon sepse shume patriote kerkojne nje kujdes te vazhduar me ngritje bustesh,botime librash,korigjime te teksteve shkollore,ekranizime me emisione e filma…Le te mbeten me fort ne kujtesen popullore ata qe jeten e tyre ia kushtuan ATDHEUT

*Shkrimtare e kineaste

 

Filed Under: Featured Tagged With: Angjelina Xhara, Dhimiter berati, papalilo

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT