Nga Ramiz MUJAJ/*
Me 21 shtator 2013 janë kryer zgjedhjet e reja të Ansamblit ”Rugova” në Neë York. Mbledhja që u organizua me këtë rast ishte thirrur nga kryetari i Shoqatës “Rugova”, Adem Muriqi. Në zyrat e shoqatës në “Arthur Avenue” përvec kryesisë kishin ardhë edhe pjestarët e Ansamblit, instrumentistë, valltarë e këngëtarë. Kryetari i mëprashëm i Ansamblit”Rugova” Sylë Nikqi dha dorëheqjen.Ai u përgëzua nga pjesmarrësit në takim, nga kryesia e Shoqatës dhe pjestarët e Ansamblit për kontributin që ka dhënë deri tani në krye të Ansamblit. Në adresë të tij u thanë fjalë përgëzuese në drejtim të organizimit të Ansamblit, koncerteve të dhëna në komunitet, dhe rezultateve që ai ka arritë, duke qenë ndër më të mirët në komunitetin shqiptar. Po ashtu u vlerësua lidhja mes Ansamblit dhe Shoqatës”Rugova”, ku merita i takon drejtuesit Nikqi.
Pas dorëheqjes së ish drejtuesit të Ansamblit, u hodhën për diskutim disa kandidatura të reja, por u vlerësua njëzëri kandidatura e Flamur Husaj, i cili do të jetë drejtuesi i ri i Ansamblit”Rugova”. Zoti Husaj ka fituar besimin e shumicës për të qenë në krye të Ansamblit për shkak të kontributit të deritanishëm dhe aktivizimit të tij cilësor dhe të përhershëm në Ansambël. Diskutantët kërkuan që ashtu si deri tani, të ketë një lidhje të ndërsjelltë mes Ansamblit dhe Shoqatës Rugova.
Pas marrjes së votbesimit kryetari i ri i Ansamblit, z.Flamur Husaj, paraqiti listën e bashkëpunëtorëve të tij, të cilët do ta ndihmojnë në drejtimin e Ansamblit. Ata janë: Hilmi Mujaj, ndihmës i kryetarit si dhe: Avdi Dakaj, Zeqir Lajqi, ndërsa Idriz Celaj, do të jetë drejtuesi i dramës pranë Ansamblit Rugova.
*Zëdhënësi i Ansamblit”RUGOVA”